Autori Tema: Info te rejaa...Futboll  (Lexuar 98525 herë)

0 Anëtare dhe 5 Vizitore po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë arti*

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 96
  • Popullariteti: 0
  • ultras
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #60 Me: Korrik 10, 2008, 12:06:00 MD »
sot n mjes jom taku me kit far Visar Berishen para stadiumit Q. Stafa, si duket jon afer me u mor vesh me Tironen, ene mtha qe nese s'irren vesh deshka me lujt per Vllaznimin e Gjakoves kshtu mtha ky quni.

Ishalla nuk arrin marraveshje me Tiranen (trajnerin shka en kan marr pisat  :-\)

Qe edhe ni lajm per TY, Vellaznimi shum afer marrveshjes me sulmuesin me te mir te superliges ne sezonin e kaluar 07/08, Fitim Haliti
Ultras jak0var - Kuqezinjet e Jakoves

Jashtë Linjë ustaprishta

  • i/e sapoardhur
  • *
  • Postime: 14
  • Popullariteti: 0
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #61 Me: Korrik 10, 2008, 12:33:07 MD »
sot n mjes jom taku me kit far Visar Berishen para stadiumit Q. Stafa, si duket jon afer me u mor vesh me Tironen, ene mtha qe nese s'irren vesh deshka me lujt per Vllaznimin e Gjakoves kshtu mtha ky quni.

Ishalla nuk arrin marraveshje me Tiranen (trajnerin shka en kan marr pisat  :-\)

Qe edhe ni lajm per TY, Vellaznimi shum afer marrveshjes me sulmuesin me te mir te superliges ne sezonin e kaluar 07/08, Fitim Haliti

O Arti hajt ishalla po bohi kampion per sivjet se nuk jeni bo per shum vjet, mduket prej vitit 1990. :-* 8) 8) ^-^
a moj Shqipni, pse po m'thua jabanxhi.

Jashtë Linjë arti*

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 96
  • Popullariteti: 0
  • ultras
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #62 Me: Korrik 10, 2008, 12:37:26 MD »
sot n mjes jom taku me kit far Visar Berishen para stadiumit Q. Stafa, si duket jon afer me u mor vesh me Tironen, ene mtha qe nese s'irren vesh deshka me lujt per Vllaznimin e Gjakoves kshtu mtha ky quni.

Ishalla nuk arrin marraveshje me Tiranen (trajnerin shka en kan marr pisat  :-\)

Qe edhe ni lajm per TY, Vellaznimi shum afer marrveshjes me sulmuesin me te mir te superliges ne sezonin e kaluar 07/08, Fitim Haliti

O Arti hajt ishalla po bohi kampion per sivjet se nuk jeni bo per shum vjet, mduket prej vitit 1990. :-* 8) 8) ^-^

Shka me bo ... >:(, sivjet e patem titulllin en dor po Prishtina e ndihmuar nga Federata e Futbollit Kosoves dhe nga Qeveria arriti tna e marr ate

Po kit vit JO...
Ultras jak0var - Kuqezinjet e Jakoves

Jashtë Linjë valmoo

  • Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #63 Me: Korrik 10, 2008, 12:40:00 MD »
hahahahhaha Arti*  lere se me merit e ka marr Prishtinaa...e kalune eshte Kjoo...te shikojm nga e ardhmjaa :D rrespektt per tyy..

Jashtë Linjë arti*

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 96
  • Popullariteti: 0
  • ultras
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #64 Me: Korrik 10, 2008, 12:41:38 MD »
hahahahhaha Arti*  lere se me merit e ka marr Prishtinaa...e kalune eshte Kjoo...te shikojm nga e ardhmjaa :D rrespektt per tyy..

Jo bre Vaal se ka gisht aty federata me gjeth Qeverin e karit se pet ju qi robt  >:( >:( >:(

Ti tregoj faktet ...
Ultras jak0var - Kuqezinjet e Jakoves

Jashtë Linjë valmoo

  • Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #65 Me: Korrik 10, 2008, 12:52:27 MD »
le se po dalim pi temes shoki........:D nuk o ktu veni mu diskutu :D

Jashtë Linjë ustaprishta

  • i/e sapoardhur
  • *
  • Postime: 14
  • Popullariteti: 0
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #66 Me: Korrik 10, 2008, 03:21:16 MD »
K.F Vllaznimi


Nikoll Dushi dhe Roland Duraku do te jene perforcimet e para per K.F Vllaznimi.

kto dy lojtar me mbiemer mduken Gjakovar
a moj Shqipni, pse po m'thua jabanxhi.

Jashtë Linjë arti*

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 96
  • Popullariteti: 0
  • ultras
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #67 Me: Korrik 10, 2008, 03:42:19 MD »
K.F Vllaznimi


Nikoll Dushi dhe Roland Duraku do te jene perforcimet e para per K.F Vllaznimi.

kto dy lojtar me mbiemer mduken Gjakovar

Po Gjakovar jan ;D  (Duraku ka lujt ne Besa-Dushi ne Fush Kosova)

Ja edhe nje lajm tjeter :
Ismet Ramushi ka kaluar ne radhet e Flamurtarit - edhe pse ndeshjet e fundit ka qen larg formes se tij dhe nuk ka dhene maksimumin sidoqofte SUKSESE



Ecim...
Ultras jak0var - Kuqezinjet e Jakoves

Jashtë Linjë valmoo

  • Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #68 Me: Korrik 10, 2008, 05:44:04 MD »
Hleb arrin marrëveshje me Barcelonën?
Klubi spanjoll, Barcelona, ka arritur marrëveshje me Arsenalin, për të nënshkruar me mesfushorin bjellorus Aleksandr Hleb, derisa lajmi zyrtar pritet të bëhet publik brenda dy ditësh.
Siç shkruan portali Goal, bjellorusi ka pritur realizimin e marrëveshjes mes dy klubeve, pasi që kishte caktuar kushtet personale më herët, dhe tash duhet të fluturojë në Barcelonë për të kryer kontrollim mjekësor dhe për të nënshkruar me klubin.

Arsenali e ka bërë të qartë se nuk do ta ndalojë ish-lojtarin e Stuttgardit dhe ishte vetëm çështje kohë largimi i tij, dhe pyetja shtrohej në cilin drejtim.

27-vjeçari, do të jetë nënshkrimi i pestë i kësaj vere për klubin spanjoll dhe mesfushori i dytë, pasi që Barcelona gjatë muajit të kaluara arriti marrëveshje edhe me Seydou Keita nga Sevilla.

Hleb do të jetë bjellorusi i parë që do të luajë për klubin katalanas, dhe do të bëjë debutimin e tij gjatë udhëtimit në Skoci, ku Barcelona më 24 korrik do të zhvillojë miqësore me ekipin Hibernian.

Jashtë Linjë valmoo

  • Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #69 Me: Korrik 10, 2008, 05:44:33 MD »
Atletico Madrid ofron 12.5 milionë euro për Van der Vaart
Klubi spanjoll Atletico Madrid ka bërë ofertë zyrtare për mesfushorin e klubit të Bundesligës, Hamburgut, holandezin Rafael van der Vaart.
Siç ka shkruar sportivja spanjolle “AS”, Atletico ka ofruar 12.5 milionë euro për holandezin, i cili i ka njoftuar zyrtarët e Hamburgut se nuk do ta vazhdojë marrëveshjen aktuale, që e mban atë në klubin gjerman edhe për dy vite tjera.

Hamburg e vlerëson Van der Vaart plot 22 milionë euro, duke ditur që kjo verë është shansi i fundit që të nxjerrë maksimumin e çmimit nga mesfushori.

Jashtë Linjë valmoo

  • Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #70 Me: Korrik 10, 2008, 05:45:13 MD »
Barcelona shpërblen Messin me kontratë të re
Barcelona i ka premtuar sulmuesit argjentinas Lionel Messi një rritje të re të pagës, që është e katërta në katër vite.
Siç ka shkruar “La Nacion”, drejtuesit e Barçës nuk dëshirojnë të rrezikojnë me të ardhmen e Messi dhe i kanë prezantuar atij një marrëveshje të re të vlefshme 7.5 milionë euro në vit.

Messi vazhdon të mbetet i lidhur me Barcelonën deri në vitin 2014 dhe marrëveshja e re përfshirin edhe një shumë prej afro 4 milionë eurosh si bonos në varësi nga paraqitja dhe sukseset.

Jashtë Linjë valmoo

  • Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #71 Me: Korrik 10, 2008, 05:45:36 MD »
Spalletti: Mutu është fantastik
Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, ka pranuar se është i interesuar për shërbimet e sulmuesit të Fiorentinës, Adrian Mutu.
Klubi nga kryeqyteti italian është në kërkim të një sulmuesi të klasit botëror, ndërsa së fundi spekulohen shumë emra të mundshëm për të kaluar në Olimpiko. Në mesin e emrave të tjerë janë edhe Julio Baptista, Hernan Crespo, Roman Pavlychenko dhe Klaas Jan Huntelaar.

“Dua lojtarë të mirë dhe mund të them se Mutu është një lojtar fantastik. Shumë emra janë lidhur me klubin tonë, por unë jam i qetë, pasi që punojmë në mënyrë të vazhdueshme në tregun e transferimeve”, ka thënë Spalletti.

Jashtë Linjë valmoo

  • Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #72 Me: Korrik 10, 2008, 05:45:57 MD »
Refuzohet oferta prej 24 milionë eurosh për Arshavin
Agjenti i Andrei Arshavin, ka zbuluar se një klub anonim i Premierligës, ka dështuar të arrijë sukses në fitimin e shërbimeve të mesfushorit rus të Zenit St Petersburg.
“Barcelona dështoi me 15 milionë euro ofertë për Andrei, dhe tash edhe oferta prej 24 milionë euro e një klubi anglez është refuzuar nga Zenit. Klubi kërkon 30 milionë euro dhe kush dëshiron të nënshkruajë me të duhet t’i afrohet kësaj shumë”, ka thënë agjenti i mesfushorit, Dennis Lachter.

“Unë besoj se do të jetë, pasi që ka shumë klube të interesuara për Andrei. Kjo shumë nuk është e lehtë të arrihet, por unë jam optimist se ai do t’i bashkohet një klubi të madh”, ka shtuar ai.

Jashtë Linjë valmoo

  • Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #73 Me: Korrik 10, 2008, 05:46:15 MD »
Liverpool kthehet kah David Silva
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është i gatshëm të dërgojë ofertë tek Valencia, për të marrë shërbimet e anësorit spanjoll, David Silva.
Benitez është kthyer kah Silva pasi që mbeti i befasuar nga shuma e lartë e Valencias për sulmuesin David Villa.

Klubi spanjoll kërkon 40 milionë euro për golashënuesin më të mirë të Euro 2008, ndërsa kjo shumë është e paarritshme për Liverpoolin.

Por, Silva, 22-vjeçar, arrin gjysmën e kësaj vlere dhe Benitez është i gatshëm të hidhet në sulm për të realizuar transferimin.

Jashtë Linjë valmoo

  • Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #74 Me: Korrik 10, 2008, 05:46:34 MD »
Tottenham arrin marrëveshje me Luis Garcian
Klubi i Premierligës, Tottenhami, i ka caktuar kushtet personale me sulmuesit e Espanyolit, Luis Garcia, bëjnë të ditur mediat spanjolle.
Tottenhami ka arritur të eliminojë interesimin e Benficës për të nënshkruar me përfaqësuesin e kombëtares spanjolle. Negociatat u zhvilluan mbrëmë në mes të drejtuesve të klubit dhe agjentit të lojtarit, Juanma Lopez.

Pas takimit të suksesshëm, lojtari duhet të përcaktojë edhe në detaje kushtet personale, ndërsa do të fluturojë për në Londër gjatë javës së ardhshme, për të kaluar testin mjekësor.