Autori Tema: Keshilla kuzhine !  (Lexuar 9334 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë EDLIRA

  • 💗 AMINA 💗
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 19056
  • Popullariteti: 91
    • Radio-Alternation & Forumi i Bashkuar
Keshilla kuzhine !
« Me: Shtator 20, 2009, 06:28:52 MD »


Ndoshta jeni mësuar që t’ua hiqni lëkurën domateve, qoftë për të bërë sallatë apo për t’i bërë salcë apo për t’i gatuar gjellë. Erdhi koha që ta harroni këtë zakon. Lëkura e domates ose e gjithë kjo perime është shumë e pasur me likopen që ka vetinë të mos humbasë gjatë gatimit (bëhet fjalë për një antioksidues të fuqishëm ku veçoritë e tij antikanceroze studjohen shumë), dhe akoma e pasur me fibër (të çmuara për të gjithë organizmin sidomos për sistemin tretës).


Jashtë Linjë EDLIRA

  • 💗 AMINA 💗
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 19056
  • Popullariteti: 91
    • Radio-Alternation & Forumi i Bashkuar
Ushqimi
« Pergjigju #1 Me: Shtator 20, 2009, 06:30:16 MD »


Angjinarja ka cilësi diuretike dhe të ndihmon në rregullimin e kolesterinit

Çfarë është: Angjinarja (Cznara scolymus) hyn tek familja e gjembave. Është e njohur për shijen e saj të vaçantë, si dhe për cilësitë terapike.

Recetë popullore: Në Egjiptin dhe në Greqinë e lashtë , angjinarja përdorej për të përballuar dispepsinë, gjithashtu ishte e njohur për cilësitë afrodiziake (seksuale) dhe diuretike

Shkencëtarët vërtetojnë se: Esenca e gjetheve të angjinares (ALE) jep një kurim të sigurt dhe rezultativ për dispepsinë. Nga një studim i fundit që u bë në 247 persona të cilët vuanin nga dispepsia, shkencëtarët arritën në konkluzionin se pacientët të cilët morën ALE kishin 15% përmirësim. Gjithashtu 86% e pacientëve pranuan se ALE esenca e gjetheve përballoi me rezultat të mire siptomat e dispepsisë

Siguron: Esenca e gjetheve rrit lëvizjet e tëmblit, shpejton ushqimin në aparatin tretës dhe lehtëson tretjen. Për këtë arsye ALE të lehtëson nga fryrjet e barkut

Angjinarja , si e gatuar dhe e gjallë eshtë një ushqim i lehtë dhe i shëndetshëm. Përmban vitaminat A dhe C, calcium, magnes dhe fosfor. Pastron gjakun, tonon organizmin dhe në veçanti zemrën, dhe ndihmon në mëlçinë e zezë (hepatic). Lufton revmatizmën dhe arteriosklerozën. Rregullon tretjen e ushqimit dhe të lehtëson dhimbjet e kapsës. Për shkak të esencës (cynarine ) që përmbajnë gjethet e saj , konsiderohet një nga ilaçet më efektive për mëlcinë e zezë.

Jashtë Linjë EDLIRA

  • 💗 AMINA 💗
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 19056
  • Popullariteti: 91
    • Radio-Alternation & Forumi i Bashkuar
Ushqimi
« Pergjigju #2 Me: Shtator 20, 2009, 06:31:12 MD »


Çokollatë të zezë apo të bardhë?

Ndryshimi: Çokollata e bardhë prodhohet nga gjalpi i kakaos, ndërsa çokollata e zezë nga kakao. Për këtë arsye, çokollata e zezë ka rreth 50 kalori më pak në 100 gramë. Ka më shumë lëndë antioksiduese dhe yndyrë të një cilësie më të mirë.

Çfarë të zgjidhni?

Të posaçmit bien dakort se çokollata e zezë është më e dobishme sepse ofron energji dhe kënaqësi akoma edhe tek personat që kujdesen për peshën e tyre.

Jashtë Linjë EDLIRA

  • 💗 AMINA 💗
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 19056
  • Popullariteti: 91
    • Radio-Alternation & Forumi i Bashkuar
Ushqimi
« Pergjigju #3 Me: Shtator 20, 2009, 06:33:05 MD »


Piper të zi, të kuq apo të bardhë?

Ndryshimi:
Më i njohuri tek ne piperi i zi është ai që zgjidhet pasi është pjekur. Piperi i bardhë është thjesht piperi i zi por që i është pastruar lëkura. Nga ana tjetër, piperi i kuq djegës bënë pjesë në një shumëllojshmëri të ndryshme dhe përmban lëndën djegëse kapsaisinë që i jep shije pikante. Për sa i përket piperit jeshil, është thjesht piperi i zi që kokrrat e tij janë mbledhur dhe janë tharë përpara se të piqen.

Cilin piper të zgjidhni?
Më i mirë konsiderohet piperi i kuq, sepse besojnë se mbron organizmin nga lëndë kanceroze.

Jashtë Linjë EDLIRA

  • 💗 AMINA 💗
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 19056
  • Popullariteti: 91
    • Radio-Alternation & Forumi i Bashkuar
Ushqimi
« Pergjigju #4 Me: Shtator 20, 2009, 06:35:19 MD »
Çaji jeshil i domosdoshëm për organizmin



Çaji jeshil:

Sipas sudimeve të State University në Blaksburg në USA, çaji jeshil ul trysninë e gjakut, kolesterolin dhe ndihmon për t’u dobësuar. Gjithashtu forcon sistemin mbrojtës dhe tretjen, forcon kockat, ngadalëson mplakjen e lëkurës dhe mbron zmaltin e dhëmbëve. Përsa i përket konsumimit, ekspertët sugjerojnë 4-6 filxhanë çaj në ditë.

Jashtë Linjë EDLIRA

  • 💗 AMINA 💗
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 19056
  • Popullariteti: 91
    • Radio-Alternation & Forumi i Bashkuar
Ushqimi
« Pergjigju #5 Me: Shtator 20, 2009, 06:36:42 MD »


Sekretet e të ngrënit

Tavolina ëeshtë vendi ideal për të rinisur ”me këmbë të mbarë” jetën e përditshme. Rregullat që vendos secili prej nesh në të ushqyerin e organizmit, nuk duhet kurrsesi të përqëndrohen vetëm tek lloji i ushqimit që duhet apo nuk duhet të hahet, por edhe kur ato duhet të konsumohen. Asnjëherë mos hani pas orës 8 të darkës, sepse në atë orë, trupi hyn në fazën e rigjenerimit. Të ngrënit keq dhe jashtë orarit është një nga shkaktarët kryesorë të mplakjes, përveç stresit dhe ankthit.

Dietologët i ndajnë njerëzit në grupe, në bazë të të cilëve ata klasifikojnë ushqimin që duhet dhe që nuk duhet të hanë. Për secilin trup - një ngjyrë, për secilën ngjyrë - një rregull. Njerëzimi njeh 5 ngjyra bazë: jeshile, e kuqe, e verdhë, e bardhë dhe gri, ashtu siç janë elementet bazë të njerëzimit: druri, zjarri, toka, metali dhe uji. Vetëm nëse trupi do të njohë ngjyrën e tij, atëherë ai do të gjejë dietën e duhur. Për t’u rikthyer në tavolinë, dietologët këshillojnë që për tre ditë të mbani këtë dietë:

Mëngjes: Një gotë lëng molle dhe karrote, një filxhan kafe filter.

Drekë: një frutë të stinës, pak sallatë jeshile e përzier me pak vaj ulliri dhe uthull ose lëng limoni, 60 gramë oriz përzier me lëng perimesh sipas dëshirës.

Darkë: perime të pjekura, 60 gramë oriz, i shoqëruar me perime, sallatë jeshile, vaj ulliri dhe domate.

Jashtë Linjë EDLIRA

  • 💗 AMINA 💗
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 19056
  • Popullariteti: 91
    • Radio-Alternation & Forumi i Bashkuar
Keshilla kuzhine !
« Pergjigju #6 Me: Shtator 20, 2009, 06:41:14 MD »
Patëllxhane për trurin



Ulë kolesterinin, mbron zemrën dhe ndihmon ata që vuajnë nga të zënit kaps.
Çfarë është? Perim karakteristik veror (Solanum melongena L) përmban pak kalori dhe ka shumë efekte mbrojtëse.

Mjekësi tradicionale. Që nga shekulli 17 përdornin gjethet e bimëve për terapinë e hemorroideve dhe për djegiet. Në mjekësinë tradicionale koreate, patëllxhanja e thatë përdorej për terapinë e fruthit, alkolizmit, për qetësimin e dhimbjeve nga reumatizmi dhe nga djegiet. Njëkohësisht, konsiderohej se të mbronte nga llojë të ndryshëm kanceri dhe dëmtime në tru.

Çfarë mbështesin lajmet e fundit. Eksperimente të bëra në kafshë treguan se patëllxhani ndihmon për një funksionim të mirë të trurit. Ashtu si specialistët shpjegojnë, perimja ka efekt andiksodues, gjë kjo që vjen nga lulja (nasunin). Kjo (nasunin) mbron qelizat e trurit nga oksidimi i rrënjëve të lira.

Për çfarë tjetër na shërben. Konsumimi i lëngut të patëllxhanit ulë nivelin e kolisterinit “të keq” në gjak. Dhe kjo ndodh sepse përmban lëndë konkrete kimike që mbrojnë arteriet.
Gjithashtu, studimi i fundit japonez thotë se lëngu i perimes përmban dëmin e qelizave dhe mbron rritjen e kancerit.

Quick tip: Maskë për gjallërimin e lëkurës.
Qëroni patëllxhanin dhe shtypeni.Vendoseni në fytyrë dhe në gushë për 20 minuta. Shplahuni me ujë të vakur.

Jashtë Linjë Beata

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 4304
  • Popullariteti: 46
Keshilla kuzhine !
« Pergjigju #7 Me: Shtator 22, 2009, 06:20:19 MD »
Perdorni ne te gjitha gjellerat brodo ...


Gatuani me zjarr te ulet ...produktet dalin nje perfeksion...

Jashtë Linjë vissi_kaze

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 3579
  • Popullariteti: 42
Keshilla kuzhine !
« Pergjigju #8 Me: Shtator 30, 2013, 01:24:11 PD »
prsh te gjithave ju amvisa  [bestfriends]
shpesh here ndodh qe ne gatimet tona te perditshme qepa zer nje vend te pazevendesueshem, por si tia bejme per te shmangur eren e qepes nga duart pasi i qerojme ato, natyrisht qe ka burra qe e dashurojne eren e qepes tek shoqet e tyre por ka nga ata qe nuk..keshtu qe per tju dhene nje ide sesi mund te veproni mbani vesh ketu...(pasi qeroni qepet ferkoni duart tuaja me dicka prej inoksi, psh lavapjat ose tenxhere etj..pres replikat tuaja.. klm [hello55]
Behind every great man there's a great woman willing and ready to kick his ass if he screws up.

Jashtë Linjë n00b

  • Administrator
  • Senator ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 6267
  • Popullariteti: 150
Keshilla kuzhine !
« Pergjigju #9 Me: Tetor 01, 2013, 07:06:06 MD »
(pasi qeroni qepet ferkoni duart tuaja me dicka prej inoksi, psh lavapjat ose tenxhere etj..pres replikat tuaja.. klm [hello55]

Jo "amvise" lol, por po te pergjigjem me nje truk me te thjeshte une :P

Per te hequr eren e qepeve nga duart kur gatuani mjafton te mbash duart poshte çezmes ne uje te rrjedhshem pa i ferkuar ato. Truk shume me i thjeshte dhe funksional.

Provoje dhe me thuaj, funksionon apo jo?

Jashtë Linjë vissi_kaze

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 3579
  • Popullariteti: 42
Keshilla kuzhine !
« Pergjigju #10 Me: Tetor 02, 2013, 01:15:45 PD »
(pasi qeroni qepet ferkoni duart tuaja me dicka prej inoksi, psh lavapjat ose tenxhere etj..pres replikat tuaja.. klm [hello55]

Jo "amvise" lol, por po te pergjigjem me nje truk me te thjeshte une :P

Per te hequr eren e qepeve nga duart kur gatuani mjafton te mbash duart poshte çezmes ne uje te rrjedhshem pa i ferkuar ato. Truk shume me i thjeshte dhe funksional.

Provoje dhe me thuaj, funksionon apo jo?

ouu pse s`thu mer se neser minimum 1-2 qile qepe kom per te qeru, por a thua per sasi te tilla qepesh mjafton vetem uje i rrjedhshem?!!
 zakonisht une perdor doreza plastike jane me funksionale por neser ska qare pa provu[teethsmile]
« Redaktimi i Fundit: Tetor 02, 2013, 01:18:33 PD nga vissi_kaze »
Behind every great man there's a great woman willing and ready to kick his ass if he screws up.

Jashtë Linjë Amy

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 4307
  • Popullariteti: 178
Keshilla kuzhine !
« Pergjigju #11 Me: Nëntor 09, 2013, 05:11:36 PD »
Zakonisht perdoret uthulla per heqjen e ererave te ndryshme te padurueshme si eshte peshku....ndoshta funksionon dhe per qepen ,ose perdor doreza plastike qe jane per guzhine

Dicka te vecante lexova diku per lotet qe derdhim :D kur qerojme qepe -Pertyp camcakiz ,nderkohe qe qeron qepet .Se di sa e vertete eshte :)