Autori Tema: Nusja dhe vjera  (Lexuar 3902 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë miro

  • i/e sapoardhur
  • *
  • Postime: 5
  • Popullariteti: 0
Nusja dhe vjera
« Me: Dhjetor 30, 2014, 08:59:43 MD »
Nusja me vjeren

Kur vjen nusja ne shtepi
duket e mire,si flori
asnje te mete nuk ka
vjeren e quan mama

Sapo kalon,java e pare
fillon grindja duke share
nusja behet ''zuske e lige''
kurse vjera plake shtrige

Kur kalon java e dyte
fillojne te nxihen nga syte
muhabeti vazhdon i trashe
sqarohen vetem me mashe

Java e trete perkeqesohet
nusja fillon egersohet
s'duron dot me asnje fjale
perdor cekicin ne balle

Ne 1 mujorsh,ndryshon taktika
tani sqarohen me thika
sa vjen dhe shtohet inati
cuditet lagjia,qesh gjith pallati

Me vone fillon konkurenca
ndryshon gara,eksperienca
vjera vete nga komshiu
kurse nusja tek mullixhiu

Vjera moden fillon te ndjeke
here me breke,here pa breke
kurse nusja namusqare
rri gjith diten zhveshur fare

Nusja eshte bere me huqe
floke e buze lyer e kuqe
vjeres s'i ngjyroset leshi
i mban thjesht me ngjyre preshi

Me kete kohe te ngateruar
vetem njeri del i fituar
puna i ecen birinxhi
lum kush eshte mullixhi

E ka thene populli qemoti
qe mos beni pune koti
ne kohe rrebeshi edhe shiu
punon vetem mullixiu