Autori Tema: SPIUNA TE KGB-SE!!!  (Lexuar 3737 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë Stilian

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 52
  • Popullariteti: 1
SPIUNA TE KGB-SE!!!
« Me: Dhjetor 01, 2011, 11:48:52 PD »
Kadri Hazbiu punonte për llogari të shërbimeve sekrete sovjetike, duke pasur ndërlidhës italianë, konfirmojnë parlamentarët e “Çizmes”.

Në vitet 2002-2006, një komision i posaçëm parlamentar italian ka hetuar për implikim të mundshëm të disa politikanëve të majtë për spiunazh në favor të Kremlinit, saqë një e përjavshme ruse e titullonte shkrimin e saj: “Moska, kryeqytet i Italisë”.

Në skedat e KGB-së kanë dalë dhe emrat e ish-ministrit të Brendshëm shqiptar,
Kadri Hazbiu (1922-1983) dhe kreut të Sigurimit të Shtetit, Zoi Themeli, që mbanin
lidhje me Moskën, nëpërmjet shtetasve italianë të rekrutuar nga sovjetikët.

Pas viteve 1962-1963 kontaktet realizoheshin jashtë shtetit, në forume ndërkombëtare, mbledhje,
simpoziume, OKB, UNESCO etj.

Ndërkaq “Bondët” rusë depërtonin dhe në Shqipëri. ITALIANI “ALI” Libero Rovaglio ishte agjent italian i rekrutuar nga shërbimet sekrete shqiptare dhe sovjetike qysh në kohën e marrëdhënieve të ngushta mes Tiranës dhe Moskës.

Prandaj ai mbante dhe dy pseudonime tipike, “Aliu” shqiptar dhe “Dedov” rus (nga rusishtja
“ded” – gjysh). “007″ i dyfishtë ishte një zyrtar i lartë i Ministrisë italiane të Punëve të
Jashtme, me komoditet veprimi, pasi punonte në Zyrën e Protokollit. Kështu kontaktet
agjenturore maskoheshin më mirë. Në korrik të vitit 1957 ai u rekrutua nga Sigurimi
shqiptar në Romë me ndihmën e KGB-së. Në vitin 1960, Rovaglio u dërgua në Buenos
Aires si shifrant.

Por Shqipëria nuk kishte ambasadë në Argjentinë (ajo u hap në kryeqytetin argjentinas në vitin 1973, pas transferimit nga Santiagoja i Kilit për shkak të grushtit të shtetit).

Rovaglio sugjeroi të kontaktonte me KGB-në. Këtu dalin në skenë dy personazhe të rëndësishme të shërbimit sekret shqiptar. Sipas skedës së arkivit “Mitrohin”, Ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu, refuzoi të nënshkruajë memon për Rovaglio-n, memo, që iu paraqit, me kërkesë të KGB-së, nga Zoi Themeli, drejtor i Sigurimit të Shtetit. Kjo memo përfshinte kushtet e kontaktit për Argjentinën.

Në vend të “transferimit” të agjentit, shqiptarët vendosën të mbajnë lidhjet me Rovaglion përmes agjentit shqiptar me pseudonimin “Florenco”, thotë skeda “Mitrohin”. GAZETARI – “I LËVIZSHMI”! Me gjithë shtrëngimin dhe superizolimin e Shqipërisë, KGB-ja ka mundur të dërgojë në vitin 1972 një agjentin e saj, të maskuar si gazetar italian. Në arkivin “Mitrohin” është skeda e një agjenti me pseudonimin “Podvizhnij” (nga rusishtja – “I lëvizshmi”).

Skeda rusisht nuk e identifikon emrin e agjentit, por shënon se “Podvizhnij” ishte drejtor i selisë së Romës i një reviste të rëndësishme italiane. Ishte gjithashtu korrespondent i “Tempo-s” dhe “Automobile-s”. Ishte në kontakt me një agjent operativ të reziden-turës së KGB-së në Romë, i cili vepronte i mbuluar si korrespondent i gazetës sovjetike “Izvestija”.

Në mënyrë lakonike, skeda sovjetike shënon se “Podvizhnij” u dërgua në Shqipëri për të mbledhur informacion. Jo vetëm kaq, ai gjithashtu ka bërë hetime mbi ambasadorin shqiptar në Itali dhe këshilltarin e ambasadës shqiptare në Romë, Faik Dekaj.

“Podvizhnij” ka marrë pjesë në aksione për llogari të KGB-së në vitin 1972. KINOLOGU
Sipas skedës sovjetike, Antonio Priori, ishte ekspert për çështjet kineze dhe drejtor i
Institutit Aziatik italian. Ishte nën varësinë e Rezidenturës së KGB-së Romës. Në vitin 1975,Priori u fut në rrjetin e agjentëve të KGB-së. Aimori pseudonimin “ROF”.

Priori kishte akses
në ambasadat kineze dhe shqiptare në Romë dhe në organizatat publike italiane që merren
me problemet e Kinës. I ka dhënë KGB-së informacione për Kinën.

REZIDENTURA E ROMËS Rezidentura e KGB-së në Romë ishte një ish-oficer i KGB-së. Në vitin 1974 objektivat kryesore të Residenturës së KGB-së Romë ishin më poshtë: Ambasada e Shteteve të Bashkuara, përfaqësia e USIS, zyra e Associated Press-it, Kolegji i Mbrojtjes i NATO-s, Departamentet e NATO-s brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, Ambasada e Republikës së Kinës, Ambasada e Shqipërisë, Shoqata Itali-Kinë, Shoqata Itali-Shqipëri, Partia Komuniste Italiane filo-kineze (marksiste-leniniste), partia në pushtet, partitë e ekstremit të djathtë, në veçanti SDI neo-fashiste, përfaqësitë e shteteve anëtare të NATO-s në Itali, mjediset ekonomike dhe tregtare italiane, Shoqata e Industrialistëve “Confindustria”.
ILEGALI I KGB-SË ‘SEVIDOV’.

Ilegali i KGB-së me pseudonimin ‘Sevidov’ banonte me familjet e tij në RDGJ në rrethana të veçanta qysh në vitin 1970, duke përdorur dokumente gjermane identiteti.

‘Sevidov-i’ ishte në dispozicion të Departmentit 3 ¼ të përfaqësisë së KGB-së të RDGjsë. Për punën e tij përdorte dokumente identifikimi të policisë kriminale të Ministrisë së Brendshme të RDGJ-së.

Në të njëjtën kohë, ‘Sevidov-i’, luante edhe rolin e qendrës për detyrat e zbulimit në Evropë dhe Afrikë. Në vitin 1968 ka punuar në Çekosllovaki gjatë pushtimit të saj nga trupat sovjetikë dhe ata të Traktatit të Varshavës, në vitin 1973 së bashku me të shoqen, ka qenë në Shqipëri
dhe Jugosllavi.

Gjatë zbatimit të këtyre detyrave ‘Sevidov-i’ ka përdorur një pasaportë gjermano-perëndimore me të dhëna false. Në vitet 1975-76 ‘Sevidov-i’ mori pjesë në një program të quajtur ‘Progress’ në Jugosllavi dhe Shqipëri. Detyrat e shërbimit të fshehtë ilegal në 1975-76 do të përfshinin punën në Shqipëri dhe problemin shqiptar. ‘Sevidov-i’ duhej të drejtonte nga territori i ustrisë, Italisë dhe Jugosllavisë. Në vitin 1976, ‘Sevidov-i’ u ngarkua me detyra në Finlandë, Austri, Itali, Shqipëri dhe
Jugosllavi.

‘Sevidov-i’ shkoi në Shqipëri nga Vjena, duke iu bashkuar një grupi turistik në gusht të vitit 1976. ‘Sevidov-i’ ka përdorur pasaporte false austriake dhe gjermaneperëndimore me emrat Hajnrih (Heinrich) Dremer, Vili Verner Nojman (Willi Werner Neuman), Kurt Ernst Tile.

Ç’ ishte “Komisioni Mitrohin”
Në vitin 2002, parlamenti italian, që drejtohej nga koalicioni i djathtë i Silvio Berluskonit “Casa
delle Libertà”, krijoi një komision të posaçëm hetimor me kryetar senatorin Paolo Gucanti
(Guzzanti) i “Forza Italia”-s.

Ky komision i quajtur “Komisioni Mitrohin”, kishte si qëllim hetimin e lidhjeve të hamendësuara të KGB-së me figura të opozitës së majtë në politikën italiane. Hetimet u bazuan, nga njëra anë në Arkivin kontroversial të Mitrohinit dhe, nga ana tjetër, në burimet të tjera, duke përfshirë konsulentin Mario Skaramela (Scaramella), figura e të cilit mori një njohje ndërkombëtare në vitin 2006 në kulmin e çështjes Aleksandër Litvinenko. Ky i fundit ka qenë agjent i KGB-së, i cili u helmua në Londër në vitin 2006.

DOSJA GJIGANDE

Dosja “Mitrohin” mban emrin e majorit VasiliMitrohin (1922-2004), ish-arkivist i KGB-së në
pension. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik (në1992) ai shkoi në Letoni me kopje dhe materiale
nga arkivi drejt e në ambasadën amerikane nëRiga.

Oficerët e CIA-s nuk e konsideruan të
besueshëm, duke thënë se dokumentet e kopjuaramund të ishin false. Pastaj shkoi në ambasadënbritanike dhe pas një muaji me përfaqësues tëShërbimit Informativ Sekret (MI6) britanik urealizuan operacione për tërheqjen e 25.000faqeve të dosjeve të fshehura në shtëpinë e tij, me fakte për KGB-në qysh në vitet 1930.

Oficeri iKGB-së, Vasili Mitrokhin, për 12 vjet, nga 1972në 1984, pothuajse çdo ditë pune, duke rrezikuar jetën e tij, nxori nga arkivat e shërbimit të fshehtë dhe i futi në xhepat dhe këpucë , kopje që u kishte bërë dokumenteve më të klasifikuara.

Sipas FBIsë,bëhet fjalë për “koleksionin më të madh të shërbimit të fshehtë në histori”.
261 SKEDA Ky term i referohet një pjese të konsiderueshme të Arkivit të Mitrohinit, rezident në Britaninë e Madhe.

Përbëhet nga 645 skeda, mbi të cilat u hartuan më se 3.500 raporte të fshehta spiunazhi në 36 vende. Fillimisht dosja u quajt “Impedian” dhe është përgatitur nga MI6, shërbimi i fshehtë britanik, mbi bazën e dorëshkrimeve, që isharkivisti kopjoi nga dokumente sekrete të KGB-së.

Të 261 skedat që kaluan në duart e SISMI-t (Servizio per le Informazioni e la Sicurezza Militare – Shërbimi i Zbulimit dhe Sigurimit i Ushtrisë – i Italisë. Pas reformës së shërbimeve sekrete italiane, miratuar më 1 gusht 2007, SISMI u zëvendësua nga AISE) në vitet 1995- 1999, i korrespondojnë periudhës nga viti 1917 deri më 1984, vit kur Mitrohini doli në pension .

Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Italinë
Në librin e tij “Me Stalinin”, Enver Hoxha shkruan se i ka shprehur shefit të Kremlinit, më 16 korrik 1947, në vizitën e parë në BS: “edhe mendimin e Partisë sonë për marrëdhëniet me Italinë… Ne dëshirojmë të kemi marrëdhënie diplomatike me të, por në këtë drejtim mentaliteti i qeveritarëve të Italisë është negativ”.

Në ditarin e tij të 22 marsit 1949 për pritjen e një delegacioni shqiptar të kryesuar nga Enver Hoxha, ministri i Jashtëm sovjetik i atëhershëm, Andrej Vishinski, shkruan: “Në fund të bisedës Hoxha tha se dëshiron të më pyesë lidhur me vendosjen e marrëdhënieve
diplomatike midis Shqipërisë dhe Italisë.

Ai tha se Shqipëria ka një sërë problemesh të pazgjidhura me Italinë, si për shembull, reparacionet, restitucionet etj. Lidhur me këtë shtrohet pyetja a është aktualisht momenti i duhur për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Italinë.

Hoxha do të donte të merrte nga unë një këshillë për këtë problem.
Iu përgjigja se tani për tani nuk kam ndërmend të japë këshilla për këtë çështje, duke parë
karakterin e ndërlikuar të saj, por, me ç’duket, gjatë qëndrimit të Hoxhës në Moskë do të ketë
mundësi që t’i kthehemi edhe një herë kësaj çështjeje”.

Në librin “Me Stalinin” Hoxha lidhur me takimin me Stalinin, më 23 mars 1949, të nesërmen e bisedës me A. Vishinskin, shkruan: “Në vazhdim shoku Stalin më këshilloi: – Ju duhet të shihni mundësitë për të hyrë në marrëdhënie edhe me Italinë, se e keni shtet fqinj, por më përpara të merrni masa për t’u mbrojtur nga veprimtaria e fashistëve italianë”. Më 2 maj 1949 u rivendosën marrëdhëniet diplomatike në rang legate.

Në një raport të 9 gushtit 1952 ambasadori sovjetik në Tiranë K.D. Ljoviçkin (1907-1984)
thuhet se po atë ditë ai i ka bërë një vizitë Enver Hoxhës (nuk citohen funksionet e këtij të
fundit si udhëheqës i PPSH-së, por në atë kohë edhe Kryeministër, ministër i Mbrojtjes dhe
ministër i Jashtëm; po ashtu nuk pëdoret as ndajshtimi “shoku”!). Sipas dokumentit të nxjerrë
nga Arkivi i Politikës së Jashtme të Federatës Ruse dhe që citohet për herë të parë në gjuhën
shqipe, “gjatë bisedës…

Enver Hoxha bëri të ditur se si rezultat i negociatave të të dërguarit
shqiptar në Romë [Behar] Shtylla me ministrinë e punëve të jashtme të Italisë qeveria italiane
vendosi të anulojë gjyqin, e caktuar në tetorin e këtij viti lidhur me bllokimin nga autoritet
italiane në Bari të anijes shqiptare “Asim Zeneli”, dhe u komunikoi shqiptarëve se ajo do t’i
kthejë këtë anije Shqipërisë pa kurrfarë kushtesh.

Enver Hoxha tha se përderisa italianët bëjnë një gjest të këtij lloji ndaj Shqipërisë, qeveria shqiptare ka ndërmend të dorëzojë gjithashtu një nga anijet italiane, të ndaluara në kohën e vet nga autoritetet shqiptare.

Për sa i përket lejes nga qeveria shqiptare për ardhjen në Shqipëri të anijes italiane “Otranto”
për dorëzimin e postës diplomatike italiane dhe franceze, kjo lloj lejeje u dha nga qeveria
shqiptare, por italianët nuk e shfrytëzojnë.

Anija deri tani nuk ka ardhur në Shqipëri, me sa duket, për shkak se italianët i druhen bllokimit të kësaj anijeje nga autoritetet shqiptare. Më tej Enver Hoxha bëri të ditur se qeveria shqiptare ka dhënë agrementin për caktimin e të dërguarit aktual me punë të Italisë në Tiranë Lanceti (Lanzetti) me cilësinë e të ngarkuarit italian në Shqipëri dhe ka njoftuar për këtë gjë qeverinë italiane”. Më 2 shkurt 1954 i dërguari i jashtëzakonshëm dhe ministri fuqiplotë i Republikës Italiane në Tiranë paraqiti letrat kredenciale.

Ja dy dokumente nga arkivi “Mitrohin”

1.”ALIU”, NDËRLIDHËSI ITALIAN I SIGURIMIT ME LUBJANKËN TOP SECRET RU Burim konfidencial Raporti “Impedian” numër 178 Data e lëshimit: 7 shkurt1997 Lënda: Libero Rovaglio – Pseudonimet “Aliu” dhe “Dedov” Data e informacionit: fund i vitit 1984. Burimi: ish-agjent i KBB-së me besueshmëri të provuar, me akses të drejtpërdrejtë por të pjesshëm. Data e informacionit: përditësuar në vitin 1984.

VINI RE: Burim konfidencial. Përmbajtja e raportit do të ruhet dhe do të shihet vetëm nga personeli me akses në dokumentet sekrete. Nuk duhet ndërmarrë asnjë veprim si pasojë e asaj që është shkruar në këtë raport; asnjë diskutim ose përhapje e përmbajtjes jashtë shërbimit tuaj, pa pëlqimin paraprak të autorit të dokumentit. Komente: – Libero Rovaglio – me pseudonimet “Aliu” dhe “Dedov”

1. Libero ROVAGLIO, me kombësi italiane, lindur në 1912, ishte funksionar i Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme italiane. Në korrik të vitit 1957 ai u rekrutua nga Sigurimi shqiptar në Romë me ndihmën e KGBsë dhe iu dha pseudonimi “Aliu”. 2. Në vitin 1960, Rovaglio u dërgua në Buenos Aires si shifrant. Duke qenë se Shqipëria nuk kishte ambasadë në Argjentinë, ai sugjeroi të kontaktonte me KGB-në.

Por Ministri i Brendshëm shqiptar, Kadri Hazbiu, refuzoi të nënshkruajë memorandumin për Rovaglio-n, [memorandum] që iu paraqit, me kërkesë të KGB-së, nga Zoi Themeli, drejtor i Sigurimit të Shtetit. Ky memorandum përfshinte kushtet e kontaktit për Argjentinën. Në vend të “transferimit” të agjentit, shqiptarët vendosën të mbajnë lidhjet me Rovaglion përmes agjentit shqiptar me pseudonimin

“Florenco”. 3. KGB-ja i dha Rovaglio-s pseudonimin “Dedov” dhe mundi t’ia gjente gjurmët në Lusaka. Rovaglio-ja u rekrutua në vitin 1968 dhe demonstroi përpjekje për bashkëpunim. Ka siguruar kode dhe shifra të Ambasadës italiane, kopje dokumentesh, qarkoresh dhe instruksionesh sekrete të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme, si dhe një pasaportë italiane.

Në vitin 1972, Rovaglio-ja u kthye në Romë dhe kontakti me të humbi. 4. Rovaglio-s iu gjetën sërish gjurmët në Aden. Në rezidenturë u dërgua një agjent i kualifikuar i KGB-së për të rivendosur kontaktin me të, gjë që u arrit në tetor të vitit 1975. Rovaglio-ja dorëzoi materiale sekrete të Ministrisë së Jashtme dhe Konsullatës italiane, si dhe lista të personave, të
cilëve u ishte refuzuar hyrja në Itali. 5. Në vitin 1977 Rovaglio-ja u kthye në
Romë dhe doli në pension.

Në vitin 1978 në Romë u akreditua një agjent i KGB-së me objektivin për të rivendosur kontaktin, por Rovaglio-ja demonsrtroi se nuk donte të bashkëpunonte
për kultivim personash të konsideruar interesantë për rezidenturën. U shfajësua se ata thonë që janë tepër pleq. 6. Më parë, G.P. Antonov ia arriti te rivendoste kontaktin me Rovaglio-n në
Aden dhe në Romë.

2.HETIME PËR AMBASADORIN SHQIPTAR

1. SEKRET
Burim konfidencial Raporti “Impedian” numër 16 Data e lëshimit: 23 mars 1995 Lënda: gazetar italian – pseudonimi “Podvizhnij”.

Burimi: ish-agjent i KBB-së me besueshmëri të provuar, me akses të drejtpërdrejtë por të pjesshëm. Data e informacionit: përditësuar në vitin 1984. VINI RE: Ju lutemi mbani parasysh se ky burim është konfidencial.

Materiali “Impedian” do të konservohet dhe do të shihet vetëm nga personeli me akses në dokumentet sekrete. Nuk duhen ndërmarrë veprime mbi bazën e këtij raporti, ose diskutime / përhapje të materialit “Impedian” jashtë shërbimit tuaj, pa pëlqimin paraprak të autorit të dokumentit.

Komente

1. Zamojskij u identifikua me Lollij Petroviç Zamojskij, lindur më 29 korrik, 1929, i identifikuar si agjent i KGB-së, që vepronte i maskuar si gazetar në Romë (1968-1973) dhe Paris (1977-1980) 2. Do të donim të njihnim identitetin e “Podvizhnit” sa më shpejtë të jetë e mundur. Gazetar italian – pseudonimi “Podvizhnij”. 1. “Podvizhnij” ishte drejtor i selisë së Romës i një reviste të rëndësishme italiane. Ishte gjithashtu korrespondenti “Tempo” dhe “Automobile”.

Ishte në kontakt me Zamojskin, agjent operativ i rezidenturës së KGB-së i Romës, i cili vepronte i mbuluar si korrespondent i “Izvestija-s”. 2. “Podvizhnij” u dërgua në Shqipëri për të mbledhur informacion. Ai gjithashtu ka bërë hetime mbi ambasadorin shqiptar në Itali dhe Faik Dekaj, këshilltarin e ambasadës shqiptare në Romë.

“Podvizhnij” ka marrë pjesë në aksione për llogari të KGB-së në vitin 1972. 3. Në janar 1977, për punën e tij i vlerësuar si agjent i rezidenturës së Romës i KGB-së, “Podvizhnij” ka marrë një rrogë mujore prej 240 rublash. Koment për shërbimin Ka mundësi që revista e rëndësishme, e cila bëri e para referimin, të jetë në të vërtetë “Tempo” ose “Automobile”.(Shekulli)

"IN GOLD WE TRUST"