Autori Tema: Info te rejaa...Futboll  (Lexuar 94265 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë valmoo

  • Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #30 Me: Korrik 09, 2008, 01:06:30 MD »
Ranieri dëshiron Stankovicin para Alonsos
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka njoftuar se ai ka dëshirë të sjellë më shumë fuqi në mesfushë dhe për këtë është i nevojshëm pikërisht Dejan Stankovic, pavarësisht faktit se tifozët janë kundër transferimit të serbit të Zonja e Vjetër.
“Dëshiroj të sjell një mesfushor, i cili do të më mundësojë ta ndryshoj mënyrën e lojës dhe të përdor taktika të ndryshme”.

“Stankovici është një lojtar që më pëlqen. Ai ka kualitete të mëdha në teknikë dhe mund të luajë në katër pozita në mesfushë. Do të më pëlqente ta kem në skuadër Stankovicin, dhe mendoj se pas tri ose katër ndeshjesh edhe tifozët do ta duan atë”.

Jashtë Linjë valmoo

  • Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #31 Me: Korrik 09, 2008, 01:06:59 MD »
Aragones nënshkruan kontratë dyvjeçare me Fenerbahcen
Ish-trajneri i kombëtares së Spanjës, Luis Aragones, sot edhe zyrtarisht ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me ekipin turk, Ferenbahce.
“Kam ardhur këtu të punoj me zemrën time dhe trurin tim. E di se erdha për të udhëhequr një përbërje mjaft të fuqishme. Mund të ju them se jam shumë i gëzuar”, ka thënë Aragones.

Fenerbahce në sajtin e saj që nga 25 qershori kishte publikuar se kishte arritur marrëveshje dyvjeçare me Aragones, por në atë kohë spanjolli, i cili ishte ende i përqendruar në Euro 2008, i kishte mohuar thëniet e tilla.

Aragones së shpejti do të mbushë 70 vjet dhe u bë trajneri më i vjetër i cili ka triumfuar në kampionatin evropian. Ai i solli Spanjës titullin e kampionit të Evropës pas 44 vitesh.

Tek Fenerbahce, spanjolli do të zëvendësojë brazilianin Ziko, i cili në vitin 2007, ia solli dy tituj këtij ekipi, atë të kampionit si dhe kupën e Turqisë.

Jashtë Linjë valmoo

  • Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #32 Me: Korrik 09, 2008, 01:07:36 MD »
Senna: Kam kërkuar nga Villareal të më mbajë
Kapiteni i Villarealit dhe lojtari i fuqishëm i Spanjës, Marcos Senna, ka njoftuar se ai ka kërkuar nga skuadra e tij që të mos e shesë edhe pse është i kërkuar nga shumë skuadra pas formës së shkëlqyer të cilën e shfaqi gjatë Euro 2008.
“Të martën e kaluar kam darkuar me presidentin e Villarealit, Fernando Roig Alfonso, dhe kam kërkuar nga ai që të mos më shesë”.

“Dëshiroj të qëndroj të Villareal dhe e di se ka shumë spekulime se skuadra të ndryshme janë të interesuara për mua”.

Senna është transferuar të skuadra e Villareal në vitin 2002, dhe pavarësisht interesimit të cilin e kanë shfaqur skuadra të mëdha, siç është Arsenali, ai dëshiron ta përfundojë karrierën me Nëndetësen e Verdhë.

Jashtë Linjë valmoo

  • Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #33 Me: Korrik 09, 2008, 01:08:06 MD »
Hull City interesohet për Roy Makaay
Ekipi i ri i Premierligës, Hull City, është në kërkim të një sulmuesi me përvojë, ndërsa së fundi vëmendjen e ka kthyer kah lojtari i Feyenord, Roy Makaay.
Sipas mediave angleze, Hull mund të vijë deri tek shërbimet e 33-vjeçarit holandez, për një shumë prej 1.5 milionë funtesh (1.9 milionë euro).

Makaay, ditët më të mira të tij në karrierë i pati me ekipin e Deportivo La Corunas dhe Bayern Munichut, ndërsa nëse vendos të kalojë në Hull, kjo do të jetë përvoja e tij e parë në Premierligë.

Jashtë Linjë valmoo

  • Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #34 Me: Korrik 09, 2008, 01:08:59 MD »
Galliani kërkon nga tifozët të mos ankohen
Menaxheri gjeneral i Milanit, Adriano Galliani, ka kërkuar nga mbështetësit kuqezi që të mos ankohen për mungesën e transferimeve të mëdha.
“Pavarësisht se nuk kemi arritur të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve, ne jemi duke e forcuar skuadrën dhe jemi duke i rritur rogat. Kjo do të thotë se do të jemi minus 35 milionë funte nëse Berlusconi nuk na ndihmon”.

“Tifozët duhet të jenë të lumtur, se nëse duhet që ne t’i paguajmë borxhet atëherë do të duhej t’i shesim Pirlo dhe Kaka, pavarësisht se ata nuk dëshirojnë të largohen. Prandaj nëse kjo nuk është një tregim dashurie ndaj skuadrës, atëherë nuk e di se çka do të mund të ishte”.

“Është diçka e pazakontë pse tifozët tonë nuk e festojnë ardhjen e Marco Borriellos, i cili ka shënuar 19 gola sezonin e kaluar, pastaj faktin që Alexandre Pato do të mund të luajë gjithë sezonin, ardhjen e Mathieu Flaminit nga Arsenal dhe kampionin e botës, Gianluca Zambrotta”.

“Si një tifoz, edhe unë shpresoj të ndodhë diçka më shumë, mirëpo Milan tanimë e ka forcuar skuadrën”, ka thënë Galliani

Jashtë Linjë valmoo

  • Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #35 Me: Korrik 09, 2008, 01:09:30 MD »
Burdisso refuzon Juven
Nicolas Burdisso thotë se është thuajse e pamundur për të që t’i bashkohet Juventusit, pasi që ai është duke luajtur për rivalët e hidhur të Inter.
“E di se Juventus është i interesuar për mua, mirëpo është vështirë për dikë i cili e ka veshur fanellën e Interit të luajë për Bianconerët”, ka thënë Burdisso për “Tuttosport”.

Argjentinasi ka probleme me skuadrën aktuale pasi që ata nuk dëshirojnë ta lejojnë për të luajtur në Lojërat Olimpike me Përfaqësuesen e Argjentinës, ndërsa për shërbimet e tij janë të interesuara edhe skuadra e Fiorentinës dhe Paris Saint Germain..

“Nëse skuadra nuk dëshiron që unë të shkoj, atëherë nuk do ta bëj këtë edhe pse do të më thyhet zemra”, ka shpjeguar 27-vjeçari.

Jashtë Linjë valmoo

  • Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #36 Me: Korrik 09, 2008, 01:10:05 MD »
Edhe Drogba tek Inter
Sipas burimeve në Itali, Didier Drogba, është pajtuar që të transferohet në qytetin e Milanos, por jo të Rossonerët, por tek Inter.
Qe një kohë të gjatë flitet për largimin e sulmuesit të Chelseat nga Stamford Bridge, ndërsa është spekuluar për kalimin e tij në një numër të madh skuadrash të cilat e kërkojnë atë.

Për një kohë të gjatë Milan ka prirë listën e skuadrave për blerjen e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, mirëpo ata e tërhoqën interesimin muajin e kaluar.

Si do që të jetë, pas emërimit të Jose Mourinhos në drejtimin e Interit pritej një lëvizje e Drogbas drejt zikaltërve.

Burimet thonë se Drogba tanimë është pajtuar për të shkuar tek Inter, ndërsa pritet vetëm nënshkrimi i marrëveshjes për kompletimin e transferit.

Jashtë Linjë valmoo

  • Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #37 Me: Korrik 09, 2008, 01:11:20 MD »
Cantona rikthehet në Old Trafford?
Ish-futbollisti i Manchester United, dhe legjendë e këtij klubi, Eric Cantona, është në rrugë të mirë për t’u rikthyer në Old Trafford, kësaj here në rolin e trajnerit.
Cantona kaloi pesë vite në Old Trafford dhe ishte inspirim i vërtetë i ekipit, i cili në kohën e tij fitoi katër tituj në Premierligë dhe dy herë triumfoi në Kupën FA.

Pas përfundimit të karrierës, Cantona u largua nga futbolli i vërtetë dhe morri pjesë në disa projekte të marketingut, si dhe në promovimin e futbollit në plazh.

“Eric është i ngazëllyer nga ideja për të qenë trajneri i një klubi si Manchester United”, ka thënë një mik i futbollistit.

Spekulimet për një ardhje të Cantonas në radhët e stafit menaxherial të djajve të kuq, vijnë në momentin kur zëvendëstrajneri i Sir Alex Ferguson, Carlos Queiroz, pritet të marrë detyrën e menaxherit të kombëtares portugeze.

Sipas informatave të Sunday Express, Ferguson do të ishte i lumtur nëse Cantona rikthehet në Old Trafford. Ardhja e tij do të pranohej mirë edhe nga tifozët, të cilët kanë respekt të veçantë për legjendën franceze

Jashtë Linjë valmoo

  • Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #38 Me: Korrik 09, 2008, 01:12:34 MD »
Inter ofron 8.2 milionë euro për Lampard
Kampioni i Italisë, Interi,  ka dërguar ofertë zyrtare për mesfushorin e Chelseat, Frank Lampard, ka bërë të ditur “The Sun”.
Kjo lëvizje është përfolur një kohë të gjatë në shtyp, derisa Jose Mourinho pritej të nënshkruante me Lampard, si një prej hapave të parë të tij në detyrën e Interit.

Sidoqoftë, dukej se marrëveshja me mesfushorin anglez do të ngecte, kur portugezi tha se nuk ishte i sigurt për transferimin e 29-vjeçarit gjatë kësaj vere, megjithëse ai ishte i sigurt se Lampard do të prekte fushën e zikaltërve në vitin 2009.

Por, sipas shtypit anglez, nerazurët kanë dërguar një ofertë zyrtare në drejtim të klubit anglez, që thuhet të jetë 8.2 milionë euro.

“Drejtori ynë teknik, Marco Branca, ka dërguar një faks në Chelsea për të kërkuar fillimin e negociatave për Lampard. Ne tash do të presin përgjigje nga Chelsea”, ka thënë një burim i brendshëm i klubit.

Inter është i interesuar të sjellë në Itali edhe sulmuesin e bluve, Didier Drogba, si dhe mbrojtësin portugez Ricardo Carvalho

Jashtë Linjë valmoo

  • Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #39 Me: Korrik 09, 2008, 01:13:04 MD »
Laporta: Do t’i përmirësojmë gabimet
Juan Laporta, pasi që mbrëmë i mbijetoi shkarkimit, do të vazhdojë të jetë president i klubit të Barcelonës deri fund të mandatit të tij, në vitin 2010, dhe nuk mendon për dorëheqje, edhe pse shumica votuan për shkarkim.
Shumica e votuesve (23870 ose 60,6%) votuan për shkarkim të Laportas, por duheshin edhe 6% që ai të largohej nga posti i presidentit para kohës. Pas ngjarjes, ai premtoi se do të mësojë nga gabimet dhe nuk mendon të tërhiqet nga pozicionit, deri në fund të mandatit.

“Dëshiroj të tregoj respekt për të gjithë ata të cilët dolën në votime dhe deri tek ata 80000 votues të cilët qëndruan të qetë. Votimi për mosbesim nuk pati sukses, por sido që të jetë, tash ne mund të vazhdojmë mandatin të cilin e fituam në vitin 2006”, ka thënë Laporta pas votimit të mbrëmshëm.

“Protestimi ndodhi për shkak se në dy vitet e fundit nuk fituam asnjë trofe. E pranojmë atë dhe do ta rishikojmë në detaje dhe do të përpiqemi t’i përmirësojmë gabimet”, ka shtuar Laporta.

Jashtë Linjë valmoo

  • Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #40 Me: Korrik 09, 2008, 01:13:32 MD »
Gilardino dëshiron të kthehet në përfaqësuesen e Italisë
Edhe pse Gilardino ishte pjesë e Kampionatit Botëror të vitit 2006, ai nuk arrti ta merr ftesën e Donadonit për të qenë pjesë e Përfaqësueses së Italisë në Euro 2008, pas një sezoni të dështuar me Milanin.
Megjithatë, pas kalimit të 26-vjeçarit të Fiorentinën, ai shpreson ta fitojë ftesën e trajnerit të kthyer të Italisë, Marcello Lippi, për të qenë pjesë e Kampionatit të ardhshëm Botëror.

“Unë kam marrëdhënie të mira me Lippin. Dhe vërtet dua ta bind atë se e meritoj rikthimin. Mund t’i premtoj atij dhe fansave të Violas se do të punoj maksimalisht që të jap më të mirën nga vetja”, ka thënë Gila

Jashtë Linjë valmoo

  • Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #41 Me: Korrik 09, 2008, 01:14:00 MD »
Adebayor mbetet, Hleb mund të largohet
Arsenali e ka paralajmëruar Barcelonën dhe Milanin se nuk e ka ndërmend ta shesë sulmuesin Emmanuel Adabayor, ndërsa Alexandr Hleb mund të largohet nga klubi.
Adebayor nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të kaluar në Milan ose Barcelona, por Arsenali nuk e ka në plan ta shesë sulmuesin e vet, i cili pat një sezon të shkëlqyeshëm dhe tërhoqi vëmendjen e gjigantëve evropian.

“Ne definitivisht dëshirojmë që ai të mbetet. Adebayor ka edhe shumë vite të kontraktuara dhe ne nuk kemi asnjë synim ta shesim tash. Gjithkush dëshiron t’i mbajë futbollistët më të mirë dhe Adebayor është një prej tyre”, ka thënë presidenti i topçinjve, Peter Hill Wood për Daily Telegraph.

“Hleb na ka bërë të ditur se dëshiron të largohet. Mendoj se ai ndoshta do të shkojë në ndonjë drejtim tjetër”, ka shtuar Wood

Jashtë Linjë valmoo

  • Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #42 Me: Korrik 09, 2008, 01:14:26 MD »
Roma përsëri interesohet për Di Natalen
Sipas "Corriere dello Sport", Roma e ka rikthyer interesimin për sulmuesin e Udineses, Antonio Di Natale, duke e konsideruar atë si zëvendësuesin kryesor të Amantino Mancinit.
Duket se Mancini do të largohet nga Giallorosët në drejtim të zikaltërve të Jose Mourinhos, pasi që kontrata e tij përfundon në vitin 2009, ndërsa ai ka refuzuar të nënshkruajë një kontratë të re.

Ndërsa romakëve do t’u nevojitet një mesfushor krahu ose një sulmues për ta zëvendësuar atë. Në listën e kryeqytetasve janë Adrian Mutu dhe Julio Baptista, ndërsa tani, sipas “Corriere dello Sport”, Toto Di Natale është më i kërkuari i skuadrës së Spallettit.

Jashtë Linjë valmoo

  • Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #43 Me: Korrik 09, 2008, 01:14:59 MD »
Zenit: Oferta e Barcës nuk është e mjaftueshme
Drejtuesit e Zenit St Petersburg i kanë mohuar spekulimet se Arsenali dhe Chelsea kanë kontaktuar me Andrei Arshavin, duke thënë se Barcelona është e vetmja skuadër e cila ka bërë një ofertë për rusin, mirëpo, sipas tyre, oferta e katalanasve nuk i plotëson kërkesat e kampionit rus.
"FC Zenit i njofton të gjithë se tani për tani nuk ka bisedime për transferimin e Andrei Arshavin në ndonjë skuadër”

“Të vetmen ofertë për blerjen e sulmuesit e ka bërë Barcelona. Ndërsa spekulimet për bisedimet e Zenitit me Chelsean, apo ndonjë skuadër tjetër, nuk janë të vërteta”, shkruan në faqen zyrtare të klubit.

“Kemi marrë një ofertë nga Barcelona, mirëpo jemi duke biseduar në lidhje me çmimin e transferimit dhe për kushtet të cilat ia ofrojnë ata Andreit, pasi që oferta aktuale nuk i plotëson kërkesat tona”, ka thënë zëdhënësi i klubit, Pavel Pivovarov, për “Sky Sports News”.

Jashtë Linjë valmoo

  • Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Info te rejaa...Futboll
« Pergjigju #44 Me: Korrik 09, 2008, 01:15:28 MD »
Quaresma deri të premten tek Inter
Sipas “A Bola”, marrëveshja për transferimin e Ricardo Quaresmas në Giuseppe Meazza është afër nënshkrimit, ndërsa mesfushori mund të arrijë në Milano deri të premten.
Nerazzurët janë të vendosur për transferimin e portugezit, ndërsa bashkëkombësi i tij, Jose Mourinho, është duke kërkuar një mesfushor të talentuar në skuadrën e tij.

Frank Lampard, është shënjestra kryesore, mirëpo sipas raporteve portugeze, Quaresma mund të arrijë para anglezit në Inter, edhe atë deri të premten.