Autori Tema: ...Kongresi i Manastirit  (Lexuar 2180 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë AZZURRA

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2511
  • Popullariteti: 14
  • Life Goes On.....
...Kongresi i Manastirit
« Me: Dhjetor 15, 2008, 03:00:55 MD »
Kongresi i Manastirit, mund të radhitet mes pak ngjarjeve që meritojnë të përtypen e treten. Në fakt ky është i vetmi zhvillim që është asimiluar plotësisht nga trupi i kombit. Dhe historia shqiptare ka pak ngjarje të tilla, ashtu si në pak raste njerëzit mund të ndeshen me një ushqim të vetëm me shije e vlera, e në një pjatë vogël.

Fitorja e revolucionit të turqve të rinj, më 1908, hapi rrugën për lejimin e shkrimit të gjuhës shqipe, e cila ishte ndaluar prej shekujsh. Po c’duhej një leje e tillë kur shqiptarët nuk kishin shkolla dhe as alfabet? Deri atëherë shkollat ishin organizuar sipas ndarjes fetare; myslimane, ortodokse e katolike, që përdornin përkatësisht shkronja arabe, greke e latine. Nëse me krijimin e një
alfabeti të njësuar qëllimi ishte bashkimi i shqiptarëve, atëherë shkollat duhej të shkëputeshin nga kontrolli fetar. Mes myslimanëve ekzistonin turkomanë dhe mes ortodoksëve kishte grekomanë, që e kundërshtonin një ide të tilë. Gjithashtu, nevoja për libra e shkolla shqipe, nxorri në pah edhe problemin e financimit që në atë kohë zgjidhej nga grupe me interesa fetare si greke e austriake.

Në nëntor, në prag të Kongresit të Manastirit, në Shqipëri funksiononin vetëm 15 shkolla. Historianë si Geheim, Senkevich te cituar nga Skëndo, përmendin një takim të fshehtë mes delegatëve, që u zhillua në një nga dhomat e ndërtesës ku zhvilloheshin punimet e kongresit të Manastirit. Eshtë fjala për një propozim që Shahin Kolonja, anëtar i Komisionit të Alfabetit, kishte përgatitur për t’a paraqitur në parlamentin osman. Sipas këtij propozimi, mësimet në të gjitha
shkollat shqipe duhej të zhvilloheshin në gjuhën amtare, ndërsa turqishtja si gjuhë e perandorisë, duhej të hynte në këto shkolla vetëm pas klasës së katërt fillore. Shkollat, si edhe më parë, duhej të financoheshin nga shteti. Në propozim, hidhej edhe idea e krijimit të shkollave të larta. Në buxhetin e perandorisë duhej të caktohej një fond vjetor për arsimimin e studentëve shqiptarë në Evropë ose Amerikë, ku ata të përgatiteshin për të dhënë mësime në universitetet shqiptare. Për të shmangur
ndërhyrjen e Italisë, Greqisë a Austrisë në këto cështje, në mbledhjen e fshehtë në Manastir u propozua që priftërinjtë katolikë e ortodoksë të pagueshin nga shteti osman. Ky ishte një projekt i guximshëm, ndikuar edhe nga entusiazmi që rilindasit provonin në prag të Kongresit të Alfabetit. Propozimi, që sot pasqyron vizionin e atdhetarëve të asaj kohe për arsimin, kurre nuk u paraqit për diskutim në parlamentin osman. Ai mbeti vetëm projekt, ndoshta në pritje të krijimit të klimës ku idea për pavarësi të mos shihej si mëkat, ashtu si u deshën disa vite derisa alfabeti i miratuar në Manastir më 1908, të pranohej pa kundërshtime, pa dallim feje, në mbarë trojet shqiptare