Autori Tema: Trashësia dhe diabeti, pasojë e mungesës së gjumit  (Lexuar 1574 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë valmoo

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Trashësia dhe diabeti, pasojë e mungesës së gjumit
« Me: Korrik 17, 2008, 07:17:31 MD »
Meshkujt të cilët flenë më pak se pesë orë në ditë, respektivisht gjatë natës, kanë shumë më shumë gjasa që të bëhen të trashë apo të preken nga diabeti, kanë vërtetuar shkencëtarët japonezë.
Mungesa e gjumit stimulon prodhimin e hormoneve të cilat rrisin apetitin, ka sqaruar profesori i Universitetit Mjekësor në Japoni, Yishitaka Kaneita. Mungesa e sasisë së duhur të gjumit “shton apetitin dhe nevojën për ushqim me kalori të mëdha”, ka shtuar ai.

Hulumtimi është kryer në periudhën kohore mes viteve 1999 dhe 2006 me 21.693 meshkuj.

Hulumtimi ka dëshmuar se të anketuarit të cilët kanë fjetur më pak se pesë orë gjatë natës, ndërsa në fillim të hulumtimit, në vitin 1999, kanë pasur peshë normale trupore, kanë fituar në peshë, për dallim nga meshkujt të cilët kanë bërë gjumë normal, më të gjatë se pesë orë.

Shkencëtarët gjithashtu kanë vërtetuar se meshkujt të cilët kanë fjetur më pak se pesë orë kanë pasur 1.27 më shumë gjasa që tek ta të zhvillohet niveli i ngritur i sheqerit në gjak, i cili përfundimisht mund të sjellë deri tek diabeti.

Shkencëtarët nuk i kanë publikuar të dhënat për popullatën femërore

Jashtë Linjë ☼ Bea ☼

  • Carpe_Diem
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 14009
  • Popullariteti: 109
  • L'Onore e Il Rispetto ...!!!
Trashësia dhe diabeti, pasojë e mungesës së gjumit
« Pergjigju #1 Me: Mars 13, 2012, 03:50:00 MD »
Po hollimi dhe dieta jane pasoje e mos gjumit ?  [grin1]