Autori Tema: Barcelona 5 - Real Madrid 0  (Lexuar 1514 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë n00b

  • Administrator
  • Senator ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 6267
  • Popullariteti: 150
Barcelona 5 - Real Madrid 0
« Me: Nëntor 30, 2010, 04:40:52 MD »

Jashtë Linjë LuXor

  • Vlonjati
  • Administrator
  • Senator ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 6899
  • Popullariteti: 152
  • Born to touch your feelings.
    • Albanian Chat
Barcelona 5 - Real Madrid 0
« Pergjigju #1 Me: Nëntor 30, 2010, 05:04:59 MD »
30 fjali famoze perpara ndeshjes...

Ronaldo: Le të fitojë skuadra më e mirë! Por më të mirët jemi ne.

Zapatero (kryeministri spanjoll): Fiton Barça me rezultatin 4:2.

Ronaldo: Unë bëj spektakël; kush ka qejf ta shohë, le ta shohë; kush nuk ka qejf, le ta fikë televizorin.

Maradona: Përpara se të vinte Mourinho në Madrid, Reali ishte për faqe të zezë.

Zapatero: Guardiola më pëlqen më shumë se sa Mourinho, dhe Messi më shumë se sa Ronaldo.

Mourinho: Do të jetë një ndeshje e vështirë; një barazim s’do ishte keq, edhe pse fitorja është më e mirë.

Ronaldo: Ka rëndësi kush fiton ndeshjen, e jo kush shënon gol.

Mourinho: Të luash në Camp Nou është argëtuese; ka qënë argëtuese kur kam shkuar me Chelsea-n e me Inter-in; s’do mend që do jetë dhe me Realin.

Marcelo (mesfushor i Realit): Nuk e kam idenë, nëse do sulmoj apo do mbrohem.

Pedro: Nuk do ta vesh kurrë bluzën e Realit të Madridit.

Luis Cesar Menotti (ish-trainer i Argjentinës dhe i Barcelonës): Barça është një punishte artizanësh e artistësh.

Joan Gaspart (ish president i Barcelonës): Mourinho është një njeri që të rrëmben e të bën për vete.

Charly Rexach (ish lojtar dhe ish trainer i Barcelonës): Mourinho duhet marrë me qetësi.

Michel (ish lojtar i Realit): Do shënojë gol Christiano Ronaldo. Në minutën e parë. Me penalty.

Mourinho: Në Barcelonë jam persona non grata. S’do t’ma falin kurrë që s’i lashë të fitonin Champions League-n në shtëpinë e tyre.

Carles Puyol: Do luajmë kundër Realit të Madridit, e jo kundër Mourinho-s.

Gerard Piqué: Jemi ne favoritët.

Javier Mascherano: Realit duhet t’i ruhemi; të bëjnë gjëmën ata. Jo më kot janë të parët në klasifikim.

Leo Messi: Reali i Madridit më pëlqen shumë; është skuadra, së cilës i shënoj gjithmonë.

Sandro Rosell (president i Barçës): Mourinho-n do ta presim ashtu siç i ka hije që të pritet.

Sandro Rosell (president i Barçës): Do ta presim Mourinho-n me shumë edukatë; sepse të tillë jemi ne.

Florentino Perez (presidenti i Realit të Madridit): Reali e Mourinho përbëjnë një martesë të përkryer.

Michel Salgado (ish lojtar i Realit): Stili i Mourinho-s nuk ka lidhje me historinë e Realit të Madridit.

Cesc Fabregas (lojtar që ka dalë nga ofiçina e Barçës): Mezi po pres të fitojë Barça.

Jorge Valdano: Ronaldon e kritikojnë a thua se ka vrarë Manolete-ën (është një toreador që ka mbetur i vrarë gjatë garës me dema).

Daniel Alves: Është e pamundur që një mbrojtës i vetëm të frenojë Messi-n.

Hristo Stoichkov (ish lojtar i Barçës): Reali i Madridit ma shpif.

Xabi Alonso: Një parashikim? Epo mirë: Dy e zero.

Mourinho: Arbitri i ndeshjes quhet Iturralde; sikur e ka bërë Barçën të gëzojë ca si shpesh.

Guardiola: Reali është skuadër shumë e mirë ....për të kundërsulmuar.

Nga: Respublica.al
- Nese vret nje njeri je nje Kriminel, nese vret 1 milion  je Mbret, dhe nese i vret te gjithe je Zoti...

- Parajsen e preferoj per klimen, Ferrin per shoqerine.

Jashtë Linjë NaStRaDiNsJa

  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 5722
  • Popullariteti: 185
  • In love...
Barcelona 5 - Real Madrid 0
« Pergjigju #2 Me: Nëntor 30, 2010, 05:06:48 MD »
khuuuuuuuuuuuu i kan kall  [laugh1]
I hate goodbye...♥

Jashtë Linjë BOHAN

  • SEO Specialist
  • Global Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • ***
  • Postime: 1012
  • Popullariteti: 208
    • Digital Marketing
Barcelona 5 - Real Madrid 0
« Pergjigju #3 Me: Nëntor 30, 2010, 05:40:45 MD »
Bravo Barcelona, e ka treguar veten qe eshte ekipi me i mir ne bote, jam krenar qe bej tifo per te.  [bigok] [bigok] [bigok]