Autori Tema: parodi  (Lexuar 2310 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë shaban cakolli

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2549
  • Popullariteti: 4
parodi
« Me: Gusht 10, 2009, 03:39:12 MD »
 Parodi:

                        KALAVESH LESHI

                  Jam poeti Kalavesh Leshi ,

                  M’ njeh rrethina, m’ njeh krejt sheshi .

                  Dal n’ qytet si padishah –

                  Një çantë t’ madhe e mbajë mbi krah !

                  Prej se i shkrova ca vargje n’ letër –

                  Lëshova flokë  e lëshova mjekër !

                  Ju betohem n’ qiell e n’ tokë –

                  Kurrë ma krehër  nuk kam shti n’ flokë !

                  Po sa  e shkrova një poezi –

                  Mora rrugën , shkova n’ xhami ,

                  Lypa hoxhën dhe myezinin ,

                  Me m’ ia bë mjekrës - AMININ !

                  Kurrë ma s’ dola para pasqyrës ,

                  Kurrë s’ i rashë ma  brisk - fytyrës ,

                  Kurrë ma s’ shkova as te berberi ,

                  Veç me u bë artist për seri !

                  Kam  rritë  flokët si bashkë leshi –

                  Për me m’ njohtë mileti e sheshi !

                  Ky  imixh ka shumë mesele –

                  Si ogiçi përmbi dele !

                  Flokët bistek i lidhi shpinës –

                  Si gërshetat e Eminës !

                  Po bëjnë seri kullat e gurit –

                  Hije i paska bisteku burrit !

                  Kur po dal n’ korzo kah terri –

                  Krejt çarshia po bëjnë seri !

                  M’ këqyrin fëmija e krejt mileti –

                  Ja, ky është Kalavesh Poeti !

                  Mu ka rritë mjekra dredhë – dredhë ,

                  S’ po kam vend kah me e përmbledhë !

                  Ja kam nisë  me  e krehë përpjetë –

                  Kështu e ka poeti këtë jetë !
                   
                   

                  Krejt dynjaja me kokë t’ shëndoshë –

                  Krehin mjekrat për te poshtë !

                  Por , unë kam halle n’ këtë jetë –

                  Andaj , mjekrën  e krehë përpjetë !

                  Për mbulesë  t’ thinjave e surave –

                  Po përdori bojë të kundrave !

                  E ngjyej mjekrën , i ngjyej flokët –

                  S’ dua t’ zbardhëm , sikur shokët !

                  Gjilan, më  07.08.2009. Demir KRASNIQI

Jashtë Linjë ♥♥DONCHE♥♥

  • ::..ι'тѕ мє ∂σηcнє::..
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 42973
  • Popullariteti: 786
  • I'ts me Donche....!!!!
parodi
« Pergjigju #1 Me: Gusht 10, 2009, 05:38:30 MD »
 [rolleyes1] [rolleyes1] [rolleyes1]
♥ Asnjëherë mos debato me një budalla. Një tjetër që mund të jetë duke shikuar, nuk do të dijë të bëjë diferencën...!! ♥

Jashtë Linjë shaban cakolli

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2549
  • Popullariteti: 4
parodi
« Pergjigju #2 Me: Shtator 06, 2009, 02:47:26 MD »
TALLAVA”
Haj medet,medet-e
Po bëjnë djem e çika-
N´duar t´kujt ka
mbet-e
Kënga dhe muzika?!
N´Duar t´matrazapve
Me shkolla fillore,
Që kurrë nuk e deshën
Këngën
popullore!
Që s´njohin traditën,
Toskërishte,gegërishte,
Po na e ndalin
rritën
me këngë magjupishte?!
Humbën këngët tona
Me atë bukuri-e
Himn në dasmat tona-
“ÇAJE
SHUKARIJE”?!
Shih çka m´tha një ditë-e
producent Maskari-
Këngët e traditës
Nuk
po i ha pazari!
Po deshe albumi
T´shkoj sikur bakllava
k´no këngë magjupishte
n e stilin tallava

Jashtë Linjë shaban cakolli

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2549
  • Popullariteti: 4
parodi
« Pergjigju #3 Me: Shtator 06, 2009, 02:48:07 MD »
KËNGA E MIXHËS KEK-së

Oh, more mixha KEK-së, ty, t’ shitoftë zana –
Fort ryshfetin po ta ka ana!
Eh! Oh!
Nënë, moj loke, oj !

Oh, more mixha KEK-së, ty, t’ shitoftë shita –
Qysh s’ e dite çka asht drita?!
Eh! Oh!
Nënë, moj loke, oj!

Oh, more mixha KEK-së, ti, more tmerr –
Qe nëntë vjet na le në terr !?
Eh, Oh!
Nënë, moj loke, oj!

Oh, more mixha KEK-së, ti, çka kujtove –
Trutë e kresë , ti na i shkatërrove?!
Eh! Oh!
Nënë, moj loke, oj!

Oh, more mixha KEK-së, ty, të lëshoftë toka –
Sa shumë herë po t’ bien këta blloka !?
Eh ! Oh !
Nënë , moj loke , oj !

Oh, more mixha KEK-së, të marrtë vullkani –
Sa shumë herë po t’ rrjedh kazani ?!
Eh ! Oh !
Nënë, moj loke, oj!

Oh, more mixha KEK-së, tu shpoftë kazani –
Sidomos n’ muaj Ramazani ?!
Eh ! Oh !
Nënë, moj loke, oj!

Oh, more mixha KEK-së, ti more sherr –
A luftuam për me ndejë n’ terr ?!
Eh ! Oh !
Nënë, moj loke , oj !

Gjilan, më 31 Gusht 2008. Demir KRASNIQI

Jashtë Linjë shaban cakolli

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2549
  • Popullariteti: 4
parodi
« Pergjigju #4 Me: Shtator 06, 2009, 02:48:54 MD »
ÇAJE SHUKARIJE - SHQIP

Çajurije, Shukarije,
M' u ligë trupi prej dashurie,
M' u dogj zemra prej mërzie,
Çaje!Çaje!
Refreni:
Kallma, ti, kallma,
Çaje Shukarije!
Zemrën, ti, kallma,
Çaje Shukarije!
Trupin ligma,
Çaje!Çaje!
A-a-a-a!A-a-a-a!
A-a-a-a! Çaje!
Çaje!

Teleisun me kollana,
Vetullat porsi gajtana,
Sytë e tu, porsi filxhana,
Çaje!Çaje!
Refreni: Kallma, ti, kallma...etj.

A e mbanë mend sa të kam dasht-e,
U rreknejshim nëpër kasht-e,
Nëpër kashtë e nëpër san-e,
Çaje!Çaje!
Refreni: Kallma, ti, kallma...etj.

Kur prashitshim kallamoq-e,
M' ke pas thanë se nuk kam shoq-e,
Veç dimitë mos m' i përlloç-e,
Çaje!Çaje!
Refreni: Kallma, ti, kallma...etj.

Çajurije, mirë nuk bane,
Që i kallzove nanës tane,
Që i kallzove nanës tane,
Çaje!Çaje!
Refreni:Kallma, ti, kallma...etj.

E thuri,e kompozoi,e aranzhoi,e këndoi,e incizoi, e editoi dhe e distribuoi:
Demir Krasniqi, producent

Jashtë Linjë shaban cakolli

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2549
  • Popullariteti: 4
parodi
« Pergjigju #5 Me: Shtator 06, 2009, 02:49:40 MD »
Prej se u linda dhe u rrita -
Një refren dëgjoj çdo dita!...
M' iriton, më neveritë,
Më shpon zemrën dhe mushkëritë!...

Njeri t' mirë - mbi tokë nuk lënë -
Ky nuk bën - ai nuk bën!
Ky i keq - ai i marrë,
Ky spiun - ai tradhtarë!...

Këtë refren, që është bërë "modë" -
E dëgjoj n' zyrë, n' rrugë e n' odë...
Përgojohen t' gjithë me rend -
Që nga lagjëja, deri n' Kuvend!...

Ky refren kudo jehon -
Ky nuk di - ai s' meriton!
Ky kopuk - ai është hajduk,
T' gjithë luftojnë veç për kolltuk!...

Dal e rri n' kafeteri -
Ku bërlykën pleqë e t' rinjë!
S' mbetet kush pa u marrë për gojë,
Për këtë punë kem' shumë përvojë!

As në shkencë, as n' histori -
S' mbet i mirë plak, as i ri!...
Duke pirë çaj, kafe, raki -
Më t' mirët mbetëm:UNË dhe TI!

Jashtë Linjë shaban cakolli

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2549
  • Popullariteti: 4
parodi
« Pergjigju #6 Me: Shtator 06, 2009, 02:50:17 MD »
MOS RRI ME KËTE - MOS RRI ME ATE!

Janë do burra këtu ndër ne,
Që s' duan komb, nuk duan Atdhe,
S' njohin Zot, as s' njohin fe,
S' dijnë pse rrojnë, as pse kanë le!?...

S' kanë taman për veti mend -
Dijnë për t' mësuar tjetër kend!
Përçajnë njerëz, këtu e atje -
Mos rri me këte, mos rri me ate!

S' e duan motrën, s' e duan vëllaun -
Vet-vetit po ia thejnë krahun!
Nuk duan shokë, as nuk duan miqë,
Nuk duan farë, as nuk duan fis!

Edhe tokës i bëjnë hata -
Ma marri për burrë a ka?
T' thejnë me djalë, të thejnë me vëlla -
Mos rri me ata, mos fol me këta!...

More i mjerë, o fytyrëmarruar,
A ti do dikë për t' mësuar -
Me kënd flet e me kënd t' rrijnë,
Me kend t' hajnë e me kënd t' pijnë?!

Merre veten me të mirë -
Pëshurru n' tokë - kqyru n' pasqyrë!
Mos jeto me gajle t' huaja,
Se bien n' dergjë e të kapë sëmundja!...

Demir KRASNIQI

Jashtë Linjë shaban cakolli

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2549
  • Popullariteti: 4
parodi
« Pergjigju #7 Me: Shtator 06, 2009, 02:51:22 MD »
OJ DADA SALË

Refreni përcjellës:

Ah, tjarana, tjarana, na,
Tjarana, tjarana, tjarana, na!
Ah, dibidup, dibidup, dup,
Dibidup, dibidup, dibidup, dup!

Oj, dada Salë, oj dada Rabi-e,
O, hajde t' shkojmë nëpër Arabi-e!
Oh,merre Havën dhe dadën Selvet-e,
Oh, ndoshta e njohin Kosovën, si shtet-e!
Refreni: Ah, tjarana,tjarana,na...etj.

Oj, dada Salë, merre dhe Arzinë,
Oh, do t' lobojmë ne, oh, për Pavarësinë!
Oh, kur ta shohin Havën dhe Selvetin,
Oh,do t' na njohin, ne, sovranitetin!
Refreni: Ah, tjarana,tjarana, na...etj.

Oh, ndoshta skuqen, për hatër t' Sevdis-e,
Oh, s' ja mbarojnë, oh, qejfin Sërbis-e !
Oh, ndoshta skuqen, për hatër t' Dudis-e,
Oh, s' ja mbarojnë, oh, qejfin Rusis-e!
Refreni: Ah, tjarana, tjarana, na...etj.

Oj, dada Salë, pashë agën Jakup-e,
O, hajde t' shkojmë s' bashku deri n' Shkup-e!
Oh, ndoshta skuqen prej dadës Safet-e,
Oh, e na njohin Kosovën, si shtet-e!
Refreni:Ah, tjarana,tjarana,na...etj.

Oj, dada Salë, oj dada Dilic-e,
O, hajde t' shkojmë ne, deri n' Podgoric-e!
Oh,shkojmë e rreshkemi gjithë verën n' bregdet-e,
Oh, ndoshta e njohin Kosovën, si shtet-e!
Refreni: Ah, tjarana, tjarana, na...etj.

Gjilan, më 26.09.2008. Demir KRASNIQI

Jashtë Linjë shaban cakolli

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2549
  • Popullariteti: 4
parodi
« Pergjigju #8 Me: Shtator 06, 2009, 02:52:19 MD »
UNË DHE ÇIFTELIA

Çifteli, moj , dru prej mani,
A po e sheh si erdh zamani?
Ndryshoi bota, ndërroi insani,
Shihe , koha çka na bani !

Erdhi surlja , erdh tupani –
Mua po m’ thonë :”Nuk po t’ banë zani!”
-Tash je plakë e t’ kanë ra dhëmbët,
Askush ma s’ ti dëgjon këngët !...

-S’ t’i dëgjon kush, kangët e trungut,
Kaloi koha e Ali Bungut!
Kaloi koha e “kangëve t’ forta”,
S’ do ma kush “kangë t’ kallamojta”!

-Këngëve t’ vjetra u ka dalë boja,
S’ i do zemra, s’ i këndon goja !
S’i do syri, s’i do veshi ,
Tash duamë këngë, ku përzihet l*** !

-Nuk duamë “Shotën – mashalla”,
Duamë “Çyçeka” e “Tallava”!
Këngë “ moderne” po donë bota –
Ku këndon kërthiza, ku këndon botha!...

-Çiftelisë i ka dalë moda,
Nuk ka vend ma nëpër oda !
Nuk po duamë ma “cimilima”,
Për heronj e as për trima !...

-Cimilim, as giri – giu,
As e preu, e as e griu!...
Tash po këndojmë n’ demokraci –
“Rok” e “Rep”, pornografi !...

N’ vend t’ çiftelisë – sintisajzeri,
N’ vend t’ rapsodit – roker kuleri !
Nëpër dasma e festivale –
Këngë rrugaçësh – këngë banale!...

Haj, medet, moj çifteli,
Çka na gjet mua dhe ty!
S’ do me sy kush t’ na shikon,
As n’ muze, as në pension!
Demir KRASNIQI

Jashtë Linjë shaban cakolli

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2549
  • Popullariteti: 4
parodi
« Pergjigju #9 Me: Shtator 06, 2009, 02:53:04 MD »
KAJË MOJ ÇIKË;MORI NAXHI

Kajë moj çikë, mori Naxhi,
Po t’ çojmë nuse nër tupanxhi!
Kajë moj çikë, shaminë me lula –
Vjehrri yt, po marojke surlja !

Kajë moj çikë, me krye n’ prezore –
Vjehrra jote, ish defatore !
Kajë moj çikë, në skaj t’ shamisë –
Je kunata e surljaxhisë !

Kajë moj çikë, në këmishë t’ najllanit -
Burri yt, po i bien tupanit,
Nëpër xhade të Gjilanit,
Për iftare të Ramazanit.

Se kur t’ shkojnë me e falë Bajramin –
N’ derë t’ xhamisë e qet tupanin !
Krejt xhemati i qesin pare -
Kurrë nuk t’ le , ty, pa idare!

Kajë moj çikë, kajë e kup,
Mos kujto qi janë magjup!
S’ janë magjup, por janë mefterë-
Krejt Gjilanin e çojnë n’ poterë!

Kush ta bajnë ndo ‘i djalë synet –
Burrin tand vjen e ta thërret!
N’ kamiona, e në traktora –
Bien tupani e ngrihet hora !

Se kur t’ bien n’ tupan guxhumi –
Krejt qyteti çohen prej gjumi!
Po bien t’ vjetrit “Shahadet” –
A u ba luftë, a u ba tërmet?!

-Nuk asht luftë, nuk asht tërmet,
Po e kanë ba nji djalë synet!
E kish nana , djalë hasret,
Para tij, i kish edhe tetë!



Ky synet asht krejt “normal” –
Vishet djali, si “gjeneral”!
N’ ballë i shkruen “Mashallah”,
Poshtë i shkruen “Bismilah”!

Bien tupani – hallakamë,
Kcejnë dasmorët pordhë e piskamë!
Dridhet toka e dridhet sheshi –
N’ tana anët përzihet l***!

Krejt magjupëve ju daltë i thati –
Qysh na e morën der këtë zanati?!
Krejt magjupët e marrshin zhugën –
Na e kanë marrë prej gojës bukën?!

Tash po rrnojmë për “Mashallah”-
Guxhum n’ dorë – tupanin n’ krah !
Guxhum n’ dorë e surlen n’ gojë –
Për me u ra , kem ba përvojë !

Me tupan, n’ veshje kombëtare –
Me guxhum , po marrim pare!
N’ guxhum t’ tupanit e n’ pip të surles-
Bajmë gjymysh për nji “Premje t’ Lëkurës!?”

Jashtë Linjë shaban cakolli

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2549
  • Popullariteti: 4
parodi
« Pergjigju #10 Me: Shtator 06, 2009, 02:53:46 MD »
UNË E DUA LIZËN

Kënga e parë –

Oh, mori nan- e,
Diçka du’ me t’ than-e –
Nuk e du’ Kosovën,
S’e du’ fakultetin,
Nuk e due Zizën,
Se ma soll kiametin!
Por e dua Lizën -
Që ma bani vizën!

Prej poteres s’ Zizës –
Ujk , mu ka ba shpija!
Se për sytë e Lizës –
M’ dogji dashuria !
Soll për hatër t’ vizës –
Që m’ nxori prej krizës !
Veç për sytë e Lizës –
Ia dhashë dysh, unë, Zizës !

Nëpër klube t’ natës –
U njoha me Lizën!
Për inati t’ babës –
Zoti ia ruajt kthizën !
Nga meraku i vizës –
Për hatër t’ devizës!
Për me dalë prej krizës –
Jam ba rob i Lizës !

Jashtë Linjë shaban cakolli

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2549
  • Popullariteti: 4
parodi
« Pergjigju #11 Me: Shtator 06, 2009, 02:54:23 MD »
Kënga e dytë –

Moj nan-e, moj nan-e,
A po vjen në Zvicërr-e?
-Unë po vijë , po s’ kam me se,
S’ ka kush ma banë vizën-e?!

Jam njoftu’ me Lizën-e,
Ajo ta banë vizën-e !
Liza na i banë vizat-e,
Zoti e ruejt nga mizat-e !


Po banë nana:”Haj medet,
Qysh bajmë darsëm në gurbet?!”
-Hajt, moj nan-e, mos ki dert,
Na qet Liza n’ selamet !

Do t’ bajmë darsëm për merak –
Me gjermanë e me zezak!...
S’e harxhojna as nji rrogë,
Se me thasë, po bajna drogë!...

Hajde, nanë, e ruenaj thminë –
Ta banë Liza, garancinë!
Hajde, nanë, përkundna djepat –
T’ i ndreqë Liza, tana letrat !

Jashtë Linjë shaban cakolli

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2549
  • Popullariteti: 4
parodi
« Pergjigju #12 Me: Shtator 06, 2009, 02:55:02 MD »
-Kënga e tretë-

Haj, shyqyr, moj, haj shyqyr –
Na ka dalë nana, azil !
S’ ka ma gëzim e ma shyhret,
Se me marrë nuse n’ gurbet !

Ka dalë nana, në oborr –
Nusja e mirë, por synin qorr!
Po rrehë nana , me shuplakë –
Nusja e mirë, por koka plakë !

Vallëzon nana, me nji kambë –
Nusja e mirë, s’ i kish tre dhambë!
Po hanë nana, kikirika –
Nusja e mirë, por kish perika!

Po knon nana – zanin pushkë,
Nusja e mirë, po ish kanë vejushkë!
-Hajt, moj nan-e, mos ki gajle –
Liza e ka penzinë e madhe!...

Jashtë Linjë shaban cakolli

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2549
  • Popullariteti: 4
parodi
« Pergjigju #13 Me: Shtator 06, 2009, 02:57:21 MD »
Kënga e katërt-

Kalle, kalle, ndiz fitilin –
Nanës tonë, ia dhanë azilin!
Nanës tonë, ia dhanë azilin,
Of, aman, aman, aman!



Kalle, kalle, qitja flakën –
E lamë t’ renë, e morëm plakën!
E lamë t’ renë, e morëm plakën,
Of, aman, aman, aman!
Shote, moj, mashalla –
Plaka , moj, erdh te na !

Of, of, of, sa mirë ta bana –
Qi nuk t’ lash n’ Kosovë, te nana,
Qi nuk t’ lash n’ Kosovë, te nana,
Of, aman, aman, aman!

Edhe nana, e ka ditë –
Për gurbet, ty, që t’ ka rritë,
Për gurbet, ty, që t’ ka rritë,
Of, aman, aman, aman!
Shote, moj, mashalla –
Nana, moj, erdh te na!

S’ ka ma gëzim e ma shydet,
Se me e marrë nanën, n’ gurbet,
Se me e marrë nanën, n’ gurbet,
Of, aman, aman, aman!

S’ ka ma vështirë e ma kiamet -
Babën, n’ shpi , me e lanë vet,
Si e pastë ba, ai, e pastë gjetë,
Of, aman, aman, aman!
Shote, moj mashalla -
Nana, moj, erdh te na !
Shote, moj , mashalla –
Baba, mbet tuj kja!

Jashtë Linjë shaban cakolli

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2549
  • Popullariteti: 4
parodi
« Pergjigju #14 Me: Shtator 06, 2009, 02:58:26 MD »
Kënga e pestë-

Na , n’ llokum e majna Lizën,
Po, po, e majna !
Soll që i bani djalit vizën,
Po, po, e majna !

Na, Lizën e majna n’ molla,
Po, po, e majna !
As nji ditë s’ asht kanë te shkolla,
Po, po, e majna !
Ojna, ojna,
Në Zvicërr, do t’ shkojna !
Zvicrrën do ta kallim -
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna !
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

Na Lizën e majna n’ arra,
Po, po, e majna !
Soll që i ka flokët me lara,
Po, po, e majna !

E majmë Lizën, n’ kikirika,
Po, po, e majna !
N’ vend të flokëve – i blejmë perika,
Po, po, e majna !
Ojna, ojna,
Në gurbet do t’ shkojna !
Gurbetin e kallim -
Plakat do t’ ja u marrim !
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

E majmë Lizën, n’ t’ kuq të vojës,
Po, po, e majna !
Se s’ i kish tre dhambë të gojës,
Po, po , e majna!

Djali jem , kish pasë nafakë ,
Kish pasë nafakë –
Vet i ri e nusja plakë,
E nusja plakë !
Ojna, ojna,
Në Evropë, do t’ shkojna!
Evropën e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna,
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

Na, Lizës ja këqyrim kthizën,
Ja këqyrim kthizën –
Veç pse i bani vëllait vizën,
Ja bani vizën !

Na, Lizës ja këqyrim barkun,
Ja këqyrim barkun –
Veç pse i nxori nanës, hakun,
Ia nxori hakun !
Ojna, ojna,
Në Evropë, do t’ shkojna !
Evropën e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim !
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

Na, Lizës ja këqyrim kamën,
Ja këqyrim kamën –
Se n’ gurbet na e qiti nanën,
Na e qiti nanën !

Na, Lizës ja këqyrim thembrën,
Ja këqyrim thembrën –
Veç pse i plasi babës, zemrën,
Ja plasi zemrën !
Ojna, ojna,
Në Evropë, do t’ shkojna!
Evropën e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana!

Na , Lizën e majmë n’ sherbet,
E majmë n’ sherbet –
Se na e hupi vëllain n’ gurbet,
O, vëllain n’ gurbet !

Na, Lizën e kruejm si lopën,
E kruejm si lopën –
Veç pse i dha vëllait, Evropën,
Ja dha Evropën !
Ojna, ojna,
N’ krejt dynjanë do t’ shkojna!
Dynjajen e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana!

Na, Lizës ia këqyrim synin,
Ja këqyrim synin –
Shpijës tonë, ia futi drynin,
Ia futi drynin!
Ojna, ojna,
Në Evropë, do t’ shkojna!
Evropën e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana,tjarana!
Tiriliu, tiriliu, tiriliu, tiriliu!
Garagiu, garagiu, garagiu, garagiu!
Tralala, tralala, tralala, tralala!
T’ lumtë na ! T’ lumtë na !
T’ lumtë na ! T’ lumtë na !