Autori Tema: Kuriozitete nga arkitektura  (Lexuar 4908 herë)

0 Anëtare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.

Jashtë Linjë Iness

  • Arch
  • Global Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 6612
  • Popullariteti: 144
Kuriozitete nga arkitektura
« Me: Dhjetor 20, 2009, 07:06:18 MD »
Arkitekture diellore

Dielli dërgon përditë 15 000 herë më tepër energji nga çfarë mund të arrinin të konsumonin tërë njerëzit në botë.
Arkitektët e së ardhmes i kanë drejtuar sytë nga ndërtimet me teknollogjinë diellore. Një shembull është shtëpia Heliotorp e ndërtuar nga arkitekti Rolf Disch në Freiburg.

Kjo lloj shtëpie që quhet arkitekturë me energji automatike është e pavarur nga rrjeti elektrik. Mbledhësit e rrezeve diellore në fasadën nga ana e diellit ngrohin ujin ndërsa qelizat diellore në çati prodhojnë rrymën elektrike. Shtëpia e krijon vetë tërë energjinë dhe ngrohtësinë që nevojitet. Ajo rrotullohet me diellin duke pasur kështu një faqe jugore të përhershme.

Përgatiti Alvin Ekmekçiu - Bazuar në materialin e emisionit Nano të 3sat
Science is organised knowledge. Wisdom is organised life.

Jashtë Linjë Iness

  • Arch
  • Global Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 6612
  • Popullariteti: 144
Kuriozitete nga arkitektura
« Pergjigju #1 Me: Dhjetor 20, 2009, 07:07:10 MD »
Arkitekture kockore

Vala tjetër e arkitekturës moderne mund te ketë më tepër gjëra të përbashkëta me kocka dhe skelete sesa me tulla dhe llaç. Dy arkitektë të Universitetit të Bath-it në Britani, Chris Williams dhe Emma Nsugbe thonë se harqe gjigande, ura dhe mure të bëra me kocka artificiale mund të jenë më të lehta për t?i skicuar dhe ndërtuar sesa strukturat e përdorura deri më sot. Ata kanë skicuar tashmë disa struktura të tilla kockore, përfshirë këtu edhe një urë, për të treguar se si mund të vihet në funksion idea e tyre.

Ata thonë se natyra vetë ka krijuar kockat dhe skeletet për të zgjidhur shumë prej problemeve inxhinierike që has edhe arkitekti, të tilla si ato te mbajtjes së peshave dhe shpërndarjes së forcave.
Williams thotë se nuk ka dyshim që skeleti është më tepër efikas se çfarëdo lloj strukture të krijuar nga njeriu.
Por kockat kanë forma të parregullta çfarë i bën ato të vështira për t?i përdorur në ndërtesa. Për këtë arsye arkitektët në fjalë kanë zhvilluar një model matematikor i cili tregon si të krijohen struktura të ngjashme me ato kockore në cilëndo formë që kërkohet të jenë. Williams ka zbuluar se një ekuacion i thjeshtë mund të përdoret për të përshkruar krejt kallupin dhe formën e një strukture të ndërlikuar si ajo e urës që ka skicuar.




Të ndërtosh një urë të tërë prej një ekuacioni të vetëm është diçka që ka shumë përparësi. Urat e derimësotme kanë shpesh një numër të madh përbërësish me tipare të ndryshme mekanike. është shumë e vështirë të kuptosh se si të gjithë këto do të silleshin kur janë të vendosur së bashku në një strukturë.
Kështu duke e përshkruar vetëm me një ekuacion mënyrën se si do të sillej një urë lehtësohet shumë puna në llogaritjet.

Julian Vincent i Qendrës së Biomimetikës në Universitetin e Reading thotë se një përparësi tjetër e një strukture të tillë kockore është pasja e vetëm një funksioni matematikor çfarë bën që e gjithë struktura të jetë e lëmuar, në kuptimin që nuk ka pika sforcimi. Pikat ku lindin sforcime janë pika të dobëta të strukturës.

Përveç këtyre pas strukturave kockore ka një bukuri që u mungon strukturave të derimësotme. Williams thotë se kemi të bëjmë me një gjësend që përshkruan vetveten. Edhe copëza më e vogël e kësaj strukture do të përmbante të gjitha të dhënat e nevojshme për ta krijuar atë të tërën. Ai flet mbi një pastërti matematikore.
Science is organised knowledge. Wisdom is organised life.

Jashtë Linjë Iness

  • Arch
  • Global Moderator
  • Senator ne Nastradini.com
  • **
  • Postime: 6612
  • Popullariteti: 144
Kuriozitete nga arkitektura
« Pergjigju #2 Me: Janar 05, 2010, 06:29:45 MD »
Taxh Mahali

 


Taxh Mahali njihet si nje nga mrekullite e botes dhe disa historiane perendimore kane vene ne dukje qe arkitektura e tij e bukur asnjehere nuk eshte kaluar. Taxhi eshte monumenti me i bukur i ndertuar prej Moguleve, muslimanet e Indise. Taxh Mahali eshte ndertuar teresisht prej mermeri te bardhe. Arkitektura e tij e bukur i kalon kufijte e pershkrimit adekuat, vecanerisht gjate lindjes dhe perendimit te diellit. Taxhi duket sikur digjet nen driten e henes se plote. Ne nje mengjes me mjegull, vizitoret provojne Taxhin sikur qendron pezull nese vrojtohet nepermjet lumit Jamuna.


Taxh Mahali u ndertua prej nje muslimani, perandori Shah Xhahan ( i cili vdiq ne vitin 1666 e.r.), ne perkujtim te nuses dhe mbretereshes se tij, Mumtaz Mahalit, ne Agra, Indi. Eshte nje "elegji prej mermeri" ose sic shprehen disa te tjere, shprehja e nje "endrre". Taxh Mahali (qe do te thote Pallati i Kurores) eshte nje mauzole i cili permban varrin e mbretereshes Mumtaz Mahalit ne dhomen e poshtme. Me vone ketij mauzoleumi iu shtua edhe varri i Shah Xhahanit. Emri i vertete i mbretereshes ishte Arxhumand Banu.
Sipas tradites se moguleve, zonjave te rendesishme te familjes mbreterore u jepej nje emer tjeter kur martoheshin ose ne ndonje tjeter ngjarje te rendesishme gjate jetes se tyre, dhe ky emer perdorej edhe me vone nga publiku. Emri i vertete i Shah Xhahanit ishte Shahub-ud-din dhe ai ishte i njohur si princi Kurram perpara se te zinte fronin ne vitin 1628 e.r

Taxh Mahali u ndertua per nje periudhe kohore prej 22 vjetesh, duke punesuar 22,000 punetore. Ndertimi i kesaj vepre mbaroi ne vitin 1648 e.r. dhe kushtoi nje shume prej 32 milione rupish. Dokumentet e ndertimit tregojne qe mjeshtri i saj ishte Ustad 'Isa, arkitekti me fame gjate kohes se tij. Dokumentet permbajne emrat e atyre qe u punesuan dhe shpikja e materialit te ndertimit dhe origjines se tyre. Mjeshtra me pervoje nga Delhi, Kanaixh, Lahore dhe Multan u punesuan ne ndertimin e kesaj vepre. Per me teper, shume mjeshtra muslimane me fame te madhe nga Bagdati, Shirazi, dhe Bukara punuan ne shume detyra te ndryshme.

Taxhi qendron ne nje platforme katrore te ngritur me kater qoshet te keputura duke formuar keshtu nje oktagon te pabarabarte. Forma e arkitektures perdor konceptin e nderthurjes se arabeskave, ne te cilen cdo element qendron mbi veten e vet dhe njekohesisht nderthuret me ndertesen qendrore. Per ndetimin e kesaj ndertese jane perdorur parimet e gjeometrise vete replikuese dhe nje simetrike e elementeve arkitekturore.

Kupola e tij qendrore eshte 58 kembe ne diameter dhe ngrihet ne nje lartesi prej 213 kembesh. Kjo kupole eshte rrethuar prej 4 kupolash te tjera. Kater minaret madheshtore jane ta larta 162.5 kembe. I gjithe mauzoleumi ( brenda dhe jashte) eshte i zbukuruar me vizatime lulesh dhe kaligrafi duke perdorur gure te cmueshem te llojeve te ndryshme. Qemeret kryesore te daltuara me paragrafe nga Kur'ani i madherueshem dhe punime lulesh te llojeve te ndryshme i japin nje bukuri mahnitese ketij monumenti. Dhoma qendrore ne forme kupole dhe kater dhomat e tjera perfshijne shume mure dhe panele te zbukurimit islamik.

Mauzoleumi eshte pjese e nje kompleksi te madh qe perfshin nje porte te madhe, nje kopesht shume te bukur, nje xhami ne krah te majte, nje dhome pritjeje ne krah te djathte dhe disa ndertesa te tjera madheshtore. Taxhi ndodhet ne skajin me te larget te ketij kompleksi dhe lumi Jamuna gjendet mbrapa kesaj ndertese. Kopshti i madh permban kater pishina reflektuese qe e ndajne ate ne qender. Cdonjera prej ketyre pjeseve eshte me tej e ndare ne 4 pjese te tjera dhe perseri cdonjera prej ketyre pjeseve eshte perseri ne 4 pjese te tjera. Ashtu si Taxhi, edhe elementet e kopshtit sherbejne si nje arabeske, duke qendruar mbi veten e tyre dhe gjithashtu duke perbere te gjithe vepren.





« Redaktimi i Fundit: Janar 05, 2010, 06:35:00 MD nga Iness »
Science is organised knowledge. Wisdom is organised life.