Autori Tema: Vargje per dashurine  (Lexuar 10398 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë shaban cakolli

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2549
  • Popullariteti: 4
Vargje per dashurine
« Pergjigju #15 Me: Prill 24, 2013, 06:53:26 MD »
SHEGË E ËMBËL
 
Porta të mëdhaja
kurrë s´kam dashtë
në to fati më ka përplasë
anë për anë globit i rashë
shoqen tënde kund se pashë
Këndej s´kam ardhë
se kisha halle
ç´paskan lindë nënat shqiptare
cila rreze ty të ka pjekë
moj e bukura e ëmbëla shegë
A je shegë ti,a je njeri
a mos je produkt sheqeri?
Mos je rritë ndokund n´Dardhishtë
bukur të rrin shkëlqimi syshë
E kam pas zemren me dry
ku e gjete ti atë shkathësi
në portë t´zemrës ti më ke hy
si tinëzare,ike shpejt
e lëndove si me shigjetë
tani zemra po dënesë
ja shkëpute ti njëren pjesë
dhe pa te ndihet e huaj
ti i thua më prit me muaj
lëngon zemra,thotë po vuaj
muaj ,muaj, shkon dhe viti
mos vono se s´mund të priti
ti pa mua dhe unë pa ty
lumturinë e mbyllim n´dry.

Jashtë Linjë shaban cakolli

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2549
  • Popullariteti: 4
Vargje per dashurine
« Pergjigju #16 Me: Prill 24, 2013, 06:54:58 MD »
Etje
 
Tërë ditën punova
tërë natën nuk fjeta
në ty kur mendova
se ç´më mori etja.
Krojeve të burimit
sa shumë piva ujë
në mes flakërave dhe tymit
etjen s´mund ta shuaj
Se ç´më pyeti vasha
ç´digjesh kështu aman
se më mori etja
për burimin tënd.

Jashtë Linjë shaban cakolli

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2549
  • Popullariteti: 4
Vargje per dashurine
« Pergjigju #17 Me: Prill 24, 2013, 06:56:36 MD »
DUA TË DEHEM SONTE
 
Dua të dehem sonte
në ndërrimin e vitit
të i shëroj plagët
në thellësinë e shpirtit
thesaret e botës
asgjë s´janë për mua
dua veq të dehem
në buzët e tua.

Jashtë Linjë shaban cakolli

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2549
  • Popullariteti: 4
Vargje per dashurine
« Pergjigju #18 Me: Prill 24, 2013, 06:57:46 MD »
NËN SHIUN E GUSHTIT
 
Në një natë me shi
në atë muajin gusht
na i prenin petkat
që na binin ngusht.
Nuk kishim ombrella
zemra në zemër strukë
ne na ndau rrufeja
deshi me na zhdukë
Mua më dhanë një rrugë
ty të futën në mugë
nga ai gusht mallkimi
më nuk jemi dukë
Po të mori malli
të e shohish atë shi
eja se e gjenë
në dy sytë e mi.

Jashtë Linjë shaban cakolli

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2549
  • Popullariteti: 4
Vargje per dashurine
« Pergjigju #19 Me: Prill 24, 2013, 06:58:42 MD »
S´DI SI TË THEM
 
Dua të të them yll
dua të të them hënë
atje më dukesh lart
dua të të kem pranë.
Dua të të them mollë
e ëmbël fryt i pemës
nuk mund të shoh në trung
dua të kem pranë zemrës.
S´di si të thërras
kam qindra emërtime
nuk dua të lë pas
je portë e zemrës time.

Jashtë Linjë shaban cakolli

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2549
  • Popullariteti: 4
Vargje per dashurine
« Pergjigju #20 Me: Prill 24, 2013, 06:59:54 MD »
S´DI SI TË THEM
 
Dua të të them yll
dua të të them hënë
atje më dukesh lart
dua të të kem pranë.
Dua të të them mollë
e ëmbël fryt i pemës
nuk mund të shoh në trung
dua të kem pranë zemrës.
S´di si të thërras
kam qindra emërtime
nuk dua të lë pas
je portë e zemrës time.

Jashtë Linjë Thenie

  • i/e sapoardhur
  • *
  • Postime: 4
  • Popullariteti: 0
  • No Nastradini? No Party!
Vargje per dashurine
« Pergjigju #21 Me: Janar 05, 2016, 09:46:11 MD »
Nuk i ngjan më asnjërës, që kur të dashuroj unë…
"Premtimi më i bukur që mund t'i bëjmë njëri-tjetrit është:
“Do të takohemi nesër sërish."""
Nga gjithçka e përjetshme, afatin më të shkurtër të skadimit e ka dashuria.
Të martohesh nuk është aspak e vështirë; e veshtirë është të jesh i martuar...
"Unë jam në shtëpinë time.
Ti në shtëpinë tënde.
Epo, njëri nga ne është në vendin e gabuar!"
Kur ëmbëlsia zëvendëson pasionin, do mësojmë se kemi dashuruar vërtet…
"— Çfarë është dashuria për ty?
— Të mos hequrit dorë asnjëherë, edhe kur bota po shembet përpara syve të tu."
Dashuria mund të kërkohet, të blihet, të dhurohet, të gjindet rastësisht në rrugë, por nuk mund të merret me dhunë.
Ka dallim të madh mes pëlqimit dhe dashurisë... Nëse të pëlqen një lule e këput menjëherë, ndërsa kur e do e ujit dhe përkujdesesh për të përgjithmonë...
Për të shkrirë një zemër që ka vuajtur, duhet dyfishi i dashurisë që ka humbur.
Nëse gabimisht kam bërë një gabim.. atëherë konsideroje gabim dhe harroje… por harro vetëm gabimin… gabimisht mos më harro mua…
Nuk ke për të pasur kurrë një mundësi të dytë për të krijuar përshtypjen e parë dhe mos harro: vetëm përshtypja e parë mund të të japë mundësinë e dytë.
Kur duam dikë për virtytet e tyre, nuk është diçka e vecantë. Por kur fillojmë ta duam për mangësitë, atëherë kjo është dashuri.
Dashuria është si zhurma: të gjithë flasin për të por askush s'e njeh vërtet…
Zemra ka disa arsye që mendja nuk mund t'i shpjegojë…
Shumë njerëz kalojnë ne jetën tonë, por vetëm ata më të rëndësishmit arrijnë të lënë gjurmë tek ne.
Kur është fjala për femrat, gjëja më e rrezikshme është se s’mund të jetohet me to, por as pa to.
"- Pse po qan?
- Më hyri diçka në sy.
 - Çfarë?
 - Një kujtim…"
Të sakrifikosh lumturinë tënde për lumturinë e një personi që dashuron, është me të vërtetë dashuria më e madhe që ekziston.
Mos jeto për të kaluarën — ajo ka qenë dikur. Mendo për të ardhmen — ajo vjen shumë shpejt.
Është e pamundur të mos dashuroj kur ekziston ti…
"Femrat janë si mollët në pemë.
Më të mirat janë në majen e pemës.
Meshkujt nuk duan të arrijnë tek më të mirat, sepse kanë frikë se rrëzohen dhe vriten.
Si shkëmbim, marrin mollët që janë të rëna përtokë, të cilat, edhe pse nuk janë të mira, jane të lehta për t’u arritur.
Si pasojë, mollët që janë në majë të pemës, mendojnë se diçka nuk shkon tek ato, ndërkohë që në realitet — ato janë madhështore.
Thjesht duhet të jenë të durueshme dhe të presin që mashkulli i duhur të vijë, ai i cili do jetë aq kurajoz sa të ngjitet deri në majë të pemës për to.
Nuk duhet të bien për t’u marrë nga të tjerët.
Kush t'ua ketë nevojën dhe t’i dojë, do bëjë çmos për t'i arritur…"
Kur në zemër mungon dashuria, gjithçka tjetër bëhet e parëndësishme.
Dashuria e përhershme është xhevahir, i cili ka nevojë për kuti të artë.
Për dashurinë jap jetën, për lirinë jap dashurinë.
Fjalët e dashurisë, të cilat janë gjithmonë të njëjta, marrin shijen e buzëve prej nga dalin.
Dashuria është historia e jetës së një gruaje dhe një epizod në jetën e një mashkulli.
Nëse nuk të ka prekur dashuria, je duke ecur nëpër terr…
Të besosh është fuqia e dytë, sepse e para është të duash.
Bukuria mbetet vetëm një skicë. Është karakteri ai që e bën një person të jetë një kryevepër.
Çfarë do të ishte bota pa dashurinë? Si xixëllonja pa dritë.
Ka persona të cilët që nga koha që i njeh, nuk do pushosh së dashuruari kurrë… sepse gjenden në atë kënd të zemrës.
Dashuria është pëlhurë që e thuri natyra, ndërsa fantazia e zbukuroi me qëndisje.
Duaj, vajzë! Duaj marrëzisht! Dhe nëse të thonë që dashuria është mëkat, duaje mëkatin dhe do jesh e pafajshme.
Dashuria nuk zgjedh madhështinë, racën, ngjyrën, fenë, moshën. Dashuria zgjedh zemrën.
Dashuria është si floriri, që s’i humbet vlera asnjëherë.
Pak rëndësi ka vlera e dhuratës. Rëndësi ka kush të ka kujtuar.
Në dashuri, të kesh nuk është asgjë. Të shijosh është gjithçka.
Fjalët e mira janë të shkurtra dhe të lehta të thuhen, por jehona e tyre është e përjetshme…
Dashuria dhe dëshira janë dy gjëra të ndryshme: jo gjithçka që duam mund ta dëshirojmë dhe jo gjithçka që e dëshirojmë mund ta duam.
Truri i dashuruar, s’ka kohë për të menduar.

Burimi: Thënie për dashurinë