Autori Tema: Disa informacione historike reth Matematikes.  (Lexuar 21388 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë LuXor

  • Vlonjati
  • Administrator
  • Senator ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 6899
  • Popullariteti: 152
  • Born to touch your feelings.
    • Albanian Chat
Disa informacione historike reth Matematikes.
« Me: Janar 10, 2008, 11:55:46 MD »
Matematika është mbretëreshë e shkencave. Ajo merret me studimin e raporteve sasiore dhe cilësore të objekteve konkrete dhe abstrakte, si dhe me studimin e formave hapësinore. Sipas Burbakistëve (Nicolas Bourbaki) ajo është shkencë që studion relacionet dhe në thelbin e saj është kuptimi i numrit. Matematika është shkencë deduktive d.m.th përfundimet e saj janë të përgjithshme dhe të sakta.

Fillimet e matematikës humben në thellësitë e shekujve dhe ajo u shfaq si rezultat i vështrimeve dhe përvojës së njerëzve në përballje me problemet dhe nevojat praktike. Sistematizimi dhe përmbledhja e njohurive matematikore ka filluar relativisht vonë. Kinezët e lashtë, civilizimi i Inkëve, pastaj në Indi kishte një zhvillim të konsiderueshëm të matematikës.

Në Greqinë antike matematika përjetoi një zhvillim të paparë nga një plejadë e tërë matematikanësh siç janë: Pitagora, Talesi, Platoni, Eudoksi, Euklidi, Arkimedi etj. Grekët e vjetër matematikën e kuptonin në sensin e gjeometrisë dhe të parët ishin ata që të vërtetat matematikore të cilat ato i quanin teorema i vërtetonin. Njohuritë matematikore të grekëve të vjetër më vonë i përvetësuan dhe i pasuruan arabët të cilët quhen edhe themelues të algjebrës. Përkthimet arabe të veprave të matematikanëve grekë në mesjetë depërtuan në Evropë.

Pastaj shtytjen dhe zhvillimin e matematikës e morën në dorë Evropianët. Në këtë periudhë mund të përmendim Vietin, Cardanon, Fibonaccin etj. Më vonë dolën në skenë Descartesi, Pascali, Leibnitzi, Bernoulli, Gaussi, Euleri etj. Në fund të shekullit XIX David Hilberti një matematikan i shkëlqyer gjerman në kongresin ndërkombëtar të matematikanëve të mbajtur në Paris në vitin 1900 propozoi dhe i formuloi njëzetetre (23) probleme matematikore të cilat shekulli XIX ia le në trashëgimi shekullit XX. Shumë prej këtyre problemeve i preokupuan matematikanët nga gjithë bota një kohë të gjatë dhe shumica e tyre u zgjidhën pas një pune të palodhshme ku participuan një numër i madh matematikanësh nga gjithë bota.

Matematika në ditët e sotme përjeton një zhvillim marramendës dhe është e shpërndarë në shumë degë të specializuara të cilat janë mjaft abstrakte. Në ditët e sotme është e pamundur të gjendët një autoritet si Hilberti i cili të ketë një pasqyrë të përgjithshme për të gjithë degët e matematikës. Poashtu nuk u gjet një matematikan i cili në fund të shekullit XX të propozonte probleme për shekullin XXI. Kjo është e kuptueshme sepse matematika si edhe të gjitha shkencat tjera kanë përjetuar një zhvillim të paparë.

Matematika në interaksion me shkencat tjera e ndihmon zhvillimin e tyre por në të njëjtën kohë ajo edhe vetë pasurohet. Sot matematika ka depërtuar edhe në ato degë të shkencës në të cilat deri para pak kohe as që ishte e imagjinueshme. Matematika në përgjithësi e mban karakterin e njerëzve të cilët e zhvillojnë atë. Është i gabueshëm mendimi i njerëzve për të cilët matematika është e pakuptueshme se në matematikë nuk ka konteste dhe ç'do gjë është e qartë. Ndërmjet matematikanëve ka pikëpamje të ndryshme për matematikën. Fatmirësisht kjo nuk do të thotë se matematika nuk ka perspektiva të ndritshme.

« Redaktimi i Fundit: Mars 01, 2008, 12:15:42 MD nga Nastradini »
- Nese vret nje njeri je nje Kriminel, nese vret 1 milion  je Mbret, dhe nese i vret te gjithe je Zoti...

- Parajsen e preferoj per klimen, Ferrin per shoqerine.

Jashtë Linjë eri_fr

  • merr peng nje
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 8308
  • Popullariteti: 4
  • ...i padukshem...
    • kjo eshte pron private :0
Disa informacione historike reth Matematikes.
« Pergjigju #1 Me: Janar 11, 2008, 07:15:52 MD »
KOMPLIMENTET E MIA!!!

keto informacione ishin mreslenese!

me inpresionuan!
...TE GJITH BIEN...

Jashtë Linjë profi

  • i/e sapoardhur
  • *
  • Postime: 1
  • Popullariteti: 0
Disa informacione historike reth Matematikes.
« Pergjigju #2 Me: Shkurt 27, 2008, 01:21:38 MD »
KOMPLIMENTET E MIA!!!

keto informacione ishin mreslenese!

me inpresionuan!

Jashtë Linjë andiii

  • Suprem Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 1457
  • Popullariteti: 5
Disa informacione historike reth Matematikes.
« Pergjigju #3 Me: Dhjetor 27, 2008, 11:47:22 PD »
Matematika është mbretëreshë e shkencave. Ajo merret me studimin e raporteve sasiore dhe cilësore të objekteve konkrete dhe abstrakte, si dhe me studimin e formave hapësinore. Sipas Burbakistëve (Nicolas Bourbaki) ajo është shkencë që studion relacionet dhe në thelbin e saj është kuptimi i numrit. Matematika është shkencë deduktive d.m.th përfundimet e saj janë të përgjithshme dhe të sakta.

Fillimet e matematikës humben në thellësitë e shekujve dhe ajo u shfaq si rezultat i vështrimeve dhe përvojës së njerëzve në përballje me problemet dhe nevojat praktike. Sistematizimi dhe përmbledhja e njohurive matematikore ka filluar relativisht vonë. Kinezët e lashtë, civilizimi i Inkëve, pastaj në Indi kishte një zhvillim të konsiderueshëm të matematikës.

Në Greqinë antike matematika përjetoi një zhvillim të paparë nga një plejadë e tërë matematikanësh siç janë: Pitagora, Talesi, Platoni, Eudoksi, Euklidi, Arkimedi etj. Grekët e vjetër matematikën e kuptonin në sensin e gjeometrisë dhe të parët ishin ata që të vërtetat matematikore të cilat ato i quanin teorema i vërtetonin. Njohuritë matematikore të grekëve të vjetër më vonë i përvetësuan dhe i pasuruan arabët të cilët quhen edhe themelues të algjebrës. Përkthimet arabe të veprave të matematikanëve grekë në mesjetë depërtuan në Evropë.

Pastaj shtytjen dhe zhvillimin e matematikës e morën në dorë Evropianët. Në këtë periudhë mund të përmendim Vietin, Cardanon, Fibonaccin etj. Më vonë dolën në skenë Descartesi, Pascali, Leibnitzi, Bernoulli, Gaussi, Euleri etj. Në fund të shekullit XIX David Hilberti një matematikan i shkëlqyer gjerman në kongresin ndërkombëtar të matematikanëve të mbajtur në Paris në vitin 1900 propozoi dhe i formuloi njëzetetre (23) probleme matematikore të cilat shekulli XIX ia le në trashëgimi shekullit XX. Shumë prej këtyre problemeve i preokupuan matematikanët nga gjithë bota një kohë të gjatë dhe shumica e tyre u zgjidhën pas një pune të palodhshme ku participuan një numër i madh matematikanësh nga gjithë bota.

Matematika në ditët e sotme përjeton një zhvillim marramendës dhe është e shpërndarë në shumë degë të specializuara të cilat janë mjaft abstrakte. Në ditët e sotme është e pamundur të gjendët një autoritet si Hilberti i cili të ketë një pasqyrë të përgjithshme për të gjithë degët e matematikës. Poashtu nuk u gjet një matematikan i cili në fund të shekullit XX të propozonte probleme për shekullin XXI. Kjo është e kuptueshme sepse matematika si edhe të gjitha shkencat tjera kanë përjetuar një zhvillim të paparë.

Matematika në interaksion me shkencat tjera e ndihmon zhvillimin e tyre por në të njëjtën kohë ajo edhe vetë pasurohet. Sot matematika ka depërtuar edhe në ato degë të shkencës në të cilat deri para pak kohe as që ishte e imagjinueshme. Matematika në përgjithësi e mban karakterin e njerëzve të cilët e zhvillojnë atë. Është i gabueshëm mendimi i njerëzve për të cilët matematika është e pakuptueshme se në matematikë nuk ka konteste dhe ç'do gjë është e qartë. Ndërmjet matematikanëve ka pikëpamje të ndryshme për matematikën. Fatmirësisht kjo nuk do të thotë se matematika nuk ka perspektiva të ndritshme.




E VERTET. ;smile;.

Jashtë Linjë ~~Limi~~

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 60
  • Popullariteti: -1
Disa informacione historike reth Matematikes.
« Pergjigju #4 Me: Mars 22, 2009, 12:58:25 MD »
a mund te gjej diqka me gjeresisht ne lidhje me kete,sepse keto deri ketu i kam degjuar
Kerkoj ndihme hahah [party]

Jashtë Linjë ~~Limi~~

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 60
  • Popullariteti: -1
Disa informacione historike reth Matematikes.
« Pergjigju #5 Me: Mars 23, 2009, 12:08:07 PD »
mundem apo smundem ey me tregon dikush se ku mund te informohem megjeresisht per kete [hello55]

Jashtë Linjë djallushe

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2101
  • Popullariteti: -2
  • Jetoje jeten si te jet dita e fundit.
Disa informacione historike reth Matematikes.
« Pergjigju #6 Me: Mars 24, 2009, 03:04:12 MD »
 LIMI  sh interesant t lale  po mire po ste intersoi kjo fushe  gje  tema te tjera cnncn [cool1]
Tourner les dos  au Passé. Garder  les yeux  ver le Futur et reste  les pied  sur  les Prézent

Jashtë Linjë MARTINA

  • i/e sapoardhur
  • *
  • Postime: 1
  • Popullariteti: 0
Disa informacione historike reth Matematikes.
« Pergjigju #7 Me: Gusht 07, 2009, 11:58:20 PD »
lumt ata qe ja din vleren matematikes edhe ajo qe na msojm sot matematik edhe gjitha aritjet qe jon bo matematik jon rezultat e punes njerzve qe kan punu per to gjeth o matematika themel i gjithkahit

Jashtë Linjë Iness

  • Arch
  • Global Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ***
  • Postime: 6612
  • Popullariteti: 144
Disa informacione historike reth Matematikes.
« Pergjigju #8 Me: Nëntor 30, 2009, 11:21:34 PD »
Nocionet dhe simbolet matematikore
Jane shprehjet matematikore (psh. emrat e numrave, figurave, operacioneve), shprehjet per marredhenie ne mes te sasive (me i madh, me i vogel, i barabarte), simbolizmin matematikor (psh. 4+3 = 7), konventat matematikore (psh. njesite standarde te matjes, nderimi i perparesise se operacioneve), rezultatet dhe formulat e caktuara (memorimi i llogarise, psh.6 + 6, per te njehsuar 6 + 7; njohja e formules per siperfaqen e katrorit; teorema e Pitagores).

Konceptet matematikore
Konceptet dhe strukturat themelore matematikore, jo vetem si njesi te posaeme, por edhe ne nderlidhje me koncepte dhe struktura tjera matematikore. Asnjeri prej koncepteve matematikore qe shtjellohet nuk na eparaqitete vet per vete. Keshtu, koncepti i shumezimit eshte i lidhur me konceptin e mbledhjes, kurse koncepti i pjesetimit me zbritje.

Konceptet dhe strukturat le te shqyrtohen edhe ne kontekst te njohurive dhe ambienteve tjera matematikore dhe jashtematematikore si dhe ne situata te ndryshme mesimore.

Disa nga deget e matematikes jane:
* Logjika Matematikore
* Teoria e bashkesive
* Algjebra
* Teoria e numrave (aritmetika)
* Gjeometria algjebrike
* Gjeometria analitike
* Ekuacionet diferenciale
* Gjeometria diferenciale
* Topologjia
* Gjeometria
* Analiza Matematike
* Analiza komplekse
* Kombinatorika
* Matematika diskrete
* Teoria e lojerave
* Teoria e gjases (probabilitetit)
Science is organised knowledge. Wisdom is organised life.