Autori Tema: Viagra (Sildenafil Citrate)  (Lexuar 8040 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë NewYork05

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 183
  • Popullariteti: 3
Viagra (Sildenafil Citrate)
« Me: Janar 07, 2008, 11:48:02 MD »
VIAGRA (Sildenafil Citrate)

Te dhenat Kimike te ilacit.

Formula   : C22H30N6O4S
Masa molekulare: 474.6 g/mol


Te dhenat Farmokinetike te ilacit

Metabolizmi i ilacit: Hapatik
Gjysme Jeta 3-4h
Jepet vetem me recete
Merret ne rruge orale


Sildenafil Citrate, qe ekziston ne emra te ndryshem si Viagra, Revatio apo edhe shume emra te tjere, perdoret ne ditet e sotme per te trajtuar impotencen tek meshkujt sikurse edhe hipertensioni arteria. Pervec Viagres, ekzistojne edhe ilace te tjera konkurente sic jane Cialis dhe Levitra, qe te gjithe sherbejne per te njejtin qellim.
Viagra u zbulua nga nje grup shkencetaresh te fushes se mjekesise ne Kent te Anglise, perfshire edhe mjekun me origjine shqiptare, Dr. Ferid Murati, i cili mori edhe cmimin nobel per kete zbulim. Si fillim, Viagra u perdor per te kuruar hipertensionin arterial (presionin e larte te gjakut) dhe angina pektoris, qe eshte nje forme semundjeje kardiake. Ilaci u miratua nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Ilaceve (FDA) per te trajtuar impotencen seksuale tek meshkujt ne vitin 1996.
Tashme Viagra eshte bere nje ilac mjaft fitimprures, duke arritur shitjen e me shume se $1 billion ne vit.


Mekanizmi i veprimit te Viagres

Nje pjese e procesit psikologjik te ereksionit te meshkujt perfshin SNP (Sistemi nervor parasimpatik) i cili ben te mundur zhbllokimin e oksidit nitrik (NO) ne corpus cavernosum (trupi) te penisit. NO bashkohet me receptoret e nje enzime te quajtur guanilat ciklaze, qe con ne rritje te nivelit te monofosfatit ciklik te enzimes guanozine (cGMP,) qe shpie pastaj ne vazodilatacionin (relaksimin) e muskulut te trupit te penisit, duke rezultuar ne rritje te qarkullumit te gjakut ne penis dhe ereksion te penisit.
Mekanizmat veprues jane te shumte, por eshte shume e veshtire per t'i shtjelluar ne menyre qe te behen te kuptueshem nga masa e gjere. Une shpjegova ata me te rendesishmit, ne menyre qe te kuptohet rruga vepruese e ilacit ne organizem.

Doza

Sikurse cdo ilac tjeter, edhe Viagra jepet ne doza te caktuara, dhe leshohet me recete vetem nga mjeku. Dosa varion nga 25mg - 100mg e marre ne rruge orale nje here ne dite brenda 30 minutash dhe 4 ore para aktit seksual. Rekomandimet jane te ndryshme, ku sugjerohet nje doze fillestare prej 50mg dhe pastaj ta rrisesh apo zvogelosh dozen sipas reagimit te organizmit ndaj dozes se marre. Ky ilac shitet ne tre lloj paketimesh (pilulash), 25, 50, dhe 100mg qe kushtojne diku tek $10 per tablete.

Kundraveprimi

Kundraveprimet ndodhin zakonisht te meshkujt te cilet trajtohen edhe me ilace te tjera sic jane nitritet dhe nitratet te tilla si nitroglicerina, nitroprusidi i sodiumit, apo edhe tek meshkujt qe kane patollogji kardiovaskulare.
Viagra mund te shkaktoje demtim te ashper te funksionit te melcise dhe te veshkave. Mund te shkaktoje hipotension (renje te presionit arterial) sikurse edhe atak te miokardit.
Kundrandikime mund te shfaqen edhe tek personat me crregullime retinale te trasheguara.

Efektet Anesore

Nder efektet anesore me serioze te Viagres mund te permendim:

Priapism --Ereksion qe shkakton dhimbje
Hipotension akut
Infarkt te miokardit
Aritmi ventrikulare (te ventrikujve te zemres)
Rritje e presionit intraokular

Nder efektet anesore me te zakonshme mund te permendim:

Teshtitje
Dhimbje koke
Ndryshim i ngjyres se lekures
Dispepsia (ngurtesim i dhimbshem i pjeses kardiake (pars kardia, te siperme) te stomakut.
Palpitacione (rrahje te pazakonta te zemres)
Erresim i shikimit.

Viagra, sic e theksova edhe me siper, perdoret edhe ne trajtimin e shume patollogjive te tjera, por qe i eshte kushtuar shume pak vemendje ne kete parim, duke u nisur me teper te sigurimi i ardhurava financiare me te ulta ne trajtimet e patollogjive te tjera, pervecse te impotences seksuale te meshkujt.

Ju sugjeroj qe perpara se te vendosni te merrni Viagren, duhet patjeter te konsultoheni me mjekun perkates, per te pare analizen biokimike te organizmit tuaj, ngaqe nje marrje e pakontrolluar e ketij ilaci mund tu sjelle pasoja fatale per jeten tuaj.




Our greatest Glory is not in never falling, but in raising every time we fall....

Jashtë Linjë TePeLeNsja_Omel

  • LiLo Labja Mo
  • anetare i/e nderuar
  • ****
  • Postime: 664
  • Popullariteti: -2
  • What goes up FUCKS you down!
    • Ineffable
Viagra (Sildenafil Citrate)
« Pergjigju #1 Me: Janar 21, 2008, 03:43:25 PD »
A Miri Miri cje nje ti cje, kete teme duhet ta kishin hap former doctors lol
Jam fisnike kam zemeren gure
Si Shqiponja ne flamure
Mburrem dhe jam krenare
Qe kam lindur  Shqiptare
nga do  qe te  jem  me ndjek fati
se jam vajze labe hesapi!!