Autori Tema: Per studentet tane te dashur .........  (Lexuar 4000 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë Feeling-Good

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 1957
  • Popullariteti: 40
  • «Përjetësisht të Panjohur"
Per studentet tane te dashur .........
« Me: Korrik 05, 2011, 08:44:03 MD »
E dini çfarë mund të bëni nëse jeni të mërzitur? Një master! Është gjëja më në modë, jo dhe aq e lirë, por ama të bën të të duket vetja shumë aktiv e i zoti. Të gjithë po bëjnë master. Ti pyet dikë, “ç’kemi”? Përgjigja standard: “ja, po bëj një master.” Si me thënë, “ja dola për Pazar”. Mënyra e re, trendy, për të vrarë kohën.
Ka njerëz që mërziten në kafe dhe meqë nuk martohen dot, i fusin ndonjë master. Ka të tjerë që u teprojnë paratë pasi blejnë makinë. Si ti harxhojnë? Për kostum? Nuk dalin. Atëherë, master! Nuk do habitesha nëse një ditë, edhe shitësi i bukës do më thotë që po bën një master. Fjala “master” ka filluar të luajë rolin e kokainës. Është bërë droga që na ndryshon perceptimin mbi realitetin. E kam fjalën për realitetin e trishtë arsimor/profesional. Por, si të gjitha drogat, vetëm ai që e merr kujton se realiteti ka ndryshuar. Dhe, vetëm për pak orë.

Masteri si modë

Kjo moda e masterit, më kujton pandemitë sociale që kemi kaluar, modën e “kurseve të gjuhëve të huaja” në 91shin apo modën e patentës në 95-n.
Në fakt, e thënë trashë, masteri nuk është gjë tjetër pos asaj që dikur quhej thjesht “studime pasuniversitare”. Por, tani na ngjan shumë më tepër. Është trendi i ri.
Paradoksi qendron se, mënyra sesi sistemi po e promovon, lehtëson dhe stimulon marrjen e masterave nga kushdo, është thjesht masovizëm komunist. Enveri arriti të na fusë me zor deri në klasë të 8-të. Anipse këta 20 vjetët e fundit treguan që ai sistem arsimor nuk na bëri dot njerëz.

Masteri si ëndërr që duhet të ndalohet

Në një sistem shkallësh, po nuk ishe i zoti të ngjitesh deri në kat të dytë, nuk mund të ngjitesh në të 15-in. Kjo do duhej të funksiononte edhe këtu. Master s’mund të bëjë kushdo. Një student që mbaron shkollën me 5-a apo dhe me 7-a, NUK MUND të bëjë master. Ai duhet të ndalojë aty ku e lë muskuli i trurit.
Një student që ka studiuar 4 vjet veterinari, nuk mund të marrë master për “administrim biznesi”. Mund të bëjë një shkollë të re, por nuk mund të kompensojë përmes ca provimesh të dyshimta part-time, atë që të tjerëve u duhen 5 vjet shkollë ta mësojnë.
Masteri do duhej të ishte thellim në një fushë të caktuar lidhur me atë që ke studiuar 5 vjet në universitet. Përndryshe, masteri në Biznes duhet tu lejohet dhe atyre që mbarojnë gjimnazin. Fundja, kanë të njëjtin formim matematikor me ata që mbarojnë juridikun!!

Masteri si kosto

Kostoja e një masteri në UT (Universiteti Shtetëror i Tiranës) është më e lartë se ajo në një universitet shtetëror në Berlin. Sa për cilësinë, s’besoj se ka nevojë për komente krahasuese.
Ajo që vërej unë, është që po ngrihet një sistem piramidal i shkollimit universitar. Universiteti është bërë si Pazar dhe nuk ështe çudi që së shpejti të presim dhe oferta: paguaj një e merr dy mastera. Gjithçka është e mundur për sa kohë ka kush paguan dhe ka kush shpenzon kohë… për të mbajtur me pare dhe me punë ata 10 pedagogë që sillen në çdo katedër dhe japin nga 10 orë mësim në ditë.

Zanafilla e krimit: Fshikëza e krimbit

Gjithçka fillon aty – në Universitetet tona. Meqë masteri nënkupton një shkallë më lart në arsimim, duhet që edhe të ketë pedagogë që janë një shkallë më lart, ose së paku një shkallë tjetër.
Ç’do mësojë më shumë një student në masterat tanë që behen me përkthime të varfra të dy copë librave të huaj? Ç’do i mësojnë më shumë studentit, ata të njëjtët 10 pedagogë?

Sikur gjithë vëmendjen dhe kohën qe Ministria e Arsimit i kushton stimulimit të masterave ta përdorte për të ndrequr gjendjen e mjerë të fakulteteve në mësimdhënie, do kishim cilësi më të lartë universitare, më pak studentë alla “Partizani i Panjohur”, dhe kuadri pedagogjik do të mbushej me pedagogë që dinë ca më shumë se nxënësit e tyre.
Sikur… Por, ne jemi tek Uni-pazari, prandaj le të shesim e të blejmë ç’të mundemi.
Kush do një master me 20% ulje?

Nga ana tjetër, universitetet janë mbushur me studentë që nuk dinë të shkruajnë mirë as shqipen! Në 3-5 vite jetë universitare nuk lexojnë thuajse asnjë libër, vetëm kapituj të shkëputur, aq sa u pyet zysha në mësim. Po, po. Në universitetet tona ka zysha që të ngrenë të thuash paragrafin e parë të kapitullit pëmendësh. Universitetet tona nuk ndërtojnë profesionistë, ato fabrikojnë vemje arsimore. Atëherë pse të mos ëndërrojnë për master?

Masteri si status

“Masterllëku” ka krijuar një status sa absurd, aq edhe problematik. Më mirë të kesh 2 mastera sesa 2 shkolla. Kjo përmbush edhe dëshirën e çdo studenti shqiptar që të marrë diploma pa pritur shumë gjatë e pa prekur libër me dorë. Mjafton të lexojë një pasdite para provimit.

Por, sado i paaftë të jetë studenti, sa më i shkëputur nga librat të jetë njeriu, ai ndjen që një master duhet me patjetër. Shoqëria të ve nën presion. Me master, është dhe moda!
Vërtet kam nja 10 vjet pa prekur libra me dorë, po ç’kam unë që mos bëj një master? Filanka bëri master. Ku e bëri? Po ja aty te Qendra e re Tregëtare… Eh, unë s’di ç’të bëj, të bëj një master, apo të shkoj dy javë pushime në Haruba!? Bëj master, se është më kollaj!

Masteri si vjedhje

Një master në universitetet e Tiranës, është një vjedhje. Më saktë, disa vjedhje. Të vjedhin kohë, të vjedhin para, të vjedhin ëndrrën, pa të dhënë asgjë më shumë se ç’kishe.
Shteti mbledh miliona lekë nga fashionistët e masterit, ndërsa administrata apo zyrat menaxhuese privohen nga njerëz që, po të investonin kohën dhe paratë e tyre në një projekt studimi pasuniversitar më të kuruar e të programuar siç duhet, do ishin më të aftë për punët ku janë.
Fatkeqësia është që kur secili të ketë nga një master, kur edhe në autobus fatorinot të të qëllojnë me diplomë masteri nga pas, çfarë do të ndodhë? Do të ndodhë që, ata të aftit, të përkushtuarit, ata që duan e kanë kapacitet vërtet të studiojnë, do duhet të bëjnë diçka tjetër për tu dalluar nga kombi i 3 milion masteraxhinjve. Do u duhet të rishpenzojnë para e kohë, për të fituar kualifikime ekstra, diploma të tjera, për të bërë diferencën. Mjafton të mos quhen “master”.

Masteri si krim social

Politika me masterat është bërë si një rrotë fati që të krijon idenë se kushdo ka të drejtën e një xhiroje. Dhe që në çdo xhiro të rrotës së fatit, paradokset rikarikohen nga vetë sistemi.
Ka njerëz që pasi kanë bërë 8 vjet gjuhë të huaja futen për master në Ekonomi! Administrim biznesi. Ku të më dojë qejfi. Kur shteti m’i jep mundësitë…
Në Gjermani, nuk të lenë të vazhdosh çfarë të duash. Dikush mund të ketë ëndrra për të kryer një master për “fizikë kuantike” por nëqoftëse ke mbaruar për punë sociale, ky, për të është sport i ndaluar.

Ndërmjet një masteri të marrë në universitetin “ZH” në Tiranë duke “studiuar” në kafene, dhe të atij në Angli, Francë a Suedi që dikush e ka marrë me djersë e stres në biblioteka, nuk bëhet fare dallim. Master është mo’…
Shteti i konsideron si qepët. Ke master? 100m lek rrogë më tepër!

Krimi arsimor që deri më sot ka prodhuar studentë që mësojnë vetëm gjatë sezonit dhe vetëm 4 pasdite në sezon, amplifikohet më tej. Për të bërë master mjafton të japësh ca provime për të cilat mjafton të hapësh librin një pasdite, dhe aq. Ikën provimet. Rroftë Masteri! Në Francë duhet të mbrosh temë me 130 faqe. Po s’e bëre, s’e merr masterin. Këtu e merr me ca provime që janë më pak të zorshme se të dalësh shopping për këpucë. Madje, këpucë pas këmbës e shijes, në Tiranë ndodh që edhe nuk gjen. Provimet, s’ka shans!

Obbey your master

Ky është një shtet i masterave. Shteti, Lazaratin e ndalon të shesë produktin e vet bio, ndërsa universitetet i lejon, madje i stimulon, që të shesin produktin e tyre OMGJ.

Por, njerëzit e shkolluar kësisoj, nuk do bëjnë gjë tjetër veçse do përpiqen të kompensojnë mangësitë e tyre profesionale duke luftuar me të tëra format ata që janë më të aftë. Do të përpiqen të mbrojnë vendet e tyre të punës, si ndaj atyre që kanë të njëjtin formim me ta, mos më të mirë, po janë një master mangët, or sidomos kundër atyre që vijnë me mastera e studime serioze nga jashtë.

Edukimi me “gjasme” ka bërë që në shoqërinë tonë ka kohë që të aftit mbeten pa punë. 5-anjosët dhe analfabetët çajnë me miqtë e tyre, me egon e tyre aprofesionale, me pseudo-masterat e tyre.
Por, sado sistemi të punojë për ta, vemjet e vockla arsimore (jo dhe aq për faj të tyre por më shumë për faj të sistemit) nuk do arrijnë kurrë të bëhen flutura. Veçse, do thajnë tokën dhe për të tjerët.
Ne ka kohë që nuk jemi më vendi i shqiponjave. Por, s’kemi shans të jemi as i fluturave.
Eshte karakteristike e shpirtrave te kufizuar qe te parapelqejne nje shpjegim kundrejt asnje shpjegimi: kjo i ben te kenaqen me pak.Perkundrazi, nje kulture superiore kerkon qe disa gjera te lihen pa shpjeguar, pa ndjere kurrfare brejtje ndergjegjie.

Jashtë Linjë Feeling-Good

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 1957
  • Popullariteti: 40
  • «Përjetësisht të Panjohur"
Per studentet tane te dashur .........
« Pergjigju #1 Me: Korrik 05, 2011, 08:48:33 MD »
Shum interesant ky artikull........................ :)

 P.S Marre tek Gazeta Shqiptare.
« Redaktimi i Fundit: Korrik 05, 2011, 09:20:06 MD nga Feeling-Good »
Eshte karakteristike e shpirtrave te kufizuar qe te parapelqejne nje shpjegim kundrejt asnje shpjegimi: kjo i ben te kenaqen me pak.Perkundrazi, nje kulture superiore kerkon qe disa gjera te lihen pa shpjeguar, pa ndjere kurrfare brejtje ndergjegjie.

Jashtë Linjë ☼ Bea ☼

  • Carpe_Diem
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 14009
  • Popullariteti: 109
  • L'Onore e Il Rispetto ...!!!
Per studentet tane te dashur .........
« Pergjigju #2 Me: Korrik 05, 2011, 09:20:00 MD »
Vertetesia vete kjo e masterllinjve modern :- Me master ti je mbret ,,,me master je pasha ,,,me master eshet dhe moda ...!!!   [bigok]

Po kane harruar te shtojne qe ne Tirane behen edhe kapercimet nga tetevjecarja ne universitet direkt fale parave ... Paraja blen gjithcka por rrjedhimisht gjithcka mund te kesh dhe je asgje tjeter vecse nje HIC.

Jashtë Linjë ♥♥Dark_EyEs♥♥

  • Le donne sono fatte per essere amate non per essere comprese
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 32896
  • Popullariteti: 386
  • Credere é bene ,non credere meglio. ;)
Per studentet tane te dashur .........
« Pergjigju #3 Me: Korrik 05, 2011, 09:43:50 MD »
Vallahi une se dija qe ishte kaq ne mode te beje master  [rlmao] [rlmao] [rlmao]

Tashi te kete turp robi te thote qe do bej master lol

Une kam ndermende te bej master ,por jo sepse eshte mode por sepse me shkolle qe po bej eshte "i domosdoshem"

Jashtë Linjë Feeling-Good

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 1957
  • Popullariteti: 40
  • «Përjetësisht të Panjohur"
Per studentet tane te dashur .........
« Pergjigju #4 Me: Korrik 05, 2011, 09:56:28 MD »
Vallahi une se dija qe ishte kaq ne mode te beje master  [rlmao] [rlmao] [rlmao]

Tashi te kete turp robi te thote qe do bej master lol

Une kam ndermende te bej master ,por jo sepse eshte mode por sepse me shkolle qe po bej eshte "i domosdoshem"


Dark mos ngaterro Master me Specialistica.... :)
Eshte karakteristike e shpirtrave te kufizuar qe te parapelqejne nje shpjegim kundrejt asnje shpjegimi: kjo i ben te kenaqen me pak.Perkundrazi, nje kulture superiore kerkon qe disa gjera te lihen pa shpjeguar, pa ndjere kurrfare brejtje ndergjegjie.

Jashtë Linjë ♥♥Dark_EyEs♥♥

  • Le donne sono fatte per essere amate non per essere comprese
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 32896
  • Popullariteti: 386
  • Credere é bene ,non credere meglio. ;)
Per studentet tane te dashur .........
« Pergjigju #5 Me: Korrik 05, 2011, 09:59:11 MD »
Ne fakte une sdo bej specialistica,do bej nje master per "Relazioni internazionali"  .Do ta bej ne France se vetem atje kam gjetur ate qe doja te beja  :)

Jashtë Linjë Feeling-Good

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 1957
  • Popullariteti: 40
  • «Përjetësisht të Panjohur"
Per studentet tane te dashur .........
« Pergjigju #6 Me: Korrik 05, 2011, 10:04:12 MD »
A mund te te pyes per koston ?!
Eshte karakteristike e shpirtrave te kufizuar qe te parapelqejne nje shpjegim kundrejt asnje shpjegimi: kjo i ben te kenaqen me pak.Perkundrazi, nje kulture superiore kerkon qe disa gjera te lihen pa shpjeguar, pa ndjere kurrfare brejtje ndergjegjie.

Jashtë Linjë ♥♥Dark_EyEs♥♥

  • Le donne sono fatte per essere amate non per essere comprese
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 32896
  • Popullariteti: 386
  • Credere é bene ,non credere meglio. ;)
Per studentet tane te dashur .........
« Pergjigju #7 Me: Korrik 05, 2011, 10:40:13 MD »
Costoja eshte goxha e larte ...por vertet ja vlen.

Jashtë Linjë SHY GIRL

  • Global Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ***
  • Postime: 12362
  • Popullariteti: 252
  • Being Shy is not weak . Being Shy is UNIQUE!
Per studentet tane te dashur .........
« Pergjigju #8 Me: Korrik 05, 2011, 11:11:06 MD »
I tille eshte sistemi.
Mos prit drejtesi atje ku mungon koncepti.
Duam apo sduam i shikojme ata te "zgjuarit",ata qe nuk dine as si mbahet stilolapsi, duke parakaluar sikur vertet ta meritonin, fatkeqesisht.

 

Jashtë Linjë Feeling-Good

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 1957
  • Popullariteti: 40
  • «Përjetësisht të Panjohur"
Per studentet tane te dashur .........
« Pergjigju #9 Me: Korrik 05, 2011, 11:41:28 MD »
I tille eshte sistemi.
Mos prit drejtesi atje ku mungon koncepti.
Duam apo sduam i shikojme ata te "zgjuarit",ata qe nuk dine as si mbahet stilolapsi, duke parakaluar sikur vertet ta meritonin, fatkeqesisht.

Meritokracia....... akoma esht nje term i huaj per ne :)
Eshte karakteristike e shpirtrave te kufizuar qe te parapelqejne nje shpjegim kundrejt asnje shpjegimi: kjo i ben te kenaqen me pak.Perkundrazi, nje kulture superiore kerkon qe disa gjera te lihen pa shpjeguar, pa ndjere kurrfare brejtje ndergjegjie.

Jashtë Linjë conrad

  • anetare i/e respektuar.
  • ***
  • Postime: 465
  • Popullariteti: 45
  • Jeto dhe leri edhe te tjeret te jetojne.
    • Bigoo.ws
Per studentet tane te dashur .........
« Pergjigju #10 Me: Korrik 06, 2011, 12:18:27 PD »
 [hello55]
I tille eshte sistemi.
Mos prit drejtesi atje ku mungon koncepti.
Duam apo sduam i shikojme ata te "zgjuarit",ata qe nuk dine as si mbahet stilolapsi, duke parakaluar sikur vertet ta meritonin, fatkeqesisht.


 [hello55]  [bigok][bravo]  [hello55]

Jashtë Linjë Feeling-Good

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 1957
  • Popullariteti: 40
  • «Përjetësisht të Panjohur"
Per studentet tane te dashur .........
« Pergjigju #11 Me: Korrik 17, 2011, 09:06:23 MD »
Universiteti Afrikan i Tiranës

Nga Bledi Mane


 E mora licencën, nuk më vonuan shumë. Më patën premtuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (vetëm shkencë nuk bëhet në këtë vend, por nejse), që menjëherë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor do të nisë pajisja me licenca zyrtare për institucionet arsimore private dhe bravo u qoftë, e mbajtën fjalën. Tu them të drejtën nuk më sorollatën shumë se unë e parandjeva kur filloi rinumërimi i votave për Tiranën që Edi Rama “do të humbiste” dhe tak-fak u anëtarësova në Partinë Demokratike. Më kërkuan disa favore të vogla dhe natyrisht i premtova ministër Myqeremit që pranë Universitetit tim studentët do të mësojnë me detyrim gjuhët e huaja gollobordshen dhe rusishten, tekstet mësimore dhe librat e tjerë do t’i shtyp dhe botoj vetëm te shtypshkronja e miqve të këshilltarit të kryeministrit për arsimin Bardhyl Musai, si rektor doja të emëroja veten, por ngaqë nuk kam dëftesë gjimnazi, ramë dakord që si fillim të komandoj burrin e një shoqes së Genc Pollos. Për ambiente do të flas me Artën e Parlamentit të shfrytëzoj Piramidën me kontratë 1 dollar metri katror deri sa ta prishin nga vjeshta e më pas kam fiksim të më japin me qera cirkun e Tiranës. Unë Lul Bashën e ndihmova me 100 mijë euro për fushatë dhe nuk do t’ia kërkoj këtë borxh, dua të bëjmë klering, do t’i kërkoj çadrën e Cirkut e më pas i fus së ndërtuari një pallat.

Më falni se harrova, nuk u prezantova fare me ju. Quhem Bledar Mane, kam mbaruar arsimin e detyruar 8 vjeçar dhe para viteve ’90 kam punuar saldator në SMT-në e Këlcyrës në Përmet. Shkollën e kisha tmerr, po çfarë t’i bëja plakut se më çante trapin. Unë që i vogël kam pasur fiksim vjedhjen dhe për këtë nuk ma hante qeni shkopin, jo vetëm në rrethin e Përmetit, por as në Tepelenën fqinje që hajdutërinë e kanë pjesë të etnosit dhe folklorit të tyre. E fillova karrierën si hajdut amator duke vjedhur kumbullat e Sheros që kishim gjitone dhe e përsosa zanatin gjatë 1997-ës kur me maska në fytyrë dhe me kallash në duar grabisnim nga 17 makina çdo ditë. Më pas shkova në Greqi se donin të më vrisnin disa vlonjatë ngaqë ua vrava një shokun e tyre grabitës. Ndenja në Athinë te miqtë e mi dhe aty bëmë shumë para të madhe, dhrahmi me thasë sa nuk i numëronim dot. Shkërdhenim në bythë pleq të kamur grekë që kishin fiksim shqiptarët macho leshatorë dhe herë-herë pasi i bënim të binin në dashuri me ne e ua boshatisnim gjithë llogaritë bankare. Pas viti 2000 erdha në Tiranë se nga Greqia na përcollën me ceremoni, këtu fillova punë gjasme si taksixhi, por njëkohësisht merresha me kurva, me drogë, me shitje pistoletash e më pas bodyguard i një ministri që më kishte fiksim nga trupi im gjithë muskuj dhe tatuazhe. Ky ministri ishte dhjaks i madh dhe më linte mua të vendosja për emërimet apo tenderat e dikasterit. Do ti që gruaja e këtij leshkos më provokonte dhe unë nuk ia përtova, punë e madhe, unë vrimë dua. Pastaj kjo fillonte më tregonte gjithë sekretet e familjes dhe unë si kopil i zgjuar që jam ia përmendja shefit tim ministër dhe ai nuk më hoqi asnjëherë nga puna… Sa devër kam bërë atëherë, nuk e rruaja as për shtetin e as për Nanon kryeministër. I mbajta lidhjet e vjetra të asaj kohe dhe madje po u tregoj se edhe tani fitoj para, për një nder që i bëmë një biznesmeni egjiptian për pastrim parash na i shpërbleu me nga 500 mijë dollarë. Kam shumë pasuri këtu në Tiranë dhe në Prishtinë dhe tani besoj më erdhi koha që ta finalizoj kompletimin e perandorisë time edhe me një universitet privat.

Stafin pedagogjik e kam gjetur, ato kurvat që kisha kliente kur isha taksixhi janë bërë të gjitha me shkollë të lartë dhe do i punësoj si pedagoge. Për t’i dhënë ngjyrimet e një shkolle internacionale kam menduar që pedagogë të jashtëm të kem edhe futbollistët zezakë që luajnë me Mamurrasin, Ersekën dhe Peqinin. Pedagog të së Drejtës Ndërkombëtare do të punësoj Dumdum Drogba Hamamin nga Kongo, për lëndën e Diplomacisë kam zgjedhur sulmuesin e majtë Ngozi Dyrdyl Samangllasamsungun me origjinë nga Burundi, ndërsa portierin e Ersekës Sunutllëk Rochkodan Susumi me origjinë nga Xhibuti do e kem pedagog të jashtëm të së Drejtës Kushtetuese Shqiptare sepse ky ka 7 vjet këtu dhe di shqipen ujë fare.

Do çel shumë fakultete, por më i papari do të jetë ai i mjekësisë, megjithëse nuk kam në dispozicion qendër spitalore universitare një shok i imi, mik i Lil Metës, ia mbylli gojën Vasilit me 60 mijë euro dhe dy deodorantë antidjerse prodhuar në Dubai. Ndërkohë mbylla edhe një marrëveshje me ministrin e Luftës Arben Imami, gjithë forcat komando shqiptare që shërbejnë në Irak, Afganistan dhe Çad nuk do të paguhen me para në dorë, por do të regjistrohen direkt në vitin e fundit të juridikut dhe pas 6 muajsh do të diplomohen. Zana Guxholli, infermierja e Doktorit më ka premtuar që edhe mamitë apo infermieret e spitaleve rajonale të masterizohen pranë universitetit tim dhe për gati 9 muaj studimesh ato do të paguajnë vetëm 2000 euro për person përndryshe humbasin vendin e punës.

Mezi e prisja këtë ditë, nuk më zë gjumi derisa ta hap Universitetin dhe në ceremoninë e përurimit të jem në krah të Doktorit dhe të dy së bashku të presim me gërshërë shiritin blu. Për emërtimin e institucionit tim arsimor pyeta shumë analistë, të cilët kundrejt një pagese modeste 500 euro për propozim më sugjeruan emrat si: Universiteti Dollapi, Universiteti Diamanti, Universiteti Doris Pack, Universiteti Vefa, Universiteti Alieni, Universiteti shqiptaro-boshnjako-serb “Fazlliç”, Universiteti shqiptaro-holandez “Dylber Basha”, Universiteti Afrikan i Tiranës, Universiteti “No more Schengen Visa”, Universiteti “Artan Ruli&Genc Hoxha”, Universiteti “Motrat Vokshi” (jo Qiriazi), Universiteti “George W. Fushë-Kruja”, Universiteti Juridik “Ristan Kutiçkaja”… Pasi i dëgjova me ëndje të gjitha propozimet, u mbylla në vetvete, mora frymë thellë, tërhoqa një vizë dhe vendosa përfundimisht ta quaj UNIVERSITETI AFRIKAN I TIRANES. Si çun me norma dhe me rregulla që jam do të hap edhe 2 degë të reja për shokët e mi të burgut. Ndoshta nuk kanë inteligjencën time të diplomohen juristë apo ekspertë shkencash politike, por tani e tutje mund të regjistrohen në fakultetin e shkencave natyrore në degët: ndjekje majmuni me pengesa, vjedhje bananesh&votash apo administrim korrupsioni publik. Kushdo që është i interesuar mund të regjistrohet pa problem, pagesa sipas dëshirës. Sillni me vete 2 shoqe dhe keni tre të drejta studimi falas. Universiteti Afrikan i Tiranës- shqiptar mos rri por vërsulu, shqiptar!!!
Eshte karakteristike e shpirtrave te kufizuar qe te parapelqejne nje shpjegim kundrejt asnje shpjegimi: kjo i ben te kenaqen me pak.Perkundrazi, nje kulture superiore kerkon qe disa gjera te lihen pa shpjeguar, pa ndjere kurrfare brejtje ndergjegjie.

Jashtë Linjë Iness

  • Arch
  • Global Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ***
  • Postime: 6612
  • Popullariteti: 144
Per studentet tane te dashur .........
« Pergjigju #12 Me: Dhjetor 01, 2011, 04:23:11 MD »
Nuk eshte teke e studentit kryerja e masterit.
Me nje diplome 3-vjecare, nuk te merr njeri ne pune. Gjithandej kerkojne master, edhe studenti sakrifikon ende , paguan teper edhe vazhdon ende te studioje me shpresen se me marrjen e masterit do te kete me shume mundesi te gjej pune.
Nuk mund ti pergjithesosh studentet duke thene qe mesojne vetem ne sezon, une dhe shume nga ata qe njoh, i ze nata mbi libra e detyra qe s'kane fund. Ka edhe nga ata qe s'kane mundesi ekonomike, punojne dhe detyrohen te lene barren e mesimeve ne sezon, sic ka edhe te tjere qe parapelqejne argetimin.
Eshte e vertete qe ne universitet sot ka student qe mezi kane marr gjimnazin, por ne nje fare menyre ata kane qene te detyruar te ndjekin nje universitet, sepse shkolla profesionale nuk ka, vendet e punesimit jane te pakta, te gjithe punedhenesit kerkojne diploma....e ata pervecese te punojne kamarier ose te vazhdojne universitet nuk kane rruge tjeter.

Science is organised knowledge. Wisdom is organised life.

Jashtë Linjë sorkadhe

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 1212
  • Popullariteti: 0
Per studentet tane te dashur .........
« Pergjigju #13 Me: Dhjetor 11, 2011, 09:33:11 MD »

 Enveri arriti të na fusë me zor deri në klasë të 8-të. Anipse këta 20 vjetët e fundit treguan që ai sistem arsimor nuk na bëri dot njerëz.


  Feeling Good ke zgjedhur nje artikull qe shpreh hapur realitetin e nivelit arsimor ne shqiperi. Me pelqeu sepse ishte dicka qe me beri pershtypje sa shkela ne shqiperi per here te pare pas shume vjetesh. Masterat qe mbaroheshin aq lehte, diplomat me dege te ndryshme qe jepeshin nga universitetet si kioska ne cdo cep, dhe te rinjte tane qe ngroheshin ne diell neper kafenete e trotuarve ne oret e mesimit. Keto jane cudi kur perballesh per here te pare, pastaj mesohesh dhe s'e pyet me vehten.

   Arsyeja qe citova vetem keto 2 fjali te artikullit eshte sepse jane te vetmet qe s'jam dakort. Mendoj se niveli arsimor i Enverit edhe pse vetem 8-vjecar ishte shume here me lart sesa niveli i Master-ave te sotshem. Nje shembull te vockel. Nje bujk ne kohe te Enverit qe detyrohej te shkonte me zor ne 8-vjecare shkruante me mire nje cope leter sesa dikush qe ka mbaruar tani fakultetin e gjuhe -letersise. Pa detaje, kur isha e vogel me binin ne dore dokumenta (kerkesa,ankime) qe i drejtoheshin nje njeriut tim ne familje (e tille ishte pozita e punes). Nje puntor i thjeshte me 8 klase dinte si te sillej ne shoqeri, dinte si te shkruante nje leter me etikete ne zyrat shteterore apo dinte ndryshimin si te shkruante nje leter familjes.
Niveli i shoqerise shqiptare ne kohe te Enverit ,(flas per moshat e prinderve tane me datelindje 1950-1960-1970) ishin brezi me i kompletuar dhe e meritonin plotesisht titullin NJERI. Arsimi minimal ishte i detyruar por nderkohe ishte i sakte. Nuk kish zhgenjime per humbje kohe.  ;)

   Problemi i "Master is the latest fashion" eshte gjitheshka qe eshte permendur ne artikull. Gjithashtu eshte edhe koncepti delusional i shumices se po te besh master do ze nje vend te mire pune. Pra nuk po studioj sepse jam e etur per te mesuar sesi shkenca kuron njeriun, nuk po studioj sepse jam e dashuruar me teknologjine, nuk po studioj sepse dua te zgjeroj horizontin tim mbi historine/gjeografine e mbare botes dhe te kuptoj efektin qe ka patur mbi njerezimin, por po studioj sepse po te marr 2-3 Master per dege qe s'jam aspak i/e interesuar apo i/e afte ti zoteroj mund te ze nje vend te mire pune, ku mund te bej palle ariu dhe mos te leviz as gishtin e vogel. Titujt e shumte kane me shume rendesi sesa te jesh perfekt vetem ne nje fushe, ne ate qe adhuron dhe ke mundesine te besh nje ndryshim ne shoqeri.

   Eshte e tepert te perseritesh ato qe shkruhen ne artikull dhe dihet qe "me gjethet e thata digjen dhe te njomat" por kjo ndodh vetem kur ka shuuuuuuume gjethe te thata ne krahasim me ato te njomat. 20 vjet pa arsim jane shume here se mjaftueshem te varferosh nje komb. Eh dreqin, dhe 5 vjet pa arsim me nivel jane shume per te degraduar nje popull. Ky eshte vetem fillimi, pasojat do ndihen me shume, me vone  :(

   Feeling Good hajt tja fusim nje kafe se po me pelqeka shoqeria jote  ;)
"Metaphysics is the art of making no sense in a language especially designed for that purpose"

Jashtë Linjë Feeling-Good

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 1957
  • Popullariteti: 40
  • «Përjetësisht të Panjohur"
Per studentet tane te dashur .........
« Pergjigju #14 Me: Dhjetor 11, 2011, 10:01:43 MD »
Opo kafe edhe cfare te kesh deshire.... :)
Eshte karakteristike e shpirtrave te kufizuar qe te parapelqejne nje shpjegim kundrejt asnje shpjegimi: kjo i ben te kenaqen me pak.Perkundrazi, nje kulture superiore kerkon qe disa gjera te lihen pa shpjeguar, pa ndjere kurrfare brejtje ndergjegjie.