Autori Tema: Boza, pija autentike e shqiptarëve të shekullit XIX .......  (Lexuar 21620 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë ★GOTIKA★

  • Lumiere Divine
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 37989
  • Popullariteti: 460
Dy-tre brezat e fundit e njohin bozën si një pije freskuese tipike të klubeve cilësore, të cilën e pi çdo moshë dhe që pas një gote kërkon një tjetër e kështu me radhë. Asnjëherë njerëzit nuk e kanë kufizuar me termin thjesht si pije freskuese, pasi ajo konsumohet edhe në dimër dhe ka vlera të mëdha ushqyese, vlera që siç do të shohim më poshtëëë u detyrohen përbërësve dhe padyshim edhe teknologjisë. Të parët që e "shpikën" ishin goranët e Kukësit, të cilët krijuan një traditë të saj. Sot ajo prodhohet nga firma dhe familje të ndryshme gati në të gjithë Ballkanin dhe mendohet se përbën një "thesar" ende të pazbuluar mirë. Një turist gjerman, pasi e provoi, u shpreh se "po ta njihnin gjermanët bozën nuk do të pinin më birrë".E shëndetshme, e përvetësueshme, e shijshme. Rrit sasinë e qumështit te gratë me fëmijë në gji, është e pasur me fermente që ndihmojnë tretjen dhe pengojnë zhvillimin e mikroorganizmave të purifikimit në zorrë, e dobishme për të gjithë, të sëmurë dhe të shëndetshëm, të mëdhenj e të vegjël. Me pak fjalë magjike.
Zanafilla
Për një numër familjesh të komunitetit goran në rrethin e Kukësit, kryesisht të fshatrave Borje, Zapod, Shishtavec etj., në historinë e tyre të biznesit dhe veprimtarisë esnafe, boza zë një vend të veçantë. Është një pije freskuese e përhapur kryesisht prej tyre në vendet e Ballkanit dhe më gjerë në Lindje, aty ku gjenden profesionistët (usta) që dinë ta prodhojnë. Nga informacionet e mjeshtërve të vjetër në Kukës, mësohet se boza duhet ta ketë zanafillën të paktën në mesin e shekullit XIX në qytetet me zejtari të zhvilluar të asaj kohe si: Sarajeva, Bihaçi, Mostari, Prizreni, Durrësi, Vlora, Sofja, apo Kajro. Në shekullin XX, boza u përhap gjerësisht edhe në vende të tjera, e dërguar si bartje nga emigrantët goranë. "Patenta" e kësaj pije interesante vështirë se mund të dalë jashtë këtij komuniteti, e veçanërisht tri fshatrave të përmendur më sipër.
Historia
Mjeshtri Elmaz Dokle, 69 vjeç nga Borja, është një nga njerëzit e kualifikuar për teknologjinë e bozës në Kukës. E ka filluar punën e prodhimit të bozës fillimisht në shtëpinë e tij e më pas, aty nga mosha 15 vjeç, në punishten e qytetit të Kukësit, ku ka ndjekur edhe shkollën e mesme pa shkëputje nga puna. "Fillimisht na vunë të qëronim arra, jo direkt te boza dhe na thoshin se duhej të fishkëllenim gjatë gjithë ditës, në mënyrë që pronari të kuptonte se nuk po i hanim arrat", kujton ai. Nga biseda me të, mësojmë disa prej sekreteve që përmban pija me emrin bozë, të cilën disa aziatikë që e kanë shijuar, por edhe dietologë me emër, e kanë cilësuar si magjike. Elmazi, përvojën e prodhimit të bozës e ka trashëguar nga të parët e vet, të njohur si zejtarë dhe mjeshtër të kuzhinës. Nga stërgjyshërit ai kujton faktin që formula e tanishme e bozës ka ardhur si rezultat i kërkimit të vazhdueshëm e të lodhshëm të suksesit, të ndryshimit të cilësisë së një pije të trashë në formë brumi, e cila nuk mund të quhet e tillë (pije) sipas parametrave të sotme, që prodhohej në qendrat kryesore të biznesit në Perandorinë Osmane. "Ishte një ferment i rëndomtë prej brumi, që thirrej kvas", tregon Elmazi, duke kujtuar tregimet e gjyshit të tij, Ramadanit, ndërsa ky i fundit e kishte gjithashtu nga babai si përvojë personale në Bosnjën myslimane.Ndoshta bëhet fjalë edhe për kvasin rus, pija në formë brumi, që përmbante acid laktik, sheqer, dekstrinë, të cilën kimisti i madh rus, D.I.Mendelejev, e vlerësonte më shumë se birrën. Sidoqoftë, duhet të ketë qenë kohë shpikjesh për emigrantët nga Borja, të cilët, sipas përshkrimit të Elmazit, shisnin atë lloj boze me enë të ngarkuar në kurriz, në bidonë të caktuar dhe në gota tunxhi. "Në atë kohë, siç duket, nuk ecte shumë mirë fermenti i brumit dhe mjeshtrit vrisnin mendjen për ta përsosur. Por, një tendencë e tillë solli ndryshim edhe në përmbajtje e në cilësi dhe çdo përzierje thirrej me emërtim të veçantë p.sh., ‘lili-hip‘, më pas një përzierje tjetër ‘mimi-kip‘, ‘tiptop‘, ‘ella-hop‘, ‘sharallop‘ dhe më në fund ‘bozë‘, e cila ruhet edhe sot". Kështu tregon mjeshtri Dokle, duke shtuar se ky proces përsosjeje apo lindjeje i bozës kaloi përmes vështirësish të shumta, që, ndër të tjera, ishte edhe fakti se një
formulë e caktuar ishte e vështirë të mbahej mend e pashkruar (siç veprohej në atë kohë), e të zbatohej ditën tjetër, derisa më në fund u kthye në traditë dhe u përcoll si një element etno-kulturor i rëndësishëm. Në shekullin XX, boza pati përhapje të gjerë edhe jashtë zonave ballkanike, ku goranët punonin si emigrantë.
Përbërja dhe teknologjia
I kujtova bashkëbiseduesit thirrjen e një tregtari ambulant në një film shqiptar: "Hajde bozë meli...". Elmazi, duke bërë një lëvizje me dorë, si në rastet kur flitet për gjëra të harruara thotë: "Boza e melit është më e mira, por sot zor se prodhohet më". Ai tregon se kjo lloj boze kushton shumë. "A e ke parasysh sa fara të vogla që ka meli, ndaj ka kosto tepër të lartë? Por, edhe e misrit është e mirë", shton ai, duke treguar përbërjen dhe teknologjinë e mëposhtme: Tre pjesë miell misri të verdhë të bluar trashë, një pjesë miell gruri të zi, bluar gjithashtu trashë dhe 10% sheqer të lëngët.Masa e miellit përzihet me ujë të ftohtë derisa të mos mbeten kokrra.Futet në një kazan dhe zihet për 8 orë, derisa të lëshojë erën e bukës së pjekur, ndaj në këtë rast thuhet, bozë e pjekur.Kjo masë lihet të ftohet, ndërsa trashet si brumë. Hollohet përsëri me ujë të ftohtë dhe hidhet në korita (govata) druri, ku i shtohet pak ferment. Fermenti mund të jetë bozë e mëparshme, ose farë buke. Gjatë 24 orëve masa zmadhohet dhe nxjerr flluska dhe ka aromën e bukës me farë. Në këtë fazë bëhet sitja (shtrydhja) e masës, në një shekë (enë) druri, ku veçohen krundet, mbetjet. Pas 8 orësh lëngu dekanton në fund të enës, ndërsa në krye nxjerr vajin e misrit. Kështu, është gati për t‘u përzier e për t‘u shërbyer. Është për t‘u shënuar, që edhe me kalimin e një kohe relativisht të gjatë, që nga mesi i shekullit XIX, teknologjia e prodhimit ka mbetur primitive, thuajse e pandryshueshme.Edhe sot e kësaj ditë, boza prodhohet në mënyrë krejt artizanale në punishte të specializuar, apo edhe në familje. Në Kukës, përveç "Pacarës", një ndërmarrje biznesi, janë të paktën 20 familje që sigurojnë të ardhura, duke prodhuar bozën në shtëpi dhe shitja nëpër dyqanet e ndryshme të zonës.

Gazeta Shqip
« La beauté n'est pas dans le visage, la beauté est une lumière dans le cœur. »
Khalil Gibran!

Jashtë Linjë valmoo

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 4651
  • Popullariteti: 37
  • ..
Boza, pija autentike e shqiptarëve të shekullit XIX .......
« Pergjigju #1 Me: Dhjetor 22, 2008, 11:19:12 MD »
Boza thojin se ta Ul tencionin e gjakut ... Edhe osht e mir per grat shtatzana .. Se ju shton Qumeshtin ne gji..  ;rolf; ;rolf; ;rolf; ;rolf; ;rolf; ;rolf; ;rolf; ;rolf;

Jashtë Linjë AZZURRA

  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 2511
  • Popullariteti: 14
  • Life Goes On.....
Boza, pija autentike e shqiptarëve të shekullit XIX .......
« Pergjigju #2 Me: Dhjetor 22, 2008, 11:20:57 MD »
nese je nervoz pi boz [teasing]

Jashtë Linjë KOD

  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 6863
  • Popullariteti: 12
Boza, pija autentike e shqiptarëve të shekullit XIX .......
« Pergjigju #3 Me: Dhjetor 22, 2008, 11:37:14 MD »
Za nervoza ima boza.
Pija me e preferueshme e imja.
Kush se ka provu le ta provon sepse do te behet pishman poqese vdes dhe nuk e provon bozen. [teasing]
Cdo dashuri qe ka si shkak jo lirine shpirterore por dicka tjeter,lehtesisht shnderrohet ne urrejtje.

Jashtë Linjë Angel_Girl

  • Rob zoti
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 22762
  • Popullariteti: 334
  • Wear a smile ~~ one size fits all.
Boza, pija autentike e shqiptarëve të shekullit XIX .......
« Pergjigju #4 Me: Janar 15, 2009, 03:32:11 MD »
Paska shume pune per ta pregatit po ja vlen se eshte shume e mire me ka marr malli per nje gote boze  [rolleyes1]
I'm selfish, impatient and a little insecure. I make mistakes, I am out of control and at times hard to handle. But if you can't handle me at my worst, then you sure as hell don't deserve me at my best.

Jashtë Linjë ★GOTIKA★

  • Lumiere Divine
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 37989
  • Popullariteti: 460
Boza, pija autentike e shqiptarëve të shekullit XIX .......
« Pergjigju #5 Me: Janar 15, 2009, 03:38:14 MD »
Paska shume pune per ta pregatit po ja vlen se eshte shume e mire me ka marr malli per nje gote boze  [rolleyes1]
OK
UNE GJITHNJE KAM PERGATITUR VETE
MERRET MIELL MISRI MIELL I BARDHE DHE SIGURISHT DO PAK FARE BOZE....
SKA SHUME PUNE PO DESHE TA SHPJEGOJ SI BEHET.....


MERR 2 GOTA MIELL MISRI E I PERZIEN ME NJE GOTE MIELL TE BARDHE.
NJE TENXHERE TE MADHE ME UJ E VEN TE ZIET.PASI ZIET UJI MIRE
MIELLIN E PERZIER E SHKRIN NE NJE TAS ME UJE TE FTOHTE DERISA TE BEHET LIKIDE.E HEDH MIELLIN E  TRAZUAR ME PARE NE TENXHEREN QE VALON.
I PERZIEN HER PAS HERE DRISA TE TRASHET E TE FILLOJE TE BEJE FLLUSKA.
E HEQ ME PAS DHE E LEN TE FTOHET.
PASI U FTOH MERR SITEN DHE E KULLON PERGATITJEN NE TENXHERE NE SITE.
MBETURINAT E SITES I HEDH NDERSA PERMBAJTJEN NE TENXHERE I HEDH SHEQER PA MASE DO E PROVOSH VETE SI E DON....
NQS S KEMI FARE BOZE E BEJME KESHTU.
PASI I HODHEM DHE SHEQERIN NE TENXHERE E MBULOJME DHE E LEME TE ZIHET SI PUNA E KOSIT....TE NESERMEN E HAP E HEDH NE SHISHE LERE TE THARTOHET PAK DHE E FUT NE FRIGO DHE SERVIRET E FRESKET..
TE PAKTEN UNE KESHTU E BEJA....MMMMMMMMMMM E MREKULLUESHME
« La beauté n'est pas dans le visage, la beauté est une lumière dans le cœur. »
Khalil Gibran!

Jashtë Linjë ★ARIEL★

  • ★MADAME★BEST_MOM★
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 36237
  • Popullariteti: 436
Boza, pija autentike e shqiptarëve të shekullit XIX .......
« Pergjigju #6 Me: Janar 15, 2009, 04:37:34 MD »
  [excited]

DO  TA  PROVOJ.



BOZE  TE  PAPARE  BEJNE  BULLGARET,  BOOOOO  NJISH  JANE  PER  BOZE. [teethsmile] [teethsmile]

NA  SHTIVE  NEPS  MI, SE  KAM  FILLU  DHE  DIETEN.   [teethsmile]

Jashtë Linjë kamela

  • anetare i/e respektuar.
  • ***
  • Postime: 258
  • Popullariteti: 6
  • whats up man???
Boza, pija autentike e shqiptarëve të shekullit XIX .......
« Pergjigju #7 Me: Janar 16, 2009, 08:10:34 MD »
boza gjeja me e shpifur n ebote [sick4] [sick4]

Jashtë Linjë ★ARIEL★

  • ★MADAME★BEST_MOM★
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 36237
  • Popullariteti: 436
Boza, pija autentike e shqiptarëve të shekullit XIX .......
« Pergjigju #8 Me: Janar 17, 2009, 10:26:40 MD »
APO  SA  E  MIRE  KUR  PERZIHET  ME  AKULLORE  [teethsmile]

Jashtë Linjë KOD

  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 6863
  • Popullariteti: 12
Boza, pija autentike e shqiptarëve të shekullit XIX .......
« Pergjigju #9 Me: Janar 17, 2009, 11:15:15 MD »
Kam ndermend te organizoj nje party,ku per pije do ket vetem Boz.kush eshte i interesuar le te paraqitet ne privat. [tongue3]
Cdo dashuri qe ka si shkak jo lirine shpirterore por dicka tjeter,lehtesisht shnderrohet ne urrejtje.

Jashtë Linjë Angel_Girl

  • Rob zoti
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 22762
  • Popullariteti: 334
  • Wear a smile ~~ one size fits all.
Boza, pija autentike e shqiptarëve të shekullit XIX .......
« Pergjigju #10 Me: Janar 17, 2009, 11:18:13 MD »
Qeka vec per prv ajo party un du boz po jo prv :D
I'm selfish, impatient and a little insecure. I make mistakes, I am out of control and at times hard to handle. But if you can't handle me at my worst, then you sure as hell don't deserve me at my best.

Jashtë Linjë KOD

  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 6863
  • Popullariteti: 12
Boza, pija autentike e shqiptarëve të shekullit XIX .......
« Pergjigju #11 Me: Janar 17, 2009, 11:31:18 MD »
Duhet te pajmrohesh ne privat se do marish pjes ne party pastaj atje e ke bozen .
Me duhen numri i sakt ,se per cdo mysafir do ket te rezervuar nga 5 liter boz.
Cdo dashuri qe ka si shkak jo lirine shpirterore por dicka tjeter,lehtesisht shnderrohet ne urrejtje.

Jashtë Linjë ★GOTIKA★

  • Lumiere Divine
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 37989
  • Popullariteti: 460
Boza, pija autentike e shqiptarëve të shekullit XIX .......
« Pergjigju #12 Me: Janar 18, 2009, 12:17:31 PD »
APO  SA  E  MIRE  KUR  PERZIHET  ME  AKULLORE  [teethsmile]
EEEEEEEEEEEHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHH
« La beauté n'est pas dans le visage, la beauté est une lumière dans le cœur. »
Khalil Gibran!

Jashtë Linjë ★ARIEL★

  • ★MADAME★BEST_MOM★
  • Supreme Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • ****
  • Postime: 36237
  • Popullariteti: 436
Boza, pija autentike e shqiptarëve të shekullit XIX .......
« Pergjigju #13 Me: Janar 18, 2009, 12:26:29 PD »
Duhet te pajmrohesh ne privat se do marish pjes ne party pastaj atje e ke bozen .
Me duhen numri i sakt ,se per cdo mysafir do ket te rezervuar nga 5 liter boz.

UNE  E  DU  ME PERPARA , MUND  TE  BESH  PERJASHTIM  SE  PRIVATI  DO  KETE  RADHE  SHUME,  ME  BIE  TE  FIKET  [teasing] [teethsmile]

Jashtë Linjë ♥♥DONCHE♥♥

  • ::..ι'тѕ мє ∂σηcнє::..
  • Senator ne Nastradini.com
  • ******
  • Postime: 42973
  • Popullariteti: 786
  • I'ts me Donche....!!!!
Boza, pija autentike e shqiptarëve të shekullit XIX .......
« Pergjigju #14 Me: Prill 05, 2009, 11:54:26 PD »
Deshiroj te di edhe une se qfar shije ka koj Boza sepse ne Kosove ende skom ni qe ka ndoshta edhe ketu gjindet mirpo skom ndegju askend qe permend.Me tregoni nje cik eshte keshtu si kjo ne foto

♥ Asnjëherë mos debato me një budalla. Një tjetër që mund të jetë duke shikuar, nuk do të dijë të bëjë diferencën...!! ♥