Autori Tema: piramidat e egjiptit  (Lexuar 17207 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë doshi

  • i/e sapoardhur
  • *
  • Postime: 2
  • Popullariteti: 0
piramidat e egjiptit
« Me: Shtator 23, 2008, 04:13:34 PD »
tregoni, ai qe di dicka mbi piramidat e egjiptit. si jane ndertuar ,etj,etj

Jashtë Linjë ★ARIEL★

  • ★MADAME★BEST_MOM★
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 36237
  • Popullariteti: 436
piramidat e egjiptit
« Pergjigju #1 Me: Shtator 23, 2008, 10:57:20 PD »
PSE  E  KE  PER  DETYRE  :D


Dihet se piramidat e ndërtuara në Egjiptin antik kishin dy pjesë, pjesën e dukshme, dhe pjesën e padukshme, tunelet poshtë piramidës, që ngjanin me një piramidë të përmbysur, nëpër të cilën shkoje deri tek maja që ishte thellë në tokë, te dhoma ku ishte varri i faraonit. Në kultin e Imotephit, piramida e dyfishtë paraqitet me majën e prerë, në pjesën e poshtme, si për të treguar ekzistencën e sekretit, por edhe ruajtjen e tij. Rombi është një figurë që shfaqet në simbolet e lashta egjiptiane, si në kohën e imotephit, ashtu dhe të Akhetatenit.

PIRAMIDA  E  KEOPSIT

Piramida e Keopsit ështe më e madhja nga tre piramidat kryesore në Gizeh dhe në të njëjtën kohë piramida më e lartë në mbarë botën. Ajo u ndërtua nga faraoni Keops gjatë viteve 2700 p.e.s - 3100 p.e.s. Ka një lartësi prej 137 m dhe gjatesinë e çdo brinjë të bazes e ka 227 m. Përbehet nga 2 500 000 blloqe me masë prej 2 - 5 tona secila. Kështu masa e piramidës i afrohet 6 000 000 tonelatave. Blloqet formojnë 203 shkallë me lartësi mesatare prej 1 metri.

Piramida e Keopsit është quajtur nga shkencëtarët "Libër shkencor i shkruajtur në gurë" pasi: është percaktuar se meridiani që kalonte nga maja e piramidës, ndante në dy pjesë të barabarta deltën e lumit Nil dhe përputhej me drejtimin veri-jug  lëvizjet e hijës së piramidës shënonin orët e ditës dhe jepnin dhe datat e sakta të ekuinokseve dhe solsticeve.  duke shumëzuar me një miliard lartesinë që do të kishte piramida, nëse faqet e saj do të ishin zgjatur deri në majën e saj, do të kemi 148 208 000 km, numër që është afërsisht i barabartë me largesinë në km nga Toka deri në Diell.
Ne ndertimin e piramides kane mare pjese 100.000 skllever qe punonin me ndrime dhe ky monument i cili i ka bere balle gjithe atyre shekujve u ndertua vetem per 30 vjet.
Ka mendime dhe opinione te shumta se si jane renditur kubat e piramides per ndertimin e saj , ne njeren prej tyre mendohet se jane formuar bartes te ndryshem qe ngjitnin kubat me ane te reshqitjes nga ana e sklleverve ,mendohet se nje kub kishte peshen 2 deri 10 ton dhe jane perdorur deri me 3 milion kuba.


E  FSHEHTA  E  PIRAMIDES  SE  KEOPSIT

Çdo njeri është në gjendje që në një natë të errët të gjejë drejtimin e Bejrut, me anë të Yllit Polar. Gjithashtu, është në dijeni që, për shkak të dukurisë së precesionit, boshti i rrotullimit të Tokës zhvendoset duke përshkuar një sipërfaqe konike një herë në 25800 vjet. D.m.th se ky bosht e ndryshon orientimin e vet në hapësirë. Kjo do të thotë se poli qiellor, pra pika ku shënjon boshti i Tokës përshkuan në sfondin e qiellit yjor një rreth të madh. Në qoftë se poli bie pikërisht afër ndonjë ylli të ndritshëm, atëherë ky yll luan rolin e Yllit Polar. Sot këtë rol e luan ylli alfa i Arushës së Vogël (Ursae Minoris). Por katërmijë e pesëqind vjet më parë Poli Verior i qiellit ndodhej afër një tjetër ylli të ndritshëm dhe pikërisht afër yllit alfa Draconis. Me këtë lidhet historia zbavitëse e njërës prej hipotezave të fshehta të ndërtimit të piramidës së Keopsit.

Korridori i brendshëm më i gjatë, ose thënë ndryshe hyrja e tunelit të kësaj piramide, është e drejtuar për nga Veriu. Sikur pjerrësia e tij të ishte 30 gradë aq sa është gjerësia gjeografike e vendit, ku ndodhet piramida, atëherë vrojtuesi i ndodhur në qendër të saj do ta shikonte Polin Verior të qiellit në drejtim të vrimës së tunelit. Pjerrësia e tunelit është vetëm 26,5 gradë. Kjo do të thotë se tuneli shënjon në drejtim të pikës që ndodhet 3,5 gradë poshtë polit. Në fillim të shekullit XIX astronomi i dëgjuar, Herchel, në lidhje me këtë problem formuloi hipotezën, sipas së cilës, del se në kohën kur u ndërtua piramida, ylli alfa Draconis ishte pikërisht në po këtë largësi nga poli e për rrjedhojë gjatë një ditë-nate, ai ndodhej një herë në kulmimin e poshtëm të tij dhe saktësisht poshtë polit, atje ku shënjonte tuneli i piramidës. Ja dhe një tjetër histori rreth kësaj piramide, që ka lidhje me ciklin "Dijet e panjohura të kapllanëve të Egjiptit". Po jo vetëm vendosja se kur ka ndodhur kjo mund të ndihmojë në përcaktimin e saktë të datës së ndërtimit të piramidës. Siç del, alfa Draconis ndodhej larg Polit me 3,5 gradë dy herë: në vitin 2100 dhe 3300 vjet para erës sonë.

Fatkeqësisht, asnjë nga këto data nuk përputhen me ato çfarë dihen nga studimet egjiptologjike: Piramida e Keopsit u ngrit rreth vitit 2800 para erës sonë, pra kemi një shmangie, një digresion. Për këtë, astronomi polak, Jozef Smak, është shprehur se "duke mos qenë egjiptolog nuk jam në gjendje të them se hipoteza e John Herschel në kohën kur e ka formuluar atë ishte përputhja më e mirë". E ndoshta kështu mund të ketë qenë, nëse gjykohet nga mesazhi i Napoleonit kur thoshte: "Ushtarë, 40 shekuj shikojnë te ju!". Nga kjo del se shkencëtarët që shoqëronin Napoleonin në ekspeditën për në Egjipt e datuan ngritjen e piramidës së Keopsit rreth vitit 2200 para erës sonë.

Hipotezës së Herschelit, studiuesit i janë kthyer disa herë. Këtë e kanë bërë po ashtu edhe astronomët edhe pse korrigjimet e tyre kanë qenë të vogla, por dijet tona rreth dukurisë së precesionit nuk kanë ndryshuar aq shumë gjatë këtyre 200 e më shumë viteve të fundit. Përpara shumë vitesh, me këtë problem, por edhe për shumë vjet u morën përsëri edhe R.L. Walker i US Naval Observatory. Ai arriti t‘i japë zgjidhje kësaj enigme edhe pse nuk kishte asnjë lidhje me astronominë. Walker konstatoi pikërisht atë që, mënyra më e thjeshtë e ndërtimit të trotuarit apo korridorit konsiston në vendosjen përkatëse të blloqeve prej guri.

Lexuesi pa vështirësi vë re se këndi që përftohet te kjo figurë e ka tangjentin të barabartë me ½. Po sa do të jetë vetë këndi? Për këtë mjafton të përdoret tabela e logaritmeve apo edhe mënyra të tjera dhe ky kënd del i barabartë me 26,5 gradë. Megjithatë ka lindur reflektimi. Kështu, gjatë më shumë se 200 vjetëve që "zotëroi" hipoteza e Herschelit dhe kur luajtën rol "dijet e panjohura të kapllanëve të Egjiptit", ky problem tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve. Ndërkohë që zgjidhja e enigmës që dha Walkeri në fakt nuk ndeshi asnjë kundërshtim. Por, duhet thënë se deri sot nuk ka pasur asnjë sipërmarrje për të ndërmarrë rrënimin e shtresave të sipërme të sipërfaqes së tunelit, për t‘u bindur nëse blloqet prej guri janë vendosur ashtu si paraqiten nga figura 2. Nga sa u tha dilet në përfundimin se enigma e piramidës së Keopsit mbetet përsëri sekret.

Jashtë Linjë Adi

  • Forca Juventus
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 10448
  • Popullariteti: 6
  • What Goes Around...Comes Around
    • PARKU RINIA
piramidat e egjiptit
« Pergjigju #2 Me: Shtator 23, 2008, 02:18:03 MD »
DYZET SHEKUJ VIGJILOJNË MBI MBRETËRINË E GURËZUAR TË FARAONËVE

 

                   Në majin e but të vitit 1879, kur “korzikani i krisur”, Napoeloni, me 328 anije dhe 38000 ushtarë më të mirë, u derdh nga limani Tulon (duke mbushur detin azur) në drejtim të Egjiptit dhe kur arriti në brigjet enigmatike të Egjiptit madhështor, u tha me të drejtë ushtarëve: “Ushtarë, kujdes! Dyzet shekuj shikojnë nga lart mbi ju!”

           

            Në majin e but të vitit 1879, kur “korzikani i krisur”, Napoeloni, me 328 anije dhe 38000 ushtarë më të mirë, u derdh nga limani Tulon (duke mbushur detin azur) në drejtim të Egjiptit dhe kur arriti në brigjet enigmatike të Egjiptit madhështor, u tha me të drejtë ushtarëve: “Ushtarë, kujdes! Dyzet shekuj shikojnë nga lart mbi ju!”

            Vërtet sot, nëse njeriu do të merret me çuditë më karakteristike të botës sonë, pothuaj është e pamundshme që ta bind veten të zgjedh diçka tjetër e t’i mënjanojë piramidat e famshme të Gizesë së Egjiptit, padyshim ndërtesat me misterioze të kohës së lashtë.

            Për to flet edhe babai i historisë, Heroditi, i cili 450 vjet p.e.r. bëri një udhëtim në Egjiptin e lashtë dhe vizitoi mbretërinë e vdekur, por të gurëzuar të faraonëve. Për to flasin e shkruajnë qindra e mijëra hulumtues, shkencëtarë, gazetarë e njerëz të tjerë ankande botës. E u ndërtuan para 4500 vjetësh, diku rreth viteve 2650 dhe 2550 p.e.r. Pra, 45 shekuj më parë u ndërtuan te Gizeja e Egjiptit tri piramidat e mëdha: e Keopsit, e Kefrenit dhe e Mikerinit - piramidat e tre mbretërve nga dinastia e katërt, për të cilët nuk dihet shumëçka, por se janë ndërtuesit e piramidave. Dhe, nga atëherë e gjerë më sot, thuaja në kontinuitet, një vel misterioz i mbështjell këto ndërtesa grandioze.

            Vetë arsyeja e ndërtimit të tyre është një enigmë në vete për historinë e kohës së re. Enigma që imponohet fill pas kësaj është mënyra e ndërtimit të tyre, aq më tepër kur të kihet parasysh se në muret e tyre madhështore ndodhen gurë që peshojnë edhe nga disa tonelate. Madje, supozohet se këta gurë janë sjellë nga malet e largëta të Libisë. Por misteriozitetin e tyre e bëjnë më misterioz sidomos fenomenet e ndryshme, të pashpjegueshme, që ndodhin me hulumtuesë e shkencëtarë të ndryshëm, të cilët me ngulmim dëshirojnë t’i zbulojnë fshehtësitë e tyre. Ta zëmë, në disa raste është bërë zhdukja e tyre “pa shenjë e dok”, (si, p.sh.: herën e fundit, më 1988, kur u zhdukën në piramidën e Keposit hulumtuesit amerikanë Vili Q. dhe Skot S., fenomen që përshkruhet në librin, “Ç’fshehin piramidat egjiptiane”). Mandej, shumë prej hulumtuesve këmbëngulës janë sëmurë me kohë nga sëmundje të pashpjegueshme. Sakaq, sot, në botë përhapen teza se edhe virusi misterioz i AIDS-it është mallkim i fjetur në sarkofagun e faraonit të famshëm Tutankamonit; dhe sipas kësaj teorie, virusi u gjet në liri më 1922, kur u zbulua varri i faraonit të famshëm, kurse u përhap në Amerikë në vitet e shtatëdhjeta të këtij shekulli kur u hapa atje ekspozita me objekte nga varrezat e këtij faraoni.

            Piramida e madhe (e Keopsit) është më e bukura nga gjithsej tetëdhjetë piramidat, sa dikur ishin të ndërtuara në Egjipt, e nga të cilat sot ruhen vetëm tridhjetë. Përpos nga madhësia, ajo është e veçantë edhe për shumëçka tjetër. Para së gjithash, ndërtimi i një ndërtese të tillë gjigante, para katër mijë vjetësh, pothuaj as që mund të merret me mend. Sa për ilustrim, të theksojmë se prej saj do të mund të ndërtohej një mur i lartë 1 m, i gjerë 30 cm, kurse i gjatë 8480 km. Apo të gjitha katedralet dhe kishat, të cilat janë ndërtuar në Angli nga koha e Krishtit e këndej, do të mund të rindërtoheshin nga materiali i kësaj piramide. Vlerësohet se përmban 2.400.000 blloqe gurësh, të rëndë nga 2.5 deri në 70 tonelata. Sakaq, krejt këta gurë supozohet se janë bartur nga largësia prej 800 km. Prandaj, ne sot akoma nuk dimë se si ka mundur të ngritët një arkitekturë e tillë e përsosur. Për ndërtimin e saj, padyshim, kanë qenë të nevojshme shumë vite punë të mundimshme, qindëramijëra njerëz, si dhe mjaftë njohës të mirë të mjeshtërisë së ndërtimit dhe të karakteristikave të konfiguracionit.

            Kush ka mundur të organizojë një projekt të tillë? Si janë ushqyer njerëzit, duke marr parasysh se i tërë projekti është realizuar në shkretëtirën e pafund?  Si ia kanë arritur që aq bukur t’i latojnë gurët dhe t’i palojnë ata, sa as copa më e hollë e letrës nuk mund të futet midis tyre? Dhe, kështu pyetjet edhe më tej rrjedhin.

            Asgjë, sa i përket piramidës së madhe, nuk është e rastit. Pozita e saj është saktë në qendrën e masës tokësore. Boshti veri - jug, i  cili është 31o 9’ në lindje të Graniçit, është meridiani më i gjatë tokësor; kurse boshti lindje - perëndim, 29o  e 58’ e 51’ kah veriu - është paralelja më e gjatë tokësore. Pesha e piramidë së madhe është 1020 e peshës së Tokës dhe na e mundëson ta llogarisim largësinë e Tokës nga Dielli. Sipas piramidës, kjo largësi përfshinë 93 milion milje, që në krahasim me matjet shkencore që llogarisin largësinë tërësore prej 92.900.000 milje, është pothuajse e saktë.

            Po e përfundoj me fjalën e urtë arabe, që thotë: “koha u bënë ballë të gjithave, kurse piramidat i bëjnë ballë kohës”. Vërtetë, një përballim i përcjellë me enigma të pafundme që, herë pas here, lajmërohen nga errësira e së panjohurës dhe presin reflektorët e diturisë që t’i shndrisin.

            Pra, dyzet shekuj vigjilojnë nga lartë mbi mbretërinë e gurëzuar të faraonëve të Egjiptit, një nga çudit më karakteristike, më madhështore por edhe më enigmatike të botës sonë.



Jashtë Linjë ★ARIEL★

  • ★MADAME★BEST_MOM★
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 36237
  • Popullariteti: 436
piramidat e egjiptit
« Pergjigju #3 Me: Shtator 23, 2008, 02:25:48 MD »
KU  ESHTE  DOSHI  RI.  PASKA  IK  PA  DETYRA  M'DUKET  ;D

Jashtë Linjë Adi

  • Forca Juventus
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 10448
  • Popullariteti: 6
  • What Goes Around...Comes Around
    • PARKU RINIA
piramidat e egjiptit
« Pergjigju #4 Me: Shtator 23, 2008, 02:26:48 MD »
AHAHAHAHHAHAHAHAHAH CA DO DOSHI TE THEM SA HER BENTE SEX NE DITE KEOPSI AHHAHAAHHAHAHAHAA



Jashtë Linjë ★ARIEL★

  • ★MADAME★BEST_MOM★
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 36237
  • Popullariteti: 436
piramidat e egjiptit
« Pergjigju #5 Me: Shtator 23, 2008, 02:29:54 MD »
HAHAHAHAHAHAAHAHAAAA.  E  DI  TI,  QE  RRUGA  E  E  SHKURTER  ME  BO  DETYRAT  ESHTE  KTU.  ;D ;D

SE  ANGAZHOHEN  T'GJITHE  ;D ;D

Jashtë Linjë Adi

  • Forca Juventus
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 10448
  • Popullariteti: 6
  • What Goes Around...Comes Around
    • PARKU RINIA
piramidat e egjiptit
« Pergjigju #6 Me: Shtator 23, 2008, 02:34:24 MD »
RROFT INTERNETI :D :D :D :D



Jashtë Linjë Dominus

  • anetare i/e respektuar.
  • ***
  • Postime: 382
  • Popullariteti: 16
piramidat e egjiptit
« Pergjigju #7 Me: Maj 30, 2009, 11:10:41 MD »
Per piramidat kam degjuar para nje viti,kur isha ne Egjipt,se kishte dale ne drite nje teori e re,e pranueshme duke pare dhe vendin ne te cilin ishin piramidat, se ishin ndertuar duke e ngritur terrenin perreth me rere deri sa kane arritur ne maje.Veshja e tyre nga jashte ka qene me mermer per koha ka bere qe te prishej veshja e jashtme.Pasi kane perfundur dhe veshjen e jashtme,rera perreth tyre eshte hequr.Mister kishte mbetur fakti se cfare mjetesh kane perdorur per transportimin e blloqeve te gurit qe peshonin nga 2-5 ton dhe vendi ku mendohej se vinin blloqet ishte rreth 1500 km larg Egjiptit.Dicka e bukur qe ishte zbuluar vitet e fundit ishte dhe varka e Diellit me te cilen levizte faraoni.Varri i faraonit ishte ne qender te piramides.Dicka e bukur,interesante menyra sesi jane ndertuar,duke patur parasysh qe para 2000 vjetesh nuk kane patur mjetet e sotme.