Autori Tema: "NJE LETER PER TY"  (Lexuar 306506 herë)

0 Anëtare dhe 12 Vizitore po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë EDLIRA

  • 💗 AMINA 💗
  • Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 19052
  • Popullariteti: 89
    • Radio-Alternation & Forumi i Bashkuar
"NJE LETER PER TY"
« Pergjigju #60 Me: Nëntor 08, 2008, 10:57:20 MD »
Per ty...

Per ty qe se meriton kete shkrim!
Per pa pjekurine tende, dhe pakujdesine tende..disa fjale qe po me ngelin ne fyt, por per ty do ti them..
Ti, ishe dikur, nje mik i mire?? mund te quajme te tille?
Mbase.. per ty, qe ke len gjurme ne zemren time, per ty qe ke pas deren e hapur ne thellesine e shpirtit tim, asnje pengese nuk ke pas..gabim.. dhe vetem ti..hija jote ka pas kete privilegj, ka pas kete shanc, HIJA JOTE, jo ti!
Ka qen thjeshte nje hije kalimtare. E di..ne fakt sa isha e lumtur per ate hije, sa do e idhur qe ishte. Me mjaftonte kupton? Nuk pretendoja.. me mjaftonte!
Hija me ka rrite besoj, por gjith besimet e mija sot koha mi ka vertetuar, kan qen thjeshte nje imagjinate, besoja me shume tek ti se sa tek vetja. Me kupton?
Besoja me shume ne nje hije se sa ne nje ndjenje te sinqerte.
Kam krijuar ne mendjen time ate iluzjon qe leviz boten, sikur s'jetoja dot pa ate hije, por sot mund te te them pa frike shkurt shqip dhe qarte, qe un jetoj pa ate hije..
Kam ul veten duke u krahasuar, por sot kuptoj se askush nuk mund te me ulin poshte, sepse ne rradhe te pare vij un, pastaj vjen ti.. Me kupton?
Isha e lumtur per cdo gje sa do e vogel, per cdo moment, per nje buzeqeshje te vjedhur, per nje "batut" koti, per cdo fjale qe merrte jete nga goja jote..
me kupton?
Cdo gje ka nje shpjegim dhe un ne fakt nuk arrij te iu jap shpjegime shume gjerave, pse valle? Ndoshta fajin se kam un, apo thjeshte ti e ke.. apo serishte gabohem? Jo me vjen keq. Tani nuk gabohem me.
Hija jote me ka dhuruar jete, mendoje te kishe qen ti
Por tani kuptoj qe s'kam nevoj me per ate jete, sepse me ne fund si ne foshnje e vogel, u rrita dhe un, krijova ato rrethanat, dhe tani avash avash eci vet.. vrapoj vet..ne jeten time.
Te thash largohu? JO kurr.. te kerkova te me qendrosh prane? Asnjehere..Sepse ai qe te don, e din vet se kurr duhet qendruar prane, me kupton?
Un gjithmone te kam kuptuar mjafte mire, gjithmone kam dite te hjeshoja diten, kam dit te te dhuroja ate lezetin e castit, kam dite te te beja te buzeqeshja, si nje yll i vogel qe te qendron prane...gjithmone... Te kam degjuar, te kam kshilluar, s'te kam kerkuar asgje, me mjaftonte te qendroja prane problemeve te tuaja. Por tani nuk dua me. Me kupton?
Tani po qe iu jap vlera atyre momenteve, iu jap vlera atyre silljeve te mija, dhe jo te tuaja.. dhe me ne fund kuptova qe besimi ishte ne xhepin e gabuar.

Tani cdo gje dua qe thjeshte te mbetin nje hije, nje hije e bukur, nje kujtim, qe do tregoj ndoshta femijve te mi..nje shpres e vdekur, dua qe cdo gje te mos me shoqeroje me ne vazhdimin e jetes time.. Dua qe te te shoh te lumtur, po te kisha mundesi dhe zemren do te ta dhuroja qe ti te ishe i lumtur.. por tani e di qe se meriton ate zemer, syte e mi do ti ipja.. por e di qe do ishin ne duart e gabuar..

Ti sme meriton, me kupton?

Keto fjale qe me kishin ngele ne fyt ishin per ty...

Jashtë Linjë BOHAN

  • Global Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • ***
  • Postime: 1010
  • Popullariteti: 208
"NJE LETER PER TY"
« Pergjigju #61 Me: Nëntor 08, 2008, 10:59:04 MD »
Po me ben te kujtoj momentet me te bukura te jetes time  :'( :'(
ONE DAY WE WILL...

Jashtë Linjë Lunatic

  • No more Au-Iu!
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 4503
  • Popullariteti: 2
  • Qesh se s'qaj dot!
"NJE LETER PER TY"
« Pergjigju #62 Me: Nëntor 08, 2008, 11:00:45 MD »
shume e bukur kjo letra e fundit lila...... :(

« Redaktimi i Fundit: Nëntor 12, 2008, 03:04:20 MD nga edlira »
faraway, so close!

Jashtë Linjë a129a

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2160
  • Popullariteti: 39
  • Ngadal vdes ai qe behet skllav i zakonit...
"NJE LETER PER TY"
« Pergjigju #63 Me: Nëntor 09, 2008, 11:53:52 PD »
Do doja te shkruaja dicka te bukur, por jane aq shume sa do me duhej kohe dhe mund. Nuk dua te zhgenjehem, por forumi ka nevoje per identitete te njejte me tendin. Nuk e di por me ke lene nje shije te embel " EDLIRA". TE PERGEZOJ
kush nuk eshte zot i mendimeve te tij, nuk mund te jete zot i veprimeve te tij...

Jashtë Linjë EDLIRA

  • 💗 AMINA 💗
  • Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 19052
  • Popullariteti: 89
    • Radio-Alternation & Forumi i Bashkuar
"NJE LETER PER TY"
« Pergjigju #64 Me: Nëntor 10, 2008, 03:04:35 MD »
Do doja te shkruaja dicka te bukur, por jane aq shume sa do me duhej kohe dhe mund. Nuk dua te zhgenjehem, por forumi ka nevoje per identitete te njejte me tendin. Nuk e di por me ke lene nje shije te embel " EDLIRA". TE PERGEZOJ
flm... :-*

Jashtë Linjë IL PARADISO

  • COMUNQUE SIA QOMUNQUE VADA RICORDI,IMMAGINI,EMOZIONI CI APPARTENGANO E VIVONO DENTRO DI NOI!
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 3979
  • Popullariteti: 146
  • LA VITA E UN BRIVIDO CHE VOLA VIA
"NJE LETER PER TY"
« Pergjigju #65 Me: Nëntor 11, 2008, 10:55:19 MD »
KAM NEVOJ TE RISHIKOJ BUZEQESHIEN TENDE TE BUKUR E TE NDJEJ SHPIRTIN TEND PRAN ZEMRES TIME.UN TE KAM DASHUR,E AKOMA MBASE TE DUA.NE SHPIRT NUK KAM FIKUR GJITHCKA; DUA QE ASGJE TE MOS TE SHQETESOI.UN TE KAM DASHUR NE HESHTJE PA SHPRES NGA TURPSHMERIA DUKE VUAJTUR .DHE AKOMA TE DUA ME FRYMEN,BUZEQESHIET DHE LOTET E GJITH JETES SIME.
« Redaktimi i Fundit: Nëntor 12, 2008, 08:41:53 MD nga IL PARADISO »
Scegli il silenzio e le stelle


Jashtë Linjë EDLIRA

  • 💗 AMINA 💗
  • Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 19052
  • Popullariteti: 89
    • Radio-Alternation & Forumi i Bashkuar
"NJE LETER PER TY"
« Pergjigju #66 Me: Nëntor 14, 2008, 10:14:37 MD »
I ulur prane nje stacioni metroje duke pritur metrone e rradhes ku dritat e nje kulle mbiquajtur Eiffel te verbojne,rri e mendoj,cfare bej une ketu?Mijera kilometra me ndajne nga ty.Edhe pse jam ne qytetin e te dashuruarve heh e kote dashuria ime nuk eshte ketu.Dashuria ime se ciles i falem gjithcka ndodhet 1600 km larg,atje atje ku kemi bere gjithcka atje ku jemi puthur nen kenget e zogjve,ku kemi ecur per dore me ore te tera ku jemi shtrire ne barin e njome te parqeve,atje eshte dashuria ime.Asgje sme hyn ne sy nga ky Paris asgje sepse Parisi im je ti gjithcka qe kam je ti.Me kujtohen oret qe flisnim ne telefon pa mbarim dhe pa u merzitur kurre.Me kujtohen te shtunat ne vendin e takimit te perhershem.Ehhh si eshte jeta o zemer te merr te flak tej te godet me nje shuplake dhe te thote rri urte aty.Por jo un smund te rri urte,sepse shume pak njerez e dijne qellimin e tyre ne jete dhe nder ato te pakte bej pjese dhe une.Nese askush nuk e di pse lind,un e mesove sepse kam lindur per ty dhe fati im je ti.Dua te jem aty kur ti te ftohesh pak e te jem une qe te pergatis cajin e ngrohte,dua te jem aty e te te shtrengoj doren kur ti te nxjerresh ne jete engjellin tone,dua te jem aty kur ti te lodhesh nga femijet tane e une te te them shpirt shplodhu pak se merrem une,eh dua te jem aty cdo mengjes kur ti hap syte dhe cdo mbremje kur ti i mbyll,dua te jem aty kur te merzitesh nuk e di per cfare e te me nxjerresh te gjithe nervat qe ke e une sdo merzitem sepse e di qe me do dhe e di qe pas pak do te me shtrengosh e do te me puthesh,dua te jem aty kur te te zere shiu ne udhe e une te vij te te marr ne cadren time,dua te jem aty e te te mbuloj kur te zbulohesh pak,dua te jem aty kur te shohesh nje enderr te keqe e te me hudhesh ne krahe sepse e di qe ne krahet e mi ti gjen sherim.Eh pra o Megi im dua te jem aty vetem per ty sepse tashme askush nuk ekziston per mua.Dua qe te ngelet dicka e jona ne ate vend aty ku u ulem per here te pare e u pame fort ne sy e pa fjale nisem te putheshim e i shprehem dashurine njeri tjetrit,aty pas 5000 vjetesh dua qe njerezit te thone ne kete vend jane puthur Serxhio & Megi te vetmit qe gjeten dashurine e vertete.Dua te te shoh flokun tend duke u thinjur e jo nga prishja e bojes por nga plakja e moshes,e di qe nuk eshte e bukur plakja por nje dite te gjithe do te kalojme,por rendesi ka si do te kalojme.Edhe pse i plakur me aq force sa te me ngeli do te perqafoj e do te te them te dua dhe pse mund te vuaj nga mijera semundje thjesht kur te te them te dua gjithcka me rigjenerohet.E keto sy qe te pane pergjithe jeten ne oren e fundit te jetes time dua qe te vazhdojne serisht te te shohin,sepse nese nuk arrita te te shoh kur linda dua te te shoh deri ne vdekje dua te jesh aty e te me shtrengosh doren e pas shume vitesh bashke te me thuash te dua o serxhio si diten pare,sepse nuk ka rendesi mosha,dashuria nuk plaket kurre.Dhe gjithcka le te shuhet sepse nuk kam frike nga vdekja nese ti do jesh aty.Me fal nese te kam trishtuar me keto fjale,me fal nese ke filluar te prekesh pak nuk eshte ne qellimin tim,por keto fjale nuk ti ka shkruar dora ime por zemra ime.Tani metroja po afron e sme ngelet gje tjeter vetem te te them te dua.Ah se harrova keto rreshtat qe nuk duken mire me fal por letra mu lag nga lotet dhe e zbehu pak bojen e ketij stilolapsi,por nuk do zbehi kurre dashurine time.Me lot ne sy e zemer pergjysme te them Te dua me shume se jeten dhe gjithcka qe bej e bej per ty...

Jashtë Linjë EDLIRA

  • 💗 AMINA 💗
  • Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 19052
  • Popullariteti: 89
    • Radio-Alternation & Forumi i Bashkuar
"NJE LETER PER TY"
« Pergjigju #67 Me: Nëntor 14, 2008, 10:19:55 MD »
Sa me mungon

E dashur,po te dergoj leter sepse po me vret largesia jote.Ne kete leter do te tregoj gjendjen time shpirterore qe me ke shkaktuar ti,jo per fajin tend,per faj te dashurise.Nuk ndjej me ekzistencen time ne kete bote sepse nuk je prane meje.Je shume larg,saqe zemra po vuan shume mungesen tende,dhe therret emrin tend ne cdo moment .Ne ke cast qe po te shkruaj po dridhem,po nxjerr lote nga trishtimi i mungeses tende.Nje trishtim i mallkuar qe me ndjek ne cdo moment..Kudo qe shkoj kam imazhin tend me vete,sepse mendja te ka pikturuar ty.Sa me mungon.Sa po vuaj nga largesia jote.Te lutem rikthehu,mos me le ne vetmi,mos e ler zemren time te cmendet.Me ka marre malli per ty ,per puthjet e tua,te te kem perseri ne krahet e mi,te ndjej fryemarrjen tende,dhe te shikoj perseri syt e tu...Shpresoj qe me letren time te kuptosh dhimbjen time dhe vuajtjen nga ikja jote.Dhe kete leter e perbledh me nje fjale te madhe TE DUA
Cdo nat shikoj yjet dhe yllin me te shndrishem kam vene emrin tend dhe aty brenda yllit kam ruajtur kujtimet qe kam per ty.Cdo nate sa here te shikoj ate yll te bukur do me kujtohesh ti.

Jashtë Linjë EDLIRA

  • 💗 AMINA 💗
  • Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 19052
  • Popullariteti: 89
    • Radio-Alternation & Forumi i Bashkuar
"NJE LETER PER TY"
« Pergjigju #68 Me: Nëntor 14, 2008, 10:20:27 MD »
Ende nuk e kam të kjartë misterin e quajtur dashuri për ty. Kot jam perpjekur me orë, me ditë, muaj po bëhen edhe vite dhe ende nuk e di si
mund të dal nga rrjeta e dashurisë me të cilën TI më mbulon. Jeta disa here më tha : mjaft! TI ishe me e fortë se jeta. Vuajtja më tregoi pamjen e saj të trishtuar, dhe në sytë e vuajtjes shihja pamjen tënde prej engjulli. Sa here dhembja më goditi në fytyrë dhe çdo goditje mbante emrin tënd, unë filloja ti dua ato goditje sepse përplaseshin në fytyren time, dhe mbetej gjurma e emrit dashuri. Tani kam humbur në mes vuajtjesh, ankthit, frikës, ëndrrës dhe pritjes. Rruga deri tek ti është e pakalueshme më thotë bota, e ata nuk e kuptojnë që unë çdo natë e kaloj me ty, në përqafimin tënd, në gjoksin tënd, me puthjen tënde hipnoze.
Me thuaj cila je ti që je më e fuqishme se vuajtja, se jeta bile bile edhe më e fuqishme se vdekja që më sillet vërdallë.
Nuk e di, as nuk dua ta di, dua të luaj me vdekjen deri sa të kam ty në perqafim, dashuria ime e ëmbël.

Jashtë Linjë EDLIRA

  • 💗 AMINA 💗
  • Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 19052
  • Popullariteti: 89
    • Radio-Alternation & Forumi i Bashkuar
"NJE LETER PER TY"
« Pergjigju #69 Me: Nëntor 14, 2008, 10:20:42 MD »
Bera keq qe te lash te me ikje, tani zemra ime po vuan. E vura re shume vone qe te desha kaq shume. Qe kur nuk jemi me bashke e kuptova qe jeta pa ty eshte e pamundur. Mendoj gjithmone per ty. Ne cdo moment te dites je ne zemren time. Kujtoj momentet e bukura qe kemi kaluar bashke, por kam frike se nuk do te kthehen me kurre. Me mungon. Une di vetem nje gje qe zbulova ngadale ngadale duke te njohur dhe desha ta thoja me te madhe, ta degjonin te gjithe, te duaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!!
Te lutem shko pa lot ne sy, te lutem shko se sjam per ty, te lutem shko koken mos e kthe, mos me shiko mè se ti vet me le, dashuria jone u shua si dielli ne perendim, te lutem shko se me ska kthim.

Jashtë Linjë EDLIRA

  • 💗 AMINA 💗
  • Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 19052
  • Popullariteti: 89
    • Radio-Alternation & Forumi i Bashkuar
"NJE LETER PER TY"
« Pergjigju #70 Me: Nëntor 14, 2008, 10:21:29 MD »
Kush?
Kush ma helmoi zemren?
Kush ma shkaterroi jeten?
Kush me largoi nga ti?
Kush e beri kete vere te zeze per mua?
Kush me beri te mallkoj gjdo gje ne jete?
Ke e pangova te me lendoje keshtu?
Kush pati shpirt te futet ne mes mishit e thoit?
KUSH?
Ah,sa i marre behem nganjehere,pyes vazhdimisht per humbjen tende,e askush sme pergjigjet.Apo deshirojne te me shohin se si tretem gjdo dite,se si vuaj per ty,per ty shpirti im.Oh,sa veshtir qenka te jetoj larg teje,larg trupit dhe shpirtit tend,ah.... Dikur ishim te lumtur,se paku keshtu mendoj,e nje dite filluan te shkeputen zingjiret e dashurise sone.Ditet ikin pa meshire.Ndjehem i vetmuar,asgje sme ben pershtypje,asgje sme nxit te jetoj,asgje...Vetem nje e di se pa ty smund te jetoj,se minutat e jetes sime po numrohen.Ah do te vdes me mallin tend,do te vdes duke i kerkuar syte e tu.Do te vdes pa ty...

Jashtë Linjë EDLIRA

  • 💗 AMINA 💗
  • Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 19052
  • Popullariteti: 89
    • Radio-Alternation & Forumi i Bashkuar
"NJE LETER PER TY"
« Pergjigju #71 Me: Nëntor 14, 2008, 10:24:38 MD »
Nje flete nga ditari im!...
Dashuria vjen pa te thene ''Mirmengjesi''dhe iken pa te thene ''Lamtumire''!...Etille eshte dashuria,sidomos ne adoleshence,ne moshen ku cdo gje qe fluturon te duket e kapshme.Te flasesh per nje flete te ditarit,e aq me teper kur ka lidhje me ndjenjat,nuk eshte e lehte.Me duhet te shkruaj dicka,e pse jo dhe te verteten?!Ndoshta do te ishte me e lehtenese do te me vinin ndermend,apo te kisha shkruar kete flete ne ditar.Kjo eshte nje nga ato fleteqe s'kishte nevoje qe te shkruhej ne ditar sepse ashtu sic ishte e thjeshte,e bukur,e dhimbshme,e hidheruar ,spontante,mbetet ne memorje.Eshte e tepert te zgjatem tani.Ishte vjeshte.Me duhej te shkoja ne nje vend ku sdo te njihja askend,ku gjithcka do me dukej krejt e huaj.Madje edhe dielli s'eshte nje per te gjithe,edhe drita e henes dhe e yjeve,nata dhe shiu,cdo gje me tjeter me dukej e huaj.Me duhej te shkoja edhe pse pa deshiren time.Dhe ja krejt papritur u gjenda perpara teje per te te thene''Lamtumire''.Por jo,ti s'me lejoje te flisja.Flisje vetem ti si zakonisht,por disi ndryshe.Kishe nje fytyre te zbehte,sy...nuk e di,te skuqur e te perlotur bashke,nje ze te mekur qe pengohej diku para se te dilte.E megjithate perpiqesha te nderhyja e te strukesha pas fjaleve te tuadhe te hyja ne skutat e shpirtit tend,aty te gjaja pak ngrohtesi,shprese,kurajo e perkrahje...Kisha nevoje vetem per nje fjalepor...Jo,eshte e pamundur,e megjithese te gjitha mi kishe lexuar me sy vazhdoje te flisje,e te flisje.Flisje pa kuptim.Epastaj heshtje...Dhe pastaj peshperitmas me the ''DHE KOHA PO QAN PER LARGESIN TENDE''!...dhe lotet te rridhnin nen sy papushim!...Dhe une vazhdova rrugen,ndoshta rrugen tende.Ike dhe pse kjo sjellje nuk te perkiste ty.Ike,u largove para meje mes shiut qe binte e njomte lehte floket e mi,mes loteve qe rridhnin papushim.Largimi yt me tha''Lamtumire''!...Gjethet bien ngadale nga pemet dhe bashke me to disa pika loti nga syte e mi.Dimer i eger tashme hyn dhe zemra ime lengon per kete fatkeqesi.Une trishtohem sepse tashme do te me duhet qe qe fill e vetme te perballoj kete dimer te acarte dhe ku i dihet ndoshta shume te gjate,zemra me mbushet plot dhimbje,plot brenga dhe ne kete mundim shkaterrimtare.Lotet e mi rrjedhin pa pushim,pa mbarim rrjedhin pak rrembyeshem,po per ku se di.Ato rrjedhin dhe krijojne nje kanal,ne te cilin pllakosen kujtimet,rikthehen zhgenjimet,enderrat heshtin dheshpresat vdesin.Ah,!...Ky dimer kaq i vrazhde!..E ndjej qe lotet dhe dhimbjen nuk do te m'i pushoje.E ndjej qe rrjedhen e jetes te qete s'do te me ler ta vazhdoj,e ndjej qe keto mizori kerkojne te me torturojne.Fillikat e vetme,e lenduar,do te mundohem te perpiqem ta kalojkete dimer shkaterrimtar.Tani ti prane meje me nuk do te ndodhesh.Nuk do te jesh me rrezja e pare e diellitqe me zgjon,sdo te jesh ti me flladi i eres qe fytyren,trupin ma ledhaton,zemra sdo ta ndjeje me ate ngrohtesi,qe ti dikur ma jepje.Shpirti sdo te gezoje,sdo te lumturoje me sepse gezimi i shpirtit ishe ti,ne ato dite te kaluara vere.Por edhe dimri me stuhi do te mbaroje!...PO!...PO...do te mbaroje!...Jam e bindur se nje dite ky acar qe ka ngrire,e ka pushtuar gjithe qenien time,ky artikull qe ka ngrire mendjen time,do te shkrije.Jam e bindur se keta lot te kristalte e te pashterueshem,nje dite do te pushojne se rrjedhuri.E pra nje dite serish do te vije pranvera per mua dhe dimrin e hidhur e te acart do ta kem lene pas duarve,pas kraheve pergjithmone,por jo per ta harruar!...

Jashtë Linjë AZZURRA

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2511
  • Popullariteti: 14
  • Life Goes On.....
"NJE LETER PER TY"
« Pergjigju #72 Me: Dhjetor 11, 2008, 02:42:12 MD »
.
« Redaktimi i Fundit: Qershor 06, 2011, 07:36:55 PD nga AZZURRA »

Jashtë Linjë AZZURRA

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2511
  • Popullariteti: 14
  • Life Goes On.....
"NJE LETER PER TY"
« Pergjigju #73 Me: Dhjetor 11, 2008, 02:46:11 MD »
.
« Redaktimi i Fundit: Qershor 06, 2011, 07:36:45 PD nga AZZURRA »

Jashtë Linjë AZZURRA

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2511
  • Popullariteti: 14
  • Life Goes On.....
"NJE LETER PER TY"
« Pergjigju #74 Me: Dhjetor 11, 2008, 02:50:17 MD »
.
« Redaktimi i Fundit: Qershor 06, 2011, 07:36:31 PD nga AZZURRA »