Autori Tema: RECETA GATIMI  (Lexuar 53438 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë ★GOTIKA★

  • Lumiere Divine
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 37989
  • Popullariteti: 460
RECETA GATIMI
« Me: Gusht 17, 2008, 02:12:05 PD »
Tave Kosi.



Atëherë Për 4 vete ;
MIsh QIngji Ose keci me mirë qingji 500 gr
kos 1 lt ; Oriz 1/2 filxhan kafeje ;vezë 3 kokrra ;gjalpe 100 gr;Miell 2 luge gjelle ;kripe piper...

Pergatitja :

Mishi pasi lahet ,fshihet ,pritet ne racione vihet ne një tave dhe i hidhet gjysma e gjalpit dhe kripa dhe piperi .Piqet ne furre me teperature 180° duke i sperkatur pjeset e mishit me lengun e tij . (me pare mishi te zihet për 30 min ) .Para se te perfundoje Pjekja (15 min ) hidhet mbi tave orizi dhe pak leng mishi 1/2 gote uji e nxehte . Hiqet nga furra dhe lihet qe te ftohet pak.ndërkohë ne një tas porcelani hidhet kosi dhe kripa,Punohen mirë shtohen vezet një nga një dhe mielli pa e ndaluar perzierjen . Ne fund i hidhet pjesa e mbetur e gjalpit. Kjo masë vihet ne tave ,përzihet mirë qe te trazohet me copat e mishit dhe Orizin dhe futet sërish ne furre për rreth 15 min... Ju befte mirë ... Qe ti keni me kollaj për ti marrë si receta do i vendos te ndara dhe sipas vendeve...
 
 
« Redaktimi i Fundit: Gusht 18, 2008, 10:17:19 MD nga ariel »
« La beauté n'est pas dans le visage, la beauté est une lumière dans le cœur. »
Khalil Gibran!

Jashtë Linjë ★GOTIKA★

  • Lumiere Divine
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 37989
  • Popullariteti: 460
RECETA GATIMI
« Pergjigju #1 Me: Gusht 17, 2008, 02:12:50 PD »
Burani


Për 4 vete

Duhen:

- spinaq 1kg
- oriz 1 filxhan kafeje
- vaj 4-5 luge gjelle
- qepe 1 kokerr
- salce 1 luge gjelle
- kripe, piper, koper

Gatimi:

Spinaqi pastrohet, dhe pervelohet ne ujë te vluar me kripe për 1-2 minuta. Orizi pastrohet, lahet dhe zihet derisa te jetë gjysëm i gatshëm. Hidhet spinaqi i perveluar. Skuqet qepa derisa te marrë ngjyrë ari, i shtohet salce domatesh dhe piper skuqet edhe pak dhe hidhet ne spinaqin me oriz. Zihen të gjitha se bashku për 10 minuta (derisa orizi te jetë gati). Ne fund mund ti hidhet koper ose nenexhik.


Musaka me patate




Për 4 vete

Duhen:

- Patate 1 kg
- qepe 6 kokrra mesatare
- vaj 3-4 filxhane kafeje
- domate 5 kokrra (1 luge gjelle salce)
- kripe, piper, dafine

Për salcen e bardhe:

- Gjalpe 1 luge gjelle
- miell 1 luge gjelle
- qumësht 1 gote caji
- vezë 1 kokerr
- kackavall (djathe) te thermuar një luge gjelle

Gatimi:

Patatet qerohen, lahen dhe priten ne feta te rrumbullakta, me trashesi 5-7 mm.
Skuqen patatet derisa te krijohet një kore e lehtë. Qepa e prerë ne formë gjysmerrethi skuqet me vaj ne zjarr te ngadalshem ne mënyrë qe të mos digjet, por te zbutet. Shtohen domate te qeruara dhe te prera ne copa kubike, pak salce, kaverdisja vazhdon edhe pak, shtohet kripe, piper flete dafine.
Ne taven e lyer me vaj shtrohet një shtrese patatesh te skuqura, mbi to gjysma e qepes, përsëri një shtrese tjetër patatesh dhe pastaj pjesa tjetër e qepes. Mbi këto prapë shtrohet një pjesë patatesh. Ne një edhe kaverdiset miell më pak gjalpe, shuhet me gjumesht, përzihet mirë derisa te marrë vale, hidhet kripe dhe lihet masa te trashet.
Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe përzihet me vezë. Salca e përgatitur hidhet mbi musakane, sperkatet me gjalpe dhe djathe kackavall. Tava vihet ne furre për tu pjekur për 30 minuta.

Patellxhane te mbushur




Për 4 vete

Duhen:

- Patellxhane 1 kg
- qepe 7 kokrra
- hudhra 2 kokrra
- kripe, piper, majdanoz

Gatimi:

Patellxhaneve u hiqet bishti dhe lekura ne tre rripa nga te dyja anet. Priten për se gjati te pjesa e siperme deri ne mes te tulit dhe vendosen ne ujë me kripe për gjysëm ore. Ndërkohë skuqet qepa e grire ne formë gjysemrrethi, shtohen domate te qeruara dhe te prerë ne formë kubike; vazhdon kaverdisja ne zjarr te ngadalshem ne mënyrë qe qepa te zbutet. Ne fund shtohen hudhra te grira, majdanoz, kripe, piper dhe pak uthull. Patellxhanet kullohen, shpelahen dhe skuqen ne tigan më pak vaj pastaj rreshtohen ne tave, hapen ne vendin e prerë dhe mbushen me masen e përgatitur. Siper u vihet nga një fetë domate.Shtohet fare pak ujë dhe piqen për një ore ne furre jo shumë te nxehte.

« Redaktimi i Fundit: Gusht 18, 2008, 10:26:38 MD nga ariel »
« La beauté n'est pas dans le visage, la beauté est une lumière dans le cœur. »
Khalil Gibran!

Jashtë Linjë ★GOTIKA★

  • Lumiere Divine
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 37989
  • Popullariteti: 460
RECETA GATIMI
« Pergjigju #2 Me: Gusht 17, 2008, 02:13:11 PD »
Pastico pikante me patate te furres




Perberesit për katër persona
1 kile patate te zjera
leng i filtruar i dy kokrrave limon
2 luge majdanoz i grire
kripe dhe vaj ulliri
spec i kuq djeges
një koker qepe
200 gr ton
një luge majonez
Koha 1 ore.


Pergatitja Patatet e zjera ende te ngrohta, prijini ne feta dhe i perzieni shpejt me lengun e limonit, 2 luge majdanoz te grire, kripe dhe specin djeges te grire holle. Perzijeni mirë dhe lereni pak ashtu. Vendoseni mbi një leter zjarrduruese te lyer me vaj ulliri, brenda një bordure për t'i dhënë formë. Beni një shtrese të parë me patatet duke ushtruar një presion te lehtë mbi to. Shtoni 200 gr ton dhe qepen e grire dhe pastaj vendosni pjesen tjetër te patateve. Futeni ne frigorifer dhe lereni për te paktën 1 ore. Nxirreni me kujdes nga letra duke hequr dhe borduren dhe vendoseni pasticon ne pjate.

« Redaktimi i Fundit: Gusht 18, 2008, 10:30:46 MD nga ariel »
« La beauté n'est pas dans le visage, la beauté est une lumière dans le cœur. »
Khalil Gibran!

Jashtë Linjë ★GOTIKA★

  • Lumiere Divine
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 37989
  • Popullariteti: 460
RECETA GATIMI
« Pergjigju #3 Me: Gusht 17, 2008, 02:13:34 PD »
Fli Kosovë



Për 4-5 persona nevojiten:
Për brumin duhet: 1 kg miell,
3-4 gota ujë, kripe,
Për masen duhet: 200 gr gjalpe,
2 filxhana caji ajke, 3 luge vaj.

Ne një edhe hidhet miell, kripe, ujë i ftohte dhe përzihen ne një brume te holle si për petulla. Ne një edhe tjetër shkrihet gjalpe, ajke, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa te gjithë permbajtesit te jenë skrire ne një masë te vetme, Lyhet tepsia me yndyre dhe me një luge merret brumi i holle dhe hidhet nga cepi i tepsise deri afër mesit dhe krijohen rradhë te cilat mbulojne gjithë tepsine. Mesi i cili është bosh mbushet me rradhë paralele .(shih skicen) Gjithë siperfaqja lyhet me masen e përgatitur dhe futet ne furren e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për te vazhduar me rendin tjetër. Brumi i holle tashmë hidhet ne te njëjtën mënyrë por midis dy rradheve derisa te jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masen dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedure vazhdon derisa te mbushet tepsia. Flia lihet te ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, djathe ose mjalte.
« Redaktimi i Fundit: Gusht 18, 2008, 10:31:43 MD nga ariel »
« La beauté n'est pas dans le visage, la beauté est une lumière dans le cœur. »
Khalil Gibran!

Jashtë Linjë ★GOTIKA★

  • Lumiere Divine
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 37989
  • Popullariteti: 460
RECETA GATIMI
« Pergjigju #4 Me: Gusht 17, 2008, 02:13:54 PD »
Sheqerpare



Për 25 cope duhen:
Për brumin:
Miell 3 gota uji, gjalpe 1 gote,
vezë 1 kokerr ose 2 te verdha,
sode një maje luge kafeje, pak vanilje,
sheqer 1 gote uji.
Për sherbetin duhen:
2 gota sheqer, një gote e gjysmë ujë.

Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezet pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i përzier me sode. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen ne tave te lyer me yndyre. Lihet te piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur te vlohet i hidhet sherbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes qe sherbeti të mos i hidhet i nxehte pasi sheqerparet qullosen

« Redaktimi i Fundit: Gusht 18, 2008, 10:33:43 MD nga ariel »
« La beauté n'est pas dans le visage, la beauté est une lumière dans le cœur. »
Khalil Gibran!

Jashtë Linjë ★GOTIKA★

  • Lumiere Divine
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 37989
  • Popullariteti: 460
RECETA GATIMI
« Pergjigju #5 Me: Gusht 17, 2008, 02:14:17 PD »
Mish role

(Koha e pergatitjes : 30 minuta)


Ingredientet : Për katër persona

- 4 eskallope vici
- 4 feta te holla proshute
- 150 gr djath zviceran
- 50 gr gjalp
- 1 filxhan te vogël me krem te fresket
- 2 luge gjelle vaj
- 2 limone
- piper dhe kripe



Pergatitja:
Prejeni djathin ne feta sipas gjatesise se eskallopeve. Vini midis çdo eskallopi dy ose tre feta djath dhe një fetë proshute.

 
 Rrotullojini fetet e eskallopeve dhe u ngulni nga një shkop kokteili (ose shkop dhembesh). Mund ti lidhni dhe me pe kuzhine për mish, por mos e shtrengoni shumë.
 
Ngrohni vajin dhe gjalpin ne një tigan. Sapo te bëhet yndyra me ngjyrë kafe, vini copat e rrotulluara te mishit ne tigan. Skuqini derisa të gjitha anet te marrin ngjyrë flori ose kafe nga e skuqura.

 Uleni zjarrin dhe lereni mishin te skuqet ngadalë për 10 minuta. Hidhini përsipër lengun e limoneve dhe disa luge gjelle krem, Provoni salcen dhe shtojini kripe e piper sipas deshires suaj. Vendosni ne pjate te ngrohura me pare pak garniture me feta limoni dhe disa gjethe majdanoz.

« La beauté n'est pas dans le visage, la beauté est une lumière dans le cœur. »
Khalil Gibran!

Jashtë Linjë ★GOTIKA★

  • Lumiere Divine
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 37989
  • Popullariteti: 460
RECETA GATIMI
« Pergjigju #6 Me: Gusht 17, 2008, 02:15:26 PD »
Speca te mbushura



(Koha e pergatitjes : 95 min)

Ingredientet : Për 4 persona
- 4 speca te bukur dhe te medhenj
- 100 gr oriz
- 300 gr mish i skuqur
- 2 gota leng mishi
- Salce nga domate te fresketa
- 2 qepe
- Buqete erezash
- Stafidhe dhe berthame pishe
- Kripe, pipe, vaj ulliri


 Pergatitja :


Lani orizin (nëse është e nevojshme) dhe skuqeni atë për disa minuta më pak vaj. Prisni 5 minuta dhe hidhni me pas aq leng mishi sa orizi të mos duket me. Hidhini kripe dhe lereni te zjere pa e mbuluar me kapak. Orizi duhet te jetë i lirë dhe gati i thate, por jo shumë i bute.

 
 Skuqni qepet e prera ne pak vaj. Perzieni orizin, mishin, qepet e skuqura, erezat e prera dhe gjysëm gote vaj ulliri ne një tas dhe hidhini edhe pak salce domate dhe gjysëm gote vaj ulliri sërish. Bejeni shijen sipas deshires me kripe dhe piper. Shtojini stafidhet dhe berthamat e pishave.


 Prisni pjesen e siperme (kapakun) e specave. Hiqni pjesen e brendshme bashke me farat. Hiqini lekuren specave (edhe nga kapelja) duke i lënë për 4-5 minuta ne një tenxhere me 3 litra ujë qe valon, për ti bërë ato me te buta. Merrni një tave ku specat do vihen pranë njera tjetres, dhe hidhini pak vaj taves. Lerini specat për 5 minuta me pjesen e poshtme lart qe te kullojne.
 

Vendosini ne rregull specat dhe mbushini plot me miksin qe keni përgatitur me përpara. Vendosini sipër kapaket çdo speci dhe hidhini pak vaj ulliri sipër. Mbulojeni gjithë taven me një leter alumini ne mënyrë qe letra të mos shtype specat, dhe vendoseni ne furre për 30 minuta me një temperature 200° C. Hidhini me pas pak leng mishi sipër specave dhe lerini edhe një ore ne furre me një temperature me te ulet.

« Redaktimi i Fundit: Gusht 18, 2008, 10:36:37 MD nga ariel »
« La beauté n'est pas dans le visage, la beauté est une lumière dans le cœur. »
Khalil Gibran!

Jashtë Linjë ★GOTIKA★

  • Lumiere Divine
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 37989
  • Popullariteti: 460
RECETA GATIMI
« Pergjigju #7 Me: Gusht 17, 2008, 02:15:48 PD »
TAVE me patate
(Koha e pergatitjes 30 min)


Ingredientet : Për 4 persona
- 1 kg patate gjelle
- 300 gr mish derri i tymosur
- 12 qepe te vogla
- 2 thelpa hudhre
- 1 buqete majdanoz
- 1 luge miell
- 1 gote leng mishi
- ereza, piper dhe kripe

Pergatitja:


Hiqini koren nga mishi i tymosur i derrit, dhe prijeni ne copa me madhesine si ne figure. Lerini copat për 5 minuta ne një ujë te pakripur. Merrini me pas copat e mishit me një luge kulluese dhe vendosini ne një leter kuzhine qe te kullojne. Ngrohni një tigan ne një zjarr te bute për 2 minuta dhe me pas vendosni copat e mishit qe te shkrijne ne te.
 
 Qeroni qepet dhe prijini ne feta te holla si unaze. Qeroni edhe lekurat e thelpave te hudhrave dhe shtypini me anën e sheshte te një thike. Hidheni hudhren ne mish sapo te bëhet i shkelqyeshem, hidhini dhe unazat e qepeve dhe ngrijeni me shumë zjarrin. Skuqini për 3 minuta derisa te leshoje arome. Me pas hidhini gjithë qepet dhe skuqini derisa te nisin te marrin ngjyrë. 


 Nxirrni hudhrat, qepet dhe copat e mishit nga tigani. Hidhini lugen me miell lengut dhe lereni këtë salce baze te ngjyroset pak. Shtojini pak ereza, pak vere, hidhini sërish copat e mishit, hudhrat dhe qepet dhe ngrohini sërish ne një zjarr te bute, duke i trazuar rregullisht. Hidhini gjysëm gote leng mishi, por bejeni këtë pak nga pak qe salca të mos bëhet shumë e trashe.
 

Qeroni dhe pastroni patatet, (mos i lini ne ujë ku mund te ikin vitaminat). Prijini ato ne copa te mëdha dhe thajini me leter kuzhine, qe t'u iki lengu. Hidhini patatet ne tigan dhe shtojini pak kripe dhe piper sipër. Hidhini sipër lengun e mishit qe ngeli ne gote pasi te kenë zënë vend patatet dhe me pas buqeten me majdanoz përsipër. Verini kapakun tiganit dhe lerini patatet te vlojne perbrenda derisa te jenë gatuar mirë pas rreth 20 minutash.

« La beauté n'est pas dans le visage, la beauté est une lumière dans le cœur. »
Khalil Gibran!

Jashtë Linjë ★GOTIKA★

  • Lumiere Divine
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 37989
  • Popullariteti: 460
RECETA GATIMI
« Pergjigju #8 Me: Gusht 17, 2008, 02:16:32 PD »
Byrek me spinaq



Për 4-5 persona duhen:

Miell 3 gota uji,
ujë 300 gram,
spinaq 1 kg,
vezë 1 kokerr,
djathe 100 gram,
vaj 1/2 filxhan caji,
kripe, piper .




Ne tavoline ose tepsi hidhet miell, ne mes hapet grope ku hidhet ujë më pak kripe. Për 1 kg miell merret 550-600 gram ujë, megjthese kjo varet nga lageshtia e miellit. Duke e përzier nga mesi, zihet një brume i fortë i cili punohet për 10 minuta, ndahet ne kulece, mbulohet me picete te lagur dhe lihen për 20-30 minuta qe te fitoje elasticitet. Nga çdo kulac bëhen pete te vogla, secila prej tyre sperkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 cope mbi njera tjetrën, pastaj hapen petet e zakonshme. Spinaqi për mbushje pastrohet, lahet dhe pervelohet për 2-3 minuta ne ujë te vluar e kripe, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe përzihet me djathe te thermuar e vezë, shtohet kripe, piper dhe shtrohet ne pete. Ne tepsi te lyer me yndyre shtrohet gjysma tjetër e peteve, duke i sperkatur secilen me yndyre, mbi to shtohet mbushja e përgatitur dhe mbulohet me pjesen tjetër te peteve te sperkatura me yndyre. Anet mbeshtillen nga brenda. Byreku sperkatet me yndyre dhe piqet.
 
 
« Redaktimi i Fundit: Gusht 18, 2008, 10:46:35 MD nga ariel »
« La beauté n'est pas dans le visage, la beauté est une lumière dans le cœur. »
Khalil Gibran!

Jashtë Linjë ★GOTIKA★

  • Lumiere Divine
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 37989
  • Popullariteti: 460
RECETA GATIMI
« Pergjigju #9 Me: Gusht 17, 2008, 02:16:50 PD »
Pule me arra



Për 4-5 persona duhen:


Pule 500-600 g.
gjalpe 50g.
arra 2 filxhane kafeje,
hudhra 1 kokerr,
uthull 2 luge gjelle,
miell 1 luge gjelle,
kripe, piper.


Pula e pastruar dhe e lare pritet ne thela, vendoset ne tenxhere, hidhet ujë i vluar aq sa te mbulohen thelat, shtohet pak kripe,piper i zi dhe zihet ne zjarr te ngadalshem derisa te bëhet gati.
Ne një tenxhere me gjalpe kaurdiset mielli, shtohet lengu i pules duke e përzier mirë qe të mos krijohen kokrra dhe lihet te zieje për 2-3 minuta derisa lengu te trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe përzihet me arra te shtypura. Salca rregullohet me hudhra te shtypura, uthull, kripe, piper te zi e thelpinj arre dhe mbahet në vend te ngrohte, por pa marrë vale.
Gjatë servirjes ne pjate vendoset pula e cila mbulohet me salcen e përgatitur. Kjo lloj pule zakonisht jepet pa garniture.
« Redaktimi i Fundit: Gusht 18, 2008, 10:48:27 MD nga ariel »
« La beauté n'est pas dans le visage, la beauté est une lumière dans le cœur. »
Khalil Gibran!

Jashtë Linjë ★GOTIKA★

  • Lumiere Divine
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 37989
  • Popullariteti: 460
RECETA GATIMI
« Pergjigju #10 Me: Gusht 17, 2008, 02:17:08 PD »
Shendetlie


Për 25 cope duhen:


Miell 3 gota uji ,
sheqer 1 gote uji,
mjalte 2-3 luge gjelle,
vezë 2 kokrra,
sode një maje luge kafeje,
arra 1-2 filxhane kafeje,
gjalpe 2 filxhane kafeje,
pak vanilje dhe ujë 2 filxhana kafeje.

Për sherbetin:

Sheqer 3 gota uji, ujë 2 gota e gjysëm

Ne një edhe përzihen mirë vezet sheqeri, mjalti, gjalpi dhe në fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i përzier me sode. Zihet brumi i cili nuk duhet të punohet shumë qe të mos bëhet elastik. Brumi i përgatitur vendoset ne tave te lyer me yndyre, rrafshohet me dorë, lyhet siperfaqja me vezë, bëhen disa vija me pirun ne formë rombi dhe hidhet sherbet i vakur i aromatizuar me vanilje.
 
 
« La beauté n'est pas dans le visage, la beauté est une lumière dans le cœur. »
Khalil Gibran!

Jashtë Linjë ★GOTIKA★

  • Lumiere Divine
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 37989
  • Popullariteti: 460
RECETA GATIMI
« Pergjigju #11 Me: Gusht 17, 2008, 02:17:40 PD »
Fergese Tiranë 
 

Për 4 vete

Duhen:

- speca 10 cope mesatare
- domate 4-5 kokrra mesatare
- vaj 2 filxhane kafeje
- miell 1 luge gjelle
- vezë 2 kokrra
- hudhra 4-5 thelpinj
- gjize 4-5 luge gjelle
- spec djeges (sipas deshires)

Gatimi:

Pasi u është hequr bishti dhe farat, specat lahen dhe skuqen.
Ne vajin qe ngelet hidhen domatet e qeruara nga cipa dhe te grira holle, kaverdisen derisa masa
te trashet, hiqen nga zjarri dhe shtohen vezet, speci djeges, majdanozi
i grire holle, gjiza ose
djathi.
Masa vendoset ne pjate dhe sipër vendosen specat e ferguar.
 
Pastico me djathe 
 

Për 4 vete

Duhen:

- Makarona 300 gram
- vezë 2 kokrra
- djathe 100 gram
- qumësht 1 e 1/2 filxhan caji
- kripe, piper
- gjalpe 1 luge gjelle
- djathe kackavall te grire

Gatimi:

Makaronat e gjata zihen ne ujë te vluar me kripe për 10-15 minuta. Kullohen, shpelahen, kullohen përsëri mirë dhe hidhen ne tave. Shtohet djathe i bardhe i thermuar, një pjesë e gjalpit, vezë, pak qumësht, piper i zi dhe të gjitha këto përzihen mirë, hidhen ne tepsi te lyer me yndyre, përsipër hidhet salce e bardhe, sperkatet me gjalpe e djathe kackavall dhe piqet ne furre për 25-30 minuta.

Pace Koke

 
Për 4 vete

Duhen:

- 1 kokë
- gjalpe ose vaj 1 filxhan kafeje
- miell 1 luge kafeje
- spec djeges 1/2 luge kafeje
- kripe, piper
- uthull 2-3 luge
- hudhra 4-5 thelpinj
- 1 qepe
- karrota 2-3 cope
- selino, majdanoz

Gatimi:

Pasi pastrohet, koka vendoset ne tenxhere, mbulohet me ujë te ftohte dhe vihet ne zjarr. Kur te këtë marrë vale i hiqet shkuma dhe lihet te zieje ne zjarr te ngadalte, duke i hedhur qepe karrota, selino, kripe, piper, dafine majdanoz.

Lihen derisa te jenë zier mirë d.m.th. kur mishi te ndahet lehtë nga kocka. Kullohet, qerohet mishi nga kockat dhe pritet ne copa te vogla kubike. Ne një tenxhere hidhet yndyre, pak salce dhe lengu i marrë nga zierja e kokës. Kur lengu te këtë marrë vale, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen te ziejne ne zjarr te ngadalte edhe për disa minuta, shtohet kripe dhe piper i zi.Ne fund paces i hidhen hudhra te shtypura me uthull.

Çomlek me qepe 
 

Për 4 vete

Duhen:

- qepe te vogla 1 kg
- vaj 2 filxhane kafeje
- salce 1 luge gjelle
- vere një filxhan kafeje
- hudher një kokerr
- kripe, piper, 2 flete dafine

Gatimi:

Qerohen qepet dhe siç janë te paprera skuqen ne tigan me vaj pastaj shtohen ne tenxhere.
Pastaj ne tigan hidhet një kokerr qepe e grire holle, kaverdiset pak, shtohet salce dhe kaverdisen se bashku, shuhen me vere te kuqe, shtohet kripe, piper, ujë dhe hudhra. Tenxherja mbulohet mirë dhe lihet ne zjarr te ngadalshem për 20-30 minuta
 
Dollma me laker 
 

Për 4 vete

Duhen:

- Laker 1kg
- mish i grire 200 gram
- qepe 2 kokrra
- oriz 2 filxhane kafeje
- kripe, piper

Gatimi:

Pasi pastrohet nga gjethet e demtuara dhe kocani lakra e bardhe , vihet ne tenxhere me ujë te vluar dhe kripe dhe zihet për 7-10 minuta derisa te zbutet pak.
Pastaj kullohet dhe hapen gjethet dhe kercinjte e fortë. Ne fillim te gjethes vendoset mbushja e cila mund te përdoret me perime të ndryshme si karrota, qepe, selino te perziera me oriz gjysëm te zier ose me mish te grire te përzier me oriz. Dollmat palosen ne formë rruli duke i futur anet nga brenda. Ne një tenxhere te ceket ato vendosen ne 2 shtresa u shtohet pak ujë dhe lihen ne zjarr te ngadalte për 30 minuta. Mbushja pergatitet me mish te grire te pakaverdisur, duke e përzier me qepe te grira holle, oriz gjysëm te zier, kripe dhe piper.
 
Kukurec

 
Për 4 vete

Duhen:

- zorre
- te brendshme 300 g
- vaj 2-3 luge gjellekripe
- piper, spec i kuq, rigon,

Gatimi:

Zorret e qengjit pastrohen mirë dhe lahen duke i kthyer nga te dyja anet. Merren melcite, gjendrat, dhjamerat, mushkerite dhe priten ne copa kubike mesatare. U hidhet kripe, piper i zi, rigon përzihen, pastaj shkohen me radhe ne hell një cope mushkri, një cope gjender, një cope mushkri e kështu me radhe. Si te jenë shkuar të gjitha te brendshmet ne hell mbeshtillen me zorret sipër duke i mbuluar këto. Kukureci bëhet me i shijshem kur piqet ne hell, mbi prush ose ne furre me zjarr te ngadalte ne mënyrë qe të mos pervelohet. Si te jetë skuqur nga të gjitha anet, hiqet nga helli, vendoset ne pjate dhe i hidhet piper i zi i bluar.Gjatë pjekjes ne furre sperkaten me lengun e vet duke i hedhur edhe pak yndyre.

Qofte te ferguara

 
Për 4 vete

Duhen:

- Mish 1 filxhan caji
- qepe 2 kokrra
- buke 75 g (2 feta)
- vezë 1 kokerr
- miell 2 luge gjelle
- vaj 4-5 luge
- perime sipas deshires
- kripe, piper, majdanoz

Gatimi:

Qoftet pergatiten zakonisht me mish vici. Pritet mishi ne copa te vogla dhe grihet ne makine se bashku me qepen dhe hudhrat. Ne masen e mishit hidhet vezë, kripe, piper i zi, majdanoz dhe buke bajate e zbutur me qumësht ose ujë (buke perben rreth 25% te mishit). Masa përzihet mirë dhe ndahet ne qoftë; çdo qofteje i jepet forma e rrumbullaket ose ovale, pastaj kalohen ne miell dhe skuqen ne tigan me vaj nga te dyja anet. Duhet pasur parasysh se qofteve gjatë fergimit nuk u duhet hedhur shumë vaj. Shoqerohen me patate te skuqura, pure patate, perime te tjera te ziera ose te skuqura, pilaf, makarona etj.
 
Trahana 
 

Pergatitja:

Për 1 kg miell duhen:
2 gota qumësht, 2 luge gjelle gjalpe , 1 luge gjelle kripe.

Sitet mielli, hapet një grope ne mes dhe hidhet gjalpe i shkrire pak por jo i djegur, qumësht dhe kripe. Duke filluar nga mesi e perziejme brumin duke mos e gatuar shumë por te përzihet aq sa të mos pije krejt miellin, brume i fortë dhe i shkrifte. Siper e sperkatim me miell, e mbulojme dhe e lemë të vijë për 2-3 ditë. Pastaj e kapim copa dhe e lemë te thahet pak dhe e thermojme me dorë, e kalojmë ne site te rrallë e thajme përsëri.
Ruhet ne vende te thata pa lageshti e te fresketa.   
 
Lakror me miell misri
 
 
Për 4 vete

Duhen:

- miell misri 2 gota uji
- ujë 2 gota
- spinaq 1 kg
- vaj 2-3 luge gjelle
- pak kripe

Gatimi:

Mielli i misrit hidhet ne një tenxhere me ujë te vluar më pak kripe dhe përzihet derisa te bëhet një llapa e trashe. Hiqet nga zjarri, shtrohet ne tave te lyer me yndyre. Mbi këtë shtrohet mbushja e përgatitur si për byrek me spinaq, sipër hidhet një shtrese e holle miell misri. Sperkatet me ujë e vaj dhe piqet.
 
« La beauté n'est pas dans le visage, la beauté est une lumière dans le cœur. »
Khalil Gibran!

Jashtë Linjë ★GOTIKA★

  • Lumiere Divine
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 37989
  • Popullariteti: 460
RECETA GATIMI
« Pergjigju #12 Me: Gusht 17, 2008, 02:18:23 PD »
Sallate me mishe pule

Perberja: për 6 persona
- gjioks pule 50gr
- arra 50gr
- val ulliri
- sallate 100gr
- kripe dhe piper
- karrota
- kastravec

Përgatitja: Zini gjoksin e pules me uie aromantizuar me zarzavate.
Lani sallaten, stoni karrotat te prerë te vogla, kastravez.
Mbasi është zier gjoksi i pules e prismi atë ne copa te mëdha dhe e sistemoni mbi sallaten, nderko grini ne një mix arrat, shtoni leng limoni, vaj, krip dhe piper. Mbasi e keni grire mirë hidheni atë mbi sallaten dhe e sherbeni.

Buke te thekur me domate

Perberja për 4 persona

- vaj ulliri 30 gr
- domate n° 3-4
- Mardanos 10gr
- Rigon
- Udhra 1
- Buke te thekur te holla 16

Përgatitja: Pritni feta te holla buke.
Prismi domatet kube te vogla, grini një thelb udhre, 10g mardanos.
Bashkoni domatet me udhrat dhe mardanosin, shtoni pak rigon, krip dhe piper, perziheni mirë dhe liheni atë ne frigorifer për një ore.
Merrni buket e thekura dhe vini mbi te një luge me domate qe keni pregatitur.
 
 
« La beauté n'est pas dans le visage, la beauté est une lumière dans le cœur. »
Khalil Gibran!

Jashtë Linjë ★GOTIKA★

  • Lumiere Divine
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 37989
  • Popullariteti: 460
RECETA GATIMI
« Pergjigju #13 Me: Gusht 17, 2008, 02:18:47 PD »
Tarator
Për 5 veta : 1 lt kos 200 g kastraveca te vegjel pa fara te grire imet ose te renuar. 5 koker hudher mesatare e qeruar dhe e grire shumë holle 1 filxhan kafeje vaj ulliri ,pak uthull, kripe ..

Pergatitja :

Për Tarator Preferohet Kos i Trashe . Hidhet kosi ne një edhe porcelani më pak kripe dhe punohet me telin e kuzhines ose ne mixer sa te jetë homogjen . Ndërkohë kastravecat e pastruar i grijme ne rëndë te trashe dhe i kullojme nga lengu i tyre i tepert i hedhim ne enen me kos. Bashke me hudhrat e grira imet mundesisht te shtypura dhe i periziejme sërish derisa te jetë masë homogjene gjatë kësaj kohe shtojme dhe vajin dhe kripen dhe pak uthull sa për shije . Pasi te jetë përzier mirë e vendosim enen ne frigorifer për rreth 1 ore sa te ftohet pak ...
Serviret gjithmonë e ftohte
« La beauté n'est pas dans le visage, la beauté est une lumière dans le cœur. »
Khalil Gibran!

Jashtë Linjë ★GOTIKA★

  • Lumiere Divine
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 37989
  • Popullariteti: 460
RECETA GATIMI
« Pergjigju #14 Me: Gusht 17, 2008, 02:19:35 PD »
Petulla me kos

Ne një tas porcelani vendosen vezë, kos, kripe dhe yndyre, rrihen mirë dhe shtohet miell i përzier më pak sode. Brumi ne këtë rast është gjysmë i trashe. Ne tigan hidhet pak yndyre (1/2 luge gjelle). Kur yndyra te jetë nxehur, hidhet brumi(një luge gjelle për çdo petull). Largesia nga njera tjetra duhet te jetë 3-4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njera anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.
Pasi te jenë skuqur mirë vendosen ne pjate, sperkaten pak me gjalpe dhe përdoren me sheqer ose serviren me mjalte.


Për 4-5 persona duhen:


Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezë 1 kokerr, kripe,sode 1/2luge kafeje, vaj 2 filxhane kafeje
« La beauté n'est pas dans le visage, la beauté est une lumière dans le cœur. »
Khalil Gibran!