Autori Tema: Betimi i Hipokratit.  (Lexuar 2199 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë ☼ Bea ☼

  • Carpe_Diem
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 14009
  • Popullariteti: 109
  • L'Onore e Il Rispetto ...!!!
Betimi i Hipokratit.
« Me: Mars 29, 2010, 07:08:42 MD »
        BETIMI MJEKSOR I GJENEVES


Në çastin kur po inkuadrohem në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor, solemnisht betohem se do ta vë jetën time në shërbim të humanitetit. Obligimet e mia do ti kryej me ndërgjegje dhe dinjitet. Kujdesi im më i rëndësishëm do të jetë shëndeti i pacientit tim. Do t’i ruaj fshehtësitë e atij që më besohet. Me të gjitha fuqitë e mia do ta mbaj nderin dhe traditat bujare të profesionit mjekësor. Kolegët do t’i kem vëllezër. Në kryerjen e obligimeve ndaj të sëmurit nuk do të ndikojë në mua përkatësia e tij fetare, kombëtare, raciale, politike apo e klasës. Jetën e njeriut do ta nderoj që nga ngjizja. Nën kurrfarë detyrimi nuk do të lejoj që dituria ime e medicinës të shfrytëzohet në kundërshtim me ligjet e humanitetit. Për këtë betohem solemnisht dhe lirisht, duke u mbështetur në nderin tim.