Autori Tema: Kërkesat ndaj shtetasve shqiptarë për të udhëtuar lirisht drejt shteteve Shengen  (Lexuar 8783 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë n00b

  • Administrator
  • Senator ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 6267
  • Popullariteti: 150
a) Pasaportë biometrike.

b) Deklarimi i qëllimit të udhëtimit si dhe paraqitja, para punonjësit të kontrollit kufitar, e dokumenteve që justifikojnë qëllimin dhe kushtet e qëndrimit.

  • Kur deklaron në kufi se po udhëton për turizëm, për pushime, i pavarur nga pritja apo shoqërimi i një personi tjetër, shtetas apo rezident në atë vend etj., duhet të paraqitet një rezervim hoteli dhe bileta e kthimit, nëse udhëtohet me avion ose mjete të transportit ujor.
  • Kur deklaron se udhëton për aktivitete të ndryshme, paraqitet dokumentacioni mbi aktivitetin, për të cilin personi është ftuar.



  • Kur deklaron se udhëton për arsye shëndetësore, paraqitet konfirmimi i institucionit shëndetësor ku do shkohet apo rekomandimi nga institucioni shëndetësor shqiptar ( rastet e kryerjes së analizave etj.).
  • Kur deklaron se udhëton për vizitë tek një i afërm, duhet të jepet informacion mbi të dhënat e personit pritës, adresa e tij, nr. telefoni, etj.
  • Në të gjitha rastet, shtetasi duhet të ketë siguracionin shëndetësor (që përfshin udhëtimin dhe periudhën e qëndrimit) dhe nëse udhëtohet me makinë, dokumentacionin e nevojshëm të makinës (leje ndërkombëtare drejtimi automjeti dhe kartoni i gjelbër i sigurimit ndërkombëtar të makinës).
  • Mjetet e udhëtimit (bileta avioni, trageti,etj.)
  • Mjetet e jetesës gjatë qëndrimit në zonën Shengen

Shtetasi duhet të ketë mjete të mjaftueshme të jetesës, si për periudhën e qëndrimit të synuar edhe për kthimin në vendin e prejardhjes ose tranzitin në një shtet të tretë në të cilin ai është i sigurt se do të pranohet, apo është në gjendje të përfitojë mjete të tilla në mënyrë të ligjshme. Po sa është kjo shumë?. Vende të ndryshme kanë përcaktuar shuma të ndryshme. Përafërsisht kjo shumë nuk e kalon 50 euro dita, kur shtetasi ka një rezervim hoteli.

c) Shtetasi udhëtar nuk duhet të figurojë në listat e personave që përbëjnë kërcënim për rendin, shëndetin publik apo sigurinë e brendshme.

d) Emri i këtij shtetasi nuk duhet të figurojë ndër emrat e personave ndaj të cilëve është dhënë masa ndalim hyrje qoftë edhe në një nga vendet në fjalë.

Nëse për çdo njerin shtetas është marrë një vendim nga autoritetet administrative kufitare apo ato gjyqësore të qoftë edhe njerit nga 24 vendet e Shengenit, përfshirë dhe Zvicrën, për t’i ndaluar hyrjen në atë vënd, dhe ky informacion është hedhur në sistemin SIS, ky person nuk mundet dhe nuk do lejohet të hyjë në asnjë nga këto vende; pra do të prapësohet, me të mbërritur në pikën e kalimit të kufirit të vendit të parë të hapësirës Shengen. Vendimet për të ndaluar hyrjen, janë kompëtencë e këtyre autoriteteve. Këto vendime meren për raste, të cilat i ka përcaktuar Kodi Shengen, dhe që janë:

  • kur personi është dënuar për një vepër penale për të cilën Kodi Penal parashikon dënim minimal 1 vit burg.
  • kur personi ka qenë subjekt i një urdhër largimi, largimi me forcë (deportimi, kthimi apo dëbimi), që kryesisht zbatohen pë raste të qëndrimit të paligjshëm.
  • kur ka të dhëna se personi është përfshirë në aktivitete kriminale apo dëshmi të qarta se ka për qëllim një gjë të tillë.

Vendimet të tilla, në të gjitha rastet u janë komunikuar me shkrim të interesuarve.

e) Për minorenët kërkohet të respektohen kushtet e lëvizjes së minorenëve nëse nuk janë të shoqëruar nga të dy prindërit.

Çdo udhëtar duhet të ketë parasysh se:

Autoritetet kufitare të shteteve anëtare Shengen kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen e personave që nuk plotësojnë këto kërkesa dhe të vendosin përfundimisht nëse do të lejojnë hyrjen në zonën Shengen.

Jashtë Linjë n00b

  • Administrator
  • Senator ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 6267
  • Popullariteti: 150
Informacion për qytetarët shqiptarë mbi rregullat e kalimit në vendet e Schengenit

Qeveria shqiptare duhet t'i informoje qytetaret shqiptare mbi rregullat e kalimit ne vendet e listes Schengen dhe fondet minimale qe kerkohen ne postat kufitare te cdo shteti.

Ne qofte se qytetaret nuk kane fondet e duhura, atyre mund t'u refuzohet kalimi ne keto vende, siç qe rasti i nje çifti shqiptar nga Maqedonia, te cileve ju refuzua hyrja ne Belgjike sepse kishin 52 Euro me pak se minimumi i lejuar. (http://waz.euobserver.com/887/31229)

Qytetaret shqiptare serish do te jene ne mbikqyrje te rrepte nga autoritetet kufitare dhe te emigracionit: per shembull biletat e avionit duhet te jene me rikthim, ndryshe refuzohet hyrja ne vendet Schengen.

Atyre qe shkelin afatet e qendrimit, ose kerkojne azil, do t'iu refuzhet hyrja ne vendet Schengen nga 3 deri ne 5 vjet.

Atyre qe kyejne vepra penale do t'iu mohohet hyrja pergjithnje.

Ketu jane lista e vendeve te Schengenit dhe fondet minimale qe do t'iu kerkohen qytetareve tane:


  • Austria - Prova të fondeve vlerësohet në baze te rasteve
  • Belgjika - 38 euro ne dite per qytetaret qe vizitojne familjare apo miq dhe 50 euro per ata qe prenotojne hotel
  • Republika çeke - 0. 5 herë minimumin jetik në ditë nëse qëndrimi nuk kalon 30 ditë. 15 herë minimumin jetik nëse qëndrimi i kalon 30 ditë, ndërsa kjo shumë do të rritet dyfish për çdo muaj të qëndrimit. Shuma të reduktuara me 50% për udhëtarët nën moshën 18
  • Danimarke - 350 DKK (50 euro) per cdo dite te qendrimit
  • Estoni - 600 EEK (38.5 euro) per cdo dite te qendrimit
  • Finlande - 30 euro per cdo dite te qendrimit
  • France - 56,20 euro në ditë, ekuivalente me pagën minimale (SMIC) në baza ditore
  • Gjermani - 45 euro per cdo dite qendrim
  • Greqi - 20 euro në ditë me një minimum prej 100 euro. Sasi të zvogëluar me 50% për të miturit të cilët janë pjesëtarë të familjes së udhëtimit
  • Hungari - 1000 HUF (3.6 euro) per cdo hyrje
  • Itali - 1 deri ne 5 dite shume fikse 269.60 euro / 6 deri ne 10 dite shuma per dite 44.93 euro / 11 deri 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 51.64 euro + 36.67 euro / 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 206.58 euro + 118.79 euro
  • Latvia - 10 LVL (14 euro) ne dite per qyetaret qe vizitojne familjare apo miq dhe 30 LVL (42.3 euro) per ata qe prenotojne hotel
  • Lituani - 40 euro per cdo dite qendrimi
  • Luksemburg - Prova të fondeve vlerësohet në baze te rasteve
  • Malte - 37 euro per cdo dite te qendrimit
  • Poloni - PLN 100 (25.4 euro) per cdo dite te qendrimit
  • Norvegji - 500 NOK (62 euro) per cdo dite te qendrimit me miq apo familjare
  • Sllovaki - 3450 SKK (114.51 euro) per cdo dite te qendrimit, shuma ulet 50% per udhetare nen 16 vjeç
  • Slloveni - 70 euro per cdo dite qendrimi, shuma ulet 50% per te miturit te cilet jane pjesetare te familjes se udhetimit
  • Spanje - 57,06 euro në ditë, me një minimum prej 513.54 euro për person
  • Suedi - 360 SEK (38.67 euro) per cdo dite te qendrimit

Jashtë Linjë n00b

  • Administrator
  • Senator ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 6267
  • Popullariteti: 150
Lëvizja  pa viza  drejt hapësirës Schengen mbërriti edhe për qytetarët e Republikës së
Shqipërisë

 
Qytetarët e Republikës së Shqipërisë nuk do të kenë nevojë për vizë për të udhëtuar në 25 prej shteteve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe në 3 shtete të tjera jo-anëtare të BE-së, pjesë  të  zonës Shengen. Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që kanë  një  pasaportë  të vlefshme  biometrike, mund  të udhëtojnë  pa vizë  në këto shtete për periudha afatshkurtra  deri në 90 ditë  çdo gjashtë muaj (180 ditë),  për qëllime biznesi,  për studime apo për turizëm.
 
Në cilat shtete mund të udhëtohet pa viza?
Rregullat e reja zbatohen në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian përveç Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës.  Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza  edhe në  Islandë, Norvegji e Zvicër.
 
Përse përjashtohen Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda?

Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda jane jashtë zonës Shengen, për rrjedhojë rregullat e reja nuk aplikohen në këto shtete. Për informimin mbi kërkesat e hyrjes në këto dy  shtete, qytetarët shqiptarë duhet të  kontaktojnë Seksionin e Vizave në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Tiranë dhe në Ambasadën e Irlandës në Greqi.
 
Lista e shteteve për të cilat nuk kërkohet vizë:
Austri, Belgjikë, Bullgari, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë,  Greqi,  Gjermani,  Holandë,  Hungari, Islandë, Itali, Letoni, Lituani,
Luksemburg, Maltë, Norvegji, Poloni, Portugali, Qipro, Republika Çeke, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër.
 
Si mund ta dalloj nëse pasaporta ime është biometrike?
 
Shpërndarja e pasaportave biometrike në Shqipëri ka filluar që nga maji 2010. Shikoni me kujdes nëse pasaporta juaj ka këtë simbol në pjesën ballore të saj.



Nëse po, atëherë pasaporta juaj është biometrike dhe ju mund të udhëtoni me të lirisht në shtetet e sipërpërmendura.
 
Si mund të pajisem me pasaportë biometrike, nëse ende nuk e kam një të tillë?
 
Nëse ende nuk keni pasaportë biometrike, duhet të bëni kërkesë në institucionet e autorizuara për dhënien e pasaportave në Republikën e Shqipërisë, për t’u pajisur me pasaportë të re, në mënyrë që të udhëtoni pa vizë në shtetet e sipërpërmendura.
 
A mund të udhëtoj akoma me pasaportën time të vjetër jo-biometrike?
 
Meqenëse pasaportat jo-biometrike nuk vlejnë për lëvizjen e lirë pa viza, ju nuk do të mund të udhëtoni dot me këtë pasaportë drejt vendeve të hapësirës Schengen, nëse në të nuk keni vizë. Për informacione të mëtejshme,  duhet të kontaktoni autoritetet e shtetit  shqiptar  ose përfaqësitë konsullore të shteteve Shengen.

Sipas rregullave të  reja, sa kohë mund të  qëndrojnë qytetarët shqiptarë në zonën
Shengen?

 
Sipas rregullave të reja, qytetarët  shqiptarë me  pasaportë  biometrike mund të  qëndrojnë në zonën Shengen, (që përfshin Islandën, Norvegjinë, Zvicrën, si edhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së, përveç Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës) maksimumi 90 ditë që nga dita e hyrjes brenda një periudhë kohore prej gjashtë muajsh  (180 ditë). Periudha fillon që nga momenti kur ju hyni për herë të parë në këtë zonë, brenda periudhës gjashtë mujore. Për shembull, nëse
me datë  1  janar ju hyni për  herë  të parë në zonën Shengen,  periudha e ardhshme gjashtë mujore fillon me datë 1 korrik. Nëse udhëtoni shpesh në zonën Shengen, duhet  të numëroni ditët e mbetura nga periudha gjashtë mujore. Pra, ju mund të bëni disa udhëtime afatshkurtra, me kusht që kohëzgjatja e tyre të mos kalojë 90 ditët brenda periudhës gjashtë mujore  (180 ditë). 
 
A mund të jetoj dhe të punoj në shtetet e zonës Shengen sipas rregullave të reja?
 
Rregullat e reja aplikohen vetëm për qëllime udhëtimi. Ato nuk u japin qytetarëve shqiptarë të drejtën për  të  qëndruar  më shumë se 3 muaj, sidhe as të drejtën për t’u punësuar në këto shtete. Nëse keni ndërmend të punësoheni  apo të  studioni për një periudhë  që tejkalon  90 ditët, më parë duhet të  aplikoni për vizë afatgjatë ose për leje qëndrimi në ambasadën apo konsullatën e shtetit ku do të shkoni. Është e ndaluar të punoni në zonën Shengen pa leje pune apo të jetoni aty pa lejen përkatëse të qëndrimit.   
 
A ekzistojnë kërkesa të tjera për të hyrë në këto shtete?

Personave që zotërojnë pasaportë biometrike, në mënyrë që të udhëtojnë lirisht drejt shteteve Shengen, nuk u duhet të plotësojnë kërkesa të tjera financiare apo administrative. Megjithatë, qytetarëve nga vende  të treta mund t’u kërkohet në kufi të  tregojnë mjetet e udhëtimit dhe mjetet e jetesës gjatë qëndrimit të tyre në zonën Shengen.  Atyre mund t’u kërkohet të specifikojnë vendin ku do të qëndrojnë (p.sh. të tregojnë rezervimin e hotelit apo adresën e vendit ku do të qëndrojnë).
 
Gjithashtu, udhëtarët nuk duhet të konsiderohen si persona që përbëjnë kërcënim për rendin, shëndetin publik apo sigurinë e brendshme. Ata nuk duhet të jenë persona ndaj të cilëve është dhënë  ndonjë  vendim për të  refuzuar  hyrjen  në   zonën Shengen. Autoritetet kufitare të shteteve anëtare kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen e personave që nuk plotësojnë këto kërkesa dhe të vendosin përfundimisht nëse do të lejojnë hyrjen e atij personi në zonën Shengen.
 
Rekomandime për udhëtarët:
 
  • Udhëtoni me agjenci udhëtimi të besueshme.
  • Kontrolloni a ju duhet sigurim shëndetësor dhe lloji i tij (dokumenti/ konfirmimi nga zyrat
    shëndetësore). Rekomandohet të pajiseni me sigurim shëndetësor përpara nisjes.
  • Nëse udhëtoni drejt zonës Shengen me automjet, duhet të pajiseni me leje  ndërkombëtare
    drejtimi automjeti dhe me kartonin e gjelbër të sigurimit  ndërkombëtar të makinave. Për
    më shumë informacion, përfshirë  rregullat  rrugore të BE-së,  vizitoni faqen e internetit
    http://ec.europa.eu/transport/road_safety/observatory/traffic_rules_en.htm
  • Nëse udhëtoni privatisht, përpiquni të kontrolloni adresën, qytetin, numrin e telefonit dhe
    emrin e hotelit të shtetit të zonës Shengen, për shëmbull në një faqe interneti.
  • Numri i urgjencës është 112  dhe vlen për të gjitha shtetet anëtare të BE-së (për policinë,
    ambulancën dhe zjarrefikësin

Jashtë Linjë sorkadhe

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 1212
  • Popullariteti: 0
Seriozisht? "liberalizimi" i vizave = rradhe me te medha ne kufi/aeroport.
Cfare ndryshimi paska nga marrja e vizes?  [sad1] [sad1]
"Metaphysics is the art of making no sense in a language especially designed for that purpose"

Jashtë Linjë ☼ Bea ☼

  • Carpe_Diem
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 14009
  • Popullariteti: 109
  • L'Onore e Il Rispetto ...!!!
Kërkesat ndaj shtetasve shqiptarë drejt shteteve Shengen- Urgjente...
« Pergjigju #4 Me: Janar 10, 2011, 06:07:45 MD »
Shtetasit shqiptare per te dale nga kufiri shqiptar duhet te pajisen dhe me nje fare siguracioni . Flas per shtetasit qe vijne per turizem. Praktikisht se kam idene e ketij siguracioni si quhet ,,, por ju lutem kush ka dijeni te me pergjigjet.Cfare mbulon ky siguracion ne praktike ?


P.s Ju lutem pergjigjen shpejt Koha nuk Pret.  [praying]

Jashtë Linjë sorkadhe

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 1212
  • Popullariteti: 0
Kërkesat ndaj shtetasve shqiptarë drejt shteteve Shengen- Urgjente...
« Pergjigju #5 Me: Prill 17, 2011, 03:27:19 MD »
Shtetasit shqiptare per te dale nga kufiri shqiptar duhet te pajisen dhe me nje fare siguracioni . Flas per shtetasit qe vijne per turizem. Praktikisht se kam idene e ketij siguracioni si quhet ,,, por ju lutem kush ka dijeni te me pergjigjet.Cfare mbulon ky siguracion ne praktike ?


P.s Ju lutem pergjigjen shpejt Koha nuk Pret.  [praying]

    Personalisht Bea nuk me eshte dashur siguracioni keshtu qe nuk mund te te them me saktesi se cfare eshte ky siguracion dhe ku mund ta blejne shqiptaret ne shqiperi. Mendoj qe duhet te jete nje siguracion jete ne kuptimin qe, nese semuresh apo ke ndonje aksident ne vendin ku shkon dhe te duhet te shkosh ne spital, shpenzimet e doktorit, nderhyrje kirurgjikale, ilacet etj, i mbulon kompania ku ti je e siguruar. Ky siguracion blihet per kohen qe do qendrosh jashte vendit psh 3 muaj, 1 muaj. Mendoj afati me i madh eshte me i shtrenjte.
    Ne shqiperi megjithese kam shkuar shpesh nuk kam degjuar se ku blihet ky siguracion, por nqs shkon ne bashki besoj nje lloj informacioni duhet ta japin.
    Kam degjuar gjithashtu qe shqiptaret kur kalojne kufirin/doganen duhet te tregojne se kane te pakten 50 euro per c'do dite qe do qendrojne jashte (lek ne dore),ose nje kart krediti (visa/mastercard) qe te jep banka kur ke llogari bankare. Ky mbase eshte siguracioni me i denje per shqiptaret. Nuk e di nese te ndihmova por vetem keto informacione di une.
"Metaphysics is the art of making no sense in a language especially designed for that purpose"