Forumi Nastradini

Arti , Dituria dhe Kultura => Arti Letrar => Tema është filluar nga: Gogoli ne Mars 27, 2011, 08:23:05 MD

Titulli: Vargje per dashurine
Postuar nga: Gogoli ne Mars 27, 2011, 08:23:05 MD
Mare nga facebook...

Mos u largo nga Zemra nëse të
largohem nga sytë , mos thuaj
jeto nëse nuk jam fati yt!
vazhdo jeto vetëm , mos harro
sikur un që te desha as kund
mos kërko....


---------------------------------------------

Eshte gjithmonedikush qe te do......
edhe se nuk je perfekt....
edhe se nuk di çdo pergjigje....
edhe se je konfuz...
edhe se nuk e ben dot dike te ndihet mire...
edhe se nuk e ben dot veten tende te ndihesh mire...
edhe se ke beregabime...
edhe se nuk di kush do behesh...
edhe se ke shume turp...
edhe se nuk ke shpresa...
edhe se ke frike...
edhe se ndiheshi vetem...
edhe se po jeton nje periudh te veshtire...
edhe se nuk e ke gjetur vendintend...
edhe se nuk je krenar per veten tende...
edhe se asnjeri nuk te ka njohur mire perpara...
edhe se nuk di si te sillesh...
edhe se je i zhgenjyer...
edhe se nuk e pelqen veten...
edhe se nuk di me te qash...
Eshte gjithmonedikush qe te do......
edhe se ti nuk mendon keshtu...!!!
Edhe se mendon se keto fjale jane per dike tjeter dhe jo per ty!

-----------------------------------------------------------
Nese per ty kam qene dicka
ather perpiqu mos tme humbasesh
nese per ty kam qen gjithcka
perpiqu e dashur ne endrra tme shohesh
sepse tani distanca na ndan
rruge te pafundme ne horizontin
tani u hapen
ndose jemi afer jemi gjeografik isht
mijra kilometra na ndajn fatkeqesisht
por nese per ty sisha asgje
thjesht nje qenie njerzore eparendsishme ne kte jet mizore
athere ti mos me kujto

----------------------------------------------------------------
spo kalon sonte kjo nat...
sa e gjat qe po me duket
ku do te jesh, shpirt, ne kte cast
un nuk jam, shpirti me zhduket...

se me dogje shpirtin... kur ti ike..
lotet nga syt me ran si shi..
zemra me nuk ben tik-tak
kur zemren tende pran se ka...

ah, more GOCW.

sa te bukura fjalet qe thoje
sa te embla buzet e tua...
sa e brisht kjo dashuria
sa e hidhur largesia..
Titulli: Vargje per dashurine
Postuar nga: Gogoli ne Mars 27, 2011, 08:24:31 MD
Deshiroj te te shoh me sy
te mos digjem ne mall per ty.
Si kur te isha rreze hene
do te hyja ne dhomen tende
vetem ta dish se sa te dua
sdo te jetosh as nje ore pa mua

-------------------------------------------
Hiqe mendjen nga
trishtimi,
harro çte shkaktoi zhgenjimi,
kerko te gjesh paqen e zemres,
nis jeten e kap fillin e shpreses.
Mos mendo per kohen qe shkoi,
mendo mesimin qe te mesoi.
Nese degjove zemren çte thonte
dikur,
sot bej sikur zemra per te nuk ka
rrahur kurre.
Largoje dhimbjen diku ku ti nuk e
ndjen me,
kape gjumin edhe nese mendon
se nuk te ze.
Mos u ushqe me kujtimet e te
shkuares,me lote,
perpiqu qe ndjenja e asaj
dashurie ta braktise kte bote.
Meqe ti braktise per taj te tij ate
njeri,
kujtohu qe ke para nje jete,nje
rini.
Mos e nenvlerso ate mundesi qe
te jep jeta,
kupto qe tani eshte e qarte e
verteta.
E nese gjithe universi te
kundervihet e jo per fajin tend,
ulu mes tij e gjej nje vend.
Analizo çdo hap qe do hedhesh
dhe te lutem *MENDO*,
TI JE NJERI I FORTE NE SFIDA,DO IA
DALESH *ME BESO

-----------------------------------------------
jeten nga e para do filloj
drogen me sdo ta provoj
cdo gje me kaq do perfundoj
njeri me sdo te lendoj

-----------------------------------------

Nese dikur per ty kam derdhur nje det me lot
sot te them qe nje oqean nuk ma kalon dot.
nese dikur te kam then te dua
sot te them qe dashuria ime per ty nuk ka te mbaruar.
nese dikur se kam vlersuar dashurin qe me dhe
sot te them e vuaj sikur te isha ne ferr.
nese dikur te kam then te dua shum
sot te them te dua edhe ne gjum.!
Titulli: Vargje per dashurine
Postuar nga: Gogoli ne Mars 27, 2011, 08:28:18 MD
am shum i mërzitur
Syte..mu mbushën me lotë
kur më the e dashur
të të dua është e kotë!
Përse o shpirt kët Zemër e thyeve
e mbyte..! e mbyte nga malli
nga dashuria që kishte për ty
u dogj për së gjalli!
Ti ja mohove dashurinë..!
dhe e zhgënjeve...!
ajo vuajti për ty..! sepse të donte
por ti i the që nuk të meritonte!
Keshtu ajo u nis
u nis në një rrugë pa kthim
me mall dhe brengën në shpirt
që do e dashuroje një ditë!
-----------------------------------------

Të dashurosh është frikë
është frikë në ktë botë..!
sepse mund të të lëndojn
dhe po tu thy ajo zemër
kurr nuk e ngjit më dot!

-------------------------------------------
gjak me rrjedh zemra,
dhe ti je fajtore,
kot ste akuzoj,
se zemren ti ma more...
pse ti perfiton,
nga kjo dashuri,
un te them te dua,
me mua luan ti...
shpirtin shum ma vret,
mua kjo xhelozi,
ti e di shume mire,
zemren time e ke ti...
dhimbje te paana,
me shkaktove sot,
ike u largove,
me mua srrije dot...
ah kjo zemra ime,
sa shume qe ty te do,
bej nje sakrifice,
me mos me lendo.

-----------------------------------

sikur krahe te kisha,
ne qiell te fluturoja,
prane teje un te vija,
te ty un te qendroj...
por eshte thjesht deshire,
qe zoti sma ploteson,
sepse asnje se di,
sa shum ti me mungon....
Titulli: Vargje per dashurine
Postuar nga: Gogoli ne Mars 27, 2011, 10:42:24 MD
Nen hijen e pemes rri e mendoj
nen driten e diellit shumgjera kuptoj
te thash te dua e te dashuroj
por nje gje skuptoj
pse dashurin time e more si loj
nje dhimbje kam ne shpirt
dhe kur sme eshte larguar
te doja si askush tjeter ne jet
te doja me tver8
ne rruge kur te takoj
do te tregoj sa shum te doshuroj
dhe kte dhimbje dot nk e largoj
Titulli: Vargje per dashurine
Postuar nga: Kaprico ne Qershor 14, 2011, 11:32:55 MD
se do me hyje ne zemer
kurre se mendova
te njoha thjesht me emer
dhe emrin s'ta harrova
se di sa te dua, se di sa me do
se di sa me njeh mua, se di sa te njoh
s'di asgje per ty, asgje s'dua te di
te dua sic te shoh, te dua sic te njoh... te dua se je ti
Titulli: Vargje per dashurine
Postuar nga: Kaprico ne Qershor 14, 2011, 11:33:13 MD
Seç më mblidhet një brengë në zemër
Seç më bëhet një grushtë lotësh në sy
Seç më dalin disa vegime
Seç më kujtohen ato ditë me ty
A mendon ndonjëherë si ndjehem?
Ç'jetë bëj, apo vuajtje unë kam
Apo ke të dashur tjetër
Dhe mua mënd, as që më mban!
Titulli: Vargje per dashurine
Postuar nga: Kaprico ne Qershor 14, 2011, 11:33:29 MD
Une do te jem bashk me ty
si ne vuajtje, si ne dashuri
nuk te le une kurr ne vetmi
do te mbuloj me dashuri.

Edhe me mija pengesa ne rrug
dashuria ska ndalim
ti ke hyr dhe do te mbetesh
pergjithmon ne shpitin tim!!!
Titulli: Vargje per dashurine
Postuar nga: Kaprico ne Qershor 14, 2011, 11:33:59 MD
Dashuria më futi në lojë
zemrën ma vrau
shpirtin ma lëndojë!
Unë gjithmonë të doja
por ti doje lojë
Me ndjenjat e mia ti luaje
zemrën ma lëndoje
se fjalën "Të Dua"
Ti se kuptoje !!
Titulli: Vargje per dashurine
Postuar nga: Kaprico ne Qershor 14, 2011, 11:34:17 MD
Jam pak i mërzitur
E me lot ne sy
S'di a më dehu vera
A më dehe Ti!
I mora dy gota
...Dhe i mbusha plot
Njërën e piva verë
Tjetra ishte me lot!
A thua cila më dehu
Vera apo loti?
S'di të përcaktohem
Mundohem kot se koti..
Titulli: Vargje per dashurine
Postuar nga: Kaprico ne Qershor 14, 2011, 11:34:31 MD
Sa të doja, ç'do fjalë ta besoja
Me një tjetër ti shkove, mua më harrove
Ëngjëlli im syshkruar sa shpejtë më ke harruar
Pse më mbajte me shpresa të kota
Kur doje që një tjetër të ish e jotja?
Vërtetë të dua, por ti s'je për mua
Qofsh i lumtur me atë që po shkon
Kështu ishte e shkruar
Ëngjëlli im i bekuar!!!
Titulli: Vargje per dashurine
Postuar nga: Kaprico ne Qershor 14, 2011, 11:34:47 MD
Më ka marrë malli për buzëqeshjen tënde
Më ka marrë malli për sytë e tu
Më ka marrë malli për puthjet e ledhatimet e tua
Por do më marri malli më shumë
Atëherë kur më nuk do të shohë
E pastaj më shumë do të vuaj
Titulli: Vargje per dashurine
Postuar nga: Kaprico ne Qershor 14, 2011, 11:35:17 MD
Sa shum jam munduar ty te te harroj,por cti bej zemres time qe vec per ty mendon,kur naten heret bie te fle,per ty nis e fantazoj,perfytyroj buzet e tua,tek me thon "te dua"me pelqen te enderroj,se ne enderr te shikoj,ti vec qesh nuk ledhaton,un hap syt ti s'egziston
Titulli: Vargje per dashurine
Postuar nga: ☼ Bea ☼ ne Qershor 14, 2011, 11:40:24 MD
Sa shum jam munduar ty te te harroj,por cti bej zemres time qe vec per ty mendon,kur naten heret bie te fle,per ty nis e fantazoj,perfytyroj buzet e tua,tek me thon "te dua"me pelqen te enderroj,se ne enderr te shikoj,ti vec qesh nuk ledhaton,un hap syt ti s'egziston

Bravo kjo me e arrira  [smiley1]
Titulli: Vargje per dashurine
Postuar nga: Kaprico ne Qershor 14, 2011, 11:42:01 MD
Se kam harruar...Kto jane te shkruara nga: Dibrony,Cuni I POezive,Tony!
Titulli: Vargje per dashurine
Postuar nga: Kaprico ne Qershor 21, 2011, 09:49:31 MD
E di se te kam shoqe
E di se shok me ke
Por keshtu e beri Perendia
Ne mes nesh hyri dashurija
Ndoshta s`te pelqej
Ndoshta te nervozoj
Por ta them te drejten
SHUM TE DASHUROJ
Esht turp per mua
E di se gabova
Shoqen qe e pata
E DASHUROVA
Titulli: Vargje per dashurine
Postuar nga: shaban cakolli ne Prill 24, 2013, 06:53:26 MD
SHEGË E ËMBËL
 
Porta të mëdhaja
kurrë s´kam dashtë
në to fati më ka përplasë
anë për anë globit i rashë
shoqen tënde kund se pashë
Këndej s´kam ardhë
se kisha halle
ç´paskan lindë nënat shqiptare
cila rreze ty të ka pjekë
moj e bukura e ëmbëla shegë
A je shegë ti,a je njeri
a mos je produkt sheqeri?
Mos je rritë ndokund n´Dardhishtë
bukur të rrin shkëlqimi syshë
E kam pas zemren me dry
ku e gjete ti atë shkathësi
në portë t´zemrës ti më ke hy
si tinëzare,ike shpejt
e lëndove si me shigjetë
tani zemra po dënesë
ja shkëpute ti njëren pjesë
dhe pa te ndihet e huaj
ti i thua më prit me muaj
lëngon zemra,thotë po vuaj
muaj ,muaj, shkon dhe viti
mos vono se s´mund të priti
ti pa mua dhe unë pa ty
lumturinë e mbyllim n´dry.
Titulli: Vargje per dashurine
Postuar nga: shaban cakolli ne Prill 24, 2013, 06:54:58 MD
Etje
 
Tërë ditën punova
tërë natën nuk fjeta
në ty kur mendova
se ç´më mori etja.
Krojeve të burimit
sa shumë piva ujë
në mes flakërave dhe tymit
etjen s´mund ta shuaj
Se ç´më pyeti vasha
ç´digjesh kështu aman
se më mori etja
për burimin tënd.
Titulli: Vargje per dashurine
Postuar nga: shaban cakolli ne Prill 24, 2013, 06:56:36 MD
DUA TË DEHEM SONTE
 
Dua të dehem sonte
në ndërrimin e vitit
të i shëroj plagët
në thellësinë e shpirtit
thesaret e botës
asgjë s´janë për mua
dua veq të dehem
në buzët e tua.
Titulli: Vargje per dashurine
Postuar nga: shaban cakolli ne Prill 24, 2013, 06:57:46 MD
NËN SHIUN E GUSHTIT
 
Në një natë me shi
në atë muajin gusht
na i prenin petkat
që na binin ngusht.
Nuk kishim ombrella
zemra në zemër strukë
ne na ndau rrufeja
deshi me na zhdukë
Mua më dhanë një rrugë
ty të futën në mugë
nga ai gusht mallkimi
më nuk jemi dukë
Po të mori malli
të e shohish atë shi
eja se e gjenë
në dy sytë e mi.
Titulli: Vargje per dashurine
Postuar nga: shaban cakolli ne Prill 24, 2013, 06:58:42 MD
S´DI SI TË THEM
 
Dua të të them yll
dua të të them hënë
atje më dukesh lart
dua të të kem pranë.
Dua të të them mollë
e ëmbël fryt i pemës
nuk mund të shoh në trung
dua të kem pranë zemrës.
S´di si të thërras
kam qindra emërtime
nuk dua të lë pas
je portë e zemrës time.
Titulli: Vargje per dashurine
Postuar nga: shaban cakolli ne Prill 24, 2013, 06:59:54 MD
S´DI SI TË THEM
 
Dua të të them yll
dua të të them hënë
atje më dukesh lart
dua të të kem pranë.
Dua të të them mollë
e ëmbël fryt i pemës
nuk mund të shoh në trung
dua të kem pranë zemrës.
S´di si të thërras
kam qindra emërtime
nuk dua të lë pas
je portë e zemrës time.
Titulli: Vargje per dashurine
Postuar nga: Thenie ne Janar 05, 2016, 09:46:11 MD
Nuk i ngjan më asnjërës, që kur të dashuroj unë…
"Premtimi më i bukur që mund t'i bëjmë njëri-tjetrit është:
“Do të takohemi nesër sërish."""
Nga gjithçka e përjetshme, afatin më të shkurtër të skadimit e ka dashuria.
Të martohesh nuk është aspak e vështirë; e veshtirë është të jesh i martuar...
"Unë jam në shtëpinë time.
Ti në shtëpinë tënde.
Epo, njëri nga ne është në vendin e gabuar!"
Kur ëmbëlsia zëvendëson pasionin, do mësojmë se kemi dashuruar vërtet…
"— Çfarë është dashuria për ty?
— Të mos hequrit dorë asnjëherë, edhe kur bota po shembet përpara syve të tu."
Dashuria mund të kërkohet, të blihet, të dhurohet, të gjindet rastësisht në rrugë, por nuk mund të merret me dhunë.
Ka dallim të madh mes pëlqimit dhe dashurisë... Nëse të pëlqen një lule e këput menjëherë, ndërsa kur e do e ujit dhe përkujdesesh për të përgjithmonë...
Për të shkrirë një zemër që ka vuajtur, duhet dyfishi i dashurisë që ka humbur.
Nëse gabimisht kam bërë një gabim.. atëherë konsideroje gabim dhe harroje… por harro vetëm gabimin… gabimisht mos më harro mua…
Nuk ke për të pasur kurrë një mundësi të dytë për të krijuar përshtypjen e parë dhe mos harro: vetëm përshtypja e parë mund të të japë mundësinë e dytë.
Kur duam dikë për virtytet e tyre, nuk është diçka e vecantë. Por kur fillojmë ta duam për mangësitë, atëherë kjo është dashuri.
Dashuria është si zhurma: të gjithë flasin për të por askush s'e njeh vërtet…
Zemra ka disa arsye që mendja nuk mund t'i shpjegojë…
Shumë njerëz kalojnë ne jetën tonë, por vetëm ata më të rëndësishmit arrijnë të lënë gjurmë tek ne.
Kur është fjala për femrat, gjëja më e rrezikshme është se s’mund të jetohet me to, por as pa to.
"- Pse po qan?
- Më hyri diçka në sy.
 - Çfarë?
 - Një kujtim…"
Të sakrifikosh lumturinë tënde për lumturinë e një personi që dashuron, është me të vërtetë dashuria më e madhe që ekziston.
Mos jeto për të kaluarën — ajo ka qenë dikur. Mendo për të ardhmen — ajo vjen shumë shpejt.
Është e pamundur të mos dashuroj kur ekziston ti…
"Femrat janë si mollët në pemë.
Më të mirat janë në majen e pemës.
Meshkujt nuk duan të arrijnë tek më të mirat, sepse kanë frikë se rrëzohen dhe vriten.
Si shkëmbim, marrin mollët që janë të rëna përtokë, të cilat, edhe pse nuk janë të mira, jane të lehta për t’u arritur.
Si pasojë, mollët që janë në majë të pemës, mendojnë se diçka nuk shkon tek ato, ndërkohë që në realitet — ato janë madhështore.
Thjesht duhet të jenë të durueshme dhe të presin që mashkulli i duhur të vijë, ai i cili do jetë aq kurajoz sa të ngjitet deri në majë të pemës për to.
Nuk duhet të bien për t’u marrë nga të tjerët.
Kush t'ua ketë nevojën dhe t’i dojë, do bëjë çmos për t'i arritur…"
Kur në zemër mungon dashuria, gjithçka tjetër bëhet e parëndësishme.
Dashuria e përhershme është xhevahir, i cili ka nevojë për kuti të artë.
Për dashurinë jap jetën, për lirinë jap dashurinë.
Fjalët e dashurisë, të cilat janë gjithmonë të njëjta, marrin shijen e buzëve prej nga dalin.
Dashuria është historia e jetës së një gruaje dhe një epizod në jetën e një mashkulli.
Nëse nuk të ka prekur dashuria, je duke ecur nëpër terr…
Të besosh është fuqia e dytë, sepse e para është të duash.
Bukuria mbetet vetëm një skicë. Është karakteri ai që e bën një person të jetë një kryevepër.
Çfarë do të ishte bota pa dashurinë? Si xixëllonja pa dritë.
Ka persona të cilët që nga koha që i njeh, nuk do pushosh së dashuruari kurrë… sepse gjenden në atë kënd të zemrës.
Dashuria është pëlhurë që e thuri natyra, ndërsa fantazia e zbukuroi me qëndisje.
Duaj, vajzë! Duaj marrëzisht! Dhe nëse të thonë që dashuria është mëkat, duaje mëkatin dhe do jesh e pafajshme.
Dashuria nuk zgjedh madhështinë, racën, ngjyrën, fenë, moshën. Dashuria zgjedh zemrën.
Dashuria është si floriri, që s’i humbet vlera asnjëherë.
Pak rëndësi ka vlera e dhuratës. Rëndësi ka kush të ka kujtuar.
Në dashuri, të kesh nuk është asgjë. Të shijosh është gjithçka.
Fjalët e mira janë të shkurtra dhe të lehta të thuhen, por jehona e tyre është e përjetshme…
Dashuria dhe dëshira janë dy gjëra të ndryshme: jo gjithçka që duam mund ta dëshirojmë dhe jo gjithçka që e dëshirojmë mund ta duam.
Truri i dashuruar, s’ka kohë për të menduar.

Burimi: Thënie për dashurinë (http://thenie.org/per/dashurine/)
Titulli: Vargje per dashurine
Postuar nga: cannavarojo9 ne Dhjetor 10, 2018, 08:54:06 PD
Une do te jem bashk me ty
si ne vuajtje, si ne dashuri
nuk te le une kurr ne vetmi
do te mbuloj me dashuri.