Autori Tema: Android 2.2 super i shpejtë  (Lexuar 919 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë BeLti

  • R0ck nROLL.
  • Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 11772
  • Popullariteti: 128
  • "FoL shumm,po s`thu senn"
    • Ardhmeria-Forum
Android 2.2 super i shpejtë
« Me: Maj 19, 2010, 11:13:38 PD »
Android 2.2 super i shpejtë



Android 2.2, me emër kodues Froyo, pos mbështetjes për Flash 10.1 sjell edhe performansa dukshëm më të mira në të njëjtin harduer.
Versioni i ri i sistemit operativ mobil Android 2.2. të Google, me vete sjell më shumë sesa që ishte paralajmëruar fillimisht. Zyrtarisht deri më tani janë publikuar vetëm ndryshimet në pamje dhe mbështetja për Flash 10.1 si dhe kompilacioni JIT i integruar në vet kernel-in e sistemit operativ.
Duket se këto të fundit janë meritore për performansat mbresëlënëse të Androidit 2.2, së paku gjykuar sipas testeve të bëra në faqet e internetit Android Police. Përdoruesit e këtyre faqeve kanë testuar versionin aktual në zhvillim të Android 2.2 dhe atë ekzistues 2.1 në të njëjtin harduer – atë të Nexus One. Për testim është përdorë Linpack benchmark, i cili teston harduerin e telefonave të mençur duke matur shpejtësinë e përllogaritjes.

Me sistemin aktual operativ mobil Android 2.1 Nexus One në Linpack arrin 6.5 deri në 7 Mflops, derisa me versionin Froyo hiq më pak se 37.5 Mflops. Përmirësimi i performansave prej 450 për qind është mbresëlënëse, e për detajet zyrtare dhe të gjitha risitë tjera të këtij sistemi operativ na duhet të presim paraqitjen zyrtare nga Google e cila do të bëhet më 20 maj.