Autori Tema: teoria e fillit!!!  (Lexuar 1599 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë eri_fr

  • merr peng nje
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 8308
  • Popullariteti: 4
  • ...i padukshem...
    • kjo eshte pron private :0
teoria e fillit!!!
« Me: Gusht 13, 2009, 11:43:59 MD »
Teoria e Fillit (String)



Teori e dalur në vitet ?60-të dhe njihet ndryshe si Teoria String. Një lloj më i zhvilluar e kësaj teorie quhet Teoria e Lartëfillit (Superstring).

Sipas kësaj teorie, nëse do të hetonim grimcat themelore të gjithësisë që fizikantët kanë arritur të shquajnë - elektronet, neutronet, kuarqet etj. - me një përpikmëri më të madhe - një përpikmëri të një rendi të tillë madhësie përtej mundësive të sotme teknike - do të gjenim se secila nuk është vërtetë e formës së pikës por përbëhet nga një lak i imët njëpërmasor. çdo grimcë përmban një fijez që dridhet, lëkundet e kërcen që si term fizik në anglisht njihet si string dhe në faqet e revistës Rruzull.net është shqipëruar si fill.








 


Në figurë sqarohet idea thelbësore e Teorisë së Fillit duke u nisur nga një copë materie, një mollë, e pastaj zmadhuar strukturën e saj për të shfaqur përbërësit e shkallëve gjithnjë e më të vogla. Teoria e Fillit shton një shtresë të re mikroskopike laqesh dredhëse atyre të njohura më parë, nga atomet përmes protoneve, neutroneve, elektroneve dhe kuarqeve.

Këto fille që deri më sot gjinden vetëm në teori, janë tepër të vegjël për t''u përfillur prej nesh.

Ndonëse nuk është i qartë, ky zëvendësim i thjeshtë i përbërësve pikë-grimca të materies me fije zgjidh papajtueshmërinë midis Mekanikës Kuantike dhe Relativitetit të Përgjithshëm ( të cilat, si ç''janë të formuluara sot, nuk mund të kenë që të dyja të drejtë).

Sipas teorisë së fillit tiparet e një grimce - d.m.th. ndryshimi në madhësinë e masës dhe tipare të tjera të si grimcave themelore ashtu edhe grimcave të forcave të shoqëruara me katër forcat e natyrës (forcat e fuqishme dhe të dobëta bërthamore, elektromagnetizmi dhe rëndesa) - janë pasqyrim i mënyrave të ndryshme sipas të cilave mund të dridhet një fill. Në të njëjtën mënyrë si telat e violinës apo të pianos kanë disa frekuenca rezonante në të cilat parapëlqejnë të dridhen - gjedhe që veshët tanë i ndijnë si nota të ndryshme muzikore dhe tone të dyta. Por në vend që të prodhojnë nota muzikore, gjedhet lëkundëse të filleve përcaktojnë secila ngarkesën e masës dhe të forcës që parapëlqen. Elektroni është dridhja e fillit sipas një mënyre dhe kuarku është një fill që dridhet sipas një mënyre tjetër, e kështu me rradhë.

Por para së gjithash Teoria e Fillit thotë se fillet e vegjël nuk janë të lidhur pas 4 përmasash të kohës dhe hapësirës që njohim ne por sillen me të shpejtë përmes gjithsej 10 përmasash.
Ne nuk mundemi t?i dallojmë përmasat e tjera pasi këto janë veshur e ngjeshur brenda njëri-tjetrit në atë mënyrë saqë nuk munden të maten me asnjë mjet matës.

Për shkak se teoria e fillit përpiqet të shpjegojë çdo tipar themelor mbi të cilin është ndërtuar Gjithësia, është përshkruar edhe si "teoria e gjithçkaje" ("theory of everything" - T.O.E.), ose teoria e "fundit të fundit" apo "përfundimtare".

Një pjesë e përfillshme e bashkësisë së fizikës dhe matematikës po bëhet gjithnjë e më e bindur se Teoria e Fillit mund të japë përgjigjen e shumëpritur.
...TE GJITH BIEN...