Autori Tema: Tesla  (Lexuar 2343 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë LuXor

  • Vlonjati
  • Administrator
  • Senator ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 6899
  • Popullariteti: 152
  • Born to touch your feelings.
    • Albanian Chat
Tesla
« Me: Korrik 10, 2009, 11:09:51 PD »
Nese hyni ne Google sot do te shihni nje Logo ( Foto) ndryshe nga ai i perditshmi. Kjo sepse Google sot nderon ne daten e tije te lindjes Fizikantin me te madh te c'do kohe Nikola Tesla, njeriu qe ndricoj boten.



Nikola Tesla (10 korrik 1856 - 7 janar 1943) ishte një shpikës, fizikant, inxhinier mekanik dhe inxhinier elektrik. Tesla njihet si ndër shkencëtarët më të përkryer të fund shekullit 19-të dhe fillimit të atij të 20-të, si edhe një nga ndihmuesit më të mëdhenj të teknologjisë moderne. Patentat e tija dhe punët teorike formojnë bazën e sistemit të fuqisë së rrymës elektrike shndërruese, duke përfshirë sistemin e fuqisë shpërndarëse shumëfazore dhe motorët elektrikë, me të cilët ai ndihmoi në Revolucionin e Dytë Industrial.


Biografia shkurt:

Nikola Tesla u lind në një familje serbe në Smiljan, Lika, aso kohe pjesë e Perandorisë Austriake, sot Republika e Kroacisë (është interesante të shënohet se Tesla lindi në mesnatë, gjatë një stuhie rrufesh, sipas biografësh të ndryshëm.) Ndërsa ai kryente punën e tij në SH.B.A ai u bë një qytetar asnjanës amerikan në vitin 1891. Mbiemri "Tesla" në gjuhën sllave do të thotë "shat".

Në SH.B.A fama e Tesla-s rivalizoi shumë shkencëtarë dhe shpikës. Pas demonstrimit të tij të komunikimit të pateltë (radior) në vitin 1893 dhe pas fitimit në "War of Currents" (Luftën e Rrymave), ai ishte inxhinieri elektrik gjerësisht i respektuar dhe më i madh i Amerikës. Shumë punë të tij të hershme i hapën rrugë inxhinierisë elektrike moderne dhe shumë prej shpikjeve të tij patën një rëndësi tronditëse. Duke mos i dhënë kurrë rëndësi gjendjes së tij financiare, Tesla vdiq i varfëruar e i harruar në moshën 86 vjeçare në një qilar hoteli. Në vitet e fundit të jetës së tij Tesla nderohej si një shkencetar i çmendur dhe u bë i njohur për pohime të habitshme mbi zhvillime të mundshme shkencore si p.sh. "përçuarja e pateltë e energjisë" .

Trashëgimia e Tesla-s mund të vërehet në qytetërimin modern kurdoherë që përdoret elektriciteti. Përveç punës së tij mbi elektromagnetizmin dhe inxhinierinë, thuhet se Tesla të ketë ndihmuar në shkallë të ndryshme në fushat e robotikës, balistikës, shkencës kompjuterike, fizikës bërthamore dhe fizikës teorikore.

Pjesa me e madhe e punimeve dhe arritjeve te tije ende nuk njihen pasi jan vulosor si punime Top Secret nga shteti Amerikan. Tesla bashke me Einstein ishin pergjegjesit e projektit Philadelphia ne te cilin duhet te benin te padukshme nje Anije ndaj radareve te huaj. Ekziston vetem nje deshmi e atij eksperimenti qe thote se Anija jo vetem u be e padukshme ndaj radareve te huaj por u zhduk totalisht bashke me ekuipazhin e saje.








Per me shume informacione mund te kerkoni ne Google ose ne wikipedia.

Italisht: http://it.wikipedia.org/wiki/Nikola_Tesla

Anglisht: http://en.wikipedia.org/wiki/Nikola_Tesla
« Redaktimi i Fundit: Korrik 10, 2009, 11:15:34 PD nga LuXor »
- Nese vret nje njeri je nje Kriminel, nese vret 1 milion  je Mbret, dhe nese i vret te gjithe je Zoti...

- Parajsen e preferoj per klimen, Ferrin per shoqerine.

Jashtë Linjë quasar

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 59
  • Popullariteti: 5
  • quasi-stellar radio source
Tesla
« Pergjigju #1 Me: Dhjetor 22, 2009, 01:53:46 MD »
Nese hyni ne Google sot do te shihni nje Logo ( Foto) ndryshe nga ai i perditshmi. Kjo sepse Google sot nderon ne daten e tije te lindjes Fizikantin me te madh te c'do kohe Nikola Tesla, njeriu qe ndricoj boten.





E njejta gje si einstein ne postimin tjeter. Nuk mund te thuash dot qe Tesla eshte Fizikanti me i madhi i çdo kohe, ne çfar baze e ben renditjen?.  Mund te jem dakort qe Tesla eshte nga te paktit fizikant universal dhe qe njihte çdo fushe te fizikes edhe pse shquhej ne elektromagnetizem.
Ci sono due cose infinite nell'universo: l'universo e la stupidità umana, e della prima non ne sono sicuro....
Se dovessi rinascere, farei l'idraulico.