Autori Tema: Fjale te urta filozofike !  (Lexuar 64378 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë Iness

  • Arch
  • Global Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ***
  • Postime: 6612
  • Popullariteti: 144
Fjale te urta filozofike !
« Pergjigju #195 Me: Shkurt 26, 2011, 12:16:07 MD »
Nje nga shenjat e para te fillimit te te kuptuarit eshte deshira per te vdekur
Franz Kafka
Science is organised knowledge. Wisdom is organised life.

Jashtë Linjë Gogoli

  • Durim+Qetesi+Reflektim
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 1617
  • Popullariteti: 137
  • Kerko,Meso,Puno
Fjale te urta filozofike !
« Pergjigju #196 Me: Shkurt 26, 2011, 05:14:03 MD »
Njeriu duhet të shpëtojë veten me përpjekjet e veta , asnjë nuk mund të bëjë për
të , atë që ai duhet të bëjë për vete... - Buda [tongue3]

Do vij dimri dhe un s'do jem aty!Ti do bashkohesh me shiun dhe do qani te dy!

Jashtë Linjë Gogoli

  • Durim+Qetesi+Reflektim
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 1617
  • Popullariteti: 137
  • Kerko,Meso,Puno
Fjale te urta filozofike !
« Pergjigju #197 Me: Shkurt 26, 2011, 05:30:49 MD »
Dyshimi është gur argjendari i së vërtetës, kush dyshon në marrëdhëniet e
përditshme, s’gabon asnjëherë, kush dyshon në veprimet e veta, bëhet filozof  [tongue3]

Do vij dimri dhe un s'do jem aty!Ti do bashkohesh me shiun dhe do qani te dy!

Jashtë Linjë Iness

  • Arch
  • Global Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ***
  • Postime: 6612
  • Popullariteti: 144
Fjale te urta filozofike !
« Pergjigju #198 Me: Shkurt 27, 2011, 12:46:18 MD »
E gjithe loja e ekzistences eshte aq e bukur saqe vetem qeshja mund te jete pergjigje per te. Osho
Science is organised knowledge. Wisdom is organised life.

Jashtë Linjë T

  • *Enfant Terrible.
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 3630
  • Popullariteti: 261
  • - I just take pictures.
    • I may look calm but in my head I've killed you three times!
Re: Fjale te urta filozofike !
« Pergjigju #199 Me: Mars 22, 2011, 08:14:33 MD »
Gabimi me i madhe qe mund te besh : Te degjosh fjalet e te tjerve ne vend te zemres .
*Señorita.  
"Just because you're laughing, it doesn't mean you're happy.
Just because you're caring, it doesn't mean you're weak.
Just because you're funny, it doesn't mean you lack darkness.
Just because you're reading this, it doesn't mean you understand."

Jashtë Linjë T

  • *Enfant Terrible.
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 3630
  • Popullariteti: 261
  • - I just take pictures.
    • I may look calm but in my head I've killed you three times!
Re: Fjale te urta filozofike !
« Pergjigju #200 Me: Mars 22, 2011, 08:15:26 MD »
Liria eshte gje shume e bukur, por jo nese duhet te paguhet me vetmi.
*Señorita.  
"Just because you're laughing, it doesn't mean you're happy.
Just because you're caring, it doesn't mean you're weak.
Just because you're funny, it doesn't mean you lack darkness.
Just because you're reading this, it doesn't mean you understand."

Jashtë Linjë Gogoli

  • Durim+Qetesi+Reflektim
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 1617
  • Popullariteti: 137
  • Kerko,Meso,Puno
Re: Fjale te urta filozofike !
« Pergjigju #201 Me: Mars 22, 2011, 10:35:59 MD »
A keni folur ndonjehere me veten?E keni analizuar jeten?A keni bere ndonjehere krahasimin mes deshirave tuaja dhe atyre qe keni arritur?Behet fjale per ta shkundur vetveten dhe per te patur ndergjegjen te paster, per te kuruar trurin!Mund te sjelle dhimbje, por vrapo te njohesh veten dhe do gjesh brenda saj nje njeri tjeter nga ai qe ke mendur.vetem keshtu ti do kesh, vullnet te celikt, zemer kristali dhe shpirt te paster...

Fjale e urte po ta maresh holle holle  [tongue3] by- Visitor

Do vij dimri dhe un s'do jem aty!Ti do bashkohesh me shiun dhe do qani te dy!

Jashtë Linjë Ankel

  • Cdo rregull e ka nje perjashtim!
  • anetare i/e nderuar
  • ****
  • Postime: 524
  • Popullariteti: 3
  • Durim,Qetesi,Reflektim
Fjale te urta filozofike !
« Pergjigju #202 Me: Nëntor 18, 2011, 10:37:27 MD »
Mos i beso askujt,vetem nese keni ngrene kripe me te
Ne faljen e dashurise ji si dielli, ne miqesi behu si uji qe rrjedh, per te mbuluar te metat e te tjereve behu si nata, ne modesti ji si toka, ne prani te injorantit qendro i heshtur si libri, ne zemerim behu si i vdekuri. Sido qe te jesh, o duku sic je o behu sic dukesh.

Jashtë Linjë Katilja

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 244
  • Popullariteti: 1
  • Burrelsja
Fjale te urta filozofike !
« Pergjigju #203 Me: Shtator 07, 2014, 06:31:39 MD »
 [cheesy1]
Fjale te urta filozofike Shqiptare
SAMI    FRASHERI
Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, kujdesu ta shkruash mirë,
sepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin.
 
Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.
 
Zgjuarësia është një dritë hyjnore, ndriçimi i së cilës ndrit jo vetëm sipërfaqen e
sendeve, por edhe brendinë e tyre.
 
Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten
 
Ajo që qeveris botën nuk është as forca, as ligji, por është mirësjellja dhe edukata.
 
Bota është një shesh i ekspozuar shiut dhe erës; ai që në këtë shesh e ruan dritën e
përpjekjes e të kuptimit dhe nuk e shuan, është filozof i vërtetë.
 
 
S’ka njeri të pafajshëm në botë; i mëncuri  nuk i thotë djalit mos gabo, por e këshillon
të gabojë sa më pak.
 
Nuk i takon gjë dhëmbit të skiles që qëndron e mbyllur në strofkun e vet.
 
Njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri nga koka, jo nga këmbët
 
Miqësia është si drita e shkrepëtimës; sa më i errët të jetë vendi, aq më shumë
ndriçon.
 
Rruga e jetës është drejtësia, mos u ndaj nga rruga për të hyrë nëpër rrugica.
 
Njeriu mentar nuk flet për veten e tij dhe për punë që i përkasin atij vetë.
Kush ve interesat e përgjithshme mbi të tijat, është njeri me të vërtetë.
 
Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte
dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëm
nga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë.
 
Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij
që punon pa dashur.
 
Grada e qytetërisë dhe e moralit të një populli kuptohet nga këngët dhe lojërat e
tij.
 
E vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe
akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të
ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i
rrjedhshëm).
 
Gjithësecili dëshiron t’i shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohësh
veprat e tyre, d.m.th. të shohësh ata vetë, sepse idetë e tyre s’kuptohen nga fytyrat
e tyre, por dallohen nga veprat e tyre.
 
Kush nuk merret vesh me vëllanë, s’merret vesh fare me bashkëqytetarët e tij.
 
Njeriu të mos ketë frikë nga ligji, të ketë turp nga bota, të ketë frikë nga
ndërgjegjeja e tij.
 
Mendojmë se njeriu vdes dhe shkon, mirëpo të vdekurit janë ata që edukojnë
fëmijët tanë, që na mësojnë dituritë dhe shkencat, kur marrim në dorë një libër
dhe e lexojmë në vetmi në një çip dhe, sipas rastit, ata na bëjnë të qeshim apo të
qajmë.
Ai që pranon këshilla, është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japësh
këshilla. aq rë-ndë është t’i pranosh.
 
Dyshimi është gur argjendari i së vërtetës, kush dyshon në marrëdhëniet e
përditshme, s’gabon asnjëherë, kush dyshon në veprimet e veta, bëhet filozof.
 
Një kokërr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera që e kanë
mbushur.
 
Ai që i përgjigjet me ligësi mirësisë sate, bëhet mjet për të bërë të njohur mirësinë
tënde dhe ligësinë e vet.
 
Forca e mendimit hy në punë më shumë se tehu i shpatës; prandaj ruaje atë dhe
mbaje gati për ta përdorur në kohën e duhur.
 
Shkalla e parë e marrëzisë është të kujtosh se je i mençur.
 
Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë. Ashtu sikundër që thahet pema
kur është e njomë, po nuk u vadit, edhe njeriu thahet shpirtërisht po nuk u edukua
qysh në fëmijëri (vogëli), sepse nuk i mbetet gjë për t’i shërbyer njerëzimit.
 
Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të
thotë dhe ajo që do të bëjë.
 Gjërat që numërohen të shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku i
lakmisë për famë e madhështi, s’mund t’u qëndrojnë disa dëshirave të kota,
ndërsa dashuria mund çdo gjë. Dashuria duron varfërinë, nevojën, urinë,
mundimin, poshtërimin — çdo gjë. Dashuria e ndryshon skëterën në parajsë. Në
qoftë se kërkohet një shenjë e botës shpirtërore në botën lëndore, ajo shenjë është
dashuria.
 
Fjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, ata
mund t’i përshtaten çdo kohe dhe çdo vendi.
 
Kush bazohet në forcën, bie për tokë po sa të thyhet forca, por ai që bazohet në
drejtësinë, është i mbështetur në një godinë të fortë që nuk shembet kurrë.
 
 
Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij — morali i përgjithshëm.
Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu: