Autori Tema: Hilbert  (Lexuar 1863 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë Iness

  • Arch
  • Global Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ***
  • Postime: 6612
  • Popullariteti: 144
Hilbert
« Me: Qershor 17, 2010, 02:45:01 MD »

David Hilbert (23 janar, 1862 – 14 shkurt, 1943) ishte një matematikan gjerman i njohur për influencën e tij në matematikë dhe univerzalisti i fundit. Ai zbuloi dhe zhvilloi një varg të madh idesh fundamentela në të gjitha degët e matematikës prej të cilave do të përmendim teorinë e invariantave dhe aksiomatizimin e gjeometrisë. Ai formuloi koceptin hapësirës e Hilbertit njëri nga konceptet bazë të analizës funksionale.

Hilberti e pranoi me admirim dhe e mbrojti fuqishëm teorinë e bashkësive dhe numrat transifinit të cilat në matematikë i futi Georg Cantori. Si shembull për liderizmin e tij në matematikë mund të përmendim listën e problemeve të tij të cilat i dha në kongresin ndërkombëtar të matematikanëve në vitin 1900 probleme me të cilat u morën matematikanët eminent në shek XX.

Hilberti dhe ndjekësit e tij dhanë pjesë të konsiderueshme të aparatit matematikor të cilat janë të nevojshme për mekanikën kuantike dhe teorinë e relativitetit të përgjithshëm. Ai konsiderohet edhe si njëri nga themeluesit e logjikës matematikore dhe teorisë së vërtetimit, dhe për ndryshimin në mes matematikës dhe metamatematikës (matematika e matematikës).
Science is organised knowledge. Wisdom is organised life.