Autori Tema: Pyetjet dhe sugjerimet tuaja  (Lexuar 22367 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë NewYork05

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 183
  • Popullariteti: 3
Pyetjet dhe sugjerimet tuaja
« Me: Tetor 23, 2007, 02:07:25 PD »
Ketu mund te parashtroni pyetjet tuaja ne lidhje me patalogji (semundje) te ndryshme. Do te mundohem qe t'ju jap nje pergjigje sa me efikase dhe te thjeshtuar ne menyre qe te kuptohet lehtesisht nga te gjithe lexuesit, duke shtjelluar ne maksimun te gjithe terminologjine mjekesore
Our greatest Glory is not in never falling, but in raising every time we fall....

Jashtë Linjë Pleshti

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2565
  • Popullariteti: 8
  • Killing time.
    • Forumi Nastradini
Pyetjet dhe sugjerimet tuaja
« Pergjigju #1 Me: Tetor 23, 2007, 02:10:55 PD »
Pershendetje, si fillim mendoj qe kjo eshte tema me interesante ne forum.

Kisha nje pyetje: Semundjet e tipit " Kishte nje vene te mbyllur " dhe u duhej te bente by-pass apo te hapej vena ne nje menyre tjeter ( me operacion), jan semundje qe trazhegohen nga brezi ne breze apo kan lidhje vetem me personin ne fjale?
I' ve made mistakes,
I'm just a man.

Ekzistojnë vetëm dy lloje femrash: ato që flasin gjithmonë dhe ato që nuk heshtin kurrë.
A te duhen sharlatane,
qe te lepihen ne ç'do ane,
qe te perçajne vatane ?
Ke sa te duash tropojane !

Jashtë Linjë NewYork05

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 183
  • Popullariteti: 3
Pyetjet dhe sugjerimet tuaja
« Pergjigju #2 Me: Tetor 23, 2007, 02:50:01 PD »
Semundjet Kardiovaskulare apo sic quhen ndryshe clasa e semundjeve qe kane lidhje te drejtepersedrejte me zemren ose enet e gjakut, ku perfshihen arteriet dhe venat perbejne nje kompleksitet te gjere semundjesh.
Tani persa i perket pyetjes tende dua te theksoj qe faktoret me te cilet lidhen direkt keto lloj semundjesh jane te shumellojte, duke perfshire edhe trashegimine gjenetike, sic e permende edhe ti ne pyetjen tende. Kjo dukuri luan nje rol tejet te rendesishem, jo vetem ne semundjen e sistemin kardiovaskular por te te gjitha patologjive ne pergjithesi. Si te thuash trashegimia eshte nje faktor deciziv ne percaktimin diagnostik te shume semundjeve.
Nder faktoret e tjere qe ndikojne ne shfaqjen e ketyre patologjive mund te permend si psh:

a) Mosha
b) Gjinia. Ketu ja vlen te permendet se meshkujt pasi kane arritur moshen mbi 60 vjec kane nje prirje me te rritur te shfaqjes se semundjeve koronare sesa femrat.
c) Faktoret gjenetike dhe historia familjare e semundjeve kardiovaskulare luajne nje rol shume te rendesishem, por kjo s'do te thote qe 100 % te trashegimtareve te zhvillojne patologji koronare (te zemres.). Kjo dukuri eshte gjithashtu percaktuese edhe ne shume patologji te tjera si ne crregullimet autoimune, nervore, diabetit, apo edhe kancereve te ndryshem. Sic e thashe edhe me siper, jo te gjithe pasardhesit mund te zhvillojne/trashegojne keto semundje, edhe pse presente tek parardhesit e tyre.
Faktoret e mesiperm hyjne ne nje kategori qe ne gjuhen mjekesore quhen faktore qe nuk mund te modifikohen, dmth qe jane naturale.

Ka edhe faktore te tjere qe luajne nje rol te rendesishem ne shfaqjen e semundjeva kardiovaskulare, dhe keta jane te kategorise parandaluese, sepse ne nje fare menyre jane te varur paralelisht me personin ne fjale.

1) Konsumimi i duhanit. Konsumimi i duhanit rrit jashtezakonisht tendencen per zhvillim te semundjeve kardiovaskulare
2) Nivelet e larta te kolesterolit dhe nentipeve te tjera te yndyrnave ne organizem
3) Obesiteti (pesha e madhe)
4) Personat me diabet. Kjo kategori njerezish ka nje incidence te rritur te shfaqjes se semundjeve kardiovaskulare.
5) Presioni i larte i gjakut
6) Gjumi i pamjaftueshem
7) Takikardi (rrahje te shpeshta te zemres)
8) Kequshqimi, si mungesa e disa elementeve ushqyes ne dieten e perditshme.
9) Ekspozimi i vazhdueshem ndaj zhurmave konstante ne shkalle te larte
10) Niveli i larte i stresit dhe Depresioni jane gjithashtu faktore te rritjes se incidences se shfaqjes te nje semundjeje kardiovaskulare

Mgjse permenda me siper qe shfaqja e ketyre patologjive eshte me teper e prirur drejt meshkujve, kjo s'do te thote qe femrat ngelen te paprekura nga keto semundje. Kjo ndodh sidomos ne vendet e industrializuara, qe ne disa raste, shkalla e rrezikshmerise se shfaqjes se semundjeve kardiovaskulare tek femrat eshte e barabarte me ate te meshkujve. Ketu flitet gjithmone ne periudhen e pas menopauzes (ndalimit te ciklit menstrual.)

Nuk e di se sa isha ne gjendje t'i pergjigjesha pyetjes qe parashtrove. Te lutem me thuaj nese mund te te pergjigjem serish per ndonje paqartesi.
Ne rastin e pyetjes tende mendoj se behet fjale per nje patologji qe quhet "ateroskleroza." Deri ne pergjigjen tende, nuk po shkruaj me teper per kete ceshtje. Te lutem me thuaj nese eshte kjo apo jo dhe pastaj do te shkoj ne me teper detaje mbi kete semundje.




Our greatest Glory is not in never falling, but in raising every time we fall....

Jashtë Linjë Angel_Girl

  • Rob zoti
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 22762
  • Popullariteti: 334
  • Wear a smile ~~ one size fits all.
Pyetjet dhe sugjerimet tuaja
« Pergjigju #3 Me: Tetor 23, 2007, 04:54:11 PD »
Shume teme interesante ;D

 Kisha nje pyetje.Dihet si fakt se cdo njeri nuk merr te gjitha vitaminat e duhura nepermjet ushqimit isha kurioze te dija se cfare suplementesh duhet nje njeri i shendetshem te merr(kam pare njerez qe mbushin grushtin me vitamina) dhe a kan ndryshim ato qe shiten ne health food store me ato te zakonshmet? Faleminderit
I'm selfish, impatient and a little insecure. I make mistakes, I am out of control and at times hard to handle. But if you can't handle me at my worst, then you sure as hell don't deserve me at my best.

Jashtë Linjë Pleshti

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2565
  • Popullariteti: 8
  • Killing time.
    • Forumi Nastradini
Pyetjet dhe sugjerimet tuaja
« Pergjigju #4 Me: Tetor 23, 2007, 05:59:55 MD »
flm per pergjigjen NewYork05  ;)
I' ve made mistakes,
I'm just a man.

Ekzistojnë vetëm dy lloje femrash: ato që flasin gjithmonë dhe ato që nuk heshtin kurrë.
A te duhen sharlatane,
qe te lepihen ne ç'do ane,
qe te perçajne vatane ?
Ke sa te duash tropojane !

Jashtë Linjë NewYork05

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 183
  • Popullariteti: 3
Pyetjet dhe sugjerimet tuaja
« Pergjigju #5 Me: Tetor 23, 2007, 11:42:01 MD »
Asgje, eshte kenaqesi por shpresoj qe t'i jem pergjigjur pyetjes tuaj.
Our greatest Glory is not in never falling, but in raising every time we fall....

Jashtë Linjë NewYork05

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 183
  • Popullariteti: 3
Pyetjet dhe sugjerimet tuaja
« Pergjigju #6 Me: Tetor 24, 2007, 06:48:52 PD »
VITAMINAT
vITAMINAT jane perberes ushqimore dhe organik, te domosdoshme dhe thelbesore per mbarevajtjen e reaksioneve kimike ne cdo qenie te gjalle. Vitaminat ne gjuhen biokimike veprojne si katalizator (pershpejtues) te reaksioneve kimike ne organizmin e qenjeve te gjalla.
Deri nga fillimet e shekullit te 20te, vitaminat merreshin vetem nga ushqimi ditor. Dieta personale e cdo njeriu mund te rrise apo te zvogeloje masen e vitaminave te konsumuara cdo dite.
Vitaminat klasifikohen ne dy grupe:

A) Vitamina te tretshme ne uje dmth qe treten lehtesisht ne uje
B) Vitamina te tretshme ne yndyrna dmth qe deportojne lehtesisht ne traktin intestinal (te zorreve) me ndihmen e nje klase tjeter te quajtur Lipide (yndyrnat.) Cdo vitamine vepron ne shume reaksione kimike ne organizem dhe si rezultat funksionet e tyre jane te shumta.

Sikurse marrja e tepruar e vitaminave ashtu edhe mangesia te tyre shkakton probleme dhe patologji te pariparueshme per organizmin e njeriut.


 Efektet qe ka mangesia e Vitaminave klasifikohen ne dy kategori: a) Primare (paresore) b) Secondare (dytesore)
Mangesia primare e vitaminave vjen si rezultat i mosmarrjes ne doza te mjaftueshme te tyre nepermjet konsumit ushqimor te perditshem.
Mangesite dytesore te vitaminave vijne si rezultat i nje problemi te brendshem dmth brenda organizmit te njeriut, qe mund te jete si rezultat i nje crregullimi te brendshem qe nuk lejon absorbimin (thithjen) e mases se duhur te vitaminave. Keto fenomene jane te theksuara tek ata njerez qe jane konsumues te duhanit, te alkoholit apo tek nje kategori njerezish qe jane ne trajtim medikamentoz per probleme te tjera shendetsore, gje qe ben qe keto medikamente te bllokojne sintezen e absorbimit te vitaminave ne organizem. Ketu mund te them qe dietat e tejzgjatura mund te shkoktojne nje deficience (mangesi) te vitaminave, e kam fjalen per dieta te tepruara qe vihen re kryesisht tek femrat me shenja bulimie ( obses te vetja.) Vlen te permendet fakti se shume dieta mund te shkaktojne mangesi te vazhdueshme vitaminoze te cilat pastaj mund te cojne ne semundje te pariparueshme. Keshtu qe cdo diete duhet te jete e balancuar ne te gjitha aspektet.

Te njerezit ekzistojne 13 vitamina, nder to:
- 4 jane te tretshme lehtesisht ne yndyrna, Vitaminat A, D, E dhe K
- 9 jane te tretshme lehtesisht ne uje nder to permendin 8 llojet e vitaminave B dhe      Vitaminen C.

Vitaminat jane thelbesore per zhvillimin dhe rritjen normale te organizmave njeqelizor. Vitaminat jane thelbesore per rritjen e fetusit. Vitaminat jane perberes te rendesishem te zhvillimit te lekures, kocklave dhe muskujve tek fetusi. Nese vitaminat rezultojne qe te jene deficiente ne perberjen e fetusit, atehere kemi te bejme me semundje si rezultat i raportit deficitar te vitaminave prezente ne organizmin e femres e cila mban dhe zhvillon fetusin. Edhe mungesa me e vogel ne raportin mes tyre mund te shkaktoje probleme te pariparueshme te foshnja. Me pak fjale, arrihet ne konkluzionin qe vitaminat jane shume thelbesore ne zhvillimin dhe mbarevajtjen normale te te gjitha reaksioneve kimike dhe metabolike te organizmit.
Ne shumicen e rasteve ato merrem nepermjet ushqimit por ka edhe prej atyre qe prodhohen direkt nga pjese te ndryshme te organizmit.
Marrja e tyre ne forma suplimenti eshte e keshillueshme por jo me grushte, sepse cdo gje e tepert edhe ne organizmin e njeriut mbetet e tepert.


Organizmi i njeriut nuk i depoziton vitaminat keshtu qe lind nevoja e marrjes se vazhdueshme te tyre per te parandaluar mangesite e shpeshta.
Disa nga vitaminat qe depozitohen ne organizmin e njeriut dhe qe mund te zgjasin per nje periudhe relativisht te gjate jane: Vitaminat A, D dhe B12, kryesisht ne melci. Por ekziston mundesia e mangesise se vitaminave A dhe B12, keshtu qe kerkohet marrje e rregullt e tyre. Nje nder Vitaminat qe nuk depozitohet ne organizem ne mase te mjaftueshme eshte Vitamina B3.

Disa nga patologjite (semundjet) qe lidhen me mangesite vitaminoze jane: Semundje te cilat vjen si rezultat i mungeses se vitamines te quajtur tiamine

Efektet anesore te mbidozave vitaminoze.

Disa vitamina kane rezultuar qe po te merren ne doza te medha mund te shkaktojne probleme shume te ashpra dhe ndonjehere edhe te pariparueshme. Mundesia e marrjes ne mbi doze e nje vitamine me ane te konsumit ushqimor eshte shume e vogel dhe pothuajse e pamundur. Mbidoza mund te ndodh kur vitaminat merren nepermjet suplimenteve (shtesave) dmth qe merren nepermjet medikamenteve apo dietave suplimentare. Nese merren ne doza te medha keto vitamina mund te shkaktojne:
a) diarre
b) te vjedha

Ne shumicen e rasteve kur ka "helmin" vitaminoz, dmth kur vitaminat rezultojne te jene marre ne mbi doza, behet ulja e menjehershme e dozes se marre.

Suplimentat vitaminoz qe merren nepermjet dietes.
Suplimentet pershkruhen nga mjeku ne raste te mosmarrjes se mjaftueshme te vitaminave nepermjet konsumit ushqimor te perditshem.
Marrja e ketyre suplimentee vitaminoz duhet te konsiderohet vetem ne rastet kur ka mungese te marrjes se mjaftueshme te vitaminave nga ushqimi. Ne asnje menyre nuk duhet te merren si terapi shtese apo thjesht si nje opsion per te permiresuar nje gjendje apo nje tjeter. Marrja ne mbidoza e ketyre vitaminave apo edhe e suplimenteve mund te dergoje ne helmin vitaminoz, nder te cilet mund te permend helmimet qe vijne nga mbi doza e vitaminave A dhe D. Dhe pikerisht per kete arsye ka edhe mase "tavan" (maksimale) ditore vitaminoze, dmth eshte e percaktuar se sa vitamina duhet te merren ne dite.
Ketu ne USA psh jane te rregulluara me ligj marrjet e suplimenteve vitaminoz. Supliment ose sic njihet ndryshe, zevendesues eshte nje kategori qe permban:
a) vitamine
b) minerale
c) supliment bimor apo sic i quajne ketu "herbs"
d) aminoacide
e) Cfaredo lloj substance dietare qe mund te perdoret nga njerezit si zevendesues vitamine duke bere te mundur rritjen e marrjes se mjaftueshme ditore vitaminoze.

Keto suplimente jane ne forme pilule, kapsule apo edhe tablete, lengu apo forme te ngurte.

Per t'ju pergjigjur pyetjes tende, Ange_girl, dua te ritheksoj qe suplimentet dhe vitaminat jane te keshillueshme te merren vetem ne rastet kur verehet se ka mangesi te marrjes se tyre, dhe jo vetem se njeriu mund te mendoje se ka nevoje per vitamina. Detyrimisht qe nevoja per to eshte por kjo s'do te thote qe te merren pa mase.

« Redaktimi i Fundit: Tetor 24, 2007, 08:26:20 PD nga NewYork05 »
Our greatest Glory is not in never falling, but in raising every time we fall....

Snow_white

  • Vizitor
Pyetjet dhe sugjerimet tuaja
« Pergjigju #7 Me: Qershor 07, 2008, 05:24:09 MD »
Na trego dicka mbi teroidet (thyroids) nese ke mundesi ?

Jashtë Linjë Plaku

  • anetare i/e respektuar.
  • ***
  • Postime: 258
  • Popullariteti: 1
Pyetjet dhe sugjerimet tuaja
« Pergjigju #8 Me: Qershor 07, 2008, 06:26:23 MD »
New York, po ajo historia e piperit djegs qe rrit deshiren fuqine seksuale e vertete eshte?
Ketu ne italia e pershkruajne si viagra. Di ndonjegje reth ksaj teme?

Jashtë Linjë NewYork05

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 183
  • Popullariteti: 3
Pyetjet dhe sugjerimet tuaja
« Pergjigju #9 Me: Qershor 09, 2008, 01:59:05 PD »
New York, po ajo historia e piperit djegs qe rrit deshiren fuqine seksuale e vertete eshte?
Ketu ne italia e pershkruajne si viagra. Di ndonjegje reth ksaj teme?






Ka nje teme ne lidhje me Viagra. Mund te lexoni aty ne lidhje me "piperin."
Our greatest Glory is not in never falling, but in raising every time we fall....

Jashtë Linjë NewYork05

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 183
  • Popullariteti: 3
Pyetjet dhe sugjerimet tuaja
« Pergjigju #10 Me: Qershor 09, 2008, 03:29:12 PD »
Tiroidet.

Tiroidet jane gjendra te vogla qe gjenden ne pjesen e perparme te qafes, midis laringut dhe clavikules. Kane formen e nje fluture dhe ndahen ne dy lobe. Lobi i djathte dhe lobi i majte te cilet lidhen me ane te istmus.
Gjendra Tiroide dhe hormonet te cilat ajo prodhon ka nje ndikim te fuqishem ne pothuajse te gjithe organizmin tone, duke ndikuar keshtu te gjitha proceset metabolike te organizmit, qe nga kontrolli i shume reaksioneve metabolike e deri tek fenomeni i rritjes. Ne te njejten kohe, edhe crregullimet qe vijne si rezultat i prodhimit jo te mjaftueshem apo te mbiprodhimit te ketyre hormoneve mund te shkaktoje patollogji te ndryshme.Nje nder problemet me serioze qe lidhet me gjendren tiroide eshte crregullimi hormonal. Hiormonet te cilat prodhohen nga gjendra tiroide jane T3 (triiodothyronine ) and T4 (Thyroxine.)
Problemet qe mund te lindin si rezultat i crregullimeve te gjendres tiroide variojne nga ato me te parrezikshmet sic mund te jete e ashtequajtura, goiter (zmadhim i gjendres ) e deri te kanceret qe mund te krijojne rrezikshmeri serioze per jeten e njeriut.
Nder crregullimet me serioze te gjenres tiroide mund te permendim hypotiroidizmin ( prodhimi jo i mjaftueshem i hormonit tiroid) dhe hypertiroidizmi (mbiprodhimi i hormonit tiroid.) Nje nder elementet baze te funksionimit normal te gjendres tiroide eshte nje element kimik i quajtur iodine,niveli i te ciles eshte pergjegjese direkte e funksionimin normal apo jo te gjendres tiroide dhe te hormoneve te cilat ajo prodhon. Keto hormone pastaj qarkullojne ne te gjithe organizmin nepermjet sistemit te qarkullimit ku ndihmojne ne rritjen dhe formimin e kockave, zhvillimit seksual dhe shume e shume procese te tjera metabolike e fiziologjike te organizmit.


Cilat jane disa nga patollogjite qe lindin si rezultat i crregullimit hormonal te tiroide

Patollogji te tilla lindin si rezultat i crregullimit hormonal te gjendres tiroide. Gjendra tiroide ne kete rast nuk eshte ne gjendje te furnizoje trupin me sasine e duhur te hormoneve. Ne rast kur gjendra tiroide eshte me teper se duhet aktive njihet me emrin "hypertiroidism,"qe do te thote, "mbi" apo "me shume se." Ne keto kushte organizmi perdor me shume se sa duhet energji dhe ne ne menyre me te shpejte se normalja, duke bere qe edhe aktivitetet kimike (metabolizmi) te pershpejtohen tej mase.

Ne rastet kur gjendra tiroide nuk prodhon sasi te mjaftueshme te hormonit tiroid, njihet me emrin "hypotiroidizem," qe do te thote "nen" apo "Poshte." Ne rastet kur sasia e hormonit te prodhuar nga tiroidja nuk eshte e mjaftueshme per aktivitetet kimike, organizmi e utilizon me ngadale energjine e duhur sikurse edhe ngadaleson veprimtarine e aktiviteteve kimike.
Ne te dyja keto raste edhe pse jane te kunderta me njera-tjetren, dallohet qarte ndryshimi i mases se gjendres tiroide, dmth qe ajo behet me e madhe se sa normalisht.

Hypertiroidizmi.

Hypertiroidizmi shkakton nje seri problemesh ne organizmin e njeriut, ne menyren e te sjellurit apo edhe te ndjeshmerise qofte ajo psiqike por edhe fiziologjike.

Shkakton:

-Nervozizem te pazakonte
-Irritabilitet
-Djersitje
-Intolerance ndaj nxehtesise
-Lodhje fizike dhe mendore
-Veshtiresi per te fjetur
-Takikardi (rrahje e zemres me teper sesa normalja)
-Crregullime te ciklit menstrual tek femrat

Ne raste te hypertiroidizmit, personi mund te pesoje renje ne peshe edhe pse kane nje oreks me te madh sesa normalja, si dhe enjtje te zones rreth syve.

Disa nga shkaqet e hypertiroidizmit jane:

-Patollogjia e njohur me emrin "Grave's" qe shkakton prodhim te rritur te hormonit tiroid.

-Adenomat toksike, qe njihen si rritje te gjendres tiroide dhe rritje tejmase e sekretimit hormonal, duke shkaktuar nje crregullim hormonal te ekuilibrit kimik ne organizem.

-Tiroiditi subakut, apo inflamacioni i gjendres tiroide.

-Patollogji te gjendres pituitare apo sic njihen ndryshe, kanceret e gjendres tiroide.


Hypotiroidizmi, ne te kundert, rrjedh nga nenprodhimi i hormoneve tiroid, duke bere qe edhe energjia qe organizmi perdor te jete ne nje nivel me te ulet sesa normalisht.

Disa nga shkaqet e hypotiroidizmit jane:

-Tiroiditi Hashimoto. Kjo njihet si nje crregullim autoimun dhe qe sulmon indin tiroid. Ne kete rast indi tiroid vdes dhe nuk eshte me ne gjendje te prodhoje horminin tiroid.

-Heqja e gjendres tiroide

-Ekspozimi ne intervale te stergjatura ndaj medikamenteve me perberje iodine, si psh ilacet qe jepen  per luftuar sinuzitet apo edhe te ftohtit, apo edhe amiadarone (ilac qe perdoret per trajtim te crregullimeve te zemres) apo edhe disa lloj rrezesh X.   
   
Hypotiroidizmi mund te jete nje shqetesim serioz sidomos per te sapolindurit dhe foshnjat. Mungesa e hormoneve tiroide ne sistemin metabolik mund te coje deri ne probleme te zhvillimit qe njihen me emrin  "kretinizem" (crregullim mendor) apo edhe duarfizem (xhuxhet.)

Hypotiroidizmi shkaktohet nga disa faktore mes te cileve mund te permendim:

-Crregullime te gjendres pituitare

-Defekte te gjendres tiroide

-Nga heqja e plote e gjendres tiroide.

Te prekurit nga kjo patollogji jane zakonisht te qete dhe jo shume aktiv, vuajne nga nje oreks normal per nje periudhe me te gjate sesa normalja.

Pervec ketyre dy dukurive kemi te bejme edhe me kancere te gjendres tiroide, qe mgjse te pranishme zene nje vend shume te vogel ne trajtimin e crregullimeve te kesaj gjendre. Kanceret e gjendres tiroide jane zakonisht te paket dhe zene me pak se 10 % te nodulit tiroid. Zakonisht kjo shkaktohet nga marrja ne nje kohe me te gjate sesa normalja e rrezeve X.

Our greatest Glory is not in never falling, but in raising every time we fall....

Snow_white

  • Vizitor
Pyetjet dhe sugjerimet tuaja
« Pergjigju #11 Me: Qershor 10, 2008, 11:32:10 MD »
Te falenderoj NewYork05 per shkrimin dhe kohen qe perkushtove me shume e interesuar jam kur te dalin te ulta hormonet e tiroideve.

Jashtë Linjë NewYork05

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 183
  • Popullariteti: 3
Pyetjet dhe sugjerimet tuaja
« Pergjigju #12 Me: Qershor 18, 2008, 06:56:46 PD »
Snow_white, e kam pershkruar edhe kur niveli i hormoneve tiroid eshte ne masa me te vogla sesa normalja e lejuar nga organizmi, qe njihet me emrin "Hypotiroidizmi."
Our greatest Glory is not in never falling, but in raising every time we fall....

Jashtë Linjë Morphine

  • Ho tanti difetti,ma tutti perfetti.
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 9166
  • Popullariteti: 366
  • Doctor in law ;)
Pyetjet dhe sugjerimet tuaja
« Pergjigju #13 Me: Shkurt 06, 2009, 01:17:09 MD »
Pershendetje doktor!
Nje pyetje kisha.Kohet e fundit kam shume dhimbje koke,dhe jam kenaqur me qetesimin e nje paracetamoli apo te ndo1 qetesuesi tjeter te cilët ndikojnë vetëm në uljen e intensitetit e dhimbjes pa u gjetur diagnoza..Pyetja eshte kjo:
Kur duhet të shqetësohemi dhe t’i drejtohemi mjekut për dhimbjen e kokës?dhe Si mund të trajtohet dhimbja e kokës?
Flm

Jashtë Linjë NewYork05

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 183
  • Popullariteti: 3
Pyetjet dhe sugjerimet tuaja
« Pergjigju #14 Me: Shkurt 10, 2009, 09:57:35 MD »
Per t'ju pergjigjur pyetjes tende ne lidhje me dhimbjen e kokes te cilen po e kaloni dua te them qe ajo mund te vije si rezultat i shume faktoreve, qofshin ata zhvillime normale brenda organizmit tone apo edhe nga jashte qe shume here nuk jane nen kontrollin tone.
Duhet qe ne te gjitha rastet kur kemi perseritje te simptomave dhe te dhimbjes se kokes, te konsultohemi me mjekun perkates, ne kete rast, me neurologun, sepse mosreagimi ne kohe mund te sjelle pasoja te parikuperueshme.
Tani dhimbjet e kokes mund te jene te ndryshme:

*Dhimbje qe lokalizohen ne ballorin e majte apo te djathte ose ne te gjithe zonen ballore njekohesisht, te cilat mund te zgjasin nga pak minuta deri ne disa ore, por edhe me dite te tera. Niveli i dhimbjes mund te varioje nga nje shkalle ne tjetren. Keto mund te shoqerohen me te vjella, ndjesite pershkallezuar ndaj drites dhe ndricimit, tingujve te ndryshem apo edhe erezave. Keto simptoma jane karakteristike te migrenes. Migrena zakonisht shoqerohet edhe me simptoma te tjera sic jane:

*ndryshimet ne sensitivitetin e degjimit dhe te nuhatjes
*ndjesi mpirje te fytyres
*humbje te aftesise per te folur normalisht dmth qe ndikon ne aftesite shprehese dhe kujtesen

Ne shume raste simptoma te tilla mund te jene shenja alarmi per patologji serioze shendetsore, dhe prandaj konsulta e menjehershme me mjekun specialist eshte paresore dhe e domosdosshme per ti bere balle nje perkeqesimi te simptomave apo zhvillimit te nje patollogjie tjeter me serioze.

Pervec migrenes, dhimbja e kokes mund te vije edhe si rezultat crregullimit hormonal si te meshkujt ashtu edhe tek femrat.
Keto kategori dhimbjesh lokalizohen ne njeren ane apo te dyja te ballit, dhe qe mund te shoqerohen me te vjedha. Zakonisht tek femrat jane karakteristike fill pas mbarimit te ciklit menstrual, gjate tremestrit te pare te shtatezanise por edhe gjate kohes se menopauzes. Dhimbje apo simptoma te ngjashme me dhimbjet e kokes tek femrat mund te shkaktohen edhe nga perdorimi i gjate dhe i vazhdueshem i kontraceptiveve oral apo terapive te ndryshme hormonale, sic eshte terapia e estrogjenit. Te gjitha keto mund ta perkeqesojne dhimbjen e kokes.

Pervec atyre faktoreve qe permenda me siper, nje rol te vecante ne intensitetin e dhimbjes se kokes, si te femrat ashtu edhe tek meshkujt luajne:
*stresi
*paqendrueshmeri e presionit arterial

Dhimbjet e kokes jane nder patollogjite qe mbetet shume per tu bere ne menyre qe te zbulohen shkaqet e verteta te tyre. Por ne asnje moment nuk duhen injoruar nese simptomat perseriten dhe perkeqesohen. Konsultimi me mjekun specialist eshte i domosdoshem dhe primar ne te tilla raste.
« Redaktimi i Fundit: Shkurt 10, 2009, 10:09:44 MD nga NewYork05 »
Our greatest Glory is not in never falling, but in raising every time we fall....