Autori Tema: Rregullat e Pergjithshme te Forumit Nastradini !  (Lexuar 25338 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë n00b

  • Administrator
  • Senator ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 6267
  • Popullariteti: 150
Rregullat e Pergjithshme te Forumit Nastradini !
« Me: Tetor 03, 2007, 12:33:23 PD »
Mire se Erdhet ne Nastradini.com

Rregjistrimi ne forum eshte per te gjithe ! Ne insistojme qe rregullat e meposhtme te respektohen.Eshte detyre e juaja te shikoni here pas here kete seksion pasi mund te kete modifikime.Thyerja e rregullores se meposhtme mund te rezultoje ne nje Paralajmerim & Verejtje ose Ban , sipas situates. Te gjitha vendimet e Admineve & Moderatoreve jane perfundimtare !  

Gjuha e forumit eshte Shqipja nuk lejohet perdorimi i gjuheve te tjera ne Forum



1 Sjellja ne forum:
Nuk do tolerohet asnje sjellje raciste ndermjet userave apo nje qendrim i tille.Postime te tilla do fshihen pa asnje lajmerim.Ketu perfshihen edhe avataret.Kjo mund te coje edhe ne perjashtimin tuaj nga forumi.Sulme personale ndaj userave nuk do tolerohen.Nje sjellje te tille e marrim shume seriozisht.Jeni te mirepritur te debatoni apo te tregoni pikepamjet tuaja dhe opinionet, por ne menyre te respektueshme dhe te edukuar.Usera qe do shikohen qe mbajne nje sjellje te tille do te largohen nga forumi te denuar me Ban.

-==-
Kerkesa te tipit, me fshi nickname apo postimet nuk pranohen! Kjo gje nuk pranohet pasi shkrimet tuaja jane pjese e forumit dhe fshirja e x apo y anetari, apo te te gjithe postimeve te tij do sjelle nje ngaterrese ne rendin/radhen e artikujve te forumit, do humbiste vazhdimesia, do humbiste kuptimi i temave ne te cilat ai ka qene pjesemarres, ndaj, mos beni kerkesa te tilla!

2. Tema
Mos postoni te njejten teme ne forume te ndryshme.Para se te filloni nje teme te re , perdorni opsionin e kerkimit Kerko per tema te ngjashme.Temat e dyfishta do fshihen.Krijoni temat ne forumet e duhura.
Nuk lejohen tema Politike dhe Fetare, keto tematika jane jashte dominit te forumit tone.



3. Grafika Avataret dhe Firmat.
Ne avataret dhe firmat qe do perdorni nuk lejohet te vendosni link per ne vend tjeter te formes [url] [url]. Nje gje e tille eshte e mundur vetem me lejen e Admineve per nje kerkese te tille mund te dergoni nje PM.
Perdorimi i nje avatari apo nje firme per te sulmuar nje anetare tjeter nuk lejohet. Adminet/Moderatoret ruajne te drejten te levizin avatarin apo firmen ne cdo kohe pa lajmeruar per nje gje te tille.



4. SPAM , Postime dhe Reklama
Evitoni te postoni linke te ndryshme ku te cilet dergojne ne adresat tuaja personale pasi kjo gje nuk lejohet pa lejen e Admineve.
Postoni vetem nese ka te beje me temen ne fjale ose dicka qe vlen per temen.Gjithashtu nese ne postimin origjinal tuajin deshironi te shtoni/modifikoni ndonje gje, ju lutemi te perdorni butonin
Ndrysho jo te beni nje postim tjeter ne te njejten teme.Evitoni postimet per reklamime te cdo lloj forme nese nuk ka lidhje me temen ku do postoni.



5. Nickname te ndryshme
Ju keshillojme te regjistroni vetem nje pseudonim per person. Nese per arsye personale deshironi te regjistroni edhe nje llogari tjeter, ne kete gje e lejojme.  Neqoftese kete gje e beni per filluar diskutime apo sherre me perdorues te tjere , do denoheni me BAN.

Kujdes: Administratoret ne rregullin e mesiperm kane fuqi te plote dhe nese jeni te mendimit te vazhdoni nje lufte personale kundrejt forumit adresa e emailit dhe ip juaj do behen publike.



6. Miresjellja
Jini te edukuar ! Ne nuk tolerojme asnje lloj vulgariteti. Nese nje anetar tregon nje sjellje te tille do paralajmerohet 1 here , dhe nese anetari do perserise sjelljen e tij me ofendime/vulgaritete do te denohet me BAN pa paralajmerim tjeter.



7. Pakenaqesi
Anetaret mund te jene te pakenaqur me vendimet e Administratoreve apo Moderatoreve, (duke perfshire edhe anetaret). Sidoqofte pakenaqesite , kritikat nuk duhen te postohen ne temat ku diskutohet.Ju lutemi te dergoni nje PM personit ne fjale dhe jo te prishni temat.



8. Mos respektim te Staffit te Nastradinit.
Cdo abuzim kundrejt staffit apo menaxhimit te forumit do te sjelle perjashtimin e menjehershem te anetarit !


9. Jo Caps Lock , Linke reklamash
Fjali te plota me Caps Lock nuk lejohet te postohen ne forum , Konsiderohet si e "bertitur" dhe "vulgare" (perjashtohen Adminet/Moderatoret kur perdoret per verejtje ndaj anetareve).

Se dyti nuk lejohet qe me ane te PM te behen reklama te siteve personale (Gjithashtu tema si psh "Kerkohet Staff" , "shikoni Adresen time" , linke me referencat tuaja emer/id etj etj ). Kjo konsiderohet SPAM , Reklame , postim i kote. Nastradini.com rezervon te drejtat te vendose cfare do vendoset dhe te hiqet ne cdo moment !


10. Paralajmerimet & Verejtjet
Ne nuk japim Paralajmerime te kota dhe pa nje arsye te vlefshme.Sidoqofte per ata qe kane dhene dhe duan te japin kontributin e tyre per mbarevajtjen e forumit jane te lutur te perdorin butonin e raportimit per cdo postim qe ju duket kundra rregullores , nje sjellje e tille do coje ne heqjen e Paralajmerimit apo Verejtjes (per perjashtim).
Megjithate Staffi i Nastradini.com reservon te drejten te jape vendimin final qe do te thote jo PM jo email staffit(mund te rezultoje ne perjashtim) per te hequr Paralajmerimet & Verejtjet.


Ju Faleminderit per Bashkepunimin !

Me Respekt Staffi i Nastradini.com

 
« Redaktimi i Fundit: Shkurt 20, 2010, 08:31:38 MD nga n00b »