Autori Tema: Aqua Volkswagen, makina amfib  (Lexuar 1617 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë BOHAN

  • SEO Specialist
  • Global Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 1017
  • Popullariteti: 208
    • Digital Marketing
Aqua Volkswagen, makina amfib
« Me: Tetor 19, 2011, 01:33:15 MD »
Dizenjuesja e re Yuhan Zhang mund të realizojë ëndrrën e të gjithë atyre që kanë pasion makinat e bukura dhe detin.

Projekti i kinezes, Aqua Vilkswagen Concept, është një përzierje mes makinës moderne dhe një motoskafi. Ky projekt fitoi çmimin e parë si dizenjo më e mirë e një makine në një ceremoni të zhvilluar në Kinë nga ish-dizenjuesi i BMW-së, Chris Bangle.

Makina vihet në lëvizje nga dy motorrë elektrikë dhe nuk ndot mjedisin. Aqua Volkswagen Concept mban dy persona në bord.

Tashmë mungon vetëm të mësojmë nëse marka Volkswagen do të pranojë të realizojë projektin.