Autori Tema: Studime ne Itali  (Lexuar 1613 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë Feeling-Good

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 1957
  • Popullariteti: 40
  • «Përjetësisht të Panjohur"
Studime ne Itali
« Me: Tetor 04, 2011, 11:40:26 MD »
Çfarë i pret studentët shqiptarë pertej Adriatikut? Një përshkrim i shkurtër i jetës së përditshme të të rinjve nga Shqipëria që studiojnë në Itali

Prej rreth një muaji ambasadat e huaja kanë publikuar listat me emrat e studentëve shqiptarë të cilët kanë fituar të drejtën e studimit jasht vendit. Portet dhe aeroportet këto ditë kanë qënë të mbushur me të rinj të cilët me një valixhe në dorë nisen drejt një të panjohure të cilën e konsiderojnë si një mundësi e mirë për të ardhmen e tyre.

Universitetet në BE kanë një kuotë të caktuar studentësh të huaj të cilët mund të regjistrohen në to dhe kjo kuotë është e veçantë për studentët e çdo shteti që nuk është pjesë e Bashkimit Euopian.

Duke marr parasysh këto kuota, për të patur një përqindje më të lartë mundesie për t’u aprovuar kërkesa e tyre për regjistrim në këto universitete, studentët shqiptare zgjedhin shkollat më të mëdha pasi  kanë më shumë vende të lira për studentët e huaj.

Universitet e Romës, Milanos, Bolonjës dhe Peruxhias janë më të disponueshmet për të pritur studente nga e gjithë bota. Roma lakmohet nga studentë të cilët joshen nga bukuria e këtij qyteti dhe ende nuk e dijnë që në një qytet turistik si Roma, gjeja më e mirë që mund të bësh është të shkosh si turist. Milano lakomohet nga ata të cilët janë të apasionuar të modës ose të sportit, është qyteti më i madh industrial në Itali dhe ofron jetën e natës më të larmishme. Ndërsa Peruxhia mbetet për ata të cilët janë më të matur në vendimet e tyre dhe i mendojnë gjërat më me këmbë në tokë, Bolonja dhe Peruxhia janë qytete studentësh dhe si të tilla ofrojnë gjithcka që i duhet një studenti e i pershtaten më së miri nevojave të tij.
 

Roma, cilin universitet të zgjedh?

Roma është një ndër të paktat qytete që të ofrojnë mundësinë për të zgjedhur mes tre universitetesh të mëdha. Një zgjedhje e nxituar mund të të kushtojë shtrenjtë.

La sapienza duhet thënë që është një ndër universitetet më të famshëm italian. I themeluar në vitin 1303 ky universitet ka qënë gjithmonë një arsye e vlefshme që Roma të mund të mburret me arsimin. Studentët që zgjedhin këtë universitet zakonisht tërhiqen nga emri dhe nga fakti që është i vetmi universitet që i është servirur nga filmat italian. Por të studiosh në një universitet kaq prestigjoz kërkon shumë punë dhe mund. La sapienza është e njohur për fakultete si Juridiku, Letersi - Filozofia, Shkencat Politike - Sociologjia - Komunikimi.

Tor Vergata tingëllon më pak e njohur në shqiperi dhe shumë nga ju nuk do ta zgjidhnin një universitet të panjohur pasi mendojnë se do ti hapte më pak dyer se një universitet me emër. Tor Vergata është universiteti më i mirë dhe më i fortë në Romë për fakultete si Ekonomiku, Inxhinjeritë, Mjekësia dhe Arkitektura. I pozicionuar në periferi të qytetit ky universitet të jep mundësineë për një jetë më ekonomike, por për ata që preferojnë jetën e natës mundësitë reduktohen.

Roma 3 nga studentët italianë quhet “Roma 30” për të treguar që në këtë universitet notat e mira është më e thjeshtë ti sigurosh pasi kërkesa është më e ulët dhe pedagogët janë më dorëlëshuar. Të tilla fjalë dëgjohen vetëm nga studentë të cilët nuk e frekuentojnë këtë universitet. Roma 3 i ka fakultetet e saj në qëndër të qytetit dhe si e tillë sjell shumë disavantazhe në anën ekonomike. Qeratë pranë fakulteteve janë më të shtrenjta se kudo tjetër dhe kushtet jo detyrimisht janë më të mira.

Akomodimi

Një studenti të universitetit Roma 3 i duhet të paguajë 500 euro për një dhomë gjumi në një shtëpi ku guzhinën dhe banjon do i duhet ta ndajë me shumë persona të tjerë. Pranë fakulteteve të La sapienza-s mund të gjesh një dhome edhe me 450 euro e në zonën Tor Vergata edhe më lirë. Në një shtëpi me studentë zakonisht ka nga 5 deri në 9 persona.

Transporti

Në vitin 2009 në Rome u hap një konvikt i ri i cili shërben për të strehuar studentë nga të tre universitetet e Romës. Konvikti ndodhet shumë pranë zonës Tor Vergata dhe nje studenti të universitetit Roma 3 për të mbërritur në fakultet i duhet të bëjë 7 stacione me një autobus, të marrë metronë e parë për 15 stacione dhe më pas metronë e dytë për 6 stacione të tjera. Nëse qëllon me fat një udhëtim të tillë mund ta bësh për një orë e gjysëm. Të vraposh pas autobusave bëhet pjesë e së përditëshmes.

Bursa e studimit

Shumë studentë para se të shkojnë në Itali fillojnë të kërkojnë dokumenta të ndryshme për të aplikuar për bursë. Eshtë e kotë të mundoheni. Bursat në Itali i jep një firmë private e quajtur ADISU. Kriteret ku ata bazohen për të dhënë bursa studimi janë të ardhurat vjetore të familjes së një studenti dhe kanë prioritet ata të cilët janë më shumë persona në një familje.

Tingëllon i drejtë një vendim i tille nga ADISU, por si deklarohen këto të dhëna?

Studentët të cilët duan të aplikojnë për bursë shkojnë pranë Ambasadës Shqiptare në Itali dhe kërkojnë një formular për të aplikuar për bursë. Ambasada jonë i jep këto formularë bosh dhe studentët i plotësojnë sipas dëshirës. Shumica e studentëve deklarojnë të ardhura vjetore zero, por ka dhe nga ata të cilët deklarojnë 0.1 euro në vit. Një shumë kjo e cila të konfuzon dhe të bën të pamundur të kuptosh se sa mund të jete rroga mujoje e dikujt që ka të ardhuat vjetore 0.1 euro. Dhe pavarsisht këtij absurditeti ky formular vuloset pa u lexuar nga zyrat e shtetit italian të cilat mendohet se janë të specializuara për të kontrolluar vërtetësinë e këtyre dokumentave.

Mensa

Mensat janë zgjidhja më e mirë për studentët të cilët nuk dijnë të gatuajnë ose kanë pak kohë në dispozicion. Një student i cili ka fituar bursën, për vetëm 2euro, mund të marrë një pjatë të parë (supë, rizoto ose makarona), një pjatë të dytë (tava të ndryshme përgjithesisht me mish), një pjatë shoqëruese (sallatë, perime të ziera ose patate të skuqura), një frut ose kos frutash dhe lëngjë të ndryshme si Coca Cola, Fanta, etj.

Histori personale: Muajt e mi të parë në Romë mund të them që ishin të tmerrshëm. Ditet e para vrapoja nga një autobus në tjetrin me gazetë në dorë duke kërkuar për një shtëpi me qera dhe në disa prej tyre refuzohesha sapo pronarët kuptonin që isha Shqiptar. Për një muaj qëndrova në një dhomë në periferi të qytetit dhe shumë larg nga fakulteti im. Pas një muaji gjeta një shtëpi shumë pranë fakultetit tim dhe mu duk një zgjidhje e mirë. Ndaja një dhomë dyshe me një shokun tim dhe në shtëpi ishim 7 studentë. Paguanim 600 euro për atë dhomë dhe duke qënë se dritat i kishim të përfshira në çmim pronari i shtëpisë vinte shpesh të na fikte boljerin dhe na kontrollonte dhomat mos kishim ngrohëse ose paisje të tjera elektroshtepiake të cilat konsumonin korent. Për disa muaj dushin e kam bërë me ujë të ftohtë dhe ndërsa jasht temperaturat ishin shumë të ulta ne ngroheshim duke u mbuluar me gjithçka kishim pasi kaldaja ndizej vetëm dy orë në ditë. Pasi fitova bursën dhe u trasferova në konvikt mu duk sikur shkova në parajsë. Për konviktin paguanim vetëm 80 euro në muaj dhe kushtet ishin shumë të mira. I vetmi problem ishte largësia, konvikti ishte më shumë se një orë larg nga fakulteti im (me mjetet e trasportit publik) dhe kjo influencoi ndjeshëm në frekuentimin tim në leksione e më pas në rezultate.
Eshte karakteristike e shpirtrave te kufizuar qe te parapelqejne nje shpjegim kundrejt asnje shpjegimi: kjo i ben te kenaqen me pak.Perkundrazi, nje kulture superiore kerkon qe disa gjera te lihen pa shpjeguar, pa ndjere kurrfare brejtje ndergjegjie.