Autori Tema: 100 FAKTE PËR RUFI OSMANIN  (Lexuar 2925 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë bleona.ok

  • i/e sapoardhur
  • *
  • Postime: 1
  • Popullariteti: 0
  • No Nastradini? No Party!
100 FAKTE PËR RUFI OSMANIN
« Me: Prill 11, 2011, 04:02:37 MD »
100 FAKTE PËR RUFI OSMANIN

1.    Veç Rufi Osmani na shpëton nga fundi i botës më 2012-tën.
2.    Vetëm Rufi Osmani e din identitetin e Filan Fistekut.
3.    Pulsi i zemrës së Rufi Osmanit matet me shkallën e Rihterit.
4.    Rufi Osmani ja ka ndaluar Kaltrina Selimit të këndoj këngën: “Unë gjithmonë fitoj”.
5.    Bill Gates gjithmonë jeton me frikë mos i prishet Rufi Osmanit kompjuteri.
6.    Rufi Osmani ka kodin e tij personal postar: RO-1001-GV
7.    Rufi Osmani nuk e respekton ligjin, ligji e respekton atë.
8.    Rufi Osmani ka YahooMail në GMail.
9.    Kur Rufi Osmani hy në restorant, kamerieri i le bakshish Rufi Osmanit.
10.    Rufi Osmani fle në këmbë dhe me sytë hapur.
11.    Rufi Osmani ka regjistruar DVD film prej 4.5 GB në floppy disk prej 1.4 MB.
12.    Kur në Google nuk gjen dot diçka, lirisht merr në telefon Rufi Osmanin.
13.    Veç Rufi Osmani mund të mposht Isa Mustafën dhe LDK-në në Prishtinë.
14.    Edi Ramës i dridhet pushteti në Bashkinë e Tiranës, që nga koha kur Rufi Osmani u “fut” në politikë.
15.    Rufi Osmani ka 2 ditëlindje për 3 muaj.
16.    Kur Rufi Osmani merr rrogë, Banka Popullore Republikës së Maqedonisë bankroton.
17.    Rufi Osmani mundet me pjesëtoj cilindo numër me zero.
18.    Rufi Osmani në horoskop është narcisi.
19.    Pse qajnë foshnjat kur lindin!? Ngaqë kuptojnë se kanë ardhur në botën e Rufi Osmanit.
20.    Rufi Osmani e korrigjon “spell-checkun”
21.    Kur Rufi Osmani ka pas kompjuter, kompjuteri s’ka qenë i zbuluar.
22.    Kur Rufi Osmani futet në ujë nuk laget, por uji rufiosmanizohet.
23.    Lotët e Rufi Osmanit shërojnë kancerin, por ja që Rufi Osmani nuk qanë asnjëherë.
24.    Gjykata Kushtetuese e Kosovës, hoqi nga posti i presidentit, Behgjet Pacollin dhe hamendej të emëroj në këtë post Rufi Osmanin.
25.    Rufi Osmani nuk shkon në vendin e tij të punës, ngaqë vendi i punës vjen të banesa e Rufi Osmanit.
26.    Veç Rufi Osmani mund të bind drenicasit të mos e votojnë Hashim Thaçin.
27.    E dini pse ndodhi kriza financiare!? Ngase Rufi Osmani filloj të vjedh Komunën e Gostivarit.
28.    Rufi Osmani nuk përdor prezervativ, s’ka mbrojtje nga Rufi Osmani.
29.    Kur Rufi Osmani fjaloset me shokun e bankës, profesori i klasës mban shënime.
30.    Rufi Osmani është aq i mençur sa që kur bisedon me tjerët, ai flet me veten e tij.
31.    Rufi Osmani kur hy në dhomë të rrumbullakët, ulet në skaj.
32.    Rufi Osmani ka fituar 1 miliardë dollarë në kuizin “Kush do të bëhet milioner”
33.    Toka ka pesë stinë: pranvera, vera, vjeshta, dimri dhe rufi osmani.
34.    Pasqyra u shpik që edhe Rufi Osmani të shoh frikën.
35.    Rufi Osmani nuk ka fqinjë, ngaqë të gjithë i ka mbyt “politikisht”.
36.    Sali Berisha ka veç një hall, për cilin post të “kandidoj” Rufi Osmanin.
37.    Rufi Osmani nuk do merr pjesë aspak në zgjedhje, ai do bëhet drejt kryeministër.
38.    Rufi Osmani nuk lexon kurrë, ai di gjithçka.
39.    Rufi Osmani nuk sheh ëndrra, por ëndrrat shfaqet sipas porosisë në kujtesën e tij.
40.    Paramendo, Facebook-u ja bën “add” Rufi Osmanit.
41.    Cili është dallimi mes Rufi Osmanit dhe maces!? Macja ka vetëm 9 shpirtra.
42.    Veç Rufi Osmani mund të bashkoj Mitrovicën.
43.    Rufi Osmani nuk e ha mjaltin, ai e ha direkt bletën.
44.    Çka hanë për mëngjes fqinjët e Rufi Osmanit!? Ato hanë deputetë!
45.    Veç Rufi Osmani me “inteligjencën” e tij mund të mposht forcat besnike të Gadafit.
46.    Rufi Osmani edhe pse nuk do garoj në zgjedhje, do merr 120 deputetë.
47.    Krejt bota e ka numrin e telefonit me numra, veç Rufi Osmani me shkronja: ++RO-UHPK-KCFC-VFGM-SC
48.    Kur Rufi Osmani është marrë me politikë, politika nuk ka ekzistuar si koncept.
49.    Rufi Osmani është i vetmi njeri që është marrë me politikë dhe ka mbet i pa-politizuar.
50.    Rufi Osmani e ndanë kiki-rikun në gjysmë dhe e njeh se cili është Kiki e cili është Riku.
51.    Rufi Osmani nuk i ndërton bust Xhem Hasës, por Xhem Hasa atij.
52.    Rufi Osmani që shumë kohë ka qenë në planetin Mars, jo rastësisht atje tani s’ka shenja jete.
53.    Sikur Rufi Osmani të shpërngulej në Dukagjin, Ramush Haradinaj duhet të merrte azil politik në Egjipt.
54.    Rufi Osmani ka fituar zgjedhjet që shumë kohë, por KSHZ-ja nuk gjen numra për t’ia numëruar deputetët.
55.    Kur Rufi Osmani bën tush, krejt Maqedonia mbetet pa ujë.
56.    Rufi Osmani ka kokëdhimbje në mushkëri.
57.    Rufi Osmani ja ka ndalë rrymën EVN-së.
58.    Rufi Osmani ka numëruar 2 herë deri në pakufi.
59.    Kur Rufi Osmani jep deklaratë në TV2-Gostivar edhe CNN-i e transmeton LIVE.
60.    Kur Rufi Osmani është marrë me kontabilitet, ende nuk ka qenë i shpikur Plani Kontabël.
61.    Rufi Osmani është ekonomist aq i mirë, sa që borxhin ta kthen në fitim.
62.    Kur Rufi Osmani merr kredi, bankat i paguajnë interes Rufi Osmanit.
63.    Kur Rufi Osmani ka pasur dyqan tenxheres, Ali Ahmeti ka luajtur me gogla.
64.    Kur Rufi Osmani shkon në Shkup, maqedonasit ikin në Bullgari e Sërbi.
65.    Barack Obama nuk do të rikandidohet për president të SHBA-së, ngaqë i frikohet “futjes” në politikë të Rufi Osmanit.
66.    Jeta ka 5 elemente: ujin, zjarrin, ajrin, tokën dhe Rufi Osmanin.
67.    Kur Rufi Osmani bie, yjet shprehin nga një dëshirë.
68.    Rufi Osmani para një jave i ka kryer punët e sotshme.
69.    Rufi Osmani mund të vras dy gurë me një zog.
70.    Rufi Osmani mund të teshtij sytë hapur.
71.    Rufi Osmani mund të ngrejë ulësen ku është ulur vet.
72.    Kur Rufi Osmani shikon kah dielli, dielli i pari i heq sytë.
73.    Rufi Osmani mund t’i harxhoj 200 minuta falas bisedë nga T-MOBILE për 10 minuta.
74.    Kur dikush thotë se "askush nuk është perfekt", Rufi Osmani e merr si ofendim personal.
75.    Rufi Osmani e din decimalen e fundit të numrit 'PI'.
76.    Rufi Osmani mund të shikoj një epizodë 60 minutëshe për 27 sekonda.
77.    Nëse ti ke 5 euro dhe Rufi Osmani ka 5 euro, Rufi Osmani ka më shumë pare se ti.
78.    Rufi Osmani e bën qepën të qaj.
79.    Rufi Osmani është i vetmi politikan “i shkolluar” në këtë planet.
80.    Zvicra nuk është me të vërtetë shtet neutral, por pret të shoh me kë do të bëhet Rufi Osmani.
81.    Rufi Osmani nuk di gjë për këto shkrime, se po të dinte, do ta shlyente nga faqja e dheut internetin.
82.    Politika dhe ekonomia mbarojnë së ekzistuari si shkencë, aty ku fillon jeta e Rufi Osmanit.
83.    Kur Rufi Osmani shitke mend në UEJL, Ali Ahmeti bënte luftëra për të drejtat e shqiptarëve.
84.    Rufi Osmani i ka grushtuar 100 euro dhe ka i kthyer ato në 20000 cent.
85.    Veç Rufi Osmani do të jetë edhe kryetar i qytetit të Gostivarit edhe kryeministër i Maqedonisë.
86.    Vetëm Rufi Osmani mund të bëj dordolec prej uji.
87.    Rufi Osmani mund të duartrokas me një dorë.
88.    Rufi Osmani mbjellën grurë dhe korr misër.
89.    Rufi Osmani mund të fshij ikonën “Recycle Bin” nga kompjuteri.
90.    Eksporti tregtar më i madh i Rufi Osmanit është vuajtja politike.
91.    Rufi Osmani nuk mund të parashikoj të ardhmen, të ardhmes i bie më mirë të bëj si thotë Rufi Osmani.
92.    Edhe flaka digjet nga Rufi Osmani.
93.    Kur Rufi Osmani hyp në autobus, konduktori nxjerr biletë për veten e tij.
94.    Nuk ka teori evolucioni, por ka vetëm një listë krijesash që Rufi Osmani i ka lejuar të jetojnë.
95.    Pse në dimër arushat bien në gjumë!? Ngaqë Rufi Osmani shkon në skijim.
96.    Rufi Osmani nuk mban orë, ai vendos sa është ora.
97.    OKB, NATO dhe BE-ja vendosën të shpërbëhen ngaqë bota tani është më e sigurt, që kur Rufi Osmani “hyri” në politikë.
98.    A e dini si i lidh lidhëzat e këpucëve Rufi Osmani!? Me gishta të këmbëve.
99.    Çka ka thënë Zoti kur e ka pa Rufi Osmanin!? Na shpëto o Zot!
100.    Rufi Osmani ja ka pa fytyrën gruas që shfaqet në filmin vizatimor Tom & Jerry.