Autori Tema: Ejakulimi i parakohshem  (Lexuar 10447 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë NewYork05

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 183
  • Popullariteti: 3
Ejakulimi i parakohshem
« Me: Dhjetor 01, 2007, 06:25:34 MD »
Ejakulimi i parakohshem.

CFARE ESHTE EJAKULIMI I PARAKOHSHEM?
Ejakulimi i parakohshem njihet si nje dukuri jo e pazakonte qe karakterizon meshkujt qe nuk arrijne te mbajne ereksion deri ne fund te aktit seksual dmth arrijne orgazmen ne nje kohe relativisht te shkurter. Shumica e ketyre ejakulimeve te parakohshme mund te ndodhin shume shpejt gjate penetrimit apo fill pas penetrimit ne organin femror.

SA SHPEJT ESHTE SHUME SHPEJT?
Studimet kane treguar se ejakulimi ndodh zakonisht brenda dy minutave te penetrimit ne organin femeror. Disa meshkuj rezistojne me gjate dhe disa te tjere ejakulojne shume shpejt.

SA TE SHPESHTA JANE RASTET E EJAKULIMIT TE PARAKOHSHEM?

Ejakulimi i parakohshem eshte nje nga problemet me serioze qe ndikon ne praktiken seksuale te meshkujve. Mund te behet problematik kur rastet jane te shpeshta dhe te perseritura. Studimet kane treguar se rreth 40 % e meshkujve jane te prekur nga kjo dukuri.

NE CFARE MOSHE MUND TE NDODHE?

Ejakulimi i parakohshem mund te ndodhe ne cdo moshe, ne cdo shtrese shoqerie, dhe ne cfaredo situate, por eshte me i shpeshte tek moshat e reja.


CILAT JANE SHKAQET E KETIJ FENOMENI?

Disa nga shkaqet qe mund te permendim jane:
a. Ndryshime ne gjendren e prostates, arterioskleroze (trashje jonormale dhe humbje e elasticitetit e mureve te arterieve), diabet dhe crregullime neurologjike, por shumica e rasteve vijne si pasoje e mos qenjes ne gjendje per te kontrolluar pergjigjen ejakulatore.

Faktoret psikologjike.

1. Semundja e partnerit
2. Stresi profesional/financiar
3. Probleme familjare, probleme me te afermit e moshuar, deprivimi, femijet etj
4. Pranimi i fajit apo orientimi seksual i kundert
5. Mungese ekperience apo pamundesi
6. Strehimi dhe mbipopullimi
7. Ankthi mbi dukurine e te "shfaqurit"
8. Mungesa e aftesive seksuale dhe nderpersonale.
9. Nje nga arsyet me te zakonshme eshte crregullimi i raportit mes njei-tjetrit.

SI MUND TE PARANDALOHET EJAKULIMI I PARAKOHSHEM?
Keta hapa mund te ndermerren edhe vete nga mashkulli ose me pjesemarrjen e partneres. Duhet qe:
1. Gradualisht te fillohet me stimulimin e penisit, duke ndaluar kete stimulim pikerisht disa momente perpara ndjenjes se ejakulimit.
2. Pusho pak, pa stimulim nga 30-60 sekonda.
3. Vazhdo me stimulimin e penisit perseri, duke ndaluar apo ulur stimulimin deri ne mundesine e kalimit te fazes se ejakulimit.
4. Perseritni hapet e mesiperm per rreth tre ose kater here, derisa te filloni te kuptoni fazen "pikante" te ejakulimint. Pastaj te lejohet ejakulimi normal.

MENYRA TJETER ME NDIHMEN E PARTNERES!

Ky lloj masturbimi mund te modifikohet per maredhenje dhe quhet "teknika e shtrylljes se organit mashkullor." Ne kete rast partnerja "shtryll" fuqishem penisin derisa maja e penisit arrin majen e grushtit te partneres. Shtryllja duhet te behet pak para pikes se ejakulimit. Mund te kete nje zbutje te muskulit, apo fortesise se penisit, derisa te rifilloje perseri stimulimi.

Keto ishin vetem disa te dhena ne lidhje me nje dukuri qe ne shumicen e maredhenjeve perbem nje fenomen shqetesues dhe eshte shkaktar i shume dukurive negative ne cifte.
Our greatest Glory is not in never falling, but in raising every time we fall....

Jashtë Linjë LuXor

  • Vlonjati
  • Administrator
  • Senator ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 6899
  • Popullariteti: 152
  • Born to touch your feelings.
    • Albanian Chat
Ejakulimi i parakohshem
« Pergjigju #1 Me: Dhjetor 19, 2008, 06:38:42 MD »
Studjon per mjeksi NewYorku e kemi doktor ;)
- Nese vret nje njeri je nje Kriminel, nese vret 1 milion  je Mbret, dhe nese i vret te gjithe je Zoti...

- Parajsen e preferoj per klimen, Ferrin per shoqerine.

Jashtë Linjë NewYork05

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 183
  • Popullariteti: 3
Ejakulimi i parakohshem
« Pergjigju #2 Me: Dhjetor 22, 2008, 07:09:30 PD »
Per ty kur te duash. Me thuaj diten, daten dhe vendin.
Our greatest Glory is not in never falling, but in raising every time we fall....

Jashtë Linjë anerol

  • i/e sapoardhur
  • *
  • Postime: 1
  • Popullariteti: 0
Ejakulimi i parakohshem
« Pergjigju #3 Me: Mars 22, 2009, 12:18:57 PD »
mjekohet me medikamente antistres dhe me yohimbine dhe papaverine