Autori Tema: Historia e Presheves  (Lexuar 2691 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë preshevar

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 27
  • Popullariteti: 0
Historia e Presheves
« Me: Prill 21, 2010, 02:54:23 MD »
Historia e Preshevës

Treva e Preshevës në kohërat antike ka qenë nën sundimin romak. Provinca e Dytë, Provincia Dardanium ka qenë poashtu nën sundimin romak me kryeqytetin e saj Scup, Shkupi i sotëm. Gjat dyndjeve sllave, gjat shek. VI dhe VII, në rajonin e Preshevës janë ndërtuar ca kështjella për t'u mbrojtur nga barbarët sllav. Për këto fortesa më së miri flet historiani bizantin Prokopie. Këto kështjella ishin Kalaja e Preshevës si dhe ca të tjera në Karadak (Malësia e Preshevës). Gjer në shekullin IX, rajoni i Preshevës mbetet nën pushtimin Bizantin. Nga gjysma e dytë e shek. IX gjer në shek X rajoni i Preshevës pushtohet nga ana e Mbretërisë Bullgare. Prej shek. XI e deri në shek XII, Presheva me rrethinë gjendet nën sundimin Bizantin. Në fund të shek. XII, sipas dokumenteve sërbe, Preshevën e gjejmë të pushtuar nga ana e Nemanjiqëve deri më vitin 1455. Gjat kësaj kohe, popullsia autoktone i takonte religjionit të krishterë të përhapur nga romakët. Krahas popujve tjerë, edhe shqiptarët e këtyre trevava u bënin rrezistencë pushtimit osman-turk. Si rrjedhojë e rrezistencës shpeshëherë, popullsia e këtyre anëve iu nënshtrohej zullumeve dhe represaljeve nga ana e barbarëve të ardhur nga azia. Presheva, emrin që ka edhe sot, ka nga fjala latine që d.m.th. PRESH-Purri dhe EVA-fushë, pra Preshevë d.m.th Fusha purrinjëve.

Rilindja Kombëtare

Gjat Rilindjes Kombëtare Presheva dhe preshevarët kanë qenë mjaft aktiv për çlirimin Kombëtar Shqiptarë. S'bashku me bashkëkombasit e vet anë e mbanë trojeve shqiptare, i kundërshtuan me forcë çdo ligj të dhunshëm të imponuar nga armiqt e sidomos Reformat e Tanzimatit të vitit 1939, deri më vitin 1912, pastaj pjesmarrës në luftërat dhe kryengritjet e ndryshme si atë të Lidhjes së Prizrenit (1878), Lidhja e Pejës (1898) si dhe kryengritjet e njëpasnjëshme të viteve 1908, 1910, 1912 etj.

Arkeologji

Meqë Presheva nuk ka patur mundësi të krijojë instuticione të veta të pavaruara kombëtare, gjithëherë kanë shfrytëzuar format prej më të ndryshme për t'i ruajtur vlerat kulturore-kombëtare dhe etnicitetin e vet kombëtar. Kështu një ndër këto me vlerë jashtëzakonisht të madhe është edhe Muzeu i shkollës në Preshevë. Në këtë muze gjendet një numër i konsiderueshëm i eksponateve që flasin për kulturën dhe të kaluarën e shqiptarëve të këtyre viseve. Aty gjenden eksponate që i takojnë kohërave të lashta parahistorike, në keramikë, armë, filigranologji etj. Prej armëve janë gjetur eksponate të cilat i takojnë viteve 30 të e.s. në katundin e Ilincës (Malësia e Preshevës). Unaza dhe stoli tjera nga filigranologjia janë gjetur në katundin e Zhunicës e që i takojnë viteve 35-ta, më qartë në kohën e Oktavian Augustit. Në Zhunicë dhe Preshevë janë gjetur edhe monedha të po kësaj kohe (vitet e 35-ta). Nga keramika janë zbuluar objekte apo pajisje të ndryshme që i takojnë periudhave të lashta parahistorike rreth 3500 vjet p.e.s

Presheva nën sundimin Osman

Presheva gjat kohës së sundimit Osman në Ballkan, ishte e përfshirë nën pashallëkun e Shkupit. Struktura nacionale në këtë trevë ishte pothuajse e 100% shqiptare, e që gjat shpalljes së pavarsisë së Serbisë nga Turqia ishin shpërngulur edhe një pjesë e madhe e shqiptarëve nga viset Veri-Lindore të Arbërisë ( Vranja, Leskovci, Nishi, Piroti, Surdulica etj.). Si dëshmi e kësaj shpërnguljeje është fakti se sot shumë familje dhe fshatra të tëra dijnë prejardhjen e tyre nga viset Veri-Lindore të Arbërisë. P.sh. Banorët e fshatit Kokaj (Malësi) vijnë nga rrethina e Leskovcit nga fshati Klajiq, Seferët (fsh. Sefer, malësi) vijnë nga rrethina e Pirotit, Familja e Dodajve (Dodallarët, Preshevë) vijnë nga Nishi, banorët e fshatit Depce (malësi) poashtu vijnë nga rrethina e Leskovcit.

Nga zullumet e turqve që i bënin shqiptarëve të këtyre viseve, çonin drej përleshjeve dhe kryengritjeve të kohëpaskohëshme të shqiptarëve kundër turqve. Kështu psh. Më vitin 1843, shqiptarët e rrethinës së Kumanovës , Preshevës, Bujanocit dhe Gjilanit nën udhëheqjen e Bajram Vaksincës çuan krye kundër zullumve dhe shtypjes së Hysen Pashës. Hysen Pasha i plagosur, iku te miqt e vet në Pçinjë ku atje edhe vdiq.

Këtu nuk duhet harruar edhe kryengritjet e njëpasnjëshme të shqiptarëve në përgjithsi ku si pjesmarrës të rregullt ishin edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjes.