Autori Tema: Energjia Berthamore...  (Lexuar 4625 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë BOHAN

  • SEO Specialist
  • Global Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • ***
  • Postime: 1012
  • Popullariteti: 208
    • Digital Marketing
Energjia Berthamore...
« Me: Qershor 09, 2009, 05:46:13 MD »
Nese po flitet per reaksion berthamor ateher duhet te dihet se kemi te bejme me nje Reaksion Zinxhir...
Reaksioni berthamor eshte nje ndryshim i nje ose disa berthamave atomike, qe pasohet me krijimin e elementeve atomike te ndryshem nga elementet fillestare qe kane hyre ne reaksion. Reaksionet berthamore jane dy llojesh: reaksione fisioni dhe reaksione fuzioni.
Gjate fisionit, nje berthame e nje elementi te rende (si uraniumi) shperbehet pas goditjes me nje neutron qe crregullon ciklin e brendshem te saj, ne berthama me te lehta, dhe clirohen dy ose tre neutrone, fotone, energji dhe rreze gama.
Neutronet e cliruara, te cilat kane fituar nje fare shpejtesie dhe energjie kinetike nga reaksioni, shkojne e godasin berthamat e atomeve te tjera, te cilat do te shperbehen ne dy berthama te reja dhe do te clirojne po ashtu energji, fotone, rreze gama, dhe neutrone te tjera. Fillon keshtu nje reaksion zinxhir qe do te shperbeje te gjithe berthamat atomike te dhe do te cliroje nje sasi te madhe energjie.



1 gram Uranium235 gjate fisionit, cliron nje energji te barabarte me ate te cliruar nga djegia e 1,6 ton nafte

Fuzioni ka te beje me faktin se dy ose me shume berthama te lehta mund te bashkohen per te formuar nje berthame me te rende. Ky eshte procesi baze qe mban ndezur yjet, ku ne rastin me te shpeshte, kater protone bashkohen per te formuar nje berthame heliumi (2 protone, 2 neutrone) dhe disa therrmija te tjera. Fale ketij procesi yjet mund te kundershtojne terheqjen e brendshme qe u ben forca gravitacionale, dhe te evitojne te “zhyten” ne vetvete.


Per momentin, shkencetaret nuk kane arritur akoma te prodhojne nje fuzion te kontrollueshem.Per kete arsye fuzioni berthamor perdoret vetem nen aspektin ushtarak per te ndertuar arme si bomba me hidrogjen (Bomba H). Duke qene se sasia e hidrogjenit qe sherben si lende e pare per kete reaksion eshte praktikisht e palimituar ne toke, dhe se fuzioni cliron rreth 5-7 here me shume energji se fisioni, kontrolli i kesaj energjie do te na lejonte te zgjidhnim perfundimisht problemin e energjise per planetin tone.