Autori Tema: Nga historia e arkitektures…  (Lexuar 6077 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë Iness

  • Arch
  • Global Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 6612
  • Popullariteti: 144
Nga historia e arkitektures…
« Me: Dhjetor 05, 2009, 03:58:54 MD »
Monumentet Megalite -jane monumente te permotshme neolite. Duke perdorur blloqe te medha monolite per shtylla dhe traje, shpreh tendencen per qendrueshmerine e perhershme te monumenteve. Me kete tenton te shprehe monumentalitetin ne arkitekture e qe me vone do te jete e lidhur ne qdo arkitekture kushtuar kultit. Ekzistojen 3 tipe te monumenteve megalite: Dolmenet, Mengiret dhe kromlehet.

Llojet e tempujve egjiptas jane: T. me pilone, T. speos-shkembore, T. hemispeos-gjysmeshkembore, dhe T. peripreral. Tempujt me pilone perbehen prej 4 pjeseve (oborrit, salles festive- hipostile, kthina percjellese dhe shtepise se hyjnise). Tempulli speos ka pilonet dhe sallat e tjera por nuk ka oborr. Tempulli hemispeos ka pilonet oborrin dhe sallen hipostile mbi toke kurse cela eshte nen toke. Tempujt peripteral eshte i ngritur ne postament te larte dhe shkallet monumentale jane te vendosura ne pjesen hyrese ne tempull.

Karakteristikat e pallateve ne mesopotami- pallati ne mesopotami perbehet prej 3 kthinave: saraji-kthina per pritje, haremi- kthina per banim te sundimtarit dhe familjes se tije, dhe hani- per sherbtore, oligarki, puntore, ushtri etj. Jane te planimetrive asimetrike me kthina kendrejta, pallati eshte ndertuar ne platforma artificiale prej qerpiqit, gjer te cila shpien rampat dhe shkallet qe perfundonin me kuroren dhembezore. Disa nga kthinat kane qene te mbuluara me qemere gjysemharkore ose me kupolla, kulm nuk ka pasur por disa nga ndertesat kane qene te mbuluara me teraca te rrafshta per shetitje, portalet jane koncipuar ne dy kulla, ne kuader te pallatit ka qene i vendosur edhe tempulli i quajtur Zigurat.

Pershkruaje shtyllen persike- Lartesia e asaj mund te arrij deri ne 20 metra, e perpunuar gjer ne 50 karnelura, eshte me vitale se ajo e egjiptit, ajo qe e ben specifike eshte kapiteli i shtylles ne trajte te shales me dy kokat e kaut, ndersa atij me te nderlikuar i shtohen edhe volutat vertikale, lartesia e kapitelit arrin gjer ne 5 metra.

Koloseumi-jane anfiteatro ku jane zhvilluar luftrat e robeve- gladiatoreve, dhe robeve me shtaze te egra. Kolloseumet perbehen prej 2 pjeseve: tribunat dhe arenat, kolloseumi me i njohur eshte kolloseumi i romes, ku per perfundimin e tije kane punuar vespaziano, titi dhe domeniciani. Ky lloj kolloseumi eshte ndertuar prej vitit 75-80 te eres tone, dhe permbush numrin e shikuesve deri ne 80 mije.

Moduli-eshte mase relative per proporcionim. Greket rrezen e poshtme te shtylles e kane quajtur modul, dhe me te e kane shprehur tere madhesine e objektit dhe te gjitha pjeset e tij. Moduli eshte i ndare ne pjeset me te vogla te cilat quhen parte, 1 modul = 30 parte

Palafitet-lajmrohen ne grumbuj te medhenje, jane te ndertuara prane brigjeve te lumenjeve, liqenjeve, detrave, jane te ndertuara ne platforma prej kercenjeve te drurit dhe dheut te shtypur, platforma shtrihet ne sistemin e hunjeve te futur ne uje, ose prane bregut, gjere te e cila shpien ura e cila mund edhe te menjanohet, si njesi perbehet nga dy ose tri kthina, e para me vater e dyta dhe e treta per fjete, dhe nenkulmi depo. Sistemi konstruktiv i tyre eshte nderlidhje e shtyllave te drurit dhe trajeve, ose muret e ndertuara prej trajtave horizontale te palosura njera mbi tjetren. Kulmi eshte dy ujore i mbuluar me kashte.

Tempulli etrusk dallohet nga tempulli grek me postament te larte, me shaklle monumentale vetem ne pjesen hyrese te tempullit dhe me portik te thelle me disa rende shtyllash. Strehe te theksuar kulm dy ujor timpanon me skulptura prej argjiles se pjekur. Nga kjo mund te konkludojme se etruret bene transformimin e tempullit greke, me gjithate nuk kuptojne harmonine ne mardheniet proporcionale te rendeve stilike, te cilat romaket do ti pervetsojne dhe sjellin ne harmoni te larte.

Piramidat e egjiptit- ishin nje lloj i varrezave, ato u perdoren ne koherat e ndryshme, prandaj edhe kane pesuar ndryshime prej kohes ne kohe. Piramidat e para ishin te shkallzuara siq ishin pir. e shefrit dhe zoseut, pas nje kohe ishin pir. e thyera nje tentim per pir. e persosura, kurse kemi edhe pir. e rrafshta ku me te njohurat jane e Keopsit, Hefrenit dhe Mikerinit.

Pallatet persike-ndertohen ne periudhen ahemenide dhe sasanide, pallatet jane te ndertuara me teraca artificiale qe arrine lartesine deri ne 20 metre. Hyrja realizohet me ane te shaklleve te dyfishta monumentale. Ne periudhen amenide ndertohen 2 lloje te pallateve mbreterore Apadanet dhe takanet. Apadanet kane vetem nje kthine per pritje kurse takanet perpos kthines per pritje kane edhe kthinat per banim. Ndersa ne periudhen sasanide ndertohen pallatet me konstrukcione te kupolles dhe qemerit per here te pare paraqitet ndertimi i kupolles mbi baze katrore.Pallait ne friuz abad ndahet ne dy pjese pjesa e perparme qe sherben perpritje e cila perbehet prej nje ivani te madh hyres dhe kater ivane me te vogla se 3 salla katrore te mbuluara me kupolle. Pjesa e prapme sherbente per banim me kthina te orientuara kah oborri i brendshem.
Akropoli-ishte fortifikate te cilet greket e kane trasheguar nga periudha e egjeut por me kalimin e kohes e ka humbur karakterin fortifikues dhe eshte shendruar ne nje hapsire te mbular me tempuj,altar thesar etj,zakonisht jane ndertuar ne vende te larta kodrinore , akropolete me te njophura jane ai i athines i olimpit, delfes epidaurit.

Sumeret-ishin nje fis te cilit nuk i dihej preardhja, ata ishin nje popull qe kishin ardhur ne krahinen e ne mijevjeqarin e trete krahinen e mesopotamsie pas vershimit shkaterrues. Ata ishin te paret qe sollen civilizimin e pare ne kete rajon gjuha e tyre nuk gjasonte me asnje gjuhe te botes dhe ata perdornin shkrimin kuiniform ne plaka te argjiles.


Kasollat mbi dhe-Kasollat mbi dhe jane ndertuar vetem prej dheut, ne trajte te hapsirave, ne forme te kubeve te parregullta, muret e se cilave jane shume te trasha ndersa hapsira e mbrendshme eshte e vogel.

Kompleksi i zoserit-ka siperfaqe prej 544 x 277 metra, perfshine piramiden tempullin dhe 2 mastabat e vajzave te zoserit. Piramida e shkallezuar e zoserit eshte arritur me ngritjen e 6 mastabave njera mbi tjetren, me dimenzione 120.6 x 107.3, duke larguar nga 2 metra ne te kater anet. Lartesia eshte 60 metra. Varri ne piramide eshte nen toke i gdhendur ne shkemb, ne qdo ane ka hyrje dhe koridore karakteristike, edhe piramidave te mevonshme duke krijuar keshtu nje labirinth e cila perfundon ne nje pus, ne fund te se ciles eshte kthina me sarkofag. Kompleksi eshte i rrethuarr me mure nga blloqe guresh gelqerore. Arkitekti i pare paralajmron formen e piramides, gjeti trajten e aplikimit te shtyllave, dhe menyren e fortifikimit te qytetit.

Magaroni-jane shtepi banimi nga te cilat perbehej keshtjella, ato jane te ndara ne koridore te ngushta, secila paraqet objekt ne veti, dhe se bashku formojne pallatin. Llojet me te vjetra te shtepive te tipit megaron jane te ndertuara ne troj. Megaroni perbehet prej portikut hyres i cili nuk ka shtylla dhe prej 1 apo 2 kthinave me vater ne mes.
Atriumi dhe perstili-oborri i mbrendshem me portik shtyllash quhet peristil. Perdorej ne shtepite greke, e me pastaj edhe ne ato romake. Atriumi eshte njeri nder elementet kryesore te shtepise se banimit romake, ishte oborr i hapur dhe i kufizuar me portik shtyllash, ose i teri i mbuluar ne trajte te vestibulit me ndriqim bazilikal.

Rendet stilike greke-Jane: dorik, jonik dhe i korinthit. R. dorit shpreh seriozitetin, maturine estetike, shtylla eshte e vrazhte dhe i pergjigjet figures atletike te mashkullit, eshte e zhvilluar ne greqine kontinentale dhe kolonite greke te italise jugore dhe sicilise. Ruan elementet konstruktive dhe planimetrike te megaronit, eshte i ndare ne stereobat, shtylle dhe tra ballore. Arkaike h=8-9 m, Trau Ball. = 1/2 e h, Post. 1/6 e h, klasike h=11m, T.b=1/6 e h, pos, 1/3 e h, Helenistike h=15 mod, T.b ¼ e h, pos, 1/6 e h. Rendi jonik eshte me i holle me dekorativ, me elegant, ndersa shtylla shpreh bukurine dhe thyeshmerine e figures se femres. Zhvillohet ne kolonite greke te azise se vogel, zhvillohet si jonik atik h=15-18m, dhe jonik aziatik h=17-19m, tek shtyllat e ketij rendi paraqiten edhe volutat me lartsi 1 m. Rendi i korinthit eshte variante me e begatshme e rendit jonik. Dallimi eshte ne kapitel i cili ka trajten e nje shporte rrethore e cila zgjerohet nga maja ne trajte te papirusit ky rend fillet thuhet se i ka ne sicili.

Llojet e tempujve egjiptas T. me pilone, T. speos-shkembore, T. hemispeos-gjysmeshkembore, dhe T. peripreral. Tempujt me pilone perbehen prej 4 pjeseve (oborrit, salles festive- hipostile, kthina percjellese dhe shtepise se hyjnise). Tempulli speos ka pilonet dhe sallat e tjera por nuk ka oborr. Tempulli hemispeos ka pilonet oborrin dhe sallen hipostile mbi toke kurse cela eshte nen toke. Tempujt peripteral eshte i ngritur ne postament te larte dhe shkallet monumentale jane te vendosura ne pjesen hyrese ne tempull.




Kasollat prej gurit- ne krahinat e pasura me gure jane ndertuar shtepite prej gurit te formave te parregullta te rradhitura pa llaq, mbulimi i hapsires eshte bere duke i leshuar shtresat e gureve, per mbrojtjen nga te rreshurat jane vendosura pllakat e palosura njera mbi tjetren. Kjo paraqet fillet e konstrukcioneve stereotomike, nje lloj qemeri te cilin arkitektura e mevonshme e pervetson dhe e persose. Planimetria eshte ovale e rrumbullaket dhe kendrejt.
Mastabat-jane forma me e vjeter e varrezave te ndertuara gjate kohes se sundimit te dinastive te para .ato perbeheshin nag dy pjese nen toke dhe mbi toke.a) pjesa mbi toke eshte ne forme te katerkendeshit kendrejte me berthame te plote dhe me mure te pjerrta , perbeheshin prej nje kthine te vogel ku kryheshin sherbime fetare, dhe nje apo me shume kthinave,serdabeve ku vendosej statuja e te vdekurit, orientimi i tyre ishte veri jug me brinjen me te gjate, ne veri ishte nje dere e rrejshme e cila i sherbente shpirtit, ndersa hyrja ne kapelle behej ne anen jugore. B)pjesa tjeter ndodhej nen toke dhe thelsia mund te shkoje deri ne 30 m, aty vendosej sarkofagu me trupin e mumifikuar, ndertoheshin nga qerpiqet dhe rrale ishin te mveshura me pllaka prej guri, madhsia e planimetrise se tyre sillej prej 25 deri 30 m, dhe lartesi 10.5 ose 3m.

Dallimi ne mes te hereoglifeve dhe kuiniformit-kuiniformi ne mesopotami lajmrohet ne te njejten kohe kur herioglifi lajmerohet ne egjipt, kah viti 3300 p.e.t, shkrimi kuiniform eshte sistem i shenjave abstrakte i cili let ka mundur te pervetsohet nga popujt tjere, ndersa shkrimi herioglif e ruan trajtat natyrore, keto shkrime shkruheshin ne pllaka te argjilit, shkrimi kuiniform gjate historise u pervetsua si nderkombetare, dhe aplikohej ne 3 lloje- mesopotamik, sumeret, akadet, semitet, babilonasit, hetitet asiret etj. Elam-elamet, persik persianet.

Erehtenoni-Arkitekti Mnesikle eshte i rendit jonik atik, por proporcionet i ka me vita, me te holla dhe eshte me i dekoruar mod, = 36.5, cela kenddrejte, tempulli i ka dy naosa sepse i eshte kushtuar dy perendive athena parteos dhe erehteusit, secili naos ka portikun e vet hyres, planimetria eshte asimetrike. Ne pjesen jugore eshte nje llogje me 6statuja te vajzave kariatidat te cilat e kane edhe rrolin e shtyllave mbajtese. Pjesa perendimore eshte e koncipuar si nje pronaos me 6 shtylla jonike. Te ky tempull vlen te permendet mjeshtria e arkitektit per pershtatjen e objektit ne konfiguracion te terenit duke i lidhur ne nje tersi harmonike pjeset e lartsive te ndryshme.
Materialet dhe konstrukcionet ne Rome-


Kromlehet-jane shtylla vertikale te nderlikuara te lidhura me traje ne forme te rratheve koncentrik, kane sherbyer si altare, (stonhanxhi), transporti duket te jet bere me rrokullisjen e blloqeve neper trungujt e drunjeve. Ne vendin ku i vendosin monolitet hapin gropa te thella ku vendosen mengiret.
Karateristikat e arkitektures mikenase-jane: muret ciklo[ike, portat e fortifikatave ne trajta te trapezit, shtepit e tipit megaron dhe varrezat me kupolla.
Tempujt hemispeus- ka pilonet oborrin dhe sallen hipostile mbi toke kurse cela eshte nen toke.

Science is organised knowledge. Wisdom is organised life.

Jashtë Linjë ORIAL

  • .....(¯`·.¸ღ ♥ ღ ♥ ღ¸.·´¯) ........!.. I hAvE WiNgS..!
  • V.I.P ne Nastradini.com
  • *****
  • Postime: 3611
  • Popullariteti: 112
  • ATTRACTIVE AND LOVELY
Nga historia e arkitektures…
« Pergjigju #1 Me: Dhjetor 05, 2009, 06:23:49 MD »
Arkitektura (nga greq. αρχή = e para, krye, dhe τέχνη = zejtari, artizanat, ndërtimtari = kryendërtimtaria) është arti dhe shkenca e projektimit të ndërtesave dhe strukturave. Një përkufizim më i gjërë do të përfshinte në qëllimet e saj projektimin e çdo gjëjë të ndërtuar duke filluar në makronivel me planifikimin e qyteteve dhe projektimin urbanistik (qytetës) deri tek mikroniveli i mobiljeve (orendive). Zakonisht projektimi arkitekturor lidhet me ndërtimin dhe çmimin e ndërtesës, si edhe me funksionalitetin dhe estetikën e përdoruesit.

Arkitektura shpesh merret me përpunimin e hapësirës, vëllimit, formës, dritës, hijes, dhe elemnteve abstrakte për të arritur një përfundim estetik. Kjo gjë e dallon arkitekturën prej shkencave të zbatuara dhe inxhinierisë, të cilat përqëndrohen më shumë në aspektet e funksionalitetit dhe realizimit të projektit, sesa në estetikën e tij.
                                                   Qëllimi

Sipas punëve më të lashta për subjektin e arkitekturës, të Vitruviusit në De Architectura, një ndërtesë e mirë duhet të tregojë "Bukuri" (Venustas), "Fortësi" (Firmitas) dhe "Funksionalitet" (Utilitas); arkitektura mund të themi është një barazpeshë dhe bashkërenditje e këtyre tre elementeve, dhe asnjëri nga të tre nuk duhet të jetë më i fuqishëm se dy të tjerët. Përkufizimi i kohëve moderne e sheh arkitekturën si një ndërthurje të estetikës, strukturës dhe funksionit. Sidoqoftë nga një pikëpamje tjetër, vetë funksioni përmbledh të tre kriteret duke përfshirë ato estetike dhe psikologjike.

Arkitektura është ë lidhur me shumë disiplina duke përfshirë matematikën, shkencën, artin, teknologjinë, Shkencat shoqërore, politikën, historinë, filozofinë e të tjera. Me fjalët e In Vitruvius' - it, "Arkitektura është një shkencë që lind nga shumë shkenca dhe përmirsohet me anë të edukimit: me ndihmën e të cilit një gjykim formohet mbi punën e arteve të tjera". Ai shton se një arkitekt i mirë duhet të ketë dijeni të mjaftueshme edhe në fusha si muzika, astronomia, etj. Filozofia është një fushë mjaft e parapëlqyer dhe e rëndësishme në përkufizimin e arkitekturës, bile zakonisht kur dikush i referohet një arkitekti e dallon atë nga lloji i filozofisë që ai vë në jetë. Racionalizmi, empiricizmi, strukturalizmi, poststrukturalizmi, dhe fenomenologjia janë disa nga degët e filozofisë që ndikojnë tek ariktektura
                                                         Teoria dhe Praktika

Rëndësia e teorisë në praktikë nuk duhet mbivlerësuar siç ndodh shpesh. Vitruviusi vazhdon: "Praktika dhe teoria janë prindërit e arkitekturës. Praktika është mënyra e shpeshtë dhe e menduar gjërë në kryerjen e një pune të dhënë. Teoria është rezultati i arsyetimit i cili tregon dhe shpjegon se materiali i krijuar është transformuar në mënyrë që të plotësojë kushtet e projektit.
I always get what i want
“Nobody can go back and start a new beginning, but anyone can start today and make a new ending.”