Autori Tema: A do t’i rishohë Akademia e Shkencave të Shqipërisë botimet antishqiptare  (Lexuar 1485 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë i miri

  • anetare i/e respektuar.
  • ***
  • Postime: 283
  • Popullariteti: 5
  • nje per te gjithe e te gjithe per nje!
Në tregun shqiptar dhe atë botëror qarkullon një atlas gjeografik i popullsisë së Shqipërisë, me të dhëna të shumta antishqiptare, i cili mban vulën e institucionit më të rëndësishëm shkencor në vend. Akademia e Shkencave të Shqipërisë duhet të kontrollojë në detaje gjithë botimet që hidhen në treg nën siglën e saj, veçanërisht kur bëhet fjalë për vepra, të cilat kanë lidhje me interesat kombëtare. Nuk duhet të lejojë botime pa oponencë, duke i kaluar ato me konferenca - hije, ku askush nuk lejohet të japë mendimin e tij. Kur një botim zyrtar, nuk ka oponencë shkencore, nuk mund të botohet me siglën “Universiteti i Tiranës” apo “Akademia e Shkencave të Shqipërisë”. Bëhet fjalë për një vepër, në të cilën ka paqartësi të shumta lidhur me termat “pakicë kombëtare” dhe “pakicë etnokulturore”. Nëse një gjë të tillë, pra ndalimin e këtij botimi dhe korrigjimin e mangësive, nuk e bëri Akademia e Shkencave nga viti 2003 deri në vitin 2008, duhet ta bëjë me çdo kusht Akademia e tanishme, për shkak se një atlas i tillë, qarkullon sot në botë, duke pasur vulën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Nëse një botim i tillë nuk do të hidhet poshtë sa më parë, në të ardhmen është e vështirë të na besojë kush, pasi të huajt me të drejtë mund të na thonë: “Çfarë kërkoni? Vet e keni hartuar atlasin”.

Vepra me karakter të theksuar antishqiptar kohët e fundit janë botuar shumë, por këtë radhë bëjmë fjalë për veprën “Atlasi gjeografik i popullsisë së Shqipërisë...”, botuar në Tiranë, në vitin 2003, në tri gjuhë (shqip, anglisht dhe gjermanisht). Autor të tij janë: Arqile Bërxholi, drejtor i Qendrës Gjeografike në Akademinë e Shkencave dhe Dhimitër Doka, pedagog në Universitetin e Tiranës, të lidhur me një studiues gjerman, një farë Hartmut Asche, nga Universiteti i Posdamit. Atlasi në fjalë është përpiluar sipas pikëpamjeve antishqiptare të fqinjëve. Si grekët, ashtu dhe serbët, kanë ngritur kudo institute për të promovuar kulturën e tyre. Për të realizuar qëllimin që kanë, ata aktivizojnë me pagesë studiues të huaj për të bërë botime, të cilat të rrjedhin në vijën e tyre të Megaliidesë, madje shkojnë deri aty, sa për këtë qëllim, të “detyrojnë” dhe “shkencëtarë” shqiptarë, që të shkruajnë kundër atdheut të tyre, në shkëmbim të disa mijëra eurove. Pra, ata dinë t’u mbyllin gojën dhe institucioneve shkencore në Shqipëri, të cilat paguhen me paratë e popullit, për të mbrojtur interesat kombëtare. Pas botimit të këtij atlasi, gati në rrugë ilegale, ku nuk u mor parasysh asnjë vërejtje esenciale, ka pasur reagime nga mjaft profesorë, si Eqerem Yzeiri, Fiqiri Sheri, Agim Shehu, Pal Nikolli, Sabri Laçi, Thoma Murzaku, Kasëm Biçoku, Sherif Delvina etj. Është organizuar dhe një tryezë debati rreth këtij botimi, ku kanë qenë të ftuar si autorët e atlasit, ashtu dhe kryesia e Akademisë së Shkencave, por, për fat të keq, asnjë prej tyre nuk pranoi të merrte pjesë. Nuk morën pjesë, pasi e dinin çfarë çorbe kishin gatuar dhe e kishin të vështirë të përballeshin me profesorë të kësaj fushe, të cilët kanë një jetë që punojnë në drejtim të hartografisë, gjeografisë dhe popullsisë së Shqipërisë. Prej tyre, në atë kohë, i është drejtuar dhe një letër Presidentit të Republikës, por nuk pati asnjë përgjigje. Thonë se letrën, bashkë me shënimet përkatëse, i “kanë sekuestruar” punonjës të këtij institucioni, “shokë ideali” me autorët e këtij botimi të turpshëm. Nuk justifikohen as pretendimit e ndonjë drejtuesi në Akademi, se gjoja, “institucioni i Akademisë nuk u ndërhyn studiuesve në punën e tyre”. Akademia mund të mos ndërhyjë, por është e detyruar që, para miratimit të veprës për botim, t’ua japë atë specialistëve më të shquar që ka vendi për oponencë dhe pas korrigjimit të mangësive të jap miratimin për botim. Të thuash në emër të institucionit më të rëndësishëm të shkencës se “nuk u ndërhyjmë autorëve”, është një deklaratë e papërgjegjshme, kur ata janë caktuar në detyra të tilla për të mbrojtur interesat kombëtare dhe jo për të punuar në drejtim të shkatërrimit të tyre.

Po ku qëndron antishqiptarizmi i këtij botimi monstruoz, për të cilin nuk janë angazhuar specialistë të fushës përkatëse, por njerëz të qëmtuar nga autorët për ato qëllime që kjo vepër – hije është shkruar.
kete nuk e kam shkruar une por e lexova diku dhe me duket shume interesante,
si ka mundesi qe te ndodhe nje gje e tille nga vete ne shqiptaret, dmth nga njerez qe duhet te mbrojne autoritetin shqiptar,
« Redaktimi i Fundit: Shtator 01, 2010, 01:33:55 MD nga i miri »
nuk ka njerez te perkryer por vepra te perkryera!