Autori Tema: Këshilla për fëmijët..  (Lexuar 39428 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë EDLIRA

  • 💗 AMINA 💗
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 19056
  • Popullariteti: 91
    • Radio-Alternation & Forumi i Bashkuar
Këshilla për fëmijët..
« Pergjigju #15 Me: Shtator 19, 2009, 10:11:32 MD »
Nxirrni fëmijët në kopsht

Puna në kopsht bashkë me fëmijët njëkohësisht ka rolin e lojës dhe mësimit.
Fëmijët kuptojnë se nga vjen ushqimi, si duhet të kujdesen për të dhe kanë dëshirë të madhe të hanë diçka të cilën e kanë rritur vetë.

Hulumtimet tregojnë se puna e fëmijëve në kopsht, përmirëson disa karakteristika të tyre në shkollë:

• Qëndrimin ndaj ambientit: 94%
• Vetëbesimin: 90%
• Aftësitë shoqërore: 90%
• Punën e përbashkët: 84%
• Prirjen për punë vullnetare: 78%
• Aftësitë për të udhëhequr të tjerët: 81%
• Qëndrimin ndaj ushqimit: 69%
• Aftësitë lëvizëse: 63%

Jashtë Linjë EDLIRA

  • 💗 AMINA 💗
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 19056
  • Popullariteti: 91
    • Radio-Alternation & Forumi i Bashkuar
Këshilla për fëmijët..
« Pergjigju #16 Me: Shtator 19, 2009, 10:12:49 MD »
Gënjeshtrat e pafajshme fëminore, janë një fenomen i zakonshëm që shfaqet rreth moshës 3-4 vjeç. Zakonisht, reagimet tona të para (p.sh të bërtiturat) jo vetëm që nuk kanë përfundimin e dëshiruar, por përkundrazi mund ta keqësojnë gjëndjen.
Herës tjetër pra, ju këshillojmë të ndiqni këto:

Të jeni gjakftohtë. Ekziston mundësia që fëmija të thotë gënjeshtra thjesht sepse ngatërron fantazinë me realitetin.
Kuptojini qëllimet e tij. Kërkoni arsyen që e drejtoi në këtë sjellje.
Bisedoni me të. Mundohuni t’i shpjegoni pse është gabim që të thotë gënjeshtra dhe ndihmojeni që ta kuptojë vetë.
Mundohuni t’ju shmangeni të bërtiturave. Dënimi mund ta bindë akoma më shumë sesa gënjeshtrat dhe është e nevojshme që ta shpëtojë nga pasojat.

Jashtë Linjë EDLIRA

  • 💗 AMINA 💗
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 19056
  • Popullariteti: 91
    • Radio-Alternation & Forumi i Bashkuar
Këshilla për fëmijët..
« Pergjigju #17 Me: Shtator 19, 2009, 10:13:17 MD »
Gratë që duan të kenë fëmijë të zgjuar duhet të hanë shpesh peshk gjatë shtatzanisë së tyre, theksojnë studjuesit e Universitetit në Karolinën e Veriut. Në një studim që përpiluan, vërtetuan se fëmijët e lindur nga nënat që hanin shume peshk gjatë kohës së shtatzanisë kanë më shumë aftësi përceptuese, janë më të komunikueshëm dhe thonë më tepër fjalë në moshën 15 muajshe, sesa fëmijët e grave që nuk hanin peshk gjatë periudhës së shtatzanisë.

Jashtë Linjë EDLIRA

  • 💗 AMINA 💗
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 19056
  • Popullariteti: 91
    • Radio-Alternation & Forumi i Bashkuar
Këshilla për fëmijët..
« Pergjigju #18 Me: Shtator 19, 2009, 10:14:05 MD »


Karrocat për fëmijët janë të shumta dhe të ndryshme. Midis të tjerave një gjë e rëndësishme, të cilës duhet ti jepni rëndësi është pozicioni i fëmijës brënda në karrocë. Fëmija qoftë ulur apo shtrirë duhet të shoh fytyrën tuaj!
Disa studime të Dundee University të Britanisë së Madhe, mbështesin se nëse fëmija nuk ka lidhje optike me atë që e nxjerr xhiro me karrocë mund të zhvillohen tek ai ndjenja ankthi, ndërsa fëmijët që shohin shoqëruesit e tyre, ndiejnë se komunikojnë me ta, gjë që ndihmon për një zhvillim të mirë të tyre, siç mbështesin studjuesit.

Drejtuesja e grupit studjues Susan Zeedyk thotë se ‘’siç e dimë, sa më shumë të komunikojmë me fëmijën duke i folur, aq më shumë ndikohet zhvillimi i trurit të tij dhe truri i fëmijëve zhvillohet sidomos në periudhën që nga lindja deri në 3 vitet e para më shumë se kurrë. ”

Jashtë Linjë EDLIRA

  • 💗 AMINA 💗
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 19056
  • Popullariteti: 91
    • Radio-Alternation & Forumi i Bashkuar
Këshilla për fëmijët..
« Pergjigju #19 Me: Shtator 19, 2009, 10:15:09 MD »


Më të shumtët e fëmijëve preferojnë mishin sesa gjellërat e lëngshme.

- Gjithashtu, konsumojnë shumë pak perime dhe fruta.
- Fëmijët kanë nevojë të konsumojnë ushqime të pasura me proteina çdo ditë, por nuk është e nevojshme që burimi i proteinës të vijë gjithmonë nga mishi.
- Mirë është që konsumimi i mishit të mos i kaloj dy herë në javë.
- Një fëmijë duhet që i vogël të hajë bishtaja, fasule, bizele, qiqra, oriz etj dhe gjellë të lëngshme.
- Të hajë sallata, perime dhe fruta.
- Nëse është i shëndoshë, një dietë me perime do ta ndihmonte të humbë peshë.
- Gjihashtu një dietë e tillë ul mundësitë e shfaqjes së sëmundjeve të ndryshme siç janë pasojat në zemër, kanceri etj.

KËSHILLË: Mos iaplotësoni të gjitha tekat fëmijës tuaj. Fëmijët zgjedhin ushqimin e tyre me bazë shijen dhe jo llogjikën. Nëse ua lejojmë, do të përfundojnë të ushqehen vetëm me makarona, patate mish dhe snak.

Jashtë Linjë EDLIRA

  • 💗 AMINA 💗
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 19056
  • Popullariteti: 91
    • Radio-Alternation & Forumi i Bashkuar
Këshilla për fëmijët..
« Pergjigju #20 Me: Shtator 19, 2009, 10:15:49 MD »
Bëni një xhiro me fëmijën tuaj në dritë një orë çdo ditë. Studime të reja kanë treguar, se kjo e ndihmon fëmijën të flejë më mirë. U vërtetua, se të gjithë fëmijët që kishin qëndruar dyfish, në dritën e mbasdite, flinin më mirë sesa ata qe nuk kishin dalë fare jashtë.
Studim që u bë në 56 foshnja 3 muajshe, në universitetin John Moores, në Liverpool të Anglisë.

Jashtë Linjë EDLIRA

  • 💗 AMINA 💗
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 19056
  • Popullariteti: 91
    • Radio-Alternation & Forumi i Bashkuar
Këshilla për fëmijët..
« Pergjigju #21 Me: Shtator 19, 2009, 10:16:16 MD »
Kur bën shumë vapë, organizmi i foshnjës ka nevojë për shumë lëngje. Për këtë përveç qumështit (të nënës ose jo) i jepni kamomil (pa sheqer dhe mjalt) dhe lëngje frutash, pasi jeni këshilluar me doktorin tuaj. Mos ja lini biberonin për shumë orë në gojën e tij sepse i prish dhëmbët.

Jashtë Linjë EDLIRA

  • 💗 AMINA 💗
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 19056
  • Popullariteti: 91
    • Radio-Alternation & Forumi i Bashkuar
Këshilla për fëmijët..
« Pergjigju #22 Me: Shtator 19, 2009, 10:16:47 MD »
Rripi i sigurimit në automjet shpëton jetë foshnjesh

Një studim tregon se ekziston një mënyrë e thjeshtë për shpëtimin e jetës së foshnjeve të palindura gjatë aksidenteve me makina, mënyrë që shumë gra shtatzëna nuk e përdorin.
Çdo vit, rreth 170 mijë gra shtatzëna përfshihen në aksidente me makina dhe shumë prej tyre nuk përdorin rripin e sigurimit. Por sipas një studime, foshnjet e palindura janë në rrezik më të madh për t'u dëmtuar kur nënat e tyre nuk vendosin rripin e sigurimit.
Shkencëtarët pranë universitetit të Miçiganit morrën në shqyrtim 57 raste aksidentesh të rënda kur në makinë ndodheshin gra shtatzëna. 50 përqind e foshnjeve të grave që e kishin vënë rripin në mënyrë jo të përshtatëshme dhe 80 përqind e foshnjeve nënat e të cilave nuk kishin përdur rripin e sigurimit pësuan dëmtime të rënda ose vdiqën si pasojë e aksidentit. Ndërsa 75 e foshnjeve të grave që kishin vendosur rripin e sigurimit nuk pësuan ndonjë problem të madh.
Mjekët thonë se ekziston mendimi i gabuar që gratë shtatzëna nuk duhet të vendosin rriptin e sigurimit kur ndodhen në automjet. Statistikat tregojnë se nëse gratë shtatzëne vendosin rripin e sigurimit sa herë udhëtojnë ose ngasin makinën, ato të shpëtojnë jetën e 200 foshnjeve që presin të lindin.

Jashtë Linjë EDLIRA

  • 💗 AMINA 💗
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 19056
  • Popullariteti: 91
    • Radio-Alternation & Forumi i Bashkuar
Këshilla për fëmijët..
« Pergjigju #23 Me: Shtator 19, 2009, 10:22:23 MD »
"Massage Therapy" ka efekte pozitive ne rritjen e bebeve, sidomos ne zhvillimin cerebral dhe maturimin e sistemit viziv.

Ky eshte rezultati i nje studimi paralel i kryer ndaj femijeve te sapolindur dhe minjve te vegjel.

Kerkimi eshte kryer nga nje ekip i Universiteti te Firences ne Itali, publikuar nga revista nderkombetare "The Journal of Neuroscience".

Deri me sot nuk ishte zbuluar se masazhi mund te ndikoje ne zhvillimin e trurit te bebeve.

Kerkuesit vezhguan 20 femije, 30 dhe 33 javesh, gjysma e te cileve iu nenshtrua nje masazhi prej 15 minutesh ne 10 dite.

Gjate zhvillimit, aktiviteti elektroencefalografik rritet dhe truri behet me i shpejte per t'iu pergjigjur stimujve vizive, si psh nje drite.

Kerkuesit pane se te femijet e masazhuar pergjigjet cerebrale rriteshin me shpejt krahasuar me femijet qe nuk paten masazhe. I njejti ndryshim u pa edhe ne zhvillimin trunor.

Jashtë Linjë ☼ Bea ☼

  • Carpe_Diem
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 14009
  • Popullariteti: 109
  • L'Onore e Il Rispetto ...!!!
Këshilla për fëmijët..
« Pergjigju #24 Me: Mars 03, 2010, 11:09:53 PD »
Tolerance me femijet ,,, metoda liro e shtrengo ne kohe ,,, jepini ngrohtesi dhe liri ,,, e komplimenta ne pafundesi ... Rezultatet jane frytdhenese....