Autori Tema: RECETA GATIMI  (Lexuar 54243 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë ★GOTIKA★

  • Lumiere Divine
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 37989
  • Popullariteti: 460
RECETA GATIMI
« Pergjigju #15 Me: Gusht 17, 2008, 02:20:01 PD »
speca te mbushur
zieni 4 speca te pastër te ndare ne dysh. sperkatni me kripe 2 kungulleshka te prera ne feta dhe lerini te njerrin ujë për 20 min. skuqni një qepe prerë ne feta dhe një thelp hudher ne vaj ulliri, shtojini kungulleshkat. shto 400 grame domate te qeruara, majdanoz te grire, kripe e piper dhe lere te gatuhet deri sa domatja te tretet. lere te ftohet dhe shtoji borlizok dhe 150 grame kackavall te grire. me këtë masë mbush specat dhe sperkati me therrime buke te thekur.
(speci stimulon sekrecionin gastrik dheforcon enet e gjakut)

shtypni 400 grame fasule te ziera me një thelb hudher, 200 grame gjize, 50 grame gjalpe dhe lengun e gjysëm limoni deri sa te perftohet një krem i ngjeshur. shtojini tufen e majdanozit dhe te kopres, te grira. mbuloni fundin e 4 formave pudingu me leter furre dhe hidhni masen. hiqini nga forma dhe kthejeni ne pjata, si dhe zbukurojeni me kokrra fasulesh, rrepash, panxhari te kuq, të gjitha te ziera te rregulluara si dhe copash buke te thekur.
(fasulet  janë te ushqyeshme, mund te zevendesojne proteinat e kafsheve, japin energji. hudhrat dhe erezat aromatike lehtesojne tretjen)


antipaste patellxhanash
lerini ne furre 4 patellxhana te plota deri sa te filloje te cahet lekura. qerojini dhe kalojini ne perzieres, pasi ti keni hequr farat. lerini te ftohen pastaj shtojini duke trazuar ngadalë kos deri sa te bëhet një krem i trashe (do të duhen rreth 700 grame). rregullojini sipas deshires me vaj ulliri, kripe piper dhe leng limoni, gjethe menteje te fresketa si dhe një qepe te grire imet. lereni te pushoje ne një vend te fresket për disa ore para se ta konsumoni dhe sherbejeni me kontorno perimesh te fresketa.
(patellzhani është rifreskues qetesues dhe stimulon funksionin e veshkave)

« La beauté n'est pas dans le visage, la beauté est une lumière dans le cœur. »
Khalil Gibran!

Jashtë Linjë ★GOTIKA★

  • Lumiere Divine
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 37989
  • Popullariteti: 460
RECETA GATIMI
« Pergjigju #16 Me: Gusht 17, 2008, 02:20:27 PD »
Pace Koke

Koka pastrohet, copetohet, vihet ne ujë te ftohte qe te lahet e ti ike gjaku, pastaj vendoset ne tenxhere, mbulohet me ujë te ftohte dhe vihet ne zjarr. Kur te këtë marrë i hiqet shkuma dhe lihet te zieje ne zjarr te ngadalte, duke i hedhur qepe karrota, selino, kripe, piper, dafine majdanoz. Lihen derisa te jenë zier mirë d.m.th. kur mishi te ndahet lehtë nga kocka. Kullohet, qerohet mishi nga kockat dhe pritet ne copa te vogla kubike. Ne një tenxhere hidhet yndyre, pak salce dhe lengu i marrë nga zierja e kokës. Kur lengu te këtë marrë vale, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen te ziejne ne zjarr te avashem edhe për disa minuta duke i hedhur kripe e piper te zi.
Ne fund paces i hidhen hudhra te shtypura me uthull.

Për 4-5 persona duhen:


Leng kokë 1 liter, gjalpe ose vaj 1 filxhan kafeje, miell 1 luge kafeje, spec djeges 1/2 luge kafeje, kripe, piper, uthull 2-3 luge, hudhra 4-5 thelpinj, 1 qepe, karrota 2-3 cope, selino, majdanoz
« La beauté n'est pas dans le visage, la beauté est une lumière dans le cœur. »
Khalil Gibran!

Jashtë Linjë ★GOTIKA★

  • Lumiere Divine
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 37989
  • Popullariteti: 460
RECETA GATIMI
« Pergjigju #17 Me: Gusht 17, 2008, 02:20:53 PD »
Oshmare Korce

Ne një edhe me gjalpe, djathi skuqet pak, hidhet qumësht dhe pasi merr vale i hidhet miell misri, përzihet me shpejtesi qe të mos krijohen kokerriza dhe piqet derisa te shkeputet nga anet e enes dhe te dalë yndyra.
Vendoset ne pjate luge-luge dhe sherbehet e ngrohte

Për 4-5 persona duhen:


Miell misri 3 filxhane caji, qumësht 4-5 filxhane caji, djathe 2 filxhane kafeje, gjalpe 2-3 luge gjelle, kripe
« La beauté n'est pas dans le visage, la beauté est une lumière dans le cœur. »
Khalil Gibran!

Jashtë Linjë ★GOTIKA★

  • Lumiere Divine
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 37989
  • Popullariteti: 460
RECETA GATIMI
« Pergjigju #18 Me: Gusht 17, 2008, 02:23:07 PD »
Perime tepjekura me mazzarella djathe

duhen  2 speca te ëmbël te mëdhenjë

2 karrota te prera për se gjati

një patellxhan

dhe një kungull i vogël ndoshta 200 gr

kripe dhe spec

vaj ulliri

mozzarella djathe 100 gr

një domate te madhe te prerë ne mënyrë unaza

 

i pergatisni të gjitha perime ne këtë mënyrë

i pret karrotat per se gjati  , nga një karrot nxirr 4 0se 5 te gjata

prej kungullin e vogël ne te njëjtën mënyrë

prej patellxhanin ne menure unazash

prej djathin ne mënyrë unazash

 dhe të gjitha perimet gatuaj ne një tepsi te lyer me vaj ulliri ,dhe të gjitha perimet lyej ne vaj ulliri  dhe hidhe nje rozmeri ne to për gatim

 
 
« La beauté n'est pas dans le visage, la beauté est une lumière dans le cœur. »
Khalil Gibran!

Jashtë Linjë AZZURRA

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2511
  • Popullariteti: 14
  • Life Goes On.....
RECETA GATIMI
« Pergjigju #19 Me: Dhjetor 12, 2008, 08:40:05 MD »
.
« Redaktimi i Fundit: Qershor 06, 2011, 07:38:41 PD nga AZZURRA »

Jashtë Linjë PUKJANI

  • ne rritje..
  • **
  • Postime: 96
  • Popullariteti: 1
  • LOVE IS A FRIENDSHIP SET IN FIRE
RECETA GATIMI
« Pergjigju #20 Me: Janar 03, 2009, 12:59:22 MD »
E nderuar je Gotika per gatimet qe tregon, desha te them per flin e Kosoves e perdoret shume edhe ne veriun e shqiperise edhe andej nga jam une por menyra e gatimit eshte ndryshe. Nuk perdorim sobe por me dru dhe me e bukura eshte se behet ne terren te hapur. Ne tepsine  zakonisht me te madhe nga ajo qe ke treguar ti, vendoset shtresa e krijuar dhe siper i vendosim saxh qe eshte prej metali e mbuluar nga siper me prush e leme per disa qaste deri sa te pjeke shtresen, hiqet dhe hidhet yndyra dhe shtresa tjeter dhe keshtu me radhe derisa te mbushet tepsia.
Kjo eshte menyra originale per te bere fline.

Meqe qe jemi te flija po themi edhe i barcolete, shkojne dy miqe te shpija e njerit dhe ai u nxori fli per darke, njeri e dinte se cfare ishte tjetri e kishte heren e pare qe e provonte. Mhengren darke dhe rane te flinin ne te njejten dhome po e pyste ky qe nuk kishte ngrene kurre fli.. more po se e kishte emrin ajo qe hengem .. fli i thote ky.. une po fle po ajo qe hengrem si e kish emrin .. more fli po te them .. e mire se po fle.
« Redaktimi i Fundit: Janar 03, 2009, 01:03:20 MD nga PUKJANI »
Pukjani ai Asgani

Jashtë Linjë andiii

  • Suprem Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 1457
  • Popullariteti: 5
RECETA GATIMI
« Pergjigju #21 Me: Janar 03, 2009, 06:01:11 MD »
Fileto e pjekur në "guackë" prej kripe
Për 6 persona


Materialet

Për fileton e pjekur
* 1 kg. fileto viçi
* 15 gr. gjalpë pa kripë
* 1 lugë gjelle vaj ulliri
* 1 e kuqe veze e rrahur lehtë
* 2 lugë gjelle kripë e trashë
* piper i zi

Për "guackën" prej kripe
* 500 gr. kripë e trashë
* 4 lugë thimar
* 1 lugë gjelle rozmarinë
* 150 ml. ujë
* 400 gr. miell
* 2 të bardha vezësh.

Përgatitja

1. Përgatisim "guackën" prej kripe të paktën 3.5 orë përpara se fillojmë pjekjen. Së pari, zbrazim në enën e mikserit kripën dhe erëzat dhe i përziejmë. Më pas shtojmë të bardhat e vezëve dhe ujin e vazhdojmë rrahjen. Hedhim pak nga pak miellin dhe e rrahim masën e krijuar në mikser për 2-3 minuta derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme, e fortë dhe jo ngjitëse. Por nëse ngjit, atëherë shtojmë pak miell. Mbulojmë brumin me letër që nuk ngjit dhe e lëmë që të "shlodhet" në një cep të kuzhinës për 3-24 orë.

2. Pastrojmë filetot me letër kuzhine. Ngrohim gjalpin dhe vajin në zjarr me temperaturë mesatare dhe skuqim në to filetot për 2-3 minuta nga çdo anë.

3. Gradojmë furrrën në 190 gradë celsius. Hapim brumin mbi një sipërfaqe të lyer me miell dhe realizojmë një petë me madhësi 26x30 centimetra. I palosim petët më dysh dhe i mbyllim mirë në anë. Më pas i vendosim filetot në skarë. Shtojmë në të kuqet e vezëve 112 lugë ëmbëlsire me ujë dhe lyejmë sipërfaqen e "guackës" prej kripe, duke përdorur një penel kuzhine. Përsipër hedhim kripë të trashë.

4. I pjekim filetot në skarë për 25-32 minuta, në varësi të preferencave që kemi për mishin. Më pas i "shlodhim" filetot, duke i lënë mbi skarë në temperaturën e dhomës për 20-60 minuta.
Duke qenë se mishi është i mbyllur në "guackën" prej kripe, ai ruhet i ngrohtë. Presim "guackën" në anë dhe e heqim nga pak. Nxjerrim mishin dhe i hedhim piper përsipër. Në fund, i vendosim filetot në pjata dhe i shërbejmë menjëherë.


Jashtë Linjë andiii

  • Suprem Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 1457
  • Popullariteti: 5
RECETA GATIMI
« Pergjigju #22 Me: Janar 03, 2009, 06:01:54 MD »
Makarona me fruta deti
Për 4 persona

Materialet

* 1kg. midhje dhe karkaleca deti 500 ml. verë e bardhë
* 500 gr. domate të vogla
* 1 pako makarona
* 120 ml. vaj ulliri
* 5 thelpinj hudhre, të prera në feta të holla
* 1 spec djegës kripë
* piper i freskët

Përgatitja

1. Pastroni nga jashtë midhjet me ujë të rrjedhshëm, duke i fërkuar me furçë të vogël. I vendosni në një tenxhere të madhe dhe shtoni verën e bardhë. I mbuloni dhe i zieni në zjarr të fortë për 3-4 minuta, derisa të hapen. Të gjitha ato që mbetën të mbyllura mos i gatuani por i hidhni tej. Më pas i kullon i, duke ruajtur lën­gun e tyre.

2. I shtypni paksa me forcë domatet e vogla me qëllim që t'ju dalë lëngu dhe farat
dhe i prisni në copa të mëdha.

3. Në një enë ku keni hedhur ujë dhe kripë shtoni makaronat dhe i zieni ato derisa të zbuten.

4. Ndërkaq, vendosni në zjarr të ulët një tenxhere me vaj dhe hudhër. Përpara se hudhra të fillojë të marrë ngjyrë të errët, shtoni specin djegës e domatet dhe i zieni për pesë minuta. Më pas hidhni në të lëngun nga midhjet dhe. I lini të ziejnë për pak derisa masa të mpikset dhe të bëhet salcë. Shtoni karkalecat e detit në salcë dhe i zieni për 2 minuta derisa të marrin një ngjyrë paksa rozë. Shtoni midhjet dhe, duke i përzier mirë me qëllim që të ngrohen. Nëse është e nevojshme mund të hidhni kripë e piper të freskët.

5. I kullon i makaronat dhe i vendosni në një pjatancë të veçantë. Mbi to hidhni frutat e detit dhe i përzieni me kujdes.


Jashtë Linjë andiii

  • Suprem Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 1457
  • Popullariteti: 5
RECETA GATIMI
« Pergjigju #23 Me: Janar 03, 2009, 06:02:49 MD »
Barbekju
Për 4 persona
Materialet

* 400 gr. mish pule (nga gjoksi) 400 gr.
* 400 gr. mish viçi
(të gjitha këto në fileta)
* 2 speca jeshilë, 2 të kuqë, 2 të verdhë.
* 4 kunguj të vegjël, të prerë në rrathë
* 2 qepë të prerë në rrathë
* 16 kërpudha të prera në fetë të holla
* 4 karota të grira
* 120 ml. vaj ulliri
* piper i zi (kokërr)

Përgatitja

Në fillim skuqni mishrat duke hedhur në një tenxhere përveç tyre edhe vajin e ullirit, 2 qepët e prera hollë, piperin e zi (kokërr) si dhe kripën. Pasi mishi të ketë marrë ngjyrë shtoni në të specat, kungujt dhe kërpudhat. Nëse mishi ka shumë lëng mund të hidhni pak miell (por mos e teproni). E shërbeni në pjatë me pite të pjekura.

Salca barbekju

Për 4 persona

Materialet

* 1 qepë e madhe (prerë në feta shumë të holla)
* 100 ml. uthull
* 1 lugë gjelle mjaltë
* 1 lugë kafeje me kripë
* 100 gr. salcë domateje

Përgatitja

Në temperaturë mesatare zieni uthullën së bashku me qepën, derisa të mbetet gjysma e saj (uthullës). Më pas shtoni materialet e tjera dhe i zieni të gjitha për 5-6 minuta. Salca barbekju, që të bëhet e mirë, kërkon salcë domateje të cilësisë shumë të mirë. Salca "humbet" gjatë pjekjes dhe në fund nuk peshon më shumë se 200 gr.


Jashtë Linjë andiii

  • Suprem Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 1457
  • Popullariteti: 5
RECETA GATIMI
« Pergjigju #24 Me: Janar 05, 2009, 06:01:18 MD »
Byrek "dy në një"
Përgatitja

Për 6-8 veta

Për brumin 350 gr. miell

* 1 lugë ëmbëlsire kripë 150 gr. gjalpë
* 10 me 12 lugë gjelle me ujë të ftohtë

Për mbushjen me spinaq

* 700 gr. spinaq i pastruar
* 3 lugë gjelle me margarinë 1 qepë e grirë
* 2 thelpinj hudhër, të prerë hollë
* 3-4 feta sallam të prerë në formë katrore 3 lugë gjelle qumështi
* 2 vezë
* 1 filxhan djathë i grirë

Për byrekun me djathë 3 lugë gjelle margarinë

* 4-5 lugë gjelle miell
* 1 litër qumësht
* 4 vezë
* 300 gr. djathë i bardhë i grirë 200 gr. kaçkavall i grirë kripë dhe piper

Përgatitja:

1. Në një enë hidhni miellin dhe kripën. Më pas shtoni me duar gjalpin dhe e punoni masën deri sa të shihni se thërrmohet në copëza. Hidhni ujin në këtë masë, e përzieni me një lugë druri. Brumin e mblidhni në formë të rrumbullakët dhe e lini të mbuluar për afro 30 minuta.

2. E hapni brumin në petë dhe i shtroni ato në një tepsi, e cila më parë është lyer me gjalpë. E shponi me pirun dhe e ndani më dysh. Në anë të saj vendosni letër alumin i, të cilën e keni palosur 2-3 herë. Kujdesuni që letra të ngjisë mirë tek brumi.

3. Përgatisni byrekun me spinaq, e shtrydhni mirë spinaqin dhe e prisni hollë. E hidhni atë në tenxhere së bashku me margarinën, qepën, hudhrën dhe sallamin. Rrihni vezët me qumështin, kripën dhe piperin dhe i hidhni më pas në masën e përgatitur.

4. Për byrekun me djathë: shkrini në një tenxhere margarinën, shtoni miellin dhe e përzieni deri sa të tretet. Më pas shtoni në mënyrë të ngadalshme qumështin e nxehtë dhe e përzieni vazhdimisht. E lini kremin për disa minuta në zjarr dhe menjëherë më pas e largoni dhe hidhni në të vezët, djathin, kripën e piperin. I përzieni të gjitha këto.

5. Zbrazni masën me spinaq në gjysmën e tepsisë dhe hidhni për sipër djathin. Ndërsa në gjysmën tjetër hidhni masën me djathë. E piqni byrekun në temperaturë 220 gradë për rreth 30 minuta.


Jashtë Linjë andiii

  • Suprem Moderator
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 1457
  • Popullariteti: 5
RECETA GATIMI
« Pergjigju #25 Me: Janar 05, 2009, 06:01:58 MD »
Kroketa me patëllxhanë
Për 6 persona


Materialet:

* 1 kg. patëllxhan
* 2 patate me madhësi të mesme
* 1 filxhan djathë i bardhë i grirë
* 1/2 filxhan djathë kaçkavall i grirë
* 2 filxhanë galeta
* 2 lugë gjelle majdanoz i prerë hollë 4 vezë
* 2 filxhanë vaj gjelle, kripë dhe piper

Përgatitja:

Në një tepsi shtroni patatet e paqëruara dhe gjysmën e sasisë së patëllxhanëve. I vini në furrë në temperaturë të lartë që të piqen.

Menjëherë më pas, sapo të jenë ftohur, në një enë grini tulin e patateve, të patëllxhanëve, majdanozin, djathërat dhe të kuqet e vezëve.

I përzieni të gjitha këto deri sa të krijohet një masë e fortë dhe e vendosni në frigorifer për t'u ftohur. Skuqni patëllxhanët e mbetur (të prera në feta të holla) dhe i mbushni me masën që keni vënë në frigorifer.

Veproni kështu: vendosni mbushjen e nevojshme në anë të fetës dhe i mbështillni në formë të rrumbullakët. I zhysni ato në vezët e rrahura dhe më pas i kaloni nëpër galetë që të bëhen krokante.

I skuqni në vaj të nxehtë.


Jashtë Linjë ☼ Bea ☼

  • Carpe_Diem
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 14009
  • Popullariteti: 109
  • L'Onore e Il Rispetto ...!!!
RECETA GATIMI
« Pergjigju #26 Me: Mars 22, 2010, 06:29:37 MD »
Gjelle e shpejte...

500g salcice qe kane brenda mish te grire
1 kokerr qepe
1.5 filxhan caj oriz
salce , kripe, piper, rigon

Atehere si fillim skuqet qepa ne vaj ulliri ,,, me pas i shtohen edhe salcicet e prera e kaverdisen se bashku ne fund orizi ,,,e pas tij salca e domateve ,,, shtoini sipas deshires pak kripe ,, 2 gota uje e me zjarr te avashte lereni te marre vale e gjithe perzierja ,,, e ne fund piper e rigon...Per 20 min eshte gati . Ju befte mire !!!

Jashtë Linjë al-kapone

  • Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 10879
  • Popullariteti: 256
RECETA GATIMI
« Pergjigju #27 Me: Gusht 30, 2010, 09:16:13 MD »
Pule e mbushur me oriz,

Perberesit:
*1 pule

*1 vilxhan caj me oriz(basmati)

100 gr gjalpe

1*qepe

1*luge mustarde(senf)

*kripe,piper

*vegete,ruzmarin te fresket ose te thare,

Pergaditja,
Pula pastrohe,lyhet nga te gjitha anet me mustarde,i hidhet kripe,piper,vegete,dhe ruzmarin,ne nderkohe,zihet,orizi per 10 minuta,ne uje me kripe,qepa e grire,imet,fergohet ne 50gr gjalpe,gjersa te zbutet,,hidhet orizi i kulluar,fergohet,pak me qepe,hidhet pak kripe e vegete,dhe me kete mase orizi,mbushet,pula,vendoset ne tave,ku do piqet,mbi i hidhet,pjesa e gjalpit,e nxehur mire,por jo e djegur dhe gjys gote uji,pula mbulohet me alufolie,dhe futet ne furre,te nxehte,me tem,200 grade celsius per tu pjekur 1 ore,zbulohe nga alufolia,laget me lengun te cilin leshon gjate pjekjes,dhe e leme perseri te piqet dhe 30 minuta,gjerisa te skuqet,mire,sherbehet me mbushjen,dhe sallate sipas deshires,

Jashtë Linjë ☼ Bea ☼

  • Carpe_Diem
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 14009
  • Popullariteti: 109
  • L'Onore e Il Rispetto ...!!!
RECETA GATIMI
« Pergjigju #28 Me: Shkurt 22, 2012, 08:41:45 MD »
Tasqebap në tenxhere me presion




Perberesit per 4 persona

•600gr mish vici (tul)
•3 domate mesatare
•2 qepe mesatare
•4 karrota
•2 speca
•2 patate
•1 patellxhan
•50gr gjalp ose margarine
•1 thelb hudher
•disa gjethe dafine
•majdanoz
•kripe
•piper
•miell


Pergatitja;

Per kete recete presim mishin e vicit ne kubik te medhenj dhe i kalojme ne miell duke i skuqur per pak minuta ne gjalp ose margarine.
Presim qepet dhe hudhren shume holle, i skuqim me mishin derisa te marrin nje ngjyre te arte dhe shtojme edhe domatet dhe gjysem patellxhani te prere ne kubik. Ne te njejten menyre presim edhe karrotat, specat dhe patatet dhe i kaverdisim te gjitha per rreth 5 minuta. Perberjes i shtojme afer 500ml uje, e kriposim, e piperosim, shtojme gjethet e dafines dhe e ziejme ne presion per 30 minuta pas fishkellimes se tenxheres.Nese tasqebapi rezulton i lengshem, e ziejme edhe per pak minuta me kapak hapur ne menyre qe te avulloje uji i tepert. Ne fund e sperkasim me majdanoz te grire dhe e sherbejme si ne foton mesiper . Ju befte mire  [smiley1]