Autori Tema: Isak Njuton  (Lexuar 21620 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë valmoo

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Isak Njuton
« Me: Korrik 13, 2008, 01:30:07 PD »
ISAK Njuton (1642-1727) matematikan, fizikan dhe astronom anglez
* Një mbrëmje, kur Njutoni ishte në moshën njëzetetrevjeçare ishte ulur në kopshtin e të atit dhe po mendohej. Heshtjen e natës e prishi një mollë që i ra të këmbët. Kjo e futi në mendime të thella. Hëna shkëlqente në qiell. I riu pyeti veten se si ishte e mundur që hëna nuk binte poshtë siç ra kokrra e mollës. Kjo i dha shkas që ai të zbulojë ligjin e gravitacionit.* Njutoni mbeti gjithë jetën beqar. Kur e pyeti një mik se si kishte ndodhur që ai nuk ishte martuar, ai u përgjigj:
- Nuk kam pasur asnjëherë kohë të mendoj për këtë punë.
- Si keni mundur të zbuloni sistemin e botës, - e pyetën Njutonin e madh.
- E kam zbuluar, u përgjigj ai, sepse kam menduar për të ditë e natë.* E pyetën njëherë Njutonin sesi ishte e mundur që njeriu ecën sa herë që do dhe mund të lëvizë krahët dhe duart sipas dëshirës së tij. Njutoni tha se nuk dinte ta shpjegonte.Ata pastaj e pyetën prapë.
- Po mirë, ju që njihni kaq thellë ligjin e gravitacionit të planeteve, mund të na thoni të paktën, përse ata lëvizin në një drejtim dhe jo në kundërt?
- Nuk di asgjë, - u përgjigj Njutoni, pasi ishte menduar pak si gjatë nuk di asgjë për këtë, as për shumë gjëra të tjera. Nuk mund ta merr me mend se sa e madhe është padija jonë.* Njutoni i madh nuk i donte shumë poetët. Njëherë ai i tha:
Ndaj poetëve parapëlqej këpuctarët, ata të paktën janë të dobishëm për shoqërinë.
* Perandorin e Kinës misionarët e tij e njohën me librin e Njutonit "Parimet". Ai i shfaqi mirënjohjen e tij me një letër që ia drejtonte thjesht: "Zotit Njuton, Evropë".
Dhe letra vajti në dorë të Njutonit.


Teoria e Përgjithshme e Relativitetit e Albert Einstein

Kjo teori shpjegon krijimin dhe ligjet e kozmosit në përmasa të mëdha: p.sh. se si tërheqja që i bëjnë planetët njëri-tjetrit çon drejt përkuljes së hapësirës dhe të kohës.
Përkulja a hapësirës, shkaktuar nga Toka, mban Hënën në orbitën e saj.
Forca e rëndesës ngadalëson kohën. Orërat rrahin pak më shpejtë në trapazan sesa në qilar, i cili është pranë qendrës së Tokës duke qenë kështu i futur më thellë brenda fushës së rëndesës. Në mënyrë të ngjashme, orërat rrahin më shpejtë në hapësirë sesa në tokë. Është e mundur të shtrembërosh kohë-hapësirën në atë mënyrë që një anije kozmike të mundet të udhëtojë me cilën shpejtësi të madhe të duash.Kjo teori lejon atë që i ngjan rrugëve të tjera të mundshme apo itinerare tuneli (krimbvrima) që lidhin dy pika të hapësirës. Sipas kësaj teorie intervali i matur midis dy ngjarjeve varet nga se si po lëviz ai që i vëzhgon ato. Kështu, dy vëzhgues që nuk lëvizin njësoj do të përjetojnë zgjatje të ndryshme kohë midis dy ngjarjeve të njëjta. Nëse ne udhëtojmë shpejt, koha ngadalësohet.
Kur arrijmë shpejtësinë e dritës, koha ndalon.
Në teori nëse udhëtojmë më shpejtë se drita, koha shkon prapa.

Jashtë Linjë eri_fr

  • merr peng nje
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 8308
  • Popullariteti: 4
  • ...i padukshem...
    • kjo eshte pron private :0
Isak Njuton
« Pergjigju #1 Me: Korrik 14, 2008, 11:18:15 PD »
bravo qenke njesh fare me kompjuterin ti

per einstein e kisha nje ide jo shume te  qart te teoris, qenke shume i papar per informacione ti lale!
...TE GJITH BIEN...

Jashtë Linjë anisa

  • TUJ TUJ TUJ CA TE DUSH TI THUJ ME MU MOS E LUJ....
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 7433
  • Popullariteti: 30
  • PURO DURRSAKE
Isak Njuton
« Pergjigju #2 Me: Shtator 12, 2008, 05:21:06 MD »
FALEMINDERIT O VALMOO POR SAPO E MBAROVA LEKSIONIN E FISIKES ..PO BESHIM LIGJET E GAUSS....
Sikur te ishin te gjithe njerzit ashtu sic duken,ndryshe do ishte...

Jashtë Linjë Adi

  • Forca Juventus
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 10448
  • Popullariteti: 6
  • What Goes Around...Comes Around
    • PARKU RINIA
Isak Njuton
« Pergjigju #3 Me: Shtator 18, 2008, 10:29:10 PD »
Duke menduar poshte pemes se molles i ra nje molle ne koke keshtu gjeti forcen g=9.8 forcen e rendeses



Jashtë Linjë anisa

  • TUJ TUJ TUJ CA TE DUSH TI THUJ ME MU MOS E LUJ....
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 7433
  • Popullariteti: 30
  • PURO DURRSAKE
Isak Njuton
« Pergjigju #4 Me: Shtator 19, 2008, 03:08:20 MD »
Duke menduar poshte pemes se molles i ra nje molle ne koke keshtu gjeti forcen g=9.8 forcen e rendeses
hahahaaaaaa
Sikur te ishin te gjithe njerzit ashtu sic duken,ndryshe do ishte...

Jashtë Linjë Adi

  • Forca Juventus
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 10448
  • Popullariteti: 6
  • What Goes Around...Comes Around
    • PARKU RINIA
Isak Njuton
« Pergjigju #5 Me: Shtator 20, 2008, 03:19:37 MD »
Duke menduar poshte pemes se molles i ra nje molle ne koke keshtu gjeti forcen g=9.8 forcen e rendeses
hahahaaaaaa


e keshtu ka ndodhur ;)



Jashtë Linjë BOHAN

  • SEO Specialist
  • Global Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • ***
  • Postime: 1012
  • Popullariteti: 208
    • Digital Marketing
Isak Njuton
« Pergjigju #6 Me: Tetor 01, 2008, 06:08:12 MD »
Po dhe thuhet qe molla i thyu 1 dhemb,eshte e vertete

Jashtë Linjë ~~Limi~~

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 60
  • Popullariteti: -1
Isak Njuton
« Pergjigju #7 Me: Mars 21, 2009, 11:15:28 MD »
une e  di qe,pasi i ra molla ne koke,u ngrit dhe pa jorganin te kembet...?

Jashtë Linjë ~~Limi~~

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 60
  • Popullariteti: -1
Isak Njuton
« Pergjigju #8 Me: Mars 21, 2009, 11:16:07 MD »
se di qe kjo i ka ndodhur njutoni mirepo e di qe ishte mjaft interesante

Jashtë Linjë briken0011

  • anetare i/e nderuar
  • ****
  • Postime: 881
  • Popullariteti: 23
Isak Njuton
« Pergjigju #9 Me: Prill 29, 2009, 09:26:13 MD »
ISAK NJUTNI jeta
1642 – 1727

Isak Njutni shkencëtari më i madh dhe më me ndikim i të gjitha kohëve, u lind në Vulstrop, Angli, më 25 dhjetor 1642, po atë vit kur vdiq Galileo Galilei. Ashtu si Muhammedi edhe ky u lind pas vdekjes së të atit. Qysh në fëmijëri Isaku shfaqte interesim për mekanikën dhe ishte mjaft i gjendshëm e i shkathët. Edhe pse femijë i mençur, në shkollë qe i pakujdesshëm dhe nuk la ndonjë përshtypje të veçantë.
Kur u bë më i rritur, nëna e tij e çregjistroi nga shkolla, me shpresë, se në bujqësi do të jetë më i suksesshëm. Fatmirësisht u zbulua se ai kishte prirje për punë të tjera, kështu që në moshën 18 vjeçare u regjisirua në Universitetin e Kembrixhit. Atje shumë shpejt mësoi shkencën e atëhershme dhe matematikën, dhe pas një kohe të shkurtër i filloi hulumtimet e veta. Në moshën 21-27 vjeçare, Njutni i vuri bazat e teorive shkencore, të cilat më vonë mundësuan ndryshimet rrënjësore në botë.
Mesi i shekullit XVII është kohë e ngritjes së paparë shkencore. Zbulimi i teleskopit në fillim të shekullit, në mënyrë rrënjësore i ndryshoi hulumtimet astronomike. Filozofi anule, Frensis Bekon dhe dijetari francez Rene Dekart u apelonin shkencëtarëve të mbarë Evropës që më të mos mbështeteshin në autoritetin e Aristotelit, por të fillojnë me hulumtime dhe gjurmime vetjake. Njutni madhështor në praktikë e arriti atë për të cilën angazhoheshin Bekoni dhe Dekarti. Studimet e tij në astronomi dhe shfrytëzimi i teleskopit të posazbuluar, kushtëzojnë ndryshime rrënjësore në këtë shkencë, ndërkaq eksperimentet në mekanikë sollën deri te formulimi i Ligjit të parë (të Njutnit) për lëvizjen.

Shkencëtarë të tjerë si Uilijam Harvi (zbuloi qarkullimin e gjakut) dhe Johanes Kepler (formuloi ligjet e lëvizjes së planeteve rreth Diellit), gjithashtu futën informacione thelbësore në rrethet shkencore. Megjithatë shkenca e mirëfilltë edhe më tej ishte preokupim i njerëzve, të cilët u morën me punët mendore andaj edhe nuk ka pasur fakte për pohimet e Frensis Bekonit se e shkrirë në teknikë, ajo rrënjësisht mund t'i ndryshojë kushtet reale të jetës së njerëzve. Edhe pse Koperniku dhe Galileu kundërshtuan disa nga botëkuptimet e gabuara të shkencës së lashtë duke kontribuar me këtë në të kuptuarit më të mirë të Gjithësisë, akoma nuk ishin të formuluara parimet, të cilat të gjitha faktet do t'i sintetizonin në një teori të veçantë me qëllim që parashikimet shkencore të bëhen të mundshme e reale. Isak Njutni është ai, i cili e përpiloi atë teori të veçantë dhe e orientoi shkencën moderne drejt rrugës, të cilën ajo e ndjek që atëherë e sot e kësaj dite.

Njutni asnjëherë nuk ka pasur ndonjë dëshirë të veçantë që t'i shpallë rezultatet e arritura, edhe pse në vitin 1669 tanimë i formuioi idetë themelore të zbulimeve të tij, një numër i madh i teorive janë bërë të njohura tepër vonë. Zbulimi i parë i shpallur i tij është punimi themelvënës për natyrën e dritës. Pas një varg eksperimentesh të ndërlikuara Njutni zbuloi se drita e thjeshtë e bardhë është e përbërë nga të gjitha ngjyrat e ylberit. Krahas kësaj ai me kujdes të madh i studionte ligjet e reflektimit dhe të përthyerjes së dritës. Kështu në vitin 1668 ai e krijoi dhe praktikisht e ndërtoi teleskopin e parë me pasqyrë, teleskopin reflektues, i cili edhe sot përdoret në më shumë observatoriume astronomike. Në moshën 29 vjeçare, Njutni, para Shoqërisë mbretërore britanike i prezentoi këto zbulime së bashku me eksperimentet tjera të tij në lëmin e optikës.

Vetëm këto zbulime janë të mjaftueshme që t'i sigurojnë vend në këtë listë ranguese, por janë të shumta edhe të arriturat e tij në matematikën e mirëfilltë dhe në mekanikë. Kontributi i tij kryesor në matematikë është zbulimi i llogaritjeve integrale, të cilat arriti t'i zbulojë që në moshën 23-24 vjeçare. Kjo arritje më e rëndësishme në matematikën moderne s'është vetëm kokërr nga e cila lindet një pjesë e madhe e teorisë bashkëkohore matematikore, por edhe instrumeni i jashtëzakonshëm pa ekzistimin e të cilit përparimi i mëtejshëm i shkencës moderne do të ishte i pamundshëm. Edhe po qe se të mos zbulonte asgjë tjetër, pos llogaritjeve integrale, ajo do t'i siguronte Njutnit njërën nga pozitat parësore në ketë vepër.

Megjithatë, sukseset më të rëndësishme të Njutnit janë në lëmin e mekanikës-shkencë, e cila e sqaron lëvizjen e trupave fizikë. Galileu zbuloi ligjin e parë të lëvizjes me të cilin sqarohet lëvizja e trupave nën ndikimin e forcave të jashtme. Në praktikë, është e qartë se të gjitha trupat u nënshtrohen ndikimeve, por, çështje thelbësore në mekanikë është se si lëvizin trupat nën ndikimin e forcave të jashtme. Këto problem Njutni e zgjidhi me Ligjin e tij të dytë të lëvizjes, i cili me të drejtë konsiderohet si bazament në fizikën klasike. Ligji i dytë (formula matematikore e të cilit është F = ma) thotë: rritja e shpejtësisë së një trupi është e barabartë me forcën ndikuese ndaj tij e pjesëtuar me masën e tij. Më vonë këtyre dy ligjeve Njutni ua ndajshtoi edhe Ligjin e tretë famoz për lëvizjen (ai thotë: çdo ndikim apo forcë fizike ka edhe kundërndikimin e barabartë në kahje të kundërt) dhe Ligjin më të njohur për gravitacionin kozmik. Këto katër ligje, marrë në tërësi, paraqesin një sistem të veçantë nëpërmjet të të cilit praktikisht të gjitha sistemet mekanike makroskopike-prej lëvizjes së lavjerësit e deri te lëvizja e planeteve nëpër orbitat rreth Diellit mund të hulumtohen e të parashihen veprimet e tyre. Njutni jo vetëm që i formuloi ligjet themelore të mekanikës, por duke i shfrytëzuar llogaritjet integrale, personalisht tregoi se si mund të aplikohen ato në zgjidhjen e problemeve aktuale.

Ligjet e Njutnit shfrytëzohen në zgjidhjen e një rrethi të gjerë të problemeve shkencore e teknike. Derisa ai ishte gjallë, këto ligje aplikim më evident kishin në astronomi. Edhe këtu Njutni fitoi një vend të lartë. Në vitin 1687 ai botoi veprën e rëndësishme ''Parimet matematikore të filozofisë së natyrës" (shkurtimisht e njohur si "PRINCIPIA"), në të cilën janë të eksplikuar Ligji i gravitacionit dhe ligjet e lëvizjes. Ai tregoi se si duhet të aplikohen ato ligje që të caktohet me saktësi të madhe lëvizja e planeteve rreth Diellit. Detyrën themelore të astronomisë dinamike gjegjësisht me saktësi të parashihen pozitat dhe lëvizjet e yjeve dhe planeteve Njutni e zgjidhi në mënyrë të shkëlqyeshme, vetëm me një lëvizje. Pikërisht për këtë pothuajse të gjithë e konsiderojnë si më të madhin ndër astronomët.

Atëherë çfarë është vlerësimi ynë për rëndësinë shkencore të Njutnit? Gjatë shqyrtimit të regjistrit të çfarëdo qoftë enciklopedie shkencore, hasim në më shumë udhëzime (dy-tri herë më shumë) nga njësitë për Njutnin dhe për ligjet e zbulimet e tij, se sa për cilindo shkencëtar tjetër. Përveç kësaj duhet t'u kushtohet kujdes edhe thënieve të shkencëtarëve të tjerë për Njutnin! Shkencëtari gjerman Gotfrid Lajbnic (1646-1716), i cili nuk ishte mik i Njutnit, dhe me të cilin ka pasur polemika të rrepta shkruan; "Nëse e marrim matematikën që nga themelimi i saj e deri në kohën e Njutnit, pjesa më e madhe e saj është vepër e Njutnit!". Shkencëtari i madh francez Pjer Laplas (1749-1827) ka shkruar: "Principia i kapërcen të gjitha veprat tjera të gjeniut njerëzor". Matematikani francez Lui Lagranzh (1736-1813) shpeshherë përsëriste se Njutni është gjeniu më i madh që ka pasur bota, ndërsa Ernest Maks (1838-1916) fizikan austriak, në vitin 1901 shkroi: "Gjithçka që është arritur pas kohës së tij është përpunim deduktiv formal matematikor i mekanikës në bazë të ligjeve të Njutnit". Kontributi i madh i Njutnit eksplikohet me këtë: ai ndërlidhet me shumicën e fakteve dhe ligjeve, të cilat mund të sqarojnë disa dukuri, por nuk janë në gjendje të parashohin diçka; shkencëtari na la sistemin e veçantë të ligjeve që mund të aplikohen te një numër i madh i dukurive fizike dhe të shërbejë nëpër parashikime të sakta.

Në këtë trajtesë të shkurtër nuk është e mundshme që të shpjegohen hollësisht të gjitha zbulimet e Njutnit; prandaj shumica e tyre do të mbeten të papërmendura ndonëse i përkasin sukseseve serioze. Njutni dha kontribut solid edhe në termodinamikë (shkenca për nxehtësinë) si dhe në akustikë (shkenca për zërin); ai formuloi parimin eksklusivisht të rëndësishëm fizik të veprimit të forcës dhe aksion reaksionit; e përgjithësoi binomin (binomi i Njutnit) në matematikë, zbuloi rendin e pakufishëm të binomit; e dha sqarimin e parë të bindshëm për prejardhjen e yjeve etj.
Kështu mund të themi se Njutni gjithsesi është shkencëtari më i madh dhe më me ndikim i të gjitha kohëve, por edhe të shtrojmë pyetjen përse ai këtu qëndron më lartë në krahasim me personalitetet e tjera të rëndësishme politike siç janë Leka i Madh apo Xhorxh Uashingtoni dhe një hap më parë nga prijatarët e njohur religjiozë Jezu Krishti dhe Buda.

Qëndrimi ynë është se edhe përkundër rëndësisë së madhe të ndryshimeve politike, njerëzit e botës pesë shekuj pas vdekjes së Lekës së Madh kanë jetuar njësoj sikur edhe stërgjyshërit e tyre që kanë jetuar pesë shekuj para tij. Sipas logjikës së njëjtë jeta e
njerëzve 1500 vjet para Krishtit ka qenë e njëjte sikurse jeta e njerëzve që kanë jetuar 1500 vjet pas Krishtit. Por në 500 vitet e fundit që nga paraqitja e shkencës bashkëkohore, jeta e përditshme e shumë njerëzve rrënjësisht ka ndryshuar. Ne vishemi më ndryshe, ushqehemi me ushqim tjetër, punojmë në mënyra të tjera dhe kohën e lirë e shfrytëzojmë shumë më ndryshe sesa njerëzit e pesë apo më shumë shekujve të mëparshëm. Zbulimet shkencore mundësuan ndryshime thelbësore në teknikë dhe në ekonomi si dhe tërësisht i ndryshuan pikëpamjet politike, bindjet fetare, artet dhe filozofinë. Këto zbulime praktikisht nuk e lanë të njëjtë asnjë veprimtari njerëzore, dhe pikërisht për këtë është i madh numri i shkencëtarëve dhe zbuluesve që merituan vendin e tyre në këtë vepër. Njutni si shkencëtar brilant dhe personalitet më me ndikim në zhvillimin e mendimit shkencor, me plotë të drejtë meriton vendin kulmor apo pranë vetë kulmit të çdo klasifikimi të personaliteteve më me ndikim në botë.

Isak Njutni vdiq në vitin 1727 dhe u varros në Manastirin ministror me çka edhe u bë shkencëtari i parë që u nderua me një respekt të këtillë.
Duhet te me ruash kur te me kesh,
qe kur te me duash te me gjesh.


http://adf.ly/?id=702875