Autori Tema: Kanuni i Lekë Dukagjinit  (Lexuar 5066 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë valmoo

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Kanuni i Lekë Dukagjinit
« Me: Korrik 16, 2008, 02:39:19 PD »
Nga gojëdhënat popullore të Shqipërisë së veriut dhe të Kosovës, emri i Kanunit të Lekë Dukagjinit lidhet personalitetet e fisnikut dhe udhëheqësit shqiptarë të kohës së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, Lekë Dukagjinit. Mirëpo, historia shqiptare njeh disa personalitete me këtë emër. Kështu një grup shkencetarësh supozojnë se Leka III Dukagjini (1410-1481) e ka dhënë dhe e ka kodifikuar këtë Kanun. Këta shkencatë përpiqeshin gjatë shumë viteve që ta gjejnë tekstin e shkruar të këtij Kanuni. Shkenctari i njohur Shqiptarë Fan S. Noli konsideron se Kanuni është fryt i veprimtarisë dhe i qeverisjes së urtë të Pal Dukagjinit, vdekja e të cilit ishte humbje e madhe për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, ngase ai kishte dhënë kontributin më të çmueshëm në krijimin dhe ruajtjen e Lidhjës së Lezhës.

Sot mbizotron mendimi shkencor se Kanuni i Lekë Dukagjinit as nuk është shkruar e as nuk është shpallur nga ndonjë personalitet i caktuar apo organ ligjdhënës, por paraqet të drejtën zakonore të shqiptarëve, e cila u krijua me kohë, në praktikë gjatë shekujve. Rregullat që përmban Kanuni u përkasin periodeve dhe kohëve të ndryshme historike. Si i tillë ky Kanun ka vlerë dhe rëndësi të posaçme jo vetëm për historinë e shtetit dhe të së drejtës shqiptare, por edhe për kulturën e përgjithshme kombëtare shqiptare.

Si e drejtë e pashkruar dhe zakonore në vetëdijën e popullit shqiptarë, kanuni i Lekë Dukagjinit gjatë shumë shekujve konsiderohej si Ligj mbi Ligje, ngase pavarësisht nga rregullat e sjelljes shtetrore, ky Kanun ishte dhe mbeti për një kohë të gjatë rregullatori kryesorë i raporteve shoqërore shqiptare.

Përmbledhja e thesarit të kulturës shqiptare e kishin vënë detyrë të posaçme priftërinjtë katolikë. Kështu Dom Lazër Mjeda dhe Dom Nikollë Ashta shumë vjetë ishin përpjekur të mblidhnin folklorin e në kuadër të tij edhe normat e kanunit të Lekë Dukagjinit. Vend të dalluar në mbledhjen e rregullave të kanunit zë studiuesi i mirënjohur Atë Shtefën Gjeçovi, i cili la në trashigim veprën më të kompletuar dhe shumë të rëndësishme të Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Kanuni i Lekë Dukagjinit përmban rregulla stautore, familjare juridike, civilo-juridike, penalo-juridike si dhe rregulla konkrete mbi procedurën penale dhe civile. Në disa rregulla kanunore vërejmë ndryshime rajonale apo edhe variante, mirëpo kryesisht në dispozitat që rregullonin pozitën e kishës, mikpritjen, besën dhe gjakmarrjen vërejmë rregulla të njejta për të gjitha viset shqiptare, ku vlente kanuni i Lekë Dukagjinit. Rregullat konunore të karakterit penalo-juridik, në mënyrë të veçantë trajtonin konceptin e veprës penale, çështjen e paramendimit, përkujdesinë, bashkëpjesëmarrjen etj.

Kanuni i Lekë Dukagjinit njeh këto sanksione penale: dënimin me vdekje, gjakmarrjen, dëbimin nga bashkësia, bojkotin - leçitjen etj. të cilat shqiptoheshin ndaj kryesit të veprës penale e në raste të caktuara edhe ndaj familjes së tij. Përpos këtyre dënimeve kanuni rregullonte në mënyrë precize edhe dënimet pronësore si gjobitjen, dënimin me të holla, konfiskimin e pasurisë, asgjësimin e pasurisë, rrëzimin e shtëpisë, prerjen e pemëve etj. Dënimet i shqiptonte gjyqi i pleqëve, kuvendi i vllazërisë apo ai i fisit. Dënimet e rënda shqiptoheshin ngaj kryesve të veprave të tradhëtisë, kryësve të veprave kundër Besës (fjalës së nderit), kryesve të veprave kundër moralit, atyre të mikpritjes, kundër kishes etj. Kanuni njihte dhe rregullonte në mënyrë të posaçme institucionin e strehimit. Sipas këtyre rregullave familjet, bashkësitë dhe fiset janë të detyruara t`u sigurojnë përherë strehim individëve apo familjeve që këtë e kërkonin në raste rreziku apo rreziqe të tjera të jetës pa marrë parasyesh se kush i kërkonte

Jashtë Linjë space_boy

  • njeriu nuk jeton vetem prej buke !
  • anetare i/e respektuar.
  • ***
  • Postime: 316
  • Popullariteti: -1
  • WWW.VERIU.COM
    • veriu.com
Kanuni i Lekë Dukagjinit
« Pergjigju #1 Me: Tetor 11, 2008, 03:11:03 MD »
cdo gje qe egziston ne kete bote nuk eshte se shpiket ne cast..keshtu edhe kanuni i leke dukagjinin nuk eshte se u shkrua per nje dite jave apo muaj..ndoshta edhe vite.Ai eshte nje evoluim i kohes ku nikolle dukagjini etj i mlodhen nder vite keto doke e zakone ne popull duke i kodifikuar ne kete kanun=REGULL
Njeriu nuk jeton vetem prej buke !

Jashtë Linjë anisa

  • TUJ TUJ TUJ CA TE DUSH TI THUJ ME MU MOS E LUJ....
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 7433
  • Popullariteti: 30
  • PURO DURRSAKE
Kanuni i Lekë Dukagjinit
« Pergjigju #2 Me: Tetor 11, 2008, 03:12:22 MD »
PER CA GJONA ESHTE I MIRE,,PER ATO TE TJERAT TE QAN ME LOT MO
Sikur te ishin te gjithe njerzit ashtu sic duken,ndryshe do ishte...