Autori Tema: Cfare ndjeni kur kaloni para nje lypesi???  (Lexuar 13517 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë Mistrece

  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 15583
  • Popullariteti: 14
Cfare ndjeni kur kaloni para nje lypesi???
« Pergjigju #60 Me: Prill 07, 2011, 06:01:21 MD »
Ma shpifin, sidomos ata arixhinjte me dhembe floriri qe kerkojne lek. Une i jap lek vetem atyre qe jane invalid, per te tjeret s'ma ndjen fare.

Jashtë Linjë ★GOTIKA★

  • Lumiere Divine
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 37989
  • Popullariteti: 460
Cfare ndjeni kur kaloni para nje lypesi???
« Pergjigju #61 Me: Prill 20, 2011, 10:44:33 MD »
Ma shpifin, sidomos ata arixhinjte me dhembe floriri qe kerkojne lek. Une i jap lek vetem atyre qe jane invalid, per te tjeret s'ma ndjen fare.
dhe une jam bere si ti
jo per gje po jane shtuar shume kohet e fundit
kur te presin e te ndjekin pas iher te porta e supermarketit ti zesh ne hy
 merde 20e ca vjec gjith ai gamor me kom e dur lyp te porta marketit
po kur tha po sme dhe lek m jep i redbull
i thash  ik mer cun se jom bo me dal me lyp per vete
shko puno se i ke krahet me te mdhoja se une
pfffffffffffffffffffffffffffffffffffffffff
« La beauté n'est pas dans le visage, la beauté est une lumière dans le cœur. »
Khalil Gibran!

Jashtë Linjë Alegri

  • anetare i/e nderuar
  • ****
  • Postime: 811
  • Popullariteti: 21
Cfare ndjeni kur kaloni para nje lypesi???
« Pergjigju #62 Me: Maj 25, 2011, 12:12:42 MD »
o zoooott sa gjunaf jane atje shkoj gjithmone te  ta kur me duhen te shkoqurat ta thyjne 10-mijshen si ta dush [laugh1] [laugh1]

Jashtë Linjë Feeling-Good

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 1957
  • Popullariteti: 40
  • «Përjetësisht të Panjohur"
Cfare ndjeni kur kaloni para nje lypesi???
« Pergjigju #63 Me: Maj 27, 2011, 10:47:20 MD »
Luli i vocerr

Askush s'e njef Lulin. As shoket e tij, qe perpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mire me thane se e njofin, por ata lozin per hesap te vet e Luli i shikon per hesap te vet. Sot gjithkush ka punet dhe telashet e veta, ashtu dhe femijte, ashtu dhe Luli. More Lul! Shume heret ke fillue me shikue punen tande!
Kur Luli hyn n'oborr te shkolles, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji fjale s'i thote. Ece ngadale, tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ece deri sa te mbrrije ne cak te vet. Aty, te dera e rrugines shkollore, shume i pelqen te qendroje. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta te diellit ne keto ditet e vjeshtes. Mbeshtetet Luli per mur, grushtat e vogjel i shtje nder xhepa, hunden picrroke te kuqun nga te ftoftit e mengjesit ja sjell diellit dhe...shikon. Gjaja qe ma teper terhjek vemendjen jane cizmet qe i kane te veshun disa shoke te tij. Sa te bukura jane! Si shkelqejne! - mendon Luli dhe pa dashtje i shkojne syte nder tullumbat e veta, neper te cilat shifen fare mire te pese gishtat e kambeve te zbathuna. Nga kurreshta i afrohet nji shokut qe ka cizmet ma te reja. Ulet dhe shef ne lustrin e cizmes kambet e veta te zbathuna - aq shume shkelqejshin cizmet!!! Mbasi shoku me cizme fluturoi, Luli ngadale shkoi te caku i vet, ne diell, t'i ngrohi kambet. - Por kur s'ka diell, si ia ban i shkreti Lul? Ndoshta ia bajne hallin apostujt e meshires dhe te dashunis... Noshta, ndoshta...
Nganjiher i afrohet mesuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyren e dlire dhe pa puca, mesuesi ia ledhaton faqet, gushen, e Luli i afrohet, ja merr doren, e shikon me sy pellumbi, dhe kishte me dashte t'i fale dicka mesuesit. Por vjollca nuk ka. Vec ne i falte tollumbat e veta, qe kane hapun gojen si me dashte me e hanger mesuesin. Po, po, tollumbat e Lulit te vocerr kane me e hanger mesuesin.

Sa femije si ''Luli''  ecin sot kemezbathur neper rruget e shqiperise apo te botes.... Duhet te jemi me njerezore... Te pakten nje buzqeshje mos ua kurseni !!!
Eshte karakteristike e shpirtrave te kufizuar qe te parapelqejne nje shpjegim kundrejt asnje shpjegimi: kjo i ben te kenaqen me pak.Perkundrazi, nje kulture superiore kerkon qe disa gjera te lihen pa shpjeguar, pa ndjere kurrfare brejtje ndergjegjie.

Jashtë Linjë conrad

  • anetare i/e respektuar.
  • ***
  • Postime: 465
  • Popullariteti: 45
  • Jeto dhe leri edhe te tjeret te jetojne.
    • Bigoo.ws
Cfare ndjeni kur kaloni para nje lypesi???
« Pergjigju #64 Me: Maj 28, 2011, 03:13:15 PD »

Me vijne ndermend vargjet plot dhimbje te poetin tone te madh Migjenit:

Poema e Mjerimit


Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t'shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.


E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet t'shëmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
t'mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi t'cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.


Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
t'shkyem dhe të coptuem me t'dalun bese.


Mjerimi tërbohet n'dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; t'verdhë e pisa,
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin t'marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.


Mjerimi në dritzën e synit t'kërthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nën tavan t'tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna t'zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!


Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.


Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet,
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që n'gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia n'bark t'dheut mbaron.


Mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri n'gjujë, n'baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".


Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin përmendore e një tregtis s'ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat vet i dytë,
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.


Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbë,
mund që t'len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambët'randë t'zotit t'egërsuem -
thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.


Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
n'fyt për me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Tê gjitha hallet skami n'gotë i mbyt
kur njiqind i derdh një nga një në fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.


Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese qe t'bajnë t'çmendesh,
që t'ap in litarin të shkojsh fill' e t'varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.


Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
t'cilt n'mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' n'shplakë.


Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
n'ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.




MIGJENI (Millosh Gjergj Nikolla)

Jashtë Linjë ☼ Bea ☼

  • Carpe_Diem
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 14009
  • Popullariteti: 109
  • L'Onore e Il Rispetto ...!!!
Cfare ndjeni kur kaloni para nje lypesi???
« Pergjigju #65 Me: Maj 28, 2011, 07:48:10 PD »
...Po ecja vjet diku ne Tirane e me ndalon nje femije rreth 6-7 vjec ...I teri duke perlotuar e ngasherente me ze  e me thote :- Me fal dicka ...
E pyes :- Perse qan ? --- Pergjigjet :- Kam uri ...!!!
    Nuk e di c'ndjeva ne ate moment u mpiva e tera deri ne shpirt ,,, per nje moment mendova :- A ka nene ky femije ?  [cry1] ,,,
          Pak rendesi ka nese e ndihmon dikush sot me dicka modeste ,,,po neser cdo behet me te ? ...
U largova nga ai dhe qaja si e marre vetem ,,, instiktivisht ndihet dhimbje per nje femije te katandisur ne ate gjendje ...Nuk eshte thjesht c'eshtja c'ndjeni por c'mund te behet per keta njerez te pa perfillshem nga shoqeria ?...

Kjo eshte pasoja e te ashtequajtures "Demokraci" ,,, disa ushqehen mire si "derra" e disa vdesin per te ngrene ...

Jashtë Linjë Alegri

  • anetare i/e nderuar
  • ****
  • Postime: 811
  • Popullariteti: 21
Cfare ndjeni kur kaloni para nje lypesi???
« Pergjigju #66 Me: Qershor 02, 2011, 09:13:45 PD »
zili se ka me shume se une leke [laugh1] [laugh1]

Jashtë Linjë Iness

  • Arch
  • Global Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ***
  • Postime: 6612
  • Popullariteti: 144
Cfare ndjeni kur kaloni para nje lypesi???
« Pergjigju #67 Me: Korrik 22, 2012, 07:36:55 MD »
Te vjen keq te vendosesh kemben aty ku te tjeret ulen, shtrihen, e te luten per nje qindarke. Ndonjehere ndjen nje meshire aq te madhe sa shkon ne neveri. Ndonjehere ndjen edhe urrejtje per papergjegjshmerine e atyre prinderve qe lene femijet rrugeve. Ndjen edhe faj, se je pjese e nje shoqerie neglizhente ndaj plageve te tilla.

Ndeshesh shpesh me pamje lypsash neper rruge, sa nuk te ben me pershypje, e nuk te vjen ndermend te mendosh per ta.
Ata luftojne vetem per te ngrene. Kur  imagjinon cfare jete bejne, te dridhet shpirti. Femije qe abuzohen, shiten...femra qe bejne jete katastrofe. Cfare jete e pret nje vajze te vogel qe del qe 4 vjece rrugeve per te lypur?!
Edhe kafshet bejne jete me te rregullt !
Science is organised knowledge. Wisdom is organised life.

Jashtë Linjë Katilja

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 244
  • Popullariteti: 1
  • Burrelsja
Cfare ndjeni kur kaloni para nje lypesi???
« Pergjigju #68 Me: Korrik 16, 2013, 07:52:21 PD »
Me vjen keq x femijet qe nxjerin ne rruge,por kur shoh ca gomere me vjen tu jap nje shqelm bythve.
[angry2]shum e drejt ky mendim

Jashtë Linjë Barby

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 46
  • Popullariteti: 2
  • No Nastradini? No Party!
Cfare ndjeni kur kaloni para nje lypesi???
« Pergjigju #69 Me: Gusht 25, 2014, 12:57:07 PD »
Mjerim, dhe abuzim me femijet e vegjel qe  verdallisen rrugeve nga prinder te pa pergjegjshem qe i lindin me ket qellim, tu rrjepin femirine e ti leshojne rrugeve .Sa per te vetedishimt e rritur as nje pik meshire... skan pse humbin kohen kot cepave te rrugeve e duke gjet nje menyr me te thjesht duke prit nga tjeret...

Jashtë Linjë Shpirti i humbur

  • i/e sapoardhur
  • *
  • Postime: 2
  • Popullariteti: 0
  • No Nastradini? No Party!
Cfare ndjeni kur kaloni para nje lypesi???
« Pergjigju #70 Me: Mars 10, 2016, 02:58:13 MD »
Ndihem super keq

Jashtë Linjë BOHAN

  • Global Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • ***
  • Postime: 1009
  • Popullariteti: 208
Cfare ndjeni kur kaloni para nje lypesi???
« Pergjigju #71 Me: Mars 10, 2016, 10:06:22 MD »
Ndihem super keq
Me verte qe qenke shpirt i humbur xP
ONE DAY WE WILL...

Jashtë Linjë ★ARIEL★

  • ★MADAME★BEST_MOM★
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 36233
  • Popullariteti: 436
Cfare ndjeni kur kaloni para nje lypesi???
« Pergjigju #72 Me: Prill 16, 2016, 12:23:31 MD »
Mbas historise qe pashe tek e Diela Shqiptare me Arditin kam ngelur pa fjale kur lypsi e quante profesion... (Fakti qe nuk pranoi oferten per pune po i pelqente te lypte) .
Tani nuk me vjen keq... Nuk ka lek qyl...kush te doje te punoje. Dhe per ata kalamaj qe lypin tja plasesh prinderit ne burg per shfrytezim te miturish dhe ata le ti rrise shpia e femijes se sido te jete do jene me mire se me prinderit biologjike.