Autori Tema: Wikileaks - Shqiperia Albania  (Lexuar 1931 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë LuXor

  • Vlonjati
  • Administrator
  • Senator ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 6899
  • Popullariteti: 152
  • Born to touch your feelings.
    • Albanian Chat
Wikileaks - Shqiperia Albania
« Me: Nëntor 30, 2010, 02:33:46 MD »
Ketu mund te publikoni te gjitha raportet sekrete qe kan lidhje me Shqiperine.



Vlera e “WikiLeaks” në Shqipëri
Nga Mero Baze
Qeveritë në mbarë botën janë përfshirë nga makthi i publikimit të disa dosjeve që përgjithësisht ilustrojnë mekanizimin përmes të cilit funksionon diplomacia dhe formohen opinionet në Uashington. Ka pasur reagime të para nervoze dhe natyrisht që ka një mbajtje fryme nga qeveria amerikane për dëmin real që i shkakton ky operacion i pashembullt mediatik në punën e saj. Ka po ashtu reagime qesharake nga liderë të prekur në sedër, dhe deri reagime groteske si ato të Tritan Shehut në Tiranë. Por thelbi i reagimit zyrtar amerikan është mos negocimi me autorët e këtij operacioni dhe përballimi i pasojave duke bërë secili institucion punën e tij. Aty ku ka vend për hetim kriminal, do hetohet, ku ka vend për korrigjim, do korrigjohet dhe ku ka vend për të dënuar abuzimet, do dënohen. Shihet qartë se SHBA po e përballojnë këtë operacion si një sfidë që ua prodhon liria dhe gjithçka duket normale.

Por si do ta përballojë qeveria shqiptare pjesën e saj?

Dosja e parë zyrtare, të cilën po e boton sot gazeta Tema, na jep një dëshmi shumë të rëndësishme pozitive për rolin që SHBA ka luajtur për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Dokumenti citon një diplomat të lartë francez t’i ketë thënë një diplomati amerikan se Shqipërisë po i dhurohet anëtarësimi në NATO dhe se vendi ka probleme të forta me luftën kundër korrupsionit.

Siç shihet, nëse për gjithë botën do të ketë nxjerrje sekrete apo plane të tyre të fshehta, për ne do të ketë nxjerrje opinionesh, pasi jemi vend pa sekrete dhe pa ndonjë plan tonin. Planin për anëtarësim në NATO e ka bërë dhe e ka mbrojtur SHBA dhe ne vetëm sa i kemi hap telashe. Dy gjërat për të cilat qeveria shqiptare lavdërohet, futja në NATO dhe lufta kundër korrupsionit, rezultojnë të dyja të pavërteta. Pikërisht për këtë shkak mënyra se si duhet të reflektojë politika shqiptare ndaj fushatës së Wikileaks, duhet të jetë e ndryshme nda ajo e qeverive të tjera perëndimore. Qeveritë perëndimore me në krye SHBA janë realisht të shqetësuara pasi po bëhen publike fakte që tronditin besimin e diplomacisë së tyre në botë, pasi bëhen publike dhe planet e tyre. Ne si një vend që s’kemi asnjë plan tonin, as sekret dhe as publik, jemi të përfshirë në këtë fushatë, jo si viktima, por si ilustrues të planeve të tjerëve. Për gjënë më të rëndë të pritshme që mund të dalë, siç është negocimi i Paktit Ujor me Greqinë, ne jemi sërish një vend që nuk kemi planin tonë, por jemi pjesë e planit grek dhe kemi zbatuar ato që kanë pasur planifikuar ata.

Për këtë arsye tek ne, ndryshe nga në Perëndim, nuk është interesant të dëgjohet reagimi i politikës, por reagimi i publikut. Ajo që ka bërë qeveria shqiptare deri më sot, ka qenë rrënimi i institucionit të besimit tek informacioni i nxjerrë në media kundër saj. Ajo është munduar në një farë mënyre të shkatërrojë besimin tek Wikileaks-at shqiptarë, duke i përgënjeshtruar dhe duke i denigruar ata. Të gjithë e kemi të freskët ç’bëri Berisha për të fshirë gjurmët e djalit të tij në masakrën e Gërdecit, gjurmët e vajzës së tij në pastrim parash të Fazlliçit, gjurmët e veta në rrugën Durrës- Kukës, përfshirjen e gardistit të familjes së tij në një vrasje në mes të Tiranës, apo një sërë skandalesh të tjera që nisin me koncesionet e pasurisë kombëtare për klientët e Familjes dhe deri tek shpërdorimi i pareve publike prej njerëzve të tij. Strategjia e Berishës për të relativizuar të vërtetat dhe për t’i injoruar ato, në një farë mënyre ka bërë që publiku të fitojë një lloj imuniteti nga skandalet e tij. Këtu qëndron ndoshta vlera e vetme e kësaj fushate për palën shqiptare, pasi do të rigjallërojë institucionin e besimit për akuzat ndaj kësaj junte familjare në pushtet. Edhe pse Berisha po përpiqet t’i dalë të keqes përpara, duke e identifikuar reagimin politik me reagimet vulgare të Tritan Shehut, e ritheksoj se reagimi i politikës tek ne nuk ka vlerë, pasi asaj nuk i del asnjë sekret i veti në gjithë këtë histori. E gjitha ç’mund të mësojmë, është se si politika jonë ka zbatuar planet e të tjerëve dhe çfarë mendojnë të tjerët për politikanët tanë. Në të dyja rastet politikanët tanë janë objekt, por jo subjekt i kësaj fushate. Edhe nëse ndonjë diplomat ka thënë për Berishën që është “skizofren” apo çoban primitiv, ky nuk është problem i Berishës, por problem i mënyrës se si diplomatët perëndimorë komprometohen me politikanët këtu. Po ashtu dhe nëse faktohet se Berisha është vënë i gjithi në shërbim të nja plani grek, i cili mund të mos i jetë treguar i gjithi, prapë nuk është interesant reagimi i tij, por reagimi i publikut.

Të gjitha çfarë do të botohen janë thanë në median shqiptare, por Berisha ka ngritur një institucion të frikësimit ndaj njerëzve që thonë të vërtetën. Për këtë arsye kjo fushatë ka efekt të ndryshëm në SHBA dhe botën perëndimore, ku është një sfidë ndaj lirisë, dhe vlerë krejt tjetër në një shoqëri të mbyllur, arrogante dhe autoritare si Shqipëria, ku ligjin e bën Familja në pushtet. Wikileaks në Shqipëri është një lajm që na rikthen tek tronditja që i bëri regjimit komunist liria e shtypit në vitin 1990. Ne jemi rikthyer aty. Dhe për çudi në të njëjtën javë dhe muaj si 20 vjet më parë.
« Redaktimi i Fundit: Nëntor 30, 2010, 02:37:42 MD nga LuXor »
- Nese vret nje njeri je nje Kriminel, nese vret 1 milion  je Mbret, dhe nese i vret te gjithe je Zoti...

- Parajsen e preferoj per klimen, Ferrin per shoqerine.

Jashtë Linjë LuXor

  • Vlonjati
  • Administrator
  • Senator ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 6899
  • Popullariteti: 152
  • Born to touch your feelings.
    • Albanian Chat
Wikileaks - Shqiperia Albania
« Pergjigju #1 Me: Nëntor 30, 2010, 02:36:01 MD »
Nje pjese e marre nga nje interviste per gazeten Forbes:

What about the energy industry?

Yes.

Aside from BP?

Yes.

On environmental issues?


A whole range of issues.


Can you give me some examples?


One example: It began with something we released last year, quite an interesting case that wasn’t really picked up by anyone. There’s a Texas Canadian oil company whose name escapes me. And they had these wells in Albania that had been blowing. Quite serious. We got this report from a consultant engineer into what was happening, saying vans were turning up in the middle of the night doing something to them. They were being sabotaged. The Albanian government was involved with another company; There were two rival producers and one was government-owned and the other was privately owned.

So when we got this report; It didn’t have a header. It didn’t say the name of the firm, or even who the wells belonged to.

So it wasn’t picked up because it was missing key data.

At the time, yeah. So I said, what the hell do we do with this thing? It’s impossible to verify if we don’t even know who it came from. It could have been one company trying to frame the other one. So we did something very unusual, and published it and said “We’ve got this thing, looks like it could have been written by a rival company aiming to defame the other, but we can’t verify it. We want more information.” Whether it’s a fake document or real one, something was going on. Either one company is trying to frame the other, which is interesting, or it’s true, which is also very interesting.

That’s where the matter sat until we got a letter of inquiry from an engineering consulting company asking how to get rid of it. We demanded that they first prove that they were the owner.


Intervista e plote: http://blogs.forbes.com/andygreenberg/2010/11/29/an-interview-with-wikileaks-julian-assange/

« Redaktimi i Fundit: Nëntor 30, 2010, 02:41:40 MD nga LuXor »
- Nese vret nje njeri je nje Kriminel, nese vret 1 milion  je Mbret, dhe nese i vret te gjithe je Zoti...

- Parajsen e preferoj per klimen, Ferrin per shoqerine.

Jashtë Linjë LuXor

  • Vlonjati
  • Administrator
  • Senator ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 6899
  • Popullariteti: 152
  • Born to touch your feelings.
    • Albanian Chat
NJU JORK- Mes mesazheve të publikuara nga Wikileaks, ka edhe mesazhe për përpjekjet amerikane për të gjetur vende që të strehonin ish- të burgosurit e Guantanamos.

Mes shumë vendeve përmendet edhe Shqiperia. Sipas New York Times, ndërsa shumë vende hezitonin të strehonin ish-te burgosurit e Guantanamos, Shqipëria ishte një ndër të paktët aleatë që jo vetëm pranoi që të strehonte të dënuarit por madje ofroi të merrte edhe më shumë.

"New York Time" shkruan për një mesazh të diplomatëve amerikanë ku theksohej fakti se pasi Shqiperia kishte pranuar 5 ujguret ne vitin 2006, kryeministri shqiptar Sali Berisha ofroi gadishmërinë e tij për të strehuar 3 nga 6 të dënuar por që ato të mos ishin kinezë, ne 2009. Diplomatët amerikanë e përshkruan këtë ofertë “si të mirë por të ekzagjeruar”.

“Si gjithnjë, shqiptarët duan të bëjnë më shumë se sa duhet, të shkojnë përtej, vetëm për të ndihmuar në një prej prioriteteve të politikës tonë të jashtme”-thuhet në mesazhin e diplomatëve amerikanë.

Burimi: BalkanWeb Media.
- Nese vret nje njeri je nje Kriminel, nese vret 1 milion  je Mbret, dhe nese i vret te gjithe je Zoti...

- Parajsen e preferoj per klimen, Ferrin per shoqerine.

Jashtë Linjë Mistrece

  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 15583
  • Popullariteti: 14
Wikileaks - Shqiperia Albania
« Pergjigju #3 Me: Nëntor 30, 2010, 03:03:15 MD »
Wikileaks, Francezët: Shqipëria e mori lehtë NATO-n
30/11/2010 12:25

Dokumenti i parë ku përmendet Shqipëria, shkarazi, nuk është një telegram i ambasadës amerikane në Tiranë, por një telegram i ambasadës amerikane në Paris.

Dokumenti referon takimin e zëvendës asistentit për cështjet e sigurisë kombëtare të zv-Presidentit Dick Cheney me këshilltarët për cështjet strategjike të presidentit Sarkozy dhe ministrit të jashtëm Kouchner. Takimi është zhvilluar më 16 janar 2008, pra rreth tre muaj përpara se Shqipëria të merrte ftesën zyrtare për anëtarësim në NATO nga samiti i Bukureshtit.

Biseda është përqëndruar në disa tema, ku sigurisht NATO dhe riintegrimi i Francës në komandën ushtarake të Aleancës, kanë zënë një vend kyc. Duke diskutuar për zgjerimin e Aleancës, në telegram citohet shprehimisht njëri prej këshilltarëve francezë.

“Errera tha se Franca është e qetë me secilin prej 3 kandidatëve të Kartës Adriatik 3. Vecanërisht Franca nuk ka asnjë problem me anëtarësimin e Kroacisë. Megjithatë, Errera pohoi se Shqipëria duket se po e merr për të mirëqenë pranimin dhe lipset që të bëjë më shumë përpjekje për të fshirë cështjet e korrupsionit. Sa i takon Maqedonisë, Errera tha se qeveria e Maqedonisë nënvlerëson seriozitetin e cështjes së emrit për Greqinë dhe Shtetet e Bashkuara nuk duhet të bëjnë të njëjtin gabim. Franca nuk do të bëjë presion mbi Greqinë për këtë cështje. Ndër të tjera, nëse Athina do të lëshojë pe në cështjen e emrit, qeveria greke mund të bjerë, cka mund të sjellë një qeveri të re, që mund të jetë përgjegjëse dhe mesa duket armiqësore ndaj ratifikimit të procesit të zgjerimit”, thuhet në telegram.


Top Channel.

Jashtë Linjë n00b

  • Administrator
  • Senator ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 6267
  • Popullariteti: 150