Autori Tema: Restoranti me i mir ne bote me kuzhinjerin shqiptar nga Tetova  (Lexuar 2522 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë djali_dk

  • anetare i/e nderuar
  • ****
  • Postime: 607
  • Popullariteti: 12
Me 27.04.2010 ne London u shpall fitues si Restorant me i mir ne bote ,restoranti NOMA  cmimin e pranoj Rene Rezhepi kuzhinjeri me i mir i shpallur ne gjithe boten ,Rene Rexhepi eshte me prejardhje nga Tetova. R

Jashtë Linjë ★ARIEL★

  • ★MADAME★BEST_MOM★
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 36233
  • Popullariteti: 436
Restoranti me i mir ne bote me kuzhinjerin shqiptar nga Tetova
« Pergjigju #1 Me: Prill 29, 2010, 12:40:19 PD »
E  degjova  dje  ke  lajmet...  [bigok] [bigok]








Kuzhinieri Rene Rexhepi shpjegon shkakun e suksesit
 
   

Shefi i kuzhinës Rene Rexhepi pëlqen produkte natyrore
Barishtet dhe lulet e egra duket se tashmë kane dalë në plan të parë dhe kjo ngaqë një restorant, Noma në Kopenhagë, është i specializuar në këtë drejtim duke marrë vendin e parë si restoranti më i mirë në botë.
Ai ia kaloi edhe restorantit spanjoll El Bulli. Midis specialiteteve të Nomas janë eskallopë të tharë apo dhe lule shtogu.

Dhe pas gjithë kësaj është shefi i kuzhinës, Rene Rexhepi i cili e mori çmimin në Londër.
 BBC bisedoi me të dhe e pyeti për konceptin pas restorantit të tij.

Rexhepi: Esenca e asaj që ne përpiqemi të bëjmë është se duam t'i japim klientëve një sens vendi dhe kohe. Në cilin vend të botës jeni kur jeni duke ngrënë në një restorant dhe në cilën kohë të vitit jeni. Duket e lehtë të flasësh, por është shumë vështirë ta zbatosh këtë në një pjatë. Dhe për ta arritur këtë ne shohim se çfarë kemi si produkte natyrore. Për ne në rajonin tonë, jemi me fat që kemi një botë kaq të madhe natyrore të egër dhe të pasur saqë ushqimi me barishte apo produkte të marra nga natyra zë vend të madh në restorantin tonë dhe në pjatat tona.

BBC: Pra me fjalë të tjera është ushqim që ju dilni nga restoranti dhe e merrni në natyrë?

Rexhepi: Po ashtu është. Gjëja unike e Kopenhagës është se ti je vetëm 10 minuta larg me makinë një vendi ku mund të gjesh qiqra dhe lule shtogu. Dhe dhjetë minuta më pas ia shërben këtë klientëve.

BBC: Më duket se kjo paraqet sfida të shumta për ju sidomos këtë dimër që ishte shumë i ashpër?

Rexhepi: Po ky vit i ri ishte shumë i vështirë. Një nga më të vështirët që kam provuar si shef kuzhine në Kopenhagë. Fatmirësisht, një vit më parë ne kishim konservuar dhe ruajtur me kripë dhe si turshi më shumë produkte se zakonisht.

BBC: Nuk do të thotë kjo se po mashtroni?

Rexhepi: Jo, jo. Ky nuk është mashtrim. Kjo është pjesë e historisë psh për të marrë trëndafila bregdeti dhe t'i futësh ato në uthull, 100 kg çdo vit dhe si rezultat mund të kesh aromë trëndafili gjatë gjithë dimrit. Unë mendoj se është fantastike të përdorësh produkte të tilla.

BBC: A mos fakti se restoranti juaj ka dalë në vend të parë tani në botë tregon se njerëzit duan diçka tjetër nga restorantet më të mira në botë?

Rexhepi: Mendoj se restorantet korrespondojnë me shoqërinë. Ndoshta kjo është një nga arsyet se pse restoranti ynë konsiderohet të jetë një nga më të mirët në botë, të paktën për tani. Ndërsa bota po bëhet gjithmonë e më shumë eko maniake, ne duket se kemi një restorant që i përshtatet mjaft mirë kësaj gjëje.

BBC: Dhe naytrisht ju jetoni në një qytet që mbajti dhe samitin e madh për mjedisin?

Rexhepi: Natyrisht. Kur udhëtoja në vende të ndryshme, po lodhesha gjithmonë e më shumë me restorantet bashkëkohore. Nuk e kuptoja se ku ishe më në këtë botë. Nëse ishe në San Paolo apo në Londër ishte e njëjta muzikë, e njëjta atmosferë, të njëjtat karrike. Çdo gjë ishte e njëjtë.

Jashtë Linjë djali_dk

  • anetare i/e nderuar
  • ****
  • Postime: 607
  • Popullariteti: 12
Restoranti me i mir ne bote me kuzhinjerin shqiptar nga Tetova
« Pergjigju #2 Me: Prill 29, 2010, 12:43:10 PD »
po  eshte me babe shqiptar nga tetova dhe nenen daneze por thot se kam shetit terr boten e kur ka qen ne pushime ne tetove se haroj kurnjeher eshte shum i zoti

Jashtë Linjë AowlowLdow

  • AowlowLdow
  • i/e sapoardhur
  • *
  • Postime: 2
  • Popullariteti: 0
  • No Nastradini? No Party!
    • sbobet
Restoranti me i mir ne bote me kuzhinjerin shqiptar nga Tetova
« Pergjigju #3 Me: Tetor 20, 2017, 10:35:34 PD »
oma në Kopenhagë, është i specializuar në këtë drejtim duke marrë vendin e parë si restoranti më i mirë në botë.