Autori Tema: Dasma e bariut.  (Lexuar 4061 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë LEONBINGO

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 77
  • Popullariteti: 5
Dasma e bariut.
« Me: Nëntor 10, 2011, 06:36:43 MD »
Dikur moti na ishte fejuar një bari. Erdhi koha, dhe prindërit
ia ndanë edhe ditën e dasmës. Ai, duke i ruajtur dhitë në
mal, po mendon se si të përgatisë dasmën! Filloi e po i bën
planet se si do t’i rendiste krushqit e dasmës? E mori një cjap
nga grigja dhe e nxori përpara të tjerëve. Cjapit po i thotë:
- Ti je bajraktari! Sa kthehej që ta merrte tjetrën, për ta
vënë pas bajraktarit, ky i pari ikte... Kështu i kaloi gati gjysma
e ditës dhe nuk arriti t’i radhisë “krushqit”.
I lodhur e i dërrmuar, i bërë qull nga djerset, u ndal e po
iu thërret dhive dhe cjepve me sa zë që kishte:
- Ooo, nuk bëhet dreqi bajraktar jo, or vëlla!...
JETA IKEN PA KUPTUAR DHE  NE CDO MOMENT DUHET SHIJUAR...